Close
Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 112
  1. #81
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Hapja e shkollave ne gjuhen e nje shteti fqinj nuk eshte gje e keqe.
    Ajo qe duhet bere nga qeveria eshte politika e integrimit te ketij kontigjenti qe do te studioje atje ,ne jeten shqiptare.
    Sado largpamesisht te djallezuara te jene qellimet e Greqise :[(shikoni ju evropiane ne Shqiperi sa greke ka?Dhe ne rast te nje rindarje te evropes kjo "do te merret parasysh")] ne dore e ka qeveria jone te veproje me "zgjuaresi politike"per t'a shfrytezuar kete gje(hapjen e shkollave) ne favor te kombit tone,te vendit tone dhe ka kaq mend besoj kjo qeveri apo ,ajo qe do te vije ,apo tjetra e tjetra.
    E keqja eshte se, keta nxenes do te ikin ne greqi e nuk do te kthehen me,prandaj mesimi i shqipes eshte i vetmi shpetim per ta qe te shijojne vendlindjen .
    Me vjen keq per keta njerez njoh shume nga ata dhe per disa kam respekt se jane objektive nuk duan te behen vegel politike e asnje shteti shumica thone te iki e te mos kthehm me mbrapa.Le te jemi me gjakftohte e le te bejme ligje mos te ndjellim percarje,mos kujtoni se greqia i "do"shume ata qe duan te quhen vorioepiriote e kemi pare sa i "do" (tus exei ja ta arxidia) ata ndihen si njerez pa atdhe ndaj ,mendoj le tu zgjasim doren e ti bejme ure bashkimi e jo ti perdorim si vegla.Vetem keshtu ata do t'a quajne vehten shqipetare grekfoles dhe le te perallise greqia vorio epir, e vorio epir, e greqi e lashte etj.... .Vetem keshtu do te zgjidhet ky problem vetem me gjakftohtesi e mencuri .
    Nese Greqia eshte pic-e dhie (ne politike),ne jemi cjap---ne darke dhia ku do shkoj ......nuk ia falim jo .
    .
    Sa per greqishten eshte gjuhe me shume vlera dhe e pafund kush ka rastin ta njohe e di mire kete .
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  2. #82
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Godo ka te drejte. Nese nuk ka minoritet grek ne Korce, pse duhet te hapet nje shkolle greke ne nje mjedis ku eshte 100% i banuar vetem nga shqiptaret?

    Dhe kush po i jep te drejten ambasadorit te Greqise te kerkoj hapjen e shkollave greke (ne nje vend qe nuk ka minoritet grek) ne shtetin sovran shqiptar, qe eshte i njohur gjeografikisht dhe politikisht ne nivel nderkombetar. Kjo eshte perzierje ne ceshtjet e brendshme te nje vendi sovran dhe te pavarur. Greket mund te flasin dhe te vendosin vetem per territorin brenda kufijve te vendit te tyre, Greqise.

    Nuk eshte ne rregull te thuhet se Greqise duhet t’i lejohet te beje kerkesa jashte-ligjore vetem se paska numer te madh te emigranteve shqiptare brenda territorit te vet. Emigrante shqiptare dhe jo-shqiptare ka kudo ne bote, p.sh ta marrim Gjermanine qe ka disa miliona emigrant (ku mbizoterojne emigrantet turq) dhe sipas kesaj i bie qe Gjermania ka te drejte te kerkoj hapjen e shkollave ne cdo cep te tokes turke, ngjashem si Greqia qe po kerkon hapjen e shkollave greke ne qytete ku nuk ka grek.

    Eshte fakt qe me gjuhen greke nuk ka asnje perspektive populli shqiptare, sepse nuk edhte gjuhe boterore e as rajonale, por gjuhe lokale. D.t.th greqishtja ka vlere vetem brenda Greqise, prandaj aty edhe duhet te mesohet. Eshte shume i dukshem dhe transparent qellimi i Greqise, vetem ata qe nuk shohin larg nuk e kuptojne kete.

    Gjuha per komunikim me bote eshte sot gjuha angleze dhe gjuha zyrtare punuese e BE eshte gjuha angleze, atehere cili eshte roli i greqishtes ne krijimin e urave midis popujve?

    Nese Greqise nuk i thuhet “ndal” qysh ne fillim atehere kerkesat e saj nuk do te kene te ndalur. Greqia eshte vetem nje shtet fqinj, si Maqedonia, Serbia, Mali i Zi etj. Sipas kesaj ne Shqiperi do te duhej te mesoheshin dhe te hapeshin shkolla ne te gjitha gjuhet e shteteve fqinje, sepse ndoshta nje dite edhe ne keto shtete do te kete emigrante shqiptare.

    Eshte shume ka me befason dobesia e qeverise shqiptare qe po tregon ndaj Greqise. Shqiperia ka jetuar e izoluar gjysme shekulli nga krejt bota pa asnje emigrant, pa te hyra nga jashte dhe ka mbijetuar, atehere qysh kur per shqiptaret jeta luksoze eshte e barabarte me cmimin e cenimit te integritet dhe sovranitetit te tokave shqiptare.

    Pra, cka i duhet Shqiperise greqishtja? Ne fund te fundit, cfare faktori eshte Greqia t’i tregoje Shqiperise se cka duhet te beje brenda territorit te vet?

  3. #83
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Dizer, mos u merr me kinikun, ate pune kane ata. Ai deshiron bashkim me memen Serbi a Turqi, varet se ku ja ndjen geni me teper.

    Do doja te perqendrohesha tek dy postimet e fundit. Juve zoterinj, flisni, sikur ne krye te shtetit Shqiptar nuk eshte Sali Berisha, por Avni Rustemi apo Luigj Gurakuqi apo ndonje rilindes tjeter. Ju merrni largpamesine e qeverise tone, dashamiresine dhe vullnetin e mire te politikes tone si dicka a priori kur debatoni per ceshtjen e shkollave. Dikush permend perendimin dhe shkollat. Pikerisht ne Angli ke 60 % jolondinez ne Londer dhe as nuk i behet vone njeriut, pikerisht ne Amerike ke shkolla e sekte te cdo lloj ngjyre krahine e ideje, pikerisht ne Itali ke Xhami ne nje vend 99% katolik, etj etj, por keto jane shtete, qe kane me qindra vjet qe e kane treguar me tradita se per cilin punojne. Shteti jone, duke filluar nga Zogu e deri tek ky krrapi qe eshte tani, e ka treguar veten se eshte i afte per
    1) Eliminimin e figurave kombetare(kjo ne epokat deri diku tek 1995 do thoja).
    2) Menjanimi i personave qe kane tru, dhe rrjedhimisht zbrazja e qellimte e trutit(mbas 97 e deri tani)
    3) Korrupsion dhe vetem korrupsion
    4) Shkaterrimi i te gjitha institucioneve(institutet e Rruga Urave, Hidroteknike, Gjeologjike etj etj etj)
    5) Bashkimi i Ministrise se kultures, sporteve e ku di gje un cfare tjeter ka futur Berisha ne nje ministri, qe tregon qarte se sa i rref qeversie tone per ceshtjet e edukimit. Kjo kuptohet pasi nje brez i edukuar, do sjelli qofte me te mira, e qofte me dhune zhdukjen e klases politike aktuale.
    6) Vjedhja (ne bashkepunim me fqinjet) e popullit shqiptar ne 1997(Ka bere nje liber Kryetari i Bashkise se Vlores se atehershme per lidhjet grekoshqiptare, bandat qe "dolen nga burgu" apo erdhen nga kufiri per skandalin e piramidave).
    7) Shitjen e Shqiperise me "1 Euro" sikur te ishte ndonje Rusi(28000 km^2 jemi dreqin) ne nje kohe kur as pronat nuk jane ndare.

    etj etj lista vazhdon shume gjate dhe te gjithe jemi koshient per kete gje. Atehere cfare kerkoni nga njerezit, kur:
    8) Cdo here qe mbahen zgjedhje ne shqiperi, ato jane te sajuara.


    Fakti eshte qe edhe me dash me bo rrevolucion sic po beheshe ne Hungari para disa ditesh vetem se Kryeministri doli dhe tha qe un nuk kam mbajt premtimet, apo ne Ukraine e gjetke, pra qe populli te ftillohet pak, ajo nuk mund te behet dot ne keto momente, pasi do cenonte ne menyre te drejtperdrejte dhe ka mundesi dhe fatale, procesin e pavarsise se Kosoves. Pra ngado qe ta kthesh koken, je ne kurth si popull. Procesi i Pavarsimit te Kosoves po zgjatet ne nje menyre te PASHPJEGUESHME, pikerisht se mundohen te sajohen skenare ne Kosove, apo edhe ne Shqiperi qe te tregojne armiqte tane se ky eshte popull qe nuk MERITON asgje, dhe rrjedhimisht gjithe mundi te shkoj dem. Ne kete skenar, po fut hundet dhe Greqia, qe mundohet te provokoj labet e jugut, dhe ja ka arritur disa here qellimit kur kulmi arriti ne 2000(nga Vlora ishin gati te niseshin per lufte, madje u nisen kundra vellezerve te tyre Himarjote, vetem se disa palaco vodhen votat dhe hodhen parrulla antishqiptare ne toke shqiptare). Pra ajo mundohe te marri c'te mundet, te hapi shkolla aty ku ka pleq e plaka, te cvarrosi shqiptare e ti rivarrosi si greke, etj etj.

    Ne kete skenar, ku gjithandej je ne kurth, shqiptari mbetet ne menyre te perjetshme si nje lloj Luani i sakatosur, i cili e vetmja gje qe mund te bej per momentin, eshte TE BERTASI. Prandaj dhe po shkruhet kaq shume, qe kjo bertitje mos jete me thjeshte nje lloj klithme primitive, por e mbushur me argumentat e llogjikshme, qe kjo BERTITJE, te jete nje bertitje "ngjitese" per gjithe shqiptaret, nje bertitje per vetvendosje dhe qe te rrenjoset thelle atdhedashuria ne cdokend, edhe tek minoritari, derisa te vije koha kur ky luan te rimekembet e te jete i lire sic ka qene ne kohet me te hershme, ashtu sic na e kane lene te paret tane dhe rilindasit tane. E kur them liri, them pavaresi ekonomike, ose partneritet eknomik me te drejta te barabarta me cdo komb ne EU dhe Ameriken, sic jane dhe ato me njera tjetren.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #84
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    kta minoritarët a jan grek qe folin shqip a shqiptar qe folin greqisht?

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Baptist
    Kam pershtypjen se je teper i ri per te dhene gjykime me implikime kaq serioze.

    Kjo qe thua se "Albert Gajo ka folur ashtu sic i ka hije te flasi nje burri me mend" e ke thene saktesisht sic do ta thoshte nje armik i urryer i shqiptareve dhe i gjuhes shqipe atje nga posti me i larte ushtarak me gjithe motoret te ndezur dhe i gatshem per sulm qe te cfaros shqiptaret e padegjueshem.

    Kjo deklarate e jotja perpos qe eshte e turpshme dhe e denueshme njekohesisht tregon nje vizion thelbesisht te coroditur, te shtrember, te pasakte, antikombetar, regresiv dhe anticivilizues. Me nje intonim te thekshem armiqsor dhe kerrcnues qe nuk do te kishte hije te degjohej as nga nje grek sa duhet i qyteteruar.
    Une mbetemn pa fjle!

    Ne cka e bazon gjykimin tend kur mbeshtete nje A. Gajo, se nuk mund u krijokan ura komunikimi mes popujve fqinje ndryshe pervec se duke u mesuar greqishten femijeve shqiptar qysh nga klasat e para fillore?

    "Hapja e shkollave greke ne Shqiperi dhe hapja e shkollave shqipe ne Greqi eshte nje investim kolosal per nje te ardhme me te mire ne harmoni e paqe midis dy popujve." Kurse kjo te tingellon shume bukur ne leter, e bukur si ne perralle. Por eshte bote reale kjo qe po e jetojme ne.

    Sa shkolla shqipe qenkan hapur ne greqi?

    Dhe kur paskemi qene ne ne lufte me greket qe te bejme marreveshtje paqje me ta?
    Cilat investime kolosale paske ne mend se jane bere ne Greqi per te hapur shkolla shqipe?

    Na e sill ndonje shembull se keta "patriotet rrugaqe" nuk ngopen me llafe goje ne ere.

    Ata 600.000 shqiptar, (se ku i more keto shifra), nuk shkuan atje qe te integrohen ne shoqerine greke por per te punuar deri sa te behen vende te mjaftuara pune ne shqiperi. Si nuk i shkon mendjes sate te ndritur idea se ketyre 600 000 shqiptareve u takon e drejta per shkollimin e femijeve te tyre ne gjuhen amtare atje ne greqi pa llogaritur ketu shqiptaret autokton te greqise dhe si nuk ngurrohesh te denigrosh nje politikan te pjekur dhe shume te shquar shqiptar si Sabri Godo ne kete menyre?

    Nuk kemi mbetur ne te na tregonje Albo Shqiptari se nga i bie rruga per ne Evrope. Ta heqesh nga mendja qysh tani sepse rruga permes Greqise te shpie vetem ne Azi dhe ne Afrike dhe kurresesi ne Evrope. Ndersa ne gjuhet zyrtare te Bashkimit Evropian nuk hyn as greqishtja as shqipja fare.

    Ne me greket mund te komunikojme dhe te ndertojme "ura" cfare te duash permes anglishtes pa patur nevojen e greqishtes kurre, kuptohet nese qeveria shoviniste greke e deshiron kete gje.

    Pos te tjerash eshte e pamoralshme te shkruash neper rubrikat ku je vet administrator dhe te hysh ne debat me nje apo me shume anetar te forumit duke u vene ne pozite prej ku lehte do te joshesh nga mundesia per te keqperdorur ingerencat e administratorit per te mbeshtetur mendimin tend subjektiv.
    Kjo pos tjerash qendron ne kundershtim me gjithe parimet demokratike te asaj Evrope te enderruar edhe nga vetja jote sepse diktature e njemendesise komuniste u shemb pikerisht per kete shkak, qe te mund te realizohet Bashkimi Evropian. Si thua ti?
    bashkohem plotesisht.

    Nuk arrija ta kuptoj se si politikanet shqiptare nuk reagojne fare ndaj ketyre deklaratave anti-shqiptare , nje shtet qe pretendon se shqiperia e jugut apo "vorio epiri" i takon grekeve, nje shtet harixhinjsh me te cilin kemi qene gjithmone ne lufte, dhe politikanet tane te shitur nuk bejne ze.

    Ku qenkan keto minoritetet greke ne shqiperi?
    sa greke ka ne shqiperi?
    nese ka le te identifikohen e le tu jepet nje shkolle greke,
    po qe kur u be himara minoritet grek?
    kaq thelle paskan depertuar greket?

    Ne nuk kemi nevoje per shkolla greke.
    Aq me teper qe greket kane qene dhe jane armiq te betuar te shqiperise.
    Kush ka guximin dhe pafytyresine te thoje se qellimet e fqinjit tone jane te mira, ose eshte aq budalla e naiv, ose nuk eshte shqiptar, mbase nje shqiptar i shitur.

  6. #86
    ervisi_ath Maska e ervisi_ath
    Anëtarësuar
    01-10-2006
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    27
    jam plotesisht dakort me S. Godon. eri ath
    the love is love, but not you

  7. #87
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Eureka .

    E gjeta letren ne fjale, derguar Shekullit:


    “Nuk godasim problemin, por i biem rrotull”

    Frida, Greqi

    Unë që shkruaj jam gazetare te “Emigranti” në Greqi për emigrantet: Dihet se Greqia ka shume shqiptare dhe një shkolle shqipe në Greqi do të ishte një dhuratë për femijet tanë, por në akoma se kemi kuptuar kete. Pas shume diskutimeve ketu në Greqi rreth një shkolle greke, e cila ka shume shqiptare vendosen të hapin disa ore në jave në gjuhen shqipe dhe në prinderit u gezuam shume, se kjo do ndihmonte femijet tanë, mesuesja ishtë një mesuese që kishte mbaruar në Shqipëri dhe punonte në Greqi.

    Isha e para që çova çunin dhe çuni im mezi e priste, kur nuk kaluan disa ditë dhe djali arriti të ankohej. Në fillim mendova, që ishte e lodhshme për të, pasi është i ngarkuar me anglisht, greqisht e shqip. Pas disa ditesh me tha se nuk donte të shkonte me, pyeta për arsyen. Përgjigjja e tij ishte se mesuesja është shume e keqe dhe e qëllon. Pyeta dhe shoqen time se ç’ndodhte me djalin e saj dhe ajo me tha të njëjten gje. Një ditë shkova vetë dhe pashe një nënë që me zor e çonte vajzen e saj në shqip, e pyes çfare ndodh dhe nuk do që të shkojë në kurs. Ajo me tha duke qare se mesuesja me qëllon shpesh, pasi nuk shkruaj mire dhe leviz. Filloi shkolla me 200 nxenës dhe përfundoi me 5, nuk e di a funksionon me tani.

    Një gje të tille u tha në ambasade, por si gjithmonë, ra në vesh të shurdhet dhe në si prinder në vend të nderronim mesuesen, hoqëm femijet e i rame shkurt. Keta jemi ne, nuk godasim problemin atje ku duhet, por i biem rreth e rreth dhe problemet nuk kanë të mbaruar. Fatkeqësisht do të duhen shume punë nga të gjithe për të kuptuar ketë gje, nuk duhet vetem të shohesh gjendjen, por edhe të veprosh, le të shpresojmë se e ardhmja nuk do ketë të tilla probleme.
    Kjo Frida prej Gerqie sa mire i paska pasur deshmitaret ( jo nje po tre), e paska bere denoncimin ne gazete....ne ambasade ....dhe askush nuk ja kishte vene veshin.....Ndoshta ngaqe nuk beri denoncimin tek PROKURORI I TE MITURVE!...Zonja po te kishte fakte e deshmitare, pse duhet te shkonte tek gazeta ne fillim ( kur dihet se gazeta nuk ka asnje funksion juridik) dhe perse ta bente denoncimin ne ambasade ( kur dihet se ambasada nuk ka juridisksion ne Athine)? Perse nuk denoncoi kjo mesuesen tek Prokurori i te Miturve ( eisagjeleas anilikon) apo ne Ministrine e Arsimit ( e cila eshte kompetente per shkollen)? Apo eshte teper i ditur per te shkruar mbrockulla ne gazete e teper injorante per te njohur ligjet e vendit ku jeton?

    Kete pyetje kisha une, po pati mundesi Frida pi Gerqie te na pergjigjet!

  8. #88
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pas disa ditesh me tha se nuk donte të shkonte me, pyeta për arsyen. Përgjigjja e tij ishte se mesuesja është shume e keqe dhe e qëllon.
    Ata njerës që i thonë vetes mësues e bëjnë ashtu duhet të vriten, të viren në litar para popullit.
    E di kur kam qenë i vogël na godisnin me vizore në thonjë.Arsimtarë sadistë psikopatë.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ore milet..

    nuku foli per grek godua ne korce..
    le se cthote gsh- e bollin malltezes.. ose gazeta rezerve e zp-se.. ose fletushka e e mafies..qe ja ndryshon muhabetin njerzve sipas direktivave te ruc edvin dokle ramiz mejdanit..
    godua plak vate ne korce ti thote korcareve..

    do qendrojme ne nje llogore me berishen.. apo jo..

    duhet te qendrojme patjater me berishen.. ..tha plaku godo..
    pik..

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e 007uk
    Anëtarësuar
    20-08-2006
    Vendndodhja
    planet earth
    Postime
    94
    Me thane te drejten e urrej politiken..por per temen qe eshte ne fjale..do te doja te thoja, hallall godos..per ato deklerata qe jep.
    Sikur te ishin te gjithe politikanet shqiptare,si z.godi...shqiperia nuk do te ishte sot, ne kete gjendje qe eshte.

Faqja 9 prej 12 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. ENIGMA - Robert d'Angély
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-06-2012, 14:35
  2. Si të merremi me Islamin dhe Muslimanët
    Nga Dritë në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-03-2009, 04:14
  3. Që të merremi vesh më mirë
    Nga Jeans-boy në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 11:06
  4. Greqishtja e ka prejardhjen nga Shqipja
    Nga KinG_MousE në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 23-03-2003, 19:16
  5. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 19:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •