Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 29-të gjatë vitit

    Krishti është Ai që dhuron përjetësi!




    Atëherë Jezusi i thirri pranë vetes e u tha:
    “Ju e dini se sunduesit zotërojnë mbi popujt e vet e princat e tyre i mbajnë nën pushtet. Porse, ndërmjet jush nuk duhet të jetë ashtu! Përkundrazi, ai që prej jush do të bëhet i madh, le të bëhet shërbëtori juaj, kurse ai që ndër ju dëshiron të jetë i pari, le të bëhet skllavi juaj, sikurse edhe Biri i njeriut, që s’erdhi për të qenë shërbyer, por për të shërbyer e për të flijuar jetën e vet si shpërblim për të gjithë!”(Mt 20; 25-28. Mk 10, 42‑45)




    Të nderuar ja përsëri së bashku me Fjalën e Zotit të së dielës. Kësaj here do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së 29-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik.


    Në këtë të diele në të cilën kremtohet Dita misionare botërore, Fjala e Zotit na ofron një protret apo figurë të fort të Jezusit Zot: Shërbëtor i njerëzimit. Kush don të jetë i pari e të sundojë mbi të tjerët, le të bëhët shërbëtori i të gjithëve, na thotë Jezusi në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele. Kështu, sipas mësimeve ungjillore, për ta gjetur Zotin në jetë, lypet t’i përveshim mëngët e të shërbejm.


    Jezusi na paraqet Zotin si shërbëtor tonin. Mund të themi me një paradoks se nuk është njeriu që ekziston për Zotin, por Zoti ekziston për njeriun, për të aderuar, për t’u lidhur, për t’u shartuar në këtë krijesë e kështu për ta bërë të dashuruar të lirë, e njeriu nga ana e tij bëhët kërkues i bashkimit e i absolutit. Nëse Zoti është shërbëtori i jonë, kush do të jetë pronari e sunduesi jonë? I krishteri nuk ka kurrfarë pronar as sundues, e megjithëkëtë është shërbëtor i të gjithëve. Ky është paradoksi i ungjillit. Kjo do të thotë t’i përmbysësh e ndryshosh rrënjësisht logjikat e pushtetit. Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele na sqaron e ndimon ta kuptojmë çfarë do të thotë ta kesh një Zot si shërbëtor tonin. Pronari, sunduesi krijon e shkakton frikë, shërbëtori jo. Krishti na liron nga frika. Ungjilli vjenë me mbarimin e frikës së Zotit. Pronari e sunduesi pretendojnë, shërbëtori dhuron, fal.


    Krishti pra është Ai që i dhuron përjetësi, amshim çdo gjëje të bukur e të mirë që bartim dhe kemi në zemër. Pronari e sunduesi ndëshkojnë, shërbëtori përkundrazi mbështet, ndihmon e përkujdeset.


    Me pak fjalë, të ndëruar dhe të respektuar, një fjalë e rrezikshme dhe e ndritshme na ndihmon këtë javë, këtë të diele, fjalë që është edhe zemra e liturgjisë. E kjo fjalë është “shërbërtor”. Krishti paraqitet para nesh me këto fjalë: “kam ardhur për të shërbyer e jo për të qenë i shërbyer”. Të shkojmë e të mësojmë edhe ne nga kjo shkollë e Krishtit e do të zbulojmë e shijojmë bukurinë e madhsështinë e jetës.


    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 21-10-2006 më 17:25
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 11:37
  2. Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 32-të
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 11:24
  3. Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 32-të
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2006, 11:24
  4. Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 31-të
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-11-2006, 10:32
  5. Liturgjia e Fjalës së Zotit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •