-
16 Tetor: Shen Margerita Maria Alakok
Kalendari Kishtar i 16 tetorit pėrkujton shėn Margeritėn Maria Alakok
E lindur nė Borgonjė tė Francės nė vitin 1647, Margerita pati njė jetė tė vėshtirė. Pa u rritur mirė, iu desh tu kundėrvihej prindėrve, pėr tė hyrė nė Urdhėrin e Vizitacionit, themeluar nga Shėn Franēesku i Sales. Megjithatė, ia doli mbanesh: u bė Motėr Maria dhe jetoi 23 vjet nė gjirin e motrave vizitantine, duke ia falur qė nė fillim jetėn e vet Zemrės sė Jezu Krishtit si flije pėr shėlbimin e njerėzimit. Simotrat e keqkuptuan, eprorėt e gjykuan keq e deri drejtuesit shpirtėror nė fillim nuk deshėn ti besonin. Menduan se ishte njė vegimtare fanatike pikėrisht ajo, nga e cila do tė lindte njė devocion i ri, devocioni pėr Zemrėn e Krishtit, i pėrhapur nė botėn mbarė qė prej katėr shekujsh.
Por cila ėshtė simbolika e Zemrės sė shenjtė tė Krishtit? .
Pėrgjigje: - Devocioni pėr Zemrėn e Krishtit, mė tepėr se devocion, ėshtė pėrshpirtėri. Eshtė simbol qė na tregon se Zoti ėshtė dashuri, se Zoti siē shkruan Benedikti XVI nė enciklikėn e tij tė parė Deus Caritas est ėshtė i pasur me mėshirė. Ky, nė njė botė kaq tė tronditur nga urrejtjet e konfliktet, ėshtė mesazh tepėr aktual e jashtėzakonisht ndėrtimtar.
Pyetje: - Si lindi ky devocion?
Pėrgjigje: - Devocioni pėr Zemrėn e Krishtit lindi nė gjysmėn e dytė tė gjashtėqindės nė Parej-le-Monial, pėrmes veprimtarisė sė Shėn Margeritės Maria Alakok. Kjo mistike dha njė ndihmesė themelore pėr pėrhapjen e devocionit tė Zemrės sė Krishtit, sė bashku me Shėn Klaudin de La Colombierė. Por edhe para saj, Shėn Katerina nga Siena si dhe mistikėt fiamingė, patėn folur pėr Zemrėn e Krishtit, provuan pėrvojėn e pranisė sė kėsaj Zemre Hyjnore dhe ia pėrcollėn kėtė pėrvojė njerėzimit me fjalė mahnitėse. Kisha na mėson se rrėnja e devocionit tė pėshpirtėrisė sė Zemrės sė Krishtit ėshtė nė Ungjillin e Gjonit, e pikėrisht nė skenėn, nė tė cilėn njė ushtar romak, pas kryqėzimit e vdekjes sė Jezusit, kur Krishti ishte akoma nė kryq, e shporoi me shtizė, duke ia ēarė kraharorin e duke hapur kėshtu njė dritare mbi Zemrėn e Birit tė mishėruar tė Hyjit.
Pyetje: - Ndoshta fjala nuk ėshtė e pėrshtatshme, por sidoqoftė e vė nė pah idenė: ēpėrfitimin shpirtėror kemi nga ky devocion?
Pėrgjigje: - Pėrfitimi i parė qė kemi ėshtė se krijojmė njė pėrfytyrim mė tė drejtė pėr Zotin, pėr Jezusin e pėr jetėn e krishterė. Tė kuptosh se Zoti ėshtė dashuri, do tė thotė ti kapėrcesh format e sėmura tė druajtjes; themi tė sėmura, sepsč ka edhe njė druajtje shumė tė shėndoshė; pra, tė kapėrcesh njė farė frike, njė farė distance qė nuk ėshtė e pėrshtatshme, qė Zoti nuk e do nga ne. E kam fjalėn pėr formalizmin, pėr ndjekjen e praktikave tė rėndėsishme fetare, si tė ishin njė taksė, qė duhet paguar, njė lejekalimi, pėr tė qenė nė rregull me Zotin. Po kjo nuk ėshtė rruga e vėrtetė e fesė, nuk ėshtė miqėsia e vėrtetė me Zotin!
Pyetje: - Devocioni i Zemrės sė Krishtit ėshtė i lidhur ngusht edhe me Apostullimin e Uratės
Pėrgjigje: - Pėrshpirtėria e Zemrės sė Krishtit ėshtė pikėrisht nė qėndėr tė Apostullimit tė Uratės. E ka qenė qė nė fillimet e kėtij devocioni, qė i fton tė gjithė besimtarėt tė mblidhen rreth Asaj Zemre, qė aq fort i deshi njerėzit fjalė kėto qė Zoti ia tha nė njė nga vegimet Shenjtes Margarita Maria Alakok e qė u bė moto e divocionit pėr Zemrėn e Jezu Krishtit.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt