Close
Faqja 6 prej 40 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 400
  1. #51
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    T'falemneres Lioness.

    Alibaba, ne parim e ke mire dhe pajtohen se indoktrinimi fetar duhet te ndalohet me ligj deri ne moshen 18 vjecare pa dallim feje as kombi se ciit i takon qytetari.

    Keshtu pasi ta kete kryer shkollen e mesme laike, (kuptohet duke mos lejuar keshtu qe femija te shkojne ne shkolle e as te dalin ne rruge pa uniforme shkollore, sikur kishin filluar shkollat tona [nje nisme shume e mbare e cila nuk po respektohet sa duhet]), se jo me te nxjerrin kerthiza jashte, kur te kete arritur moshen per shkollim te pjekurise ti lejohet ta perqafoje cilen fe ta deshiroje dhe ta praktikoje ate ne shtepi te vet dhe ne vendet e caktuara nga komuniteti i tij.
    Por ne asnje menyre te lejohet veprimi ne publik i maskuar si Ninja, se kjo then tegjitha normat dhe parimet e drejtesise dhe legalitetit, ju lutem. TE me trokase nje Nija e tille ne dere besome - e han plumb ne balle ende pa thene mirembrema komshi, se ku po i dihet kohe te veshtira kane ardhur. Une per vete nuk do te kisha lejuar qe neser femiu im te hyj ne te njejten hapesire ku lejohet hyrja e Ninjave, sepse femiu im nuk do kishte mundesi te njihte personin qe fshihet pas maskes. Nga tjetra ane une po te isha profesor i "studentes" ne fjale, dhe te me hynte ne amfiteater nje Ninja i tille, nuk do beja zhurme shume po do therrisja policine aspo sigurimin e shkolles. PAsataj do te ishte krejtesisht jo parimore dhe e palogjikshme ta shtroj ne provim nje Ninja te tille duke mos ditur se kush fshehet prapa asaj maske - si ta notoj une nje person te panjohur.
    Mos me thuaj se ke te drejte te kerkosh prej saj qe mund ndodhe te jete e dhe "tij" ta zbuloje fytyren per te konfirmuar identitetin. Sepse ngaterresa ketu eshte e gatshme. Po i dhe gishtin, zemer, te shkoi krahu plotesisht dhe do gezohesh se tepri po shpetove koken vetem.

    Ninja ne fakultet eshte parealizueshme, e kundershtuashme, jopraktike dhe e palogjikshme o njerz!

    I dhe te drejten te mbaj masken i hoqe te drejten vetes per ta identifikuar. Sepse po i the lesho masken per nje cast sa te te shoh, do te marresh pergjegjen se "nuk ma lejon feja", dhe njo kolekcion sharjesh mbrapa me : "si guxon or qen plak te kerkosh kete gje dhe te me fyesh ne kete menyre?" Pastaj po insistove ohooo, do eskaloje puna teper dhe do te paditesh edhe per sulm fizik kunder nderit te saj/tij.

    Se ka shume ne mesin ton qe se shohin malin per shkak te nje drurit qe kan te hunda.

    Nese nje njeri nuk eshte ne gjendje te kuptoj nje gje te thjeshte si kjo atehere ngrej duart - ky popull ka falimentuar mendesh prej kohesh.

    Ju pershendes

    P E A C E
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #52
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Shqiperia eshte Shtet Laik me kushtetute, me ligj. Ndersa persa i perket perkatesive fetare, sic e dime shume mire ato kane ndryshuar dhe vazhdojne te ndryshojne. Kaq per kete.

    Nqs nuk i permbaheni me temes, postimet do te fshihen.
    1)E para; une shpreha mendimin tim dhe nuk ke te drejte te kercenosh,meqense ne debatojm dhe asgja spo vendosim,edhe sikur te tentojm te ndryshojm dicka eshte e pamundur meqense realiteti nuk te lejon.
    2)dote sygjeroja qe te jen te pa anshem ne trajtimin e marvajtjes se debateve ne ket forum.
    3)e po qe se jeni aqe te <kujdeshem>nuk duhet tja lejoni vehtes qe te fshini postimet e atyre qe realisht nuk kan as nje fyrje.
    4)shikoj postimet e atyre qe ju admironi!!se si shajne,si ofendojn,trillojn,propogandojn,ndaj nje komuniteti qe juve nuk u pelqen,dhe juve nuk muaret mundimin qe ti qortoni apo tu fshini postimet etyre,Pse??apo se ju intereson juve!per argument;hellja nje sy temes Muslimanet e ofenduar nga papa;se cfare shkruhet aty,perse nuk i fshire ato postime te flligjura perpara se ta mbyllje temen?apo ashtu ju intereson juve.

  3. #53
    Sami Frasheri Maska e Arrnubi
    Anëtarësuar
    19-07-2003
    Vendndodhja
    dynja
    Postime
    741
    Deri tani na qete lavderuar per lirine qe ekziston ne perendim perderisa na dolet dhe disa prej jush ne mbrotje te homoseksualeve e ndersa tani qe Europa po e shikon Islamin si rrezik potencial konvertimi masiv te perendimoreve deshiron te beje ndalimin e kesaj perhapje me ane te kufizimit te lirive.

    Shume prej jush sidomos kjo "iliria e para" ngeli duke thene muslimanet analfabete e kur vjen puna qe nje vajze do te arsimohet ju e quani, si te drejte te shkolles, pa harruar se shkolla eshte publike dhe paguhet me taksat e shqiptareve qe jane muslimane dhe jomuslimane.Dhe pavarsisht se si eshte shkolla ajo nuk duhet te beje dallim per edukimin e shoqerise sepse qellimi i saj nuk eshte te ndaloje te tjeret te besojne por qellimi i saj eshte qe njerzit te arsimohen.Fakti qe disa duan tia ndalojne kete te drejte nje muslimaneje me shami bie ndesh me principet e te drejtes njerzore per arsimim.Nese ne shqiperi do kufizohet liria e arsimimit te femres atehere pothuajse po i bashkangjitemi propagandes per luften ne afganistan se gjoja femrat nuk arsimohen ndersa ne jemi te paret ato qe nuk lejojme njerzit me besim qe te mos e aplikojne te drejten e tyre.Pra hipokrizia eshte e larte dhe i duhet ndonje ushtrie te re nderkombetare qe te nderhyje ne shqiperi per te sjelle "demokracine dhe lirine e njeriut".

    Ajo qe vlen per tu theksuar tjeter eshte se mentaliteti ateist i luftes se klasave tek shqiptaret akoma nuk eshte shrrenjosur gje qe e tregojne dhe pjesetare dhe debatues te ketij forumi.

    Lexoni neser arsyetimin juridik ne gazeten panorama.com.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga Arrnubi : 19-10-2006 më 15:49
    Sa budalla eshte "Odisea"

  4. #54
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Por ne asnje menyre te lejohet veprimi ne publik i maskuar si Ninja, se kjo then tegjitha normat dhe parimet e drejtesise dhe legalitetit, ju lutem.
    Kjo çfarë po ndosh ka të bëjë më shumë me krijime të stereotipeve.
    Tash kemi tri lloje mbulesash:
    1 vetëm për kokë
    2 Për kokë dhe qafë duke lënë vetëm fytyrën të hapur.
    3 Duke mbuluar edhe fytyrën me përjashtim të syve ose duke vënë rrjetë.

    Mendoj se dy të parat nuk paraqesin problem, pasi në fakultet njerëzit bartin edhe syz miopësh që shpesh herë janë me ngjyra dhe kështu e fshehin edhe më shumë identitetin.
    E treta është jo njërëzore.
    Por ajo që dua të them, Arabët janë egërsira që e detyrojnë femnën me vnue shamí, kurse perëndimorët janë egërsira që e detyrojnë femnën me hekë shaminë.
    *** njani e *** tjetri. Te mentaliteti shqiptar ashtu siç ka qenë gjithëmonë femra është e paprekhme sidomos femra e huaj, dhe është skandaloze t'i thuash femrës 25 vjeqare apo 30 vjeqare: Hiqe shaminë. Aq`më keq që mund të jetë nënë e fëmijve.Duhet të respektohet dinjiteti njerëzor.

