Close
Faqja 4 prej 40 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 400
  1. #31
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Fjalet pa logjike jane budallalek pra.
    Nuk praktikohet besimi ne shkolla laike dhe kete, nese di dicka, do duhej ta kishe te qarte si dritemdiell.
    Sa ajo zhabe e pa fe neser do te kerkoje qe te dalin perjashta gjithe meshkujt e klases, pastaj do kerkoje femer per arsimtre te lendes e keshtu me radhe deri ne pakufi...
    Nuk ke nevoje ta shfaqesh injorancen tende personale kaq haptas se nuk te bene nder as ty as forumit.
    Askush nuk ta ndalon te mbash ferexhe, por eshte e ndaluar qe femra te shkoj ne shkolle pike
    Vërtet se fjalët pa llogjikë janë budallallëk... Ajo nuk shkon në shkollë për ta praktikuar besimin, shkon në shkollë për të mësuar e shamia është pjesë e veshjes saj.

    E para, shkolla nuk ka uniformë të paracaktuar, gjersa mund të shkojnë në atë shkollë femra me minifunde e gjoks-zbuluara, nuk rrënohet godina nëse hyn aty edhe një me shami...

    E dyta "ajo zhabë" nëse kërkon të dalin meshkujt përjashta apo femër për arsimtare, atëherë ajo do të shfaq budallëk, siç po shfaq ti me insinuata të këtilla, dhe do ta meritonte përjashtimin...

    Gjersa nuk ndodh kjo, është në rregull.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Mendoj se nuk keni nevoje te griceni,pas disa viteve femrat,studentet dhe nxeneset me hixhab (me shamia) do te jene nje dukuri,nje paraqitje shume e rendomt neper shkolla rruge dhe natyrisht universitete dhe aq me teper si profesoresha.

  3. #33
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga fjollat
    Vërtet se fjalët pa llogjikë janë budallallëk... Ajo nuk shkon në shkollë për ta praktikuar besimin, shkon në shkollë për të mësuar e shamia është pjesë e veshjes saj.

    E para, shkolla nuk ka uniformë të paracaktuar, gjersa mund të shkojnë në atë shkollë femra me minifunde e gjoks-zbuluara, nuk rrënohet godina nëse hyn aty edhe një me shami...

    E dyta "ajo zhabë" nëse kërkon të dalin meshkujt përjashta apo femër për arsimtare, atëherë ajo do të shfaq budallëk, siç po shfaq ti me insinuata të këtilla, dhe do ta meritonte përjashtimin...

    Gjersa nuk ndodh kjo, është në rregull.
    Fshehja e identitetit eshte vetem fillimi i mynxyrave qe pasojne per te tjeret.

    Po pse moj ngule kembe. Secila shkolle ka uniformen e vet. Ndersa ne shqiptaret e kemi kulturen tone dhe thjeshte nuk lejojme qe nje pjestar e nacionalitetit tone te vishet si fshatare e arabise dhe njekohesisht te ofendoje kulturen shqiptare. Njerezit me maska nuk lejohen ne asnje shkollat ne bote, po mos me ngrej nervat me absurditete. Si do ta notoje arsimtari nje nxenes me maske? Se me carte moj
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  4. #34
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Fshehja e identitetit eshte vetem fillimi i mynxyrave qe pasojne per te tjeret.

    Po pse moj ngule kembe. Secila shkolle ka uniformen e vet. Ndersa ne shqiptaret e kemi kulturen tone dhe thjeshte nuk lejojme qe nje pjestar e nacionalitetit tone te vishet si fshatare e arabise dhe njekohesisht te ofendoje kulturen shqiptare. Njerezit me maska nuk lejohen ne asnje shkollat ne bote, po mos me ngrej nervat me absurditete. Si do ta notoje arsimtari nje nxenes me maske? Se me carte moj
    Easy boy... hold your horses...

    Nga çartja humb edhe arsyen, prandaj nuk mund të jesh objektiv.
    Nëse rregullorja e shkollës ndalon mbulesën (që është diskriminim) atëherë ajo ska ç'kërkon aty, nëse jo, s'ka bir nane që mund ta ndalon (në këtë rast kurnazët mbajnë një mbledhje të këshillit edhe e ndryshojnë rregulloren- prap diskriminim).

    Pallavrat e identitetit mos na i plaso këtu, s'pijnë ujë... është e drejtë e gjithsecilit të besojë, veprojë..................... ashtu si i do kokrra e qejfit.

    Kapish o njeri që udhëhiqesh nga arsyeja It's God given right!
    Plas tash!
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  5. #35
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    I don't run on horses but I do use horse power.

    Nuk ka shkoll ne bote qe nuk ndalon maskat dhe as rregullore civile qe te lejon te shetitesh neper qytet duke fshehur identitetin personal, ne mos edhe gjinine.

    Ndersa identiteti kombetar nuk eshte pallaver, por mund te jete per nje tokize te ckombtarizuarish, - lejueshme edhe kjo...

