Drejtori i Berishës në skandal për molestim seksual
Tiranë
- Nuk mjaftojnë rastet e korrupsionit, shkeljet e ligjit dhe të procedurave zyrtare, por tani drejtorët e Berishës bëhen edhe protagonistë të skandaleve seksuale. Drejtori i Doganës së Durrësit, Arben Ibro është denoncuar për ngacmime seksuale. Fakti është bërë publik nga emisioni "Fiks Fare" në Top Channel, që ka bërë të ditur edhe se kaseta audio dhe video që është provë e këtij skandali i është dorëzuar në një kopje kryeministrit Sali Berisha dhe në një kopje tjetër edhe Avokatit të Popullit. Nga ana e tij, edhe stafi i emisionit ka dorëzuar një kopje tek kreu i qeverisë, duke u nisur nga dëshira e këtij të fundit, e shprehur publikisht, se kërkon t'i ketë vetë faktet në dorë, madje edhe përpara organeve të Drejtësisë. Dy kasetat e regjistruara provojnë se drejtori i Doganës së Durrësit, Arben Ibro ka ngacmuar seksualisht një shtetase me inicialet D.M. Kjo e fundit ka kohë që nuk paraqitet në punë, edhe pse drejtori për të arritur qëllimet e tij e ka ngritur edhe në përgjegjësi, duke i shtuar edhe pagën. Që prej një muaji ajo është emëruar si doganiere tek Eksporti, por që prej kësaj kohe, D.M nuk ka shkuar më në punë. Ngacmimet e vazhdueshme nga ana e drejtorit Ibro kanë bërë që ajo ta denoncojë përmes dy kasetash audio dhe video, të cilat tashmë janë në dorë të Avokatit të Popullit dhe të kryeministrit. Megjithatë, deri më tani nuk është parë asnjë lloj reagimi nga institucionet dhe aq më pak nga Berisha, që këtë herë ka qenë një ndër të parët që ka marrë kasetën në dorë.
16/10/2006
Z.P
PS:
Berisha "lufton" korrupsionin, por llojin e pushtërve si ky Ibro, nuk i fut në kategorinë e të korruptuarve.
Krijoni Kontakt