Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet në Bllog
    22

    Prindërit, apel për ndihmë për vajzën e sëmurë

    NDIHMË PËR MJEKIMIN E ARMELA KRASNIQIT

    Armela sot ka nevojë për zemrën Tënde të madhe, me kontributin Tënd i jep Armelës shansin për jetë.

    Armela Krasniqi është një vajzë 11-vjeçare nga qyteti i Elbasanit, ajo vuan nga një sëmundje e rëndë dhe shumë agresive: Tumor i eshtrave i quajtur „Ewings´-Sarkoma“.

    Diagnostifikimi është bërë në Spitalin Ushtarak Qendror në Tiranë. Simbas mjekëve të spitalit, shërimi i Armelës mund të bëhet vetëm në botën e jashtme.
    Që trajtimi mjeksor i Armelës të bëhet në Klinikën Universitare të Ulmit (Gjermani), (Klinika për fëmijë dhe të rinjë) shpenzimet do të arrinin në shumën prej 67.965,00 € (me fjal: gjashtëdhjetë e shtatë mijë e nënqind e gjashtëdhjetë e pesë - Euro), mjete këto të cilat familja Krasniqi nuk ka mundësi të i siguroj.
    Prandaj për të shpëtuar jetën e Armelës për trajtimin e saj në Klinikën e Ulmit, është e nevojshme ndihma urgjente financiare e shumë bashkatdhetarëve, e shumë shoqatave dhe e shumë institucioneve të tjera humanitere, sociale, kulturore etj.

    Mjetet mund të dërgohen përmes (nga Gjermania)

    Fondi për mjekimin e Armelës

    Kontonumrit Konto Nr.: 1000241655

    Bankleitzahl BLZ.: 61050000 (Kreissparkasse Göppingen)



    Mjetet mund të dërgohen përmes (nga Shtetet tjera jashtë Gjermanisë)

    BIC (Bank-Code) Kreissparkasse Göppingen është: GOPSDE6GXXX

    IBAN (International Bank Account Number) : DE61610500001000241655



    Për çdo informacion telefoni kontaktues: +49 (0) 7161 / 68 55 42 prej orës 17:00- 23:00

    Që në fillim ju falenderojm për kontributin Tuaj, për shpirtin Tuaj human për të vetmin qëllim: t´ja shpëtoj jetën një fëmije.

    Danke für alle Ihre Hilfe Armelas Leben zu retten!



    Me nderime Prindërit
    Abdullah dhe Hamide Krasniqi
    Elbasan 04.08.2006

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Shume e frikshme dhe e trishtuar.
    Ajo qe duhet beje ai eshte te kerkoje per zyrat e karitasit qe ka spitali qe suporton rastet e femijeve per familjet me pak te ardhura.(kujdesi shendetsor-Charity care) Aty mund te plotesosh dokumenta.Ky plan te mbulon per nje vit,por jo gjithshka, nje pjese e shpenzimeve reduktohen.Ose te shikoje te bleje nje siguracion(insurance shendetsore) jo te pergjithshme,por insurance vetem per kancerin per nje vit.Ka plane insurancash edhe per kancerin por ai duhet te pyese ne disa kompani inshurancash per te gjetur cmimin vjetor me te ulet dhe shkalle te larte mbulimi.Planet e insurancave nga kompani te ndryshme kane edhe tabele me detaje se sa reduktohen shpenzimet nga plani i inshurances per servise te ndryshme,cfare mbulohet dhe cfare jo.Kjo mund te reduktoje shpenzimet nga xhepi deri ne 70 % mbase me pak,varet.Mund te kete klinika qe te bejne faturat e vizitave mbi bazen e te ardhurave.Keshtu qe kur ke pak te ardhura cmimi eshte i arsyshem.Mund te pyesi te spitali ose te pyese ndonje klinike afer shtepise.Ato mund te te japin nje direktori adresash te institucioneve shendetsore qe te bejne faturen duke gjykuar nga te ardhurat vjetore.Eshte opsion me i lire se sa te shkosh ne spitalet e medha.Duhet siguruar qe plani i inshurances qe do blehet te mbuloje rastet e semundjeve qe kane nje histori 2 vjet ,3 vjet dhe te kete te shkruar qarte"no pre existing conditions"(keine vor bestehenden Bedingungen) qe do te thote qe inshurenca mbulon jo vetem semundjet e reja te papritura,por edhe ato qe i ka pasur me pare dhe ka histori kurimi. Opsion tjeter eshte te blehen dy inshurenca te ndryshme dhe me keto inshurenca,nje pjese te shpenzimeve i mbulon njera dhe nje pjese i mbulon tjetra
    dhe shpenzimet nga xhepi mund te dalin zero.Pra gjithshka mbulohet nga dy inshurancat.keto inshuranca mire eshte te kene edhe reduktim mbi 50% te shpenzimeve per farmacine,blerje ilacesh.Mund te pyesesh dhe konsultohesh me ndonje agjent inshurancash shendetsore per overlaping cancer inshurance.A eshte e mundur te behet ?Planet e inshurancave ne dokumentat qe te dergohen me poste kane nje liste te doktorave dhe adresat e tyre,qe i njohin keto plane,i pranojne dhe punojne me to.Keshtu qe duhet shkuar bere vizitat vetem te ndonje nga doktorat qe jane ne liste.Te duhet te gjesh plan inshurance teper specifike per kancerin e eshtrave dhe shiko me kujdes detajet e planit cfare mbulon.I duhet kerkuar kompanise qe ka kete lloj inshurance te te dergoj plan te itemizuar(verzeichnet) ne detaje,jo thjesht nje plan me fjale te pergjithshme.
    Kjo te jep nje liste ne detaje se cfare procedurash ben doktori,cfare analizash behen sa perqind mbulon inshuranca sa perqind te duhet te paguash.Jepen edhe cmimet per cdo procedure...
    Shume kompani,kisha,organizata filantropike, finacojne leke falas per shendetin,spitalet,femijet.(charity donations).Ky financim ekzekutohet nepermjet disa programeve qe krijojne spitalet dhe klinikat qe marrin falas keto fonde dhe i administrojne.Duhet pyetur te zyrat e burimeve njerezore(human resources) ose zyra e informacionit,per tu orientuar dhe kontaktuar persona qe mund te te ndihmojne.Realiteti eshte qe disa spitale kane suport financimesh falas kurse disa spitale nuk kane.Pra disa spitale kane charity badge disa te tjera jo.
    god bless you
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 06-08-2006 më 16:32
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2006
    Postime
    5
    Ka shume vete qe jane te gatshem te ndihmojne, por problemi kryesor eshte komisionet qe mbajne bankat, sepse njerezit duan te ndihmojne personin qe ka nevoje e jo te lejne 20% te ndihmave te tyre neper banka.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Po ca ndihme o lal ku behet me ajo me ate semundje. Histori te tilla jan shum te dhimbshme dhe 99% te evitushme nese prindrit bejn analizat para se te bejn femij. Nuk e di gjendjen e laboratorve ne shqiperi por patjeter ne nje menyr apo ne nje tjeter duhen ber analizat gjenetike para se te besh femij.
    Puna esht se kete femij mund ta ndihmojn edhe mund te sherohet por si ky rast do dalin perdit prandaj ndihma me e madhe esht sensibilizimi njerzve per te ber analizat gjenetike.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    http://www.cancer.gov/search/ViewCli...archid=2730162
    Kjo eshte adresa e websitit te nje studimi Klinik qe po behet ne gjermani per Ewing's Sarcoma. Keta kerkojn pacient qe jan nen 50 vjec dhe qe kan vetem 45 dit ose me pak nga (biopsia) diagnostikimi.
    Mund ti kontaktoni keta persona dhe ti thoni kshu e kemi punen a mund te vijn te ky clinical trial.

Tema të Ngjashme

  1. Je ti si kjo grua ?
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 25-08-2009, 07:27
  2. 8 vjet burg për babanë që abuzoi me vajzën
    Nga ruhit në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 04-08-2007, 00:55
  3. Ndihme per njerzit qe kane nevoje per ndihme.
    Nga Elti... në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-02-2003, 19:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •