Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    SHBA dërgon ish të dyshuar për terrorizëm në Shqipëri

    Shtetet e Bashkuara thonë se kanë liruar pesë myslimanë kinez nga burgu Guntanamo Bay dhe se i ka dërguar ata në Shqipëri ku autoritetet kanë rënë dakort që t'u japin strehim.

    Të pestët thonë se kanë frikë nga arrestimi dhe torturimi nëse kthehen në Kinë për shkak se ata janë nga minoriteti etnik ujgur i cili ka grupe separatiste të cilat autoritetet kineze i përshkruajnë si terroriste.

    Ndonëse autoritetet e SHBA-ve kishin vendosur para një viti se pesë ujgurët e Kinës nuk kanë qenë luftëtarë armiq dhe se nuk kishte arsye për ti mbajtur në burg problematike ishte çështja se ku të dërgohen ata.

    Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me 17 ujgurë të tjerë të Kinës që ende besohet të jenë në Guntanamo, apo për më shumë se 140 të arrestuar të tjerë nga vende si Jemeni, Arabia Saudite, Egjipti, Algjeria dhe Uzbekistani për të cilët amerikanët e pranojnë se janë të pafajshëm por se nuk është e sigurt që ata të kthehen në vendet e tyre. /bbc

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    UASHINGTON
    Shqipëria tha se do t'i pranojë tre të burgosurit nga qendra e paraburgimit në Guantanamo.
    "Ramë dakord me autoritetet amerikane që t'i pranojmë dhe të bëjmë një gjest humanitar", tha zëdhënësi i qeverisë shqiptare Neritan Sejamini.
    Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një uzbek, një algjerian dhe një egjiptas, janë liruan dhe do të transferohen në Shqipëri. Në kumtesë thuhet se ata u liruan pasi autoritetet konstatuan se nuk janë në "pozicione armiqësore".
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    ata u liruan pasi autoritetet konstatuan se nuk janë në "pozicione armiqësore".
    Tani qe ata nuk jane ne pozicione armiqesore, nuk do te thote se jane ne pozicione miqesore.

    Mos do te behet Shqiperia nje trampolin per Guantanamon?

    Perse terheqim zjarr mbi vete? Perse u dashka qe nga nje vend "islamik" (kur bota kerkon te na karakterizoje apo te na beje biografine), behemi vend strehimi per te dyshuarit apo te kerkuarit nga vende te tjera.

    Perse te bejme "ish" pa patur pula?

    Perse kerkojme te bejme disa veprime qe shtete me "kellqe" nuk preferojne ti marrin persiper?

    A i njeh OKB keta si azilkerkues? A ka ndonje fond OKB qe perdoret per kete qellim, si ato kampet qe ne kohen e Luftes se Ftohte ngriheshin ne kufi me Shqiperine per te arratisurit? Perse nuk kerkohen akordim fondesh te atilla, ne menyre qe te njihen nderkombetarisht, dhe jo vetem "bilateralisht".

    Nga strehimi i marksist-leninisteve jo me shume se dy dekada me pare, tani strehojme te dyshuar per terrorizem.

    Enigem? Jo! Pazar? Po, bile personal.

    Kush fitor? Qeveritaret qe ndermarrin keto hapa, keto te ashtuquajtura "gjeste humanitare", te pajustifikueshme, krejt te panevojshme, krijim imazhi te pamerituar te vendit e te popullit.

    Kush humbet? Shqiperia.

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •