Duke shfletuar kalendarin e 10 tetorit, Kisha katolike festoi Shėn Danielin dhe shokėt e tij, martirė




Nė vitin 1227 shtatė fretėr tė vegjėl franēeskanė: Danieli, Engjėlli, Samueli, Donoli, Leoni, Nikolla e Ugolini, u nisėn nga Toskana nė drejtim tė Spanjės, prej nga do tė shkonin nė Marok pėr t’i kthyer banorėt e vendit nė fenė e Krishtit. Ishin vitet kur Urdhėri franēeskan, i drejtuar nga vėllau Elia, jetonte stinėn e entuziazmit tė zjarrtė misionar. Pėr ditėt e fundit tė jetės sė kėtyre misionarėve franēeskanė flasin dy relacione, tė cilat mendohej se ishin shkruar menjėherė pas vdekjes sė tyre heroike. Por mė pas disa studiues arritėn nė pėrfundimin se letra e njė farė Mariani nga Gjenova, i cili i shkroi vėlla Elisė pėr ta njoftuar lidhur me vdekjen e lumnueshme tė misionarėve, nuk duhet tė jetė e njėkohshme me martirizimin, siē dėshmon ai qė e shkroi, por e shekullit XVI-XVII.

Sidoqoftė, nga kėto dokumente mėsojmė se nė krye tė grupit ishte Danieli, me origjinė nga Belvedere e Kalabrisė dhe provinēial i franēeskanėve tė kėtij vendi. Si ndejėn pak kohė nė Spanjė, u nisėn pėr nė Keuta tė Marokut pėr t’u predikuar Ungjillin muhamedanėve. Ishte njė veprim vėrtetė i guximshėm, sepse autoritetet e vendit kishin ndaluar ēdo lloj propagande tė krishterė. Po ata, pa frikė, nisėn menjėherė tė pėrhapnin fjalėn e Krishtit, sė pari ndėrmjet tregtarėve tė shumtė tė Pizės, Gjenovės, Marsejės, qė banonin nė kėtė qytet, pastaj, nė ditėt e para tė tetorit 1227, vendosėn tė fillonin predikimin nė mjediset myslimane, ndėr rrugėt e qytetit. Nisėn kėshtu tė predikonin, duke folur nė gjuhėn latine e italiane sepse, pėr fat tė keq, nuk e njihnin gjuhėn e vendit. U mbyllen menjėherė nė burg ku, duke kaluar nga premtimet nė kėrcėnime, autoritetet e vendit bėnė ēmos t’i detyronin tė hiqnin dorė publikisht nga feja e tyre e tė ktheheshin nė fenė islame. Por ata e mbrojtėn burrėrisht fenė nė Krishtin. Atėherė i dėnuan me prerjen e kokės. Si u krye ekzekutimi, trupat e tyre u bėnė copa-copa. Ashtu tė kthyer nė grumbuj mishi tė pėrgjakur, martirėt franēeskanė u mbartėn nga tregtarėt e krishterė perėndimorė dhe u varrosen nė lagjet e jashtme tė Keutės. Mė pas eshtrat u mbartėn nė Spanjė, ndėrsa sot nuk dihet me saktėsi ku ndodhen, sepse qytete tė shumta tė Spanjės, Portugalisė e tė Italisė lavdėrohen se kanė ndonjė nga reliket e tyre. Leoni X, me dekretin e 22 janarit 1516 caktoi datėn 13 tetor si ditė tė kultit tė tyre, ndėrsa mė vonė nisėn tė festohen mė 10 tetor.

Emri Daniel vjen nga hebraishtja dhe do tė thoė “Zoti ėshtė gjykatėsi im”. Simboli qė i shoqėron martirėt ndėr figure, ėshtė palma.