Veprimtari festive me rastin e 28 nėntorit nė Romė: “Besa-Fede”
Me rastin e Festės kombėtare tė shqiptarėve, Rrethi italo-shqiptar i kulturės “Besa- Fede” organizon tė shtunėn, mė 24 nėntor 2006, nė orėn 17. 30, nė sallėn e konferencave ’Via dei Greci 46, Romė’, paraqitjen e “Fjalorit biobibliografik tė italo - shqiptarėve” nga Pietro de Leo, profesor i historisė pranė Universitetit tė Kalabrisė.
Fjalori sapo ėshtė botuar nga Shtėpia botuese Brener e Kozencės nė kolanėn “Biblioteka e shqiptarėve”.
Pastaj, sipas traditės, tė dielėn, mė 26 nėntor, nė orėn 10. 30 nė Kishėn e Shėn Athanasit (Via del Babuino 149) do tė kremtohet “Liturgjia hyjnore e Shėn Gjon Krizostomit nė gjuhėn shqipe pėr tė gjithė shqiptarėt qė jetojnė nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi e nė diasporėn e vjetėr e tė re.
Dy fjalė pėr Fjalorit biobibliografik tė italo-shqiptarėve”
Nė kolanėn “Biblioteka e Shqiptarėve tė Italisė” u publikua njė vėllim i ēmuar, kushtuar personaliteteve arbėreshe qė janė dalluar nė ndonjėrėn nga disiplinat kulturore: latrare, historiografike, shkencore, muzikore, folklorike, fetare e ushtarake.
Fjalori, me 308 faqe, ėshtė fryt i njė pune tė heshtur 30 vjeēare, gjatė sė cilės u mblodhėn tė dhėnat pėrmes shfletimit tė librave, revistave, shėnimeve bibliografike dhe takimeve e kėshillimeve personale. Autor i kėsaj pune, sa tė vėshtirė, aq edhe tė nevojshme, ėshtė profesor Gjovani La Viola, studiues tejet i zellshėm e i kujdesshėm i historisė, autor i shumė botimeve nė fushėn e fenomeneve e tė ngjarjeve mė tė rėndėsishme kalabreze e italo-shqiptare.
Ka lindur nė Spezzano-Albaneze mė 3 shtator 1915 e jeton nė Trebisaēe. Me Fjalorin e tij tė ēmuar dėshiron tė shprehė nderimin pėr tė parėt dhe pėr tė gjithė ata qė kanė dhėnė ndihmesėn e tyre nė mbrojtjen e promovimin e Bashkėsisė shqiptare nė Itali, qė nga Abruco nė Sicili.
Pėr ēdo personalitet qė pėrfshihet nė fjalor, jepen tė dhėnat kryesore biografike e shėnimet pėr veprimtarinė; posaēėrisht tė dhėnat bibliografike si dhe gjykimet e tė tjerėve mbi veprėn. Pavarėsisht nga mangėsitė, qė nuk mund tė mos i kishte njė vepėr me shtrirje tė tillė, tė gjithė shqiptarėt duhet t’i jenė mirėnjohės autorit pėr kėtė pėrmbledhje tė dokumentuar tė aventurės italo-arėbėreshe.
Krijoni Kontakt