Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londer Agim Çeku në mes të uriturve

    Çeku në mes të uriturve

    Ajo që duhej të ishte një takim me një pjesë të diasporës në Londër, doli se ishte
    më shumë takim me llupës të pangopur. Ne restorantin “Koha”në Londër
    kryeministrit Çeku bashkatdhetarët i kanë ikur pa paguar pijet. Gazeta Express zbulon turpin.

    Muhamed Veliu
    Nga Londra
    Korrespondent i gazetes Express Prishtine

    Dëshira e kryeministrit Agim Çeku për ta kaluar mbrëmjen në bar restorantin Koha pronë e vëllezërve Maqedonasi në Londër, është shfrytëzuar nga një pjesë e të pranishmëve si mundësi e mirë për të mjegulluar trurin dhe barkun me pije alkoolike e ushqim të shtrenjtë.

    Dhe atë, pa future dorën në xhep. Çeku ka qenë i shoqëruar nga shefi i zyrës britanike në Kosovë David Blunt, duke ia kushtuar takimin e tij të fundit në Londër komunitetit shqiptarë. Për këtë ishte zgjedhur bar “Koha” në sheshin Leicester Square.

    Edhe pse kishte kaluar një ditë të rëndësishme plot intensitet
    takimesh kryeministri kishte mbërritur në “Koha” i qeshur, me energji për tu takuar me bashkëkombësit e tij. Larg formaliteteve kryeministri ka bashkëbiseduar
    me të ftuarit rreth takimeve në Londër.

    Rreth 30 të ftuar kanë pasur fatin të takojnë atë dhe shkëmbyer disa fjalë me të, njëkohësisht duke lagur fytin me ca gota verë.

    Megjithëse, të zotët e shtëpisë servirën ushqimet falas, disa nga të pranishmit e kishin konceptuar takimin si një mundësi për të pirë alkol falas. Në fund të takimit disa që pretendonin se ishin organizatorët e takimit nuk i kanë dalë për zot faturës së pijeve megjithëse pronarët e lokalit tejet zemërgjerë i kishin bërë asaj një ulje 50%.

    Duke parë një situatë të tillë alla-shqiptarçe këshilltari i kryeministrit Robert Uillton me shumë finesë e ka nuhatur situatën dhe ka paguar faturën e pijeve. Akti i tij ka qenë një lehtësim i vërtetë për ata të cilët nuk kishin bërë ndërmend atë natë të fusnin dorën në xhep. Njëri nga të pranishmit tha se “E gjithë kjo ishte një turp i vërtetë.

    Imagjino sikur sonte kryeministri do të kishte qenë në mes të vëllezërve tanë në Amerikë,Gjermani apo Zvicër. Do të bëhej një dasmë e vërtete”. Për turpin e të gjithëve nga Bar Koha kryeministri Çeku u largua duke paguar nga xhepi i tij.

    Gjeneral Agim Çeku iku nga Londra me mbështetjen britanike, por jo me respektin që duhej bërë një kryeministri nga ata që tentuan të shquheshin si organizatorët
    e pritjes.

    Ka qenë zyra e pritjeve e Foreign Offisit ajo që ka organizuar
    dhe ka kontaktuar bar “Kohën” për rezervimin e tavolinave. Ndërsa, lista e
    të ftuarve në mënyrë tejet strikte ishte organizuar nga “Anglo-Albanian Association”.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Eshte turp qe i sillni keshtu muhabetesh ju gazetaret. Smund te shkruani ndonje gje te mire te pakten te keqen mos e shkruani.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    [QUOTE]
    Muhamed Veliu
    Nga Londra
    Korrespondent i gazetes Express Prishtine

    QUOTE]
    Hajde Muhamed e expres ,na tregoni se edhe sa herë mysafirët kishin dalë për t'u pshurrë nga pijet e shumta gratis!
    Êshtë nje nga shkrimet e shpeshta idioteske që e "lexojmë" në shtypin ditor përkatësisht në forum.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Harudi : 15-10-2006 më 05:15
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  4. #4
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Kam gju qe ky Muhamed Veliu eshte tull fare. Ket e kam gju nga disa shoke te mij qe kan honger dreke me te e pi kafe.

    Ky shkrim per mua me se miri e verteton kete. Pa lidhje fare, pa ndonje kuptim te plote dhe pa piken e fineses gazetereske qe duhet te kete nje shkrim nga nje gazetar Shqiptar ktu nga londra.

    Megjithse ne Shqiptaret e Londres jemi ca dymenjesh per cdo gje ne bote, ksaj rradhe kemi vepruar shum mbrapsht. Ngaqe kam pas disa probleme ne organizime te tilla ku mbi 150 te ftuar kan ardhe ne lokal, porbleme qe vinin sa nga pija sa edhe nga xhelozia, inati dhe mahnia per ti prish ahengun drejtusit te drekes.