  5. #55
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Shkolla shqiptare eshte vertete laike por kjo s'do te thote se duhet ti mohojme qytetareve shqiptare lirine e ushtrimit se fese te tyre. Une personalisht jam katolike, dhe megjithese nuk jam e entuziasmuar nga ideja e femrave te mbuluara, perseri jam e mendimit qe eshte e tepert ti kerkosh nje studenteje te heqe shamine. Mbaj mend kur isha ne shkolle 8-vjecare qe kisha vene nje kryq shume te thjeshte ne qafe. Mesuesja e fiskultures ma ka shkulur nga qafa ne menyre cnjerezore dhe beri disa komente qe mua sinqerisht me preken. Ate ndodhi s'kam per ta harruar kurre dhe mendoj qe te gjithe personat qe duan te ndikojne ne zgjedhjet e nje personi jane te paafte menderisht. Nqs universitetet duan te merren me dicka le te provojne ti bejne kurvickat e shkollave te veshin minifunde me te gjata se nje pellembe dhe dekoltera qe nuk jane te hapura deri ne kerthize.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  6. #56
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Inteligjentja
    Shkolla shqiptare eshte vertete laike por kjo s'do te thote se duhet ti mohojme qytetareve shqiptare lirine e ushtrimit se fese te tyre. Une personalisht jam katolike, dhe megjithese nuk jam e entuziasmuar nga ideja e femrave te mbuluara, perseri jam e mendimit qe eshte e tepert ti kerkosh nje studenteje te heqe shamine. Mbaj mend kur isha ne shkolle 8-vjecare qe kisha vene nje kryq shume te thjeshte ne qafe. Mesuesja e fiskultures ma ka shkulur nga qafa ne menyre cnjerezore dhe beri disa komente qe mua sinqerisht me preken. Ate ndodhi s'kam per ta harruar kurre dhe mendoj qe te gjithe personat qe duan te ndikojne ne zgjedhjet e nje personi jane te paafte menderisht. Nqs universitetet duan te merren me dicka le te provojne ti bejne kurvickat e shkollave te veshin minifunde me te gjata se nje pellembe dhe dekoltera qe nuk jane te hapura deri ne kerthize.
    Vajze e re me perspektive,
    -po na mbytet ore me ket liberalizmin tuaj plagjiat plot hipokrizi.
    Secili me radhe qe vjen me i pasinqerte se tjetri.

    Te lutem na e sqaro menyren tende intelegjente se ne c'menyre do te njoh studenten e vet profesori pa ia pare fytyren?

    -Vetem mos na thuaj ta fuse ne skaner apo t'i marri gjurmen e gishtit ta dergoje per krahasim ne hetuesi per te konstatuar se a i percjell secila shtudente me shami ligjeratat me rregull apo jo.

    Ne emer te se vertetes (e cila prej qastit ne qast, pritet te nderroje jete), kam nje pyetje per ty dhe gjithe ata qe shesin liberalizem publik: Pse genjeni?

    P E A C E
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #57
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Profesoret e universiteteve kane te pakten 100 studente/klase keshtu qe te pretendosh nga nje mesues identifikim e secilit prej studenteve eshte me shume se e tepert. Shqiperia, nga ana tjeter nuk ka nje numer te pakontrolluar femrash te mbuluara. Do te jete shume e lehete per kedo te mbaje mend nje vajze me shami sesa nje pa. Nga ana tjeter , studentet i ke te masakruara me 4 gisht ton, 5 shtresa rimel dhe me bojra flokesh qe mbulojne spektrin e ngjyrave te ylberit per te mos permendur kapelet/shallrat moderne/ syzet e te tjera si keto! Ka shume menyra identifikimi dhe ai qe eshte kaq i interesuar ne te mund ta arrijme me lloj-lloj mejetesh.

    NDonje gje tjeter per te sqaruar kishe?

    Sa per sinqeritetin tim nuk te ka mbetur ty per ta gjykuar apo vertetuar!
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  8. #58
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Teme shume me spec kjo qe ka ndeze kaq debate te zjarrta ne forume te ndryshme... Pse valle..?? kaq te ndryshem te jemi ne shqiptaret ne mendime se dhe per mustaqet e celos te kapemi...lol.
    Une personalisht mendoj se ketu po ja fusin muhabetit kot kushdo qofte qe po hap probleme per percen e vajzes. Duhet te respektu zgedhja qe ka ba vajza, dhe perderisa shamia qe ajo mban nuk permban rrezik per asnjeri pse duhet te detyrohet te hiqet...? A e kuptojne keto njerez se ajo vajze ka ba nje betim para zotit qe do e mbaj pergjithmone, nuk ke te besh me lojna jo ne shkolle hiqe e jo ne shpi vene. Nuk eshte dicka e kollajte ti dalesh per zot, dhe kur i del per zot duhet ti ndjekesh rregullat deri ne fund. Pse njehere nuk mundohen te fusin uniformat ne shkolle, dhe te ndalojne dekoltenat e pantallonat e ngushta, apo ketu nuk ju bjen per mbare se nuk kane ku kullosin syte apo jo..?
    Per mendimin tim ajo vajze dhe shume te tjera qe jane te mbuluara duhet te lihen te qeta te vazhdojne studimet e tyre, pasi nuk shfaqin asnje lloj pengese per shkollen dhe ambjentin ku jetojne.
    Po tamam sic tha njeri Shqiperia i ka vu vetes detyrim me dale ne syte e botes si vend katolik me nje pakice myslimane qe nuk perfillet dhe aq shume.
    Ca te ban interesi s'ta ben asgja tjeter medet.

  9. #59
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Intelegjentja
    Profesoret e universiteteve kane te pakten 100 studente/klase keshtu qe te pretendosh nga nje mesues identifikim e secilit prej studenteve eshte me shume se e tepert. Shqiperia, nga ana tjeter nuk ka nje numer te pakontrolluar femrash te mbuluara. Do te jete shume e lehete per kedo te mbaje mend nje vajze me shami sesa nje pa
    Po une babane profesor e kam dhe u ka dhene mesim gjeneratave me mbi 130 studente dhe i ka njohur te gjithe edhe pas shume vjetesh ne rruge keur e kan takuar i eshte kujtuar secili pa problem. Mos hidh gjera konkluza hipotetike se nuk eshte ashtu fare.
    E sa per 5 shtresa ton e rimel, te lutem nuk po jetoj ne mal une ato nuk prishin por rregulloje fizionomine ekzistuese.
    Jo moj bije se nuk i kemi ne femrat aq fshatareske sa te mbajne shalle mbi koke e setra veshur ne ligjerate jo se kan pare MTV edhe keto tona c'prej se eshte transmetuar per here te pare.

    Dhe jo hologrami im i dashur nuk eshte bota ashtu si e projekton ti ne mendje.
    Nuk e gjykova une sinqeritetin tend por trendin e pergjithshem te hipokrizise ne mesin tone. Liberalizem deklarativ u ngopem ne. Se edhe te huajt bejne keshtu nuk jane aspak me liberal se ne perkundrazi, jane, jane ...

    Nuk mbaron kjo tendence e imponimit te njemendesise kulturore afrikane e aziatike me kaq sa eshte nje hami, me kaq ajo vetem fillon...



    P E A C E
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 20-10-2006 më 18:11
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #60
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Po edhe ti shkodrane 82 shume largpamese qenke?
    Te ka shkuar ndermend te pyesesh neseajo qe qenka betuar para Zotit se do mbaj shamine, se me kete nenkupton se nuk do te hyj ne shkolla laike dhe te prishe fene duke ferkuar vithet me djem beqar andej e kendej.
    Sa te pa informuar o Zot.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 6 prej 40 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Thënie kushtuar femrës.
    Nga ZANOR në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 22-12-2023, 04:38
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  4. Gruaja në Islam
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39
  5. 5 Universitetet më të mira në Amerikë
    Nga miri në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •