Je si shpirt ..
Ma ka ber njeriu zemren tani afer![]()
Je si shpirt ..
Ma ka ber njeriu zemren tani afer![]()
Jufka ime ...
....14- janar 2008Dhe jam në shpirtin që vuan e lëngon,
Rend t'ia sjell me vargje lumturinë,
Çdo çast në vetmi një vrull më mundon
ku ta gjejë ilaqin t'ia kthejë qetësinë !
Prej dritës së syrit i fal rreze pranvere
prej zemrës lëng jete t'i shkoj në damar
dhe shpirtin ia jap po prej kësaj ere
se shëndeti i saj më bëhet nektarë...!
Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 16-01-2008 më 13:05
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Biligoa....alamet komplimenti te paska bere ty!
Dhe me poezi pale!apo je bere vetes ti
Komplimenti me i bukur qe me kane thene para ca ditesh ka qene "acaruese"!
Sa me ka pelqyer,sa ska ku te veje me...
respekte Biligoa
"Carpe Diem"
me pelqen aroma e parfumit tend kur ecen![]()
komlimenti me i bukur, je si rrush dhe me ngroh si prush.
te dua te vlersoj e perjete ste harroj
15-janar 2008
Si mund të prehem këtë natë jehonash
çdo gjë në rrëmbim më ka pushtua,
s'është kjo gjamë që derdhet - në përmasë zezonash
por llavë që më djeg me klithmë : Të dua !
Është pushtim i shpallur - perandori,
gjendje amuri - ku ndizen zjarre!
Vargan mendimesh pakufi - ushtri
më trokasin në zemër me shumë batare !
Kam hapur portat e shpirtit si Troja,
Nënshtrohem ! Valëvis flamurin lart !
Më përshkon thirrorja : Të dua ! Të dua !
Dhe mbes i plagosur - në hark !
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
17 janar 2005
As kjo që bëra nuk doli e shëndetshme
një zë i mekur më vjen rënkim :
Mos m'u hidhëro se jam e prekshme,
diçka e padukshme më bën sfidim !
Dhe më hapet kraharori më përpin orteku
nuk e di! Sizifi e ka pas këtë plagë ?
Njëmijë herë rrokullisem nga shtegu
se shpirtit tim i - shtohen vrragë !
As dritën e diellit se dua të dalë
as Pranverës blerimin ,të qiellit - kthjelltësi !
E kërkoj errësirën e ngrysur t'më ndalë -
dorzan i bëhem - shërim Dashurisë !
Le të kaloj e keqja e saj mbi mua
se kur ka shëdet ajo , unë gjatë jetoj
buzëqeshja e saj ylber i rrjedhës në krua
më bën hapsirës jetë për këngë të krijoj ...!
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Çka më lexojnë sytë më zë misteri !!!
Më kupton gabim për këtë që thua !!!
Le të shemben polet nga jugu në veri
se unë : Vetëm ty të dua ! Të dua...!
Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !
Komplimenti me i bukur!!!!!.......a po....me kane thene...."une vdes per ty".......sigurisht ishte thjesht nje kompliment,ne fakt askush nuk e ben.secili vdes per vete.
UNE JAM TI-TI JE UNE
E LA NOSTRA GIOIA CON NOI
Krijoni Kontakt