Pikerisht.Mjerisht.Sipas nje studimi shkencore qe pata lexuar, pas 40-50 viteve,parashikohet qe ne bote do te fliten vetem 5-6 gjuhe.Nuk permendej gjuha shipe?Postuar më parë nga iliria e para
Por megjithate,disi thelle,besoj se do te flitet!
Pikerisht.Mjerisht.Sipas nje studimi shkencore qe pata lexuar, pas 40-50 viteve,parashikohet qe ne bote do te fliten vetem 5-6 gjuhe.Nuk permendej gjuha shipe?Postuar më parë nga iliria e para
Por megjithate,disi thelle,besoj se do te flitet!
Eshte interesant se si e perkufizon ti "asimilimin". Shqiptaret e besimit orthodhoks jane shqiptaret e vetem qe mund te quhen me plot goje autoktone pasi jane mbartesit e tradites me te lashte ne trojet shqiptare, jane te vetmit qe me flamurin tone kombetar dhe me te paret tane nuk i lidh vetem emri apo toka, por i lidh edhe bota shpirterore.Si duket sot pjesa me e madhe e tyre jane kthyer ne maqedonas edhe ate vetem pershakak te besimit qe kane pasur te perbeshket me maqedonasit , po nejse nuk dua ti fshletoj mendimet e mija , para se te lexoj shkrimet e juaja te nderuar forumista .
Peshkopata e Ohrit ka qene nje nder peshkopatat me te medha, me te nderuara dhe nje qender shpirterore per mbare boten orthodhokse perpara se te shkelte kemba e turkut ne Ballkan. Me vone, kur turqit e shtine ne dore, ata krijuan Vilajetin e Manastirit qe perfshinte gjithe zonen. Menyrat se si popullsia autoktone vendase u debua me hir apo pahir, konvertua apo internua, mund ti germosh neper regjistrat e Portes se Larte qe mbante per popullsine e vilajeteve. Dhe me renien e Portes se Larte dhe me tjetersimin fizik te gjithe popullsise se vilajetit, shumica e popullsise te shtypur te krishtere moren rruget e kurbetit, sa ne Rumani, Egjipt, Argjentine, Amerike.
I asimiluar nuk eshte ai qe ruan te njejtin kungim shpirteror me te paret e tij, pavaresisht nga rrethanat historike ku e kane shtyre tufanet e historise. I asimiluar eshte ai qe i thote vetes shqiptar por nuk e lidh asgje ne jeten e tij me te paret e tij.
Shko perpara bustit te Gjergj Kastriotit ne Tirane apo Prishtine dhe teksa veshtron madheshtine e bustit, beji ate pyetjen e thjeshte vetes: Nese ky Gjergj Kastrioti eshte babai i kombit shqiptar dhe une nje pasardhes i denje i tij, cfare kam te perbashket une ne jeten time me jeten e tij?!
Dhe nga pergjigjia qe do te marresh, do te kuptosh se ku fillon dhe mbaron asimilimi.
Albo
Vete toponimi Mavrove te tregon se ishte nje ngulim i hershem Mauresh, banoret e te cilit ne mos qofshin asimiluar, jan zevendesuar me banore tjere te rretheve.
Por eshte shume me afer mendesh se jan asimiluar ne turq e musliman dhe kan fituar pasaportat turke dhe u shporren ne truqi ne trajte riatdhesimi. Ndoshta ngjashem me ate qe po behet sot me pasaportat greke andej nga jugu.
Per mendimin tim fajet i ka flamuri yt.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
dmth simbas Albos shqiptart e vertet autokton qenkan orthodokset!
ndersa te katoliket dhe muslimanet nuk jane sepse nuk kane identitet orthodoks
me nje fjale identiteti orthodoks qenka pashaporta qe identifikon shqiptarizmin
eshte qesharake madje shum qesharake por budalliku njerzor ska fund dhe sidomos kur behet fjale per albon..
orthodoksit e shqiprise qe kan gjak shqiptar ne vena jane aq te pakte aq te pakte aq te pakte sa do mjaftonin gishtat e nje dore per te numeruar dy tre vend banime
....te tjeret ndahen ne dy kategori
orthodoks me prejardhje greke dmth nje shartim aziatiko-evropian qe karakterizon orthodokset ne zonat e korces permetit vlores himares dhe ne vllah qe gjenden ne ultesiren e myzeqese,korce,shqipri e mesme dhe bullgaro maqedonet e disa fshatrave..
Il cuore matto che ti segue ancora
E giorno e notte pensa solo a te
__________________________________________________ _______________Postuar më parë nga FLORIRI
Me sa kuptoj une Albo nuk ka dashur te thoje qe shqipetaret katolike dhe ata musliman nuk jane shqipetare, sepse edhe foshnjet ne djep e dine.
Por na ruajte Zoti nga disa njerez qe shqipetaret ortodoks i quajne grek,bullgare,rumun, serb etj.
Eshte fakt qe shume shqipetare jane asimiluar, por kjo ka shume aresye dhe nuk lidhet me fene ortodokse.
Kushtet historike, pushtimet e vazhdueshme, kushtet gjeografike, temperamenti dhe shume ngjashmeri qe kemi me popujt e tjere ballkanik kane qene edhe keto aresye, pa harruar ketu edhe fene qe ka luajtur rrolin e saj.
Por qe te thuash qe shqipetaret ortodoks nuk jane shqipetare, kjo thjesht per mua eshte anti-shqipetare!
Ju vete e pranoni qe shqipetaret i pershtaten kushteve dhe sipas rrethanave kerkojne ate qe, ligji i natyres i dikton, per te mbijetuar.
Dihet qe shqipja nuk eshte gjuhe internacionale, dhe une mendoj qe te gjithe ato grupime o komunitete njerezish qe flasin gjuhen tone......, jane shqipetare!
Kjo eshte mbi te gjitha ajo qe na bashkon, GJUHA eshte ajo qe ka mbijetuar dhe i ka kapercyer te gjitha provat qe jeta me aq pak fat na kurseu.
Ne kete rast nuk ka rendesi se ç'fare feje kemi, kryesorja qe flasim njesoj!
Une jam ortodoks, por ne luften per çlirimin e Kosoves isha ne rradhe te pare shqipetar, dhe kur ( fatkeqesisht lufta e ka ),degjoja te qarat, ne serbisht nuk i kuptoja ( kjo nuk do te thote qe s'jam i ndjeshem ), por qe ato ne shqip me rrengjethnin mishin, thjesht mirrja pjese ne hidherimin e bashkeadhetareve te mi!
Pse ndodh kjo? Sepse eshte po ajo gjuhe qe na bashkon te gjithe nga do te jemi e ç'fare do feje qe te kemi.
Pershendetje te gjitheve.
Me sa po e shikoj une, disa "patrioteve" te ketushem as ju behet vone per problemin e rendesishem qe ka sjelle hapesi i temes , por aq me keq kane vendosur te fusin percarjen midis Shqiptareve . Une po jua them oj Shqipe: Shqiptar nuk eshte ai qe punon per interesat e Grekut e te Serbit, Shqiptar nuk eshte ai qe ndjell percarje.
Per temen
U mundova te gjej ndonje informacion per Shqiptaret ortodokse te Maqedonise , por s'paska gje . Ndoshta ndonje Shqiptar i Maqedonise mund te na sjelle ndonje gje me teper
Ndryshuar për herë të fundit nga thorgal : 14-11-2006 më 16:08
Postuar më parë nga Baptist
Pik se pari Mavrova eshte krahine ne vehte ne Maqedoni , qe ka kulture dhe tradite te vecante nga pjesa tjeter . Keto fshatra kane qene 99.99 % fshatra shqiptaresh , vete fshatrat perdesi sa kane qene nder okupimin e perandorise Osmane ekzistuan edhe pse ishin te perbere nga shqiptare musliman dhe ortodoks, Cuditerisht gjat ketih pushtimi 500 vjecar , perseri mbeten me numer te madh shqiptaret ortodoks , por pasi shtetet e ballkanit i pushtuan keto vite , akoma nuk jane bere as 100 vite dhe sot shqiptaret ortodoks kane pushur se ekzistuari ne keto troje ( sepse 100 % jane bere maqedon) . Tani 500 vite nder turq dhe akoma mbeten shqiptar , 100 vite nder sllav dhe shqiptar ske .
Se si eshte bere asimilimi kete ua lej historianeve , por eshte fakt qe sllavet nuk ariten dot ti sllavizojne shqiptaret musliman .
Dhe pikerisht kjo vlen per ty Baptist , ajo fotografia qe ka FireSoul , ka shpetuar familjen e tij nga asimilimi , por jo vetem familjen e tij po edhe shum familje tjera , do ti ose nuk do ti ta pranojsh kete !!!!
Fakt i pamohueshem per cdo shqiptare , Feja Islame ka luajtur rol mbrojtes kunder asimilimit.
Per fene ortodokse , skam cfar fol , sot ska me shqiptar oryodoks ne Maqedoni .
Postuar më parë nga thorgal
Ska sepse jane asimiluar , por te jap emrin e nje figue te shquar midis shqiptareve ortodoks dhe me duket se firesoul e ka permendur , behet fjale per mesuesin e pare shqiptar ne ato troje ( te Mavroves) mesuesi i popullit Josip Bageri .
Flamuri arab të paska shpëtuar nga asimilimi?Dhe pikerisht kjo vlen per ty Baptist , ajo fotografia qe ka FireSoul , ka shpetuar familjen e tij nga asimilimi , por jo vetem familjen e tij po edhe shum familje tjera , do ti ose nuk do ti ta pranojsh kete !!!!
Fakt i pamohueshem per cdo shqiptare , Feja Islame ka luajtur rol mbrojtes kunder asimilimit.
Per fene ortodokse , skam cfar fol , sot ska me shqiptar oryodoks ne Maqedoni .
Jo, ti je arabizuar nën ndikimin e atij flamuri.
Gostivari UsaPostuar më parë nga Gostivari_usa
Allahu nuk me pengon aspak atje ku eshte.
Te verteten historike nuk mund ta shohesh pa i rene sepaku dy here rrotull.
Nuk u asimiluan shqiptaret orthodoks per arsye se nuk u bene edhe ata musliman (dmth per ate kohe = shkije dhe cetnike e tradhetare tjere), por pikerisht per shkak se pjesa tjeter kishte tradhetuar dhe ishin bere shkije dmth turq.
Kjo qe perdorim ne sot tre-katerdhjete vjete si "muslimane" eshte nje zbutje dhe neutralizim i shprehjess TURK.
Gjyshi yt edhe sot (po pat jete) te bene be: "Ne qofsha Turk, ...brm brm brm..."
Me turqine nuk kishin luftuar vetem shqiptaret por koalicioni i krishter, keshtu natyralisht kur pjesa e madhe shqiptare u asimilua ne turq ata mbeten te bashkuar me anetaret e mbetur te koalicionit dhe meqense keta "pseudoaleate" kishin te gjitha te drejtat nacionale civile e fetare nen pushtetin turk dhe mbanin pushtetin, me kohe keta shqiptar qe duhej te flisnin gjuhen zyrtare te shumices ne komunitetin e vet, u desh te asimiloheshin pothuaj spontanisht. Pra fajet i keni ju qe ua keni kthyer shpinen.
Se shqiptaret musliman nuk e quajn veten turk edhe sot, eshte merite e rilindasve dhe zgjimit te vonuar/te me vonshem kombetar.
Realisht zgjimi kombetar i plote ende nuk ka ndodhur nder sa njerezit bejne keso pyetje kaq te papjekura.
Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 15-11-2006 më 11:16
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Krijoni Kontakt