    Ky veprim i shemtuar i asaj vajze sanksionohet nga te dy palet si nga feja si nga ligjet e drejtesise civile. E para se shkon ne shkolle ndersa e ka te ndaluar me fe, e dyta se tenton te hyje me maske ne mesin e shokeve dhe shoqeve tjera.

    Plas tash ti mor drec ;')
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #36
    Perjashtuar Maska e Cappuccino
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Vendndodhja
    N'bisht t'ballanes
    Postime
    311
    Citim Postuar më parë nga buki19
    Mendoj se nuk keni nevoje te griceni,pas disa viteve femrat,studentet dhe nxeneset me hixhab (me shamia) do te jene nje dukuri,nje paraqitje shume e rendomt neper shkolla rruge dhe natyrisht universitete dhe aq me teper si profesoresha.
    Franca ua ndaloi. Gjermania ka hudh hapat e pare ne kete drejtim dhe mepas do pasojne masat ne shtetet tjera. Shqiperia, si nje kandidak per antaresim ne EU do te jete e detyruar te merr masat e njejta me vendet tjera ne EU ju pelqen juve apo jo. Shqiperia eshte nje vend laik ku feja praktikohet vetem ne objektet fetare dhe s'ka ca lyp neper rruget, sallat e ligjeratave ne univerzitete dhe lagjeve te qytetit. Keni parasysh se shume njerez qe kalojne andej rrugeve ndihen te bezdisur dhe te trishtuar kur shohin njerez me mjekrra te gjata qe ne dukje nuk kane dallim nga xhaxhi Laden. Mandej, trishtimi (trauma) psiqik qe mund te marrin femijet kur shohin bricjapa me fustana sikur lugeter. Ajo vajza me perce me vendimin e saj ofendon vajzat e tjera perreth qe nuk e preferojne percen, mbase ajo me qendrimin e saj na del s'i njera prej virgjereshava te moralshme te profetit dhe ato pa perce dalin si lavire. Mire tha njeri me lart se ajo goc me vone kerkon bojkotimin e ligjeratave ne prani te meshkujve ose edhe t'i ofrohet nje profesoresh enkas per te...ose mbulimin e profesoreshes ose ne rastin me te keq kerkon rritjen e mjekrres se profesorit dhe veshjen e fustanit. Kjo mund te ngjall neveri tek femrat pa shami sepse kembet e profesorit te parruara mund te ngjallin gerdi ose besa edhe te jene joshese, si dhe mjekrra e palare.

  7. #37
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Fshehja e identitetit eshte vetem fillimi i mynxyrave qe pasojne per te tjeret.

    Po pse moj ngule kembe. Secila shkolle ka uniformen e vet. Ndersa ne shqiptaret e kemi kulturen tone dhe thjeshte nuk lejojme qe nje pjestar e nacionalitetit tone te vishet si fshatare e arabise dhe njekohesisht te ofendoje kulturen shqiptare. Njerezit me maska nuk lejohen ne asnje shkollat ne bote, po mos me ngrej nervat me absurditete. Si do ta notoje arsimtari nje nxenes me maske? Se me carte moj
    Cfar te ka humbur atje ne arabi qe ti permend gjat gjith kohes?merru more me shqiperin e shqiptaret se per te po flasim!
    1-nuk ma merr mendje se gjysher e stergjysher tute, ose tanet, kan dale ne minifun apo pant- te shkurtur!percilen kulture ben fjal ti??per ket te sotmen <prendimore>qe ju doni me sjedh! more,myslimanet po qe po,por edhe katoliket shqiptar kan qene te mbuluar dikur,nuk ju vjen e keqe nga mbulimi,perkundrazi vetem edukat, kultur.e fundi kuj ti ikun mendja e preferon me dal nudo le te dalin eshte sgjedhja e secilit.

  8. #38
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Cfar te ka humbur atje ne arabi qe ti permend gjat gjith kohes?merru more me shqiperin e shqiptaret se per te po flasim!
    1-nuk ma merr mendje se gjysher e stergjysher tute, ose tanet, kan dale ne minifun apo pant- te shkurtur!percilen kulture ben fjal ti??per ket te sotmen <prendimore>qe ju doni me sjedh! more,myslimanet po qe po,por edhe katoliket shqiptar kan qene te mbuluar dikur,nuk ju vjen e keqe nga mbulimi,perkundrazi vetem edukat, kultur.e fundi kuj ti ikun mendja e preferon me dal nudo le te dalin eshte sgjedhja e secilit.
    Po more trimn kete e them dhe une se nuk thash te dalin njerzija nudo por as te maskohen si ninja te gatshem per sulm kunder atyre qe jane te gatshem te tregojne fytyren. Mos e ngaterro kuptimin e fjaleve qe shkrova, dhe si teper po i jep liri gjerave se nuk lejohet as nudo te dilet ne publik. Nuk eshte qeshtje personale asgje qe ben publikisht prandaj mos merr turr. Se ka ligj. edhe nje pjese e madhe e gjrave qe behen intimisht nuk jane vetem pune per ty nese involvojne vetem nje person te dyte. Kjo serish eshte nje problem i shoqerise dhe rrethit ku jeton dhe jo vetem pune per ty. Por kujt tias spjegoj se.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Sa per info se mos kujtoni se eshte e lejuar te dalesh lakuriq, gjoja ne perendim nuk kane moral,
    te pakten ketu ku jam une nuk lejohet te dalesh pa bluze ne vende publike, perveç plazhit natyrisht.
    Prandaj kur te kujtoni se jeni vetem ju te ndershmit e botes e keni gabim.

  10. #40
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga Shekulli

    Rektori thotë se veshja e studentes Behije Hoxha nuk përputhet me normat e veshjes së rregullores universitare

    Studentja myslimane, qeveria i jep të drejtë

    Studentja myslimane në Universitetin e Durrësit, Bahije Hoxha, është shprehur dje për gazetën se qeveria shqiptare i ka dhënë të drejtë që të vazhdojë shkollën pa hequr veshjen e saj. Studentja e degës së Anglishtes ne Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës tha se menjëherë pas paralajmërimit nga rektori se do të përjashtohej nëse nuk do të hiqte mbulesën, është interesuar pranë qeverisë shqiptare, e cila i ka dhënë të drejtë që të vazhdojë studimet.

    “Rektori i Universitetit të Durrësit, Agim Kukeli, më ka thënë se nuk mund të frekuentoj Universitetin me këtë veshje. Më tha se kam dy jave kohë që të heq mbulesën, në mënyrë që të vazhdoj studimet”,- thotë studentja Bahije Hoxha. Ajo thotë se është interesuar pranë Ministrisë së Arsimit, ku nuk i kanë dhënë shpjegime, ndërsa në kryeministri i kanë dhënë të drejtë. “Jam interesuar pranë Ministrisë së Arsimit, por nuk më kanë dhënë përgjigje. Kam shkuar në kryeministri dhe më kanë thënë se mund të vazhdoj studimet”,- tha Bahije Hoxha.
    “Unë kurrë nuk do ta heq veshjen time. Ky është besimi im dhe duhet të më respektojnë. Nëse e bëjnë këtë, shkelin të drejtat e njeriut”,- vijon më tej ajo.

    Ndërsa babai i saj, Mustafa Hoxha, ishte shumë i shqetësuar për këtë vendim të rektorit të Universitetit të Durrësit. Ai thotë se kjo nuk ka arsye të ndodhë, pasi vajza është studente e shkëlqyer. “Bahija ka përfunduar shkollën e mesme jo publike “Mustafa Varoshi” në Durrës dhe ka qenë një ndër nxënëset e shkëlqyera të kësaj shkolle. Pse t’i hiqet vajzës e drejta për të vazhduar shkollën”,- ka deklaruar i ati i vajzës. Ai thotë se kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut.

    Me studenten myslimane është solidarizuar dhe komuniteti mysliman, i cili është shprehur se kjo çështje nuk mund të lihet me kaq. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman u shpreh se kjo është një shkelje flagrante e principeve kushtetuese, të cilat mbrojnë të drejtat fetare dhe të drejtën e arsimimit. Ai tha se nëse vendimi nuk prapësohet, atëherë do të interesohen në instanca edhe më të larta. Gjithashtu reagoi edhe myftinia e Durrësit. Myftiu i këtij qyteti, Ilir Vokshi tha se ky është një vendim tendencioz. “Ky qëndrim që është mbajtur ndaj sudentes së Anglishtes që mban veshjen e një myslymaneje, është jo vetëm i padrejtë, por edhe tendecioz. Vajzës i është privuar e drejta për shkollë dhe kjo është një shkelje e së drejtës që duhet vënë në vend. Ne protestojmë ndaj këtij vendimi dhe kërkojmë të trajtohemi në mënyrë të barabartë”,- tha myftiu Vokshi.

    Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Agim Kukeli tha se vendimi i tij është në zbatim të rregullore universitare dhe të legjislacionit. “Vendimi është marrë në emër të ligjit dhe rregullores së Universitetit, vajza duhet t’i përshtatet rregullores”,- tha ai. Ai tha se i ka dhënë 2 javë kohë studentes së Anglishtes që të ndryshojë veshjen e saj, përndryshe do të zbatohet rregollorja dhe ligji. “Ligji shqiptar sanksionon lirinë e besimit dhe njeh universitete laike publike. Nuk ka asnjë lloj dashakeqësie në këtë vendim, si ndaj personit ashtu dhe besimit. Ka një rregullore të Universitetit në lidhje me veshjen e stafit akademik dhe studentëve. Për veshjen e studentëve përcaktohet qartë në rregullore se ndalohen veshjet që shfaqin besime të ndryshme fetare, stigmatizojnë grupe të caktuara me karakter racist apo sektar”,- thotë rektori Kukeli. Sipas tij, kjo rregullore e autonomisë së Universitetit është njohur dhe pranuar nga çdo student, kështu që nuk ka arsye të paragjykohen qëndrime të tilla që janë konform ligjit dhe rregullores.

Faqja 4 prej 40 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Thënie kushtuar femrës.
    Nga ZANOR në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 22-12-2023, 04:38
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  4. Gruaja në Islam
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39
  5. 5 Universitetet më të mira në Amerikë
    Nga miri në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •