Duke shfletuar kalendarin e 13 tetorit, kisha katolike festoi Shėn Teofilin, Ipeshkėv



Shėn Teofili, ipeshkėv i Antiokisė, ėshtė autor i shumė veprave, disa nga tė cilat kanė arritur deri nė ditėt tona, ndėrsa nga tė tjerat kanė mbetur vetėm titujt.
Duke i shfletuar, mund tė njihemi me fjalėn e Shenjtit nė mbrojtje tė doktrinės sė fesė sė krishterė, qė edhe asokohe akuzohej nga tė pafetė e nga njerėzit me vese.

“Nė se ti do tė mė thuash – shkruante ipeshkvi – ma trego Zotin tėnd, unė do tė them: tregoma njeriun tėnd e unė do tė tė tregoj Zotin tim! Ma trego, pra, qė tė mund tė shohin qartė sytė e shpirtit tėnd e tė dėgjojnė veshėt e zemrės sate.

Kėshtu do ta kuptosh se Zoti u duket atyre qė mund ta shohin, kur i kanė tė hapur sytė e shpirtit. E kur shpirti ėshtė i verbėr, mė kot pret e kėrkon tė shikojė Zotin. Tė gjithė i kanė sytė nė ballė, po shumkush i ka tė mjegulluar e prandaj nuk ėshtė nė gjendje ta dallojė as dritėn e diellit. Megjithatė dielli vijon tė lindė ēdo ditė, edhe pse tė verbėrit nuk e shohin. Tė verbėrit nuk duhet tė kapen me dritėn e diellit, po me sytė e tyre pa dritė. Ėshtė faji i syve, jo i diellit. Njėlloj, biri im, nė se drita e syve tė shpirtit tėnd ėshtė errėsuar nga fajet tua e nga zakonet tua tė prishura, ti nuk do tė mund ta shikosh dritėn. Gjithēka i ngjet pasqyrės. Duhet tė jetė gjithnjė tepėr e pastėr, nė se njeriu dėshiron tė shohė nė tė fytyrėn e vet. Ashtu edhe shpirti i njeriut, nė se dėshiron tė shohė fytyrėn e Zotit. Nė se pasqyra ėshtė e prishur, njeriu nuk mund ta shikojė fytyrėn e vet nė tė. Ashtu edhe shpirti i njeriu tė prishur nuk mund ta kundrojė Zotin”.

Autori i kėtyre frazave, tė cilat mė pas do t’i citonte vetė Shėn Agostini, lindi nė botėn lindore, diku ndėrmjet Tigrit dhe Eufratit. Ishte pagan dhe u edukua me frymėn e kulturės helenistike. U kthye nė fenė e krishterė, sepse i pėlqyen sjelljet e tė krishterėve, shumė mė tė larta se tė paganėve, e sidomos, sepse nisi tė lexonte Shkrimin Shenjt, qė e mahniti mendėrisht e shpirtėrisht. Gjithsesi pėrvoja e njeriu tė kthyer nga paganizmi nė krishtėrim dhe njohja e thellė e kulturės shekullare, do t’i shėrbenin shumė mė vonė nė polemikat kundėr njerėzve qė nuk besonin dhe filozofėve tė helenizuar.

Nė vitin 169 u zgjodh ipeshkėv i Antiokisė. Vijoi tė ishte bari i atij qyteti tė madh, ku kishte pasur katedrėn e parė vetė Shėn Pjetri, edhe pas vdekjes sė Mark Aurelit, nė vitin 180. Ndoshta pa edhe vitet e para tė perandorisė sė Komodit, qė zu vendin e perandorit tė vdekur.

Kujdesi apostolik nė mes tė njė bashkėsie nga mė tė mėdhatė e mė tė trazuarat tė botės sė lashtė kristiane, nuk e shkėputėn nga studimi dhe veprimtaritė intelektuale. Shkroi vepra tė zjarrta polemike kundėr heretikėve tė kohės, vepra katekistike, komente tė Shkrimit Shenjt, vepra me karakter historik dhe shkrime qė kishin pėr qėllim t’i kundėrviheshin miteve tė paganėve. Mund tė themi me plot gojėn se qe ipeshkėv i cili la gjurmė tė thella urtie e kulture nė historinė e kohės sė vet, ashtu si la edhe gjurmė tė pashlyeshme dashurie e mėshire nė shpirtrat e njerėzve qė i qenė besuar kujdesit tė tij baritor. E, siē e shikojmė, gjurmėt e kulturės e tė shenjtėrisė sė tij vijojnė nėpėr shekuj, duke arritur deri nė ditėt tona.