    Tani persa i perket organizatoreve dhe pronareve te Bar Koha, une besoj qe ska marketing me te mire per ta sesa te kene kryeministrin Agim Ceku duke ngrene e pire ne barin e tyre. Dmth pijet dhe ushqimi per tavolinen e Cekut duhej te kishin qene falas, kurse thjesht fare per te ftuarit tjere apo te ardhurit e tjere nje seleksionim i thjesht pijesh dhe ushqimesh do kishte qene super fare.

    Ky eshte nje puc apo kastravecllek i organizatoreve ose pronareve te bar koha per ti marr ftyren Agim Cekut, turp atyre dhe jo ktyre qe thot ky Muhamed Veliu ''njerez te uritur''.

    Turp per organizatoret dhe pronaret e bar koha, turp trup edhe per menyren se si shkruan Muhamed Veliu, per bashkekombasit e tyre qe jan aq fisnik dhe bujar dhe me shume punetor se cdo vale emigracioni ne vende te tjerate botes.

  5. #5
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Homza pergjigja juaj eshte ne typ, dhe ngjason shume me ato fjalimet e e ABu Hamzes ne Xhamine Finsbusy Park ne Londer.

    Te jesh i sigurte se une nuk jam pjese e asnje klani apo grupimi qe ti mendon se bej pjese.

    Jam dhe do te jem ne sherbim te atyre qe me lexojne mua. E gjithe ajo qe ndodhi ne Bar Koha ne te cilen kane qene deshmitare edhe te tjere persona eshte nje turp qe duhej publikuar, dhe ka te bej me ata qe tentuan te organizojne aktivitetin.

    Per sa i perket ushqimit ishte falas per te gjithe jo vetem per kryeministrin. Sipas llogjikes tende i bie qe te gjitha pijet te paguheshin nga lokali, qe nuk eshte aspak e drejte.

    Keshtu une kam raportuar nje ngjarje qe ben me turp ate pjese te komunitetit qe ishte atje, dhe jo 80,000 shqiptaret e tjere qe jetojne ne londer.

    Persa i perket atyre miqve te tu te themse te kan dhene informacion gabim. Une sjam tulle por beton dhe do te vaxhdoj te jem i tille. Mos fol ne emer te te tjereve here tjeter kur eshte puna per nje person te trete aq me teper personin tim.

    Dhe se fundi, pikerisht problemet ne komunitet mungesa e debatit brenda tij ka bere qe ne shqiptaret e anglise te jemi ne kete gjendje qe jeni sot.

    Komuniteti me i pa organizuar.

    Besoj se kaq mjafton.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shijaksi-London : 15-10-2006 më 06:27

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Okki
    Anëtarësuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    G-land-G...Middle East / Central Asia
    Postime
    70
    Gazeta Express ish gazete "Limunade" shume po i botojke do sene qe palidhje. Kush e lexon ate gazet veren edhe emrat e te dyshuarve i ben publike apo fotot e tyre i qet ne faqe te parë. Perderisa i pandehuri ende eshte i dyshuar emrat dhe fotot nuk behen publike ne nje gazet prefesjonale.
    kryeminstri i vendit i paska pirë dy pije qenka bere nami,...phaiiiiiii

  7. #7
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Ne lidhje me subjektin e artikullit,gje e ulet dhe organizim i dobet por per mendimin tim agje srioze per ta botuar ne nje gazete! Kush pagujti e kush nuk.....! Sa paskan kushtuar ato pije qe paska bere kaq buje ??
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2006
    Postime
    1

    Dy te verteta

    E verteta e pare "gazeta Ekspres" nuk eshte gazete por nje "paquver",gazeta ku redaktore jane Batoni dhe Berati...
    E verteta e dyte eshte ajo qe dhembe eshte niveli i nje pjese te shqipetareve qe jane jashte,shume neveritese ...

  9. #9
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Ne qofte se pronari i lokalit e serviri ushqimin falas, atehere ç'fare kerkon ai?
    Me e thirr tjetrin ne dasem edhe me i kerku leke ne fund per ato qe hengri.
    Si perfundim u paska fut anglezi.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    ky medi i top kanalit shum lajme te gjetura jep po kjo qenka me te vertete shum djegese jepi medo se keshtu hypen shkallet e karriges ne gazetari.di gje njeri sa ishte shifra dhe me se e pagoi ai anglezi me karte apo me te holla ne dore

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria dërgon si dipllomat në Londër një zooteknik
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 07:57
  2. Bombat në Londër, identifikohet autori
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 17:34
  3. Londër, shqiptarët bashkë në fushat e futbollit
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 05:19
  4. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •