-
12 Tetor: Shen Serafini nga Montegranaro
Duke shfletuar kalendarin, Kisha katolike festoi shėn Serafinin nga Montegranaro, rregulltar
Serafini lindi nė vitin 1540 nė Montegranaro, nė Marke. Prindėrit e tij: Girolamo Rapanjano dhe Teodora Gjovanuzi, ishin thellėsisht tė krishterė, por edhe tepėr tė varfėr. Nuk munden, prandaj, ta shkollojnė djalin qė i fali Zoti. Fėmija shumė shpejt u detyrua tė ruante grigjėt e njė fshatari tė pasur. Kėshtu i kaluan vitet e para tė jetės, derisa mbushi 18 vjeē, kur trokiti nė portėn e kuvendit franēeskan tė Tolentinos. Pas disa vėshtirėsish, u pranua ndėrmjet fretėrve franēeskanė kapuēinė dhe bėri noviciatin nė Jesi. Shtegtoi nė tė gjitha kuvendet e Markeve sepse, pavarėsisht nga vullneti i mirė dhe kujdesi i jashtzakonshėm qė tregonte nė kryerjen e detyrave qė i besoheshin, nuk ia dilte mbanesh ti kėnaqte eprorėt as sivėllezėrit, tė cilėt nuk ia kursenin vėrejtjet e qortimet, shpesh edhe tė padrejta. Por ai iu pėrgjigj gjithnjė ēdo qortimi me njė butėsi ēarmatosėse. Mbeti gjithė jetėn i varfėr, i pėrvujtė, i pastėr, i gatshėm pėr ta poshtėruar veten e pėr tė lartuar tė tjerėt. Gjatė kryerjes sė detyrės si portier, nė kontakt me njerėz tė tė gjitha shtresave shoqėrore, diti gjithnjė tė gjejė fjalėt e pėrshtatshmee pėr secilin, tė sillej me delikatesė, duke pasur njė dėshirė tė vetme: ti udhėhiqte shpirtrat drejt Zotit, tu hapte jo vetėm portėn e kuvendit, po sidomos atė tė Parrizit.
Nė vitin 1590 Serafini u vendos pėrfundimisht nė Askoli Piēeno. Qyteti e desh aq shumė, sa nė vitin 1602, kur u pėrhap lajmi mbi transferimin e tij tė mundshėm, autoritetet i shkruan eroprėve tė mos e largonin. Kasnec i vėrtetė i paqes e tė mirave, kishte njė ndikim tė jashtzakonshėm mbi tė gjithė ata qė takonte. Fjala e tij pajtonte grindje alarmante, zhdukte urrejtjen, edukonte virtytet.
Lutej, prvuhej, punote, duronte, ndėrsa krahas lavdatave, nuk i munguan kurrė as qortimet. Ashtu si nuk i mungoi kurrė as ndihma e Hyjit, tė cilin e pat gjithnjė pranė kudo punonte: nė kuzhinė, te porta, nė kopsht. Zoti i dha hirin tė bėhej burim i paimitueshėm ngushėllimi pėr tė gjithė. E ai ishte gjithnjė i kėnaqur, nė sa dinte tė lexonte vetėm dy libra: tė Kryqėzuarin e Rruzaren. Ishte 64 vjeē e fama e shenjtėrisė sė tij i kishte kaluar kufinjtė e Askolit, kur kėrkoi me ngulm vojimin shenjt, ndėrsa askush nuk e besonte se do tė vdiste. Por ai vdiq pak kohė pasi kishte marrė shujtėn e shtegtarit, mė 12 tetor 1604. Menjėherė pas vdekjes, zėri i popullit qė fliste aq shumė pėr shenjtėrinė e tij, shkoi deri nė vesh tė Papės Pali V, i cili autorizoi ndezjen e njė llambe mbi varrin e tij. U shpall shenjt nga Klementi XIII, mė 16 korrik 1767.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt