Duke shfletuar kalendarin e 11 tetorit, Kisha pėrkujtoi Shėn Aleksandėr Saulin ipeshkėv
Zoti e kishte pajisur me tė gjitha tė mirat. Ishte bir i njė familjeje fisnike gjenoveze me lidhje tė fuqishme, nė saje tė tė cilave, krejt i ri, u emėrua pazh i oborrit mbretėror tė Karlit V, sundimtar i Evropės e i Amerikės, dmth i mbarė botės. Duhet tė nisej, prandaj, pėr tė filluar detyrėn e re. Por ai nuk pranoi. Nė vend qė tė shkonte nė oborrin e mbretit, 17 vjeēari kėrkoi tė hyjė nė radhėt e Klerikėve Rregulltarė tė Shėn Palit, tė njohur me emrin barnabitė, sepse banonin pranė kishės milaneze tė Shėn Barnabės. Ishin priftėrinj qė i lidhte njė rregull, qė jetonin nė bashkėsi e kishin si detyrė tė studionin e tė jipnin mėsim, me njė fjalė, ishin pikė referimi pėr risimin e jetės fetare.
Kėrkoj tė pranohem tha i riu sepse dėshiroj ti bindem plotėsisht thirrjes sė Zotit. E nė shenjė bindjeje, iu nėnshtrua njė prove nga mė tė pakėndshmet: doli nė Sheshin e Tregtarėve i veshur si fisnik, me njė kryq tė rėndė mbi shpatulla, duke i shkandulluar e duke i befasuar tė gjithė ata qė e panė kėtė shfaqje tė pazakontė. U bė kėshtu nismėtar i njė zakoni: Qė atėherė shkruan Atė Luis Irilia Roazio - mbartja e kryqit bėhet pjesė e pandarė e traditės sonė rregulltare, sepse ēdo barnabit e nis vitin e noviciatit duke e mbartur kryqin nga bashkėsia nė Kishė.
Si u shugurua meshtar, u bė mėsues dhe edukator i barnabitėve, tė thirrur pėr tė qenė njerėz tė kryqit e tė librit, tė fesė e tė kulturės, qė edhe nė shekullin XXI lidhen nė mėnyrė tė pandarė njėra me tjetrėn, ashtu si nė shekullin XVI, kur jetoi e punoi Shenjti i kryqit i cili sapo i kishte mbushur 34 vjeē, kur u zgjodh epror i pėrgjithshėm i Urdhėrit. U bė edhe rrėfyes i Shėn Karl Borromeut, kryeipeshkėv i asokoshėm i Milanos. Nė vitin 1567 Piu V e emėroi ipeshkėv tė Aleries nė Korsikė, ku iu desh tė merrej me gjithēka, duke pėrfshirė edhe shuarjen e urisė sė besimtarėve, viktima tė thatėsirės e tė piratėve. Nė kėtė veprimtari tė gjithanshme, vėmendje tė dorės sė parė i kushtoi formimit tė priftėrinjve tė pėrgatitur nė tė gjitha drejtimet, tė pėrshpirtshėm e tė kulturuar, tė denjė pėr tė kryer misionin delikat tė ungjillėzimit. Pėr njėzet vjet me radhė qe atė e mėsues pėr Korsikėn. E do tė kishte vdekur aty, nė se nuk do ti duhej ti bindej nxėnėsit tė tij, qė mė pas u bė papa Gregori XIV, i cili e transferoi nė Pavi.
U bind, ndonėse e ndjente se, pas viteve e gjata, tė ngarkuara me punė e shqetėsime tė tė gjitha natyrave, nuk e kishte mė energjinė e parė. E megjithatė filloi menjėherė vizitėn baritore: vijoi kėshtu ta mbartė kryqin, derisa sa erdhi edhe pėr tė dita e fundit. Apostulli i Korsikės vdiq nė Kalozo Asti, nė njė dhomė tė varfėr nė katin pėrdhes tė njė shtėpie punėtorėsh. Trupi i ipeshkvit u mbart nė katedralen e Pavisė, ku edhe u varros. U shpall shenjt nga Piu X nė vitin 1904.
Krijoni Kontakt