Ne lidhje me mbulesen e femres ne Islam eshte folur e sterfolur 100 here. Nqs anetaret nuk i permbahet tematikes se ngushte ne kete teme, atehere do mbyllet. Deri tani kam fshire shume postime qe s'ishin gje vecse replika te kota te tipit chit-chat deri ne ofendime.
Problemi ne fjale eshte ky: Shqiperia eshte shtet laik, ku njihet dhe respektohet e drejta e besimit.
Institucionet e shtetit, perfshi universitetet (duke qene se ndarja e besimit nga shteti eshte e sanksionuar me ligj) jane gjithashtu laike. Si te tille duhet te respektohet kjo ndarje, apo jo? Askush nuk ka ndaluar besimtaret myslymane ne Shqiperi te vene mbulesen e tyre ne rruge, medrese etj. Por sic eshte shprehur rektor Kuteli, rregullorja e universitetit eshte mese e qarte e ne kete pike. Duke qene se ne Shqiperi nuk kemi te bejme me nje fe te vetme, por me shume, atehere nqs cdo fe do kerkoje qe universiteti t'i pershtatet besimit perkates, shkolla jo vetem do humbas karakterin e saj laik, por do hapen rruge per kontradita dhe perplasje. Te krishteret mbase do kerkojne kryq ne klase e me rradhe.
Ministria e Arsimit duhet te kete nje qendrim te caktuar ndaj ketyre ceshtjeve. Cuditem qe nuk jane shprehur ne kete rast. Kryeministria nuk ka lidhje me kete pune. Nqs nxenesja ne fjale kerkon te beje ankese, atehere pas Ministrise se Arsimit ka te drejte ta coje kete ceshtje ne gjyq.
Krijoni Kontakt