Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Tatimet, 95 perqind e emerimeve, te paligjshme

    Zbulohet skandali i emėrimeve politike nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve. Njė kontroll i ushtruar nga Komisioni i Shėrbimit Civil pak muaj mė parė nė kėtė institucion, ka nxjerrė nė dritė me detaje njė proces tė kompromentuar tė rekrutimit tė nėpunėsve nė administratė. Bėhet fjalė pėr 228 individė nga 240 gjithsej, tė punėsuar nė kushtet e shkeljes flagrante tė ligjit me tė dyja kėmbėt. Nga verifikimi i praktikave tė rekrutimit ėshtė konstatuar se nė thyerje tė ligjit, fillimisht ėshtė bėrė emėrimi dhe mė pas ėshtė hapur konkurrimi, tė cilin e ka fituar i njėjti individ. Nga ana tjetėr, nė shkelje tė urdhrit tė kryeministrit “Pėr ndėrprerjen e menjėhershme tė kontratave tė punės nė pozicionet e shėrbimit civil..”, tė gjitha emėrimet nė fjalė janė bėrė me kontratė tė pėrkohshme pune, tė lidhur midis titullarit tė institucionit dhe kėtyre punonjėsve tė ardhur nga sektori privat apo funksione qė nuk pėrfshihen nė shėrbimin civil. “Procesi i konkurrimit ėshtė zhvilluar vetėm pėr formalitet tė zbatimit tė ligjit, duke e kompromentuar rėndė e nė themel kėtė proces, duke i hequr mundėsinė pjesėmarrjes sė konkurrentėve cilėsorė dhe kufizimit nė kėtė mėnyrė tė mundėsisė sė zgjedhjes mė tė mirė”, shkruhet e zeza mbi tė bardhė nė konkluzionet e kontrollit tė KSHC-sė. Shihet qartė pra se cila ėshtė rruga dhe cilėt janė njerėzit qė ka zgjedhur ministri i Financave, Ridvan Bode pėr tė realizuar tė ashtuquajturėn “reformė rrėnjėsore nė sistemin tatimor”.
    Ngritja nė detyrė
    Nga ana tjetėr, duke shqyrtuar pėrmbajtjen e pikės 3 tė nenit 20 tė ligjit “Pėr procedurat tatimore”, ku shprehimisht pėrcaktohet se: “Kalimi nė njė nivel karriere mė tė lartė, nuk mund tė bėhet pa kaluar nivelin pararendės mė tė ulėt tė karrierės. Pėrjashtim bėhet vetėm pėr postin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Tatimeve”; nga grupi i kontrollit tė KSHC-sė ėshtė vėrejtur se kjo kėrkesė nuk ėshtė respektuar pėr njė numėr relativisht tė madh rastesh.
    Konkretisht, shkelje tė kėsaj dispozite janė vėrejtur duke filluar nga emėrimi i zv/Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Tatimeve dhe deri tek 29 krerėt e degėve tė Tatimeve nė rrethe. Nė tė ėshtė vėnė njė kusht qė nivelet mė tė larta si ai i “inspektorit”, pra nga pozicioni “pėrgjegjės zyre” dhe deri tek drejtuesit mė tė lartė teknikė nė DPT, duhet tė ngrihen nė detyrė nė formėn e zhvillimit tė karrierės dhe jo nė formėn e rekrutimit tė thjeshtė. Kjo formė, pa kushtin e zhvillimit hap pas hapi tė karrierės, ėshtė pranuar vetėm pėr Drejtorin e Pėrgjithshėm tė kėtij institucioni, kurse pėr tė gjitha postet e tjera ėshtė pranuar zhvillimi i karrierės jo hap pas hapi, por direkt me ngritje nė detyrė. Por, mosrespektimi i kėtij kushti ėshtė bėrė shkak qė tė gjithė krerėt e degėve tė Tatimeve nė rrethe tė mos pėrfitojnė statusin e nėpunėsit civil. Njė problem mė vete i konstatuar nė DPT ėshtė gjithashtu fakti se mungon “akti i konfirmimit tė nėpunėsit civil”, i punonjėsve tė administratės tatimore, nė pozicionet me tė cilėt ata janė nė marrėdhėnie pune.
    Trajnimet
    Nė kėtė drejtim, KSHC-ja ka vėrejtur se ėshtė bėrė njė punė e mirė. Kėshtu, pėr tė gjithė nėpunėsit civilė janė zhvilluar veprimtari tė ndryshme trajnuese nė lidhje me pozicionin e tyre aktual, nisur edhe nga specifika e punės nė kėtė institucion, qė mė pas janė shoqėruar me certifikatat pėrkatėse.
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    per te vjedhur, te tere do vjedhin, por qe te ta hedhin ca kokeqoshe me "4 klase", kjo vetem ne shqiperi ndodh. Te kam dh....re mu ne Amerike. Endra amerikane eshte 0 me bisht para asaj shqipetare :P
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

Tema tė Ngjashme

  1. Izraeli
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  2. Sondazhi i "Ora News": PS fituese me 43% dhe PD 42%
    Nga prenceedi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 12:15
  3. Berisha: Nga 1 maji, dyfishim rrogave e pensioneve
    Nga Florim07 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 12:21
  4. Gjenerali Agim Shehu emerohet Drejtor i Investigimit te tatimet
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 13:01
  5. Indeksi 2004 pėr lirinė ekonomike
    Nga Diabolis nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 04:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •