Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 112
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Godo: Nuk na duhet greqishtja të merremi vesh me botën

    Reagon shkrimtari pas deklaratës së ambasadorit grek në Tiranë


    Godo kundër hapjes së shkollave greke

    “S’na duhet greqishtja të merremi vesh me botën”


    artemida Çollaku
    a.collaku@gazetashqiptare.com

    Presidenti i Nderit i Asamblesë së Republikanëve, Sabri Godo ka replikuar nga Korça për deklaratën e bërë nga Ambasadori grek për hapjen e shkollave greke edhe në qytetin e Korçës. “Ambasadori grek kërkoi që të hapet shkolla greke në Korçë. Ne nuk na duhet greqishtja që të merremi vesh me botën”, - u shpreh shkrimtari i njohur, Sabri Godo gjatë një forumi republikan të zhvilluar në qytetin e Korçës. Në konsideratën e republikanit Godo, gjuha greke nuk ka vlera dhe nuk i vjen në ndihmë popullit shqiptar në rrugën që ai ka nisur për integrimin në Bashkimin Evropian. “Greqishtja na duhet që të merremi vesh me grekët. Për të komunikuar me botën, na duhet të mësojmë anglishten”, - shprehet Godo.
    Ndërhyrje?!
    Shkrimtari i njohur duket se e ka shikuar si një ndërhyrje në punët e shtetit shqiptar deklaratën e bërë nga Ambasadori grek, për hapjen e shkollave në gjuhën greke edhe në zona ku nuk ka popullsi minoriteti. “Ne e dimë vetë se ç’shkolla na duhen, dhe çfarë gjuhe të huaj të mësojmë. Nuk është ambasadori ai që do të na mësojë se ç’të bëjmë me shkollat e ç’të mësojmë”, - nënvizoi republikani Godo gjatë fjalës së tij. Ai ka bërë të ditur se në qarkun e Korçës nuk ka pasur asnjëherë minoritet grek dhe grekfolës. Sipas tij, nisur nga një situatë e tillë, Ambasadori grek nuk ka asnjë arsye për të kërkuar hapjen e një shkolle ku të mësohet gjuha greke. “Në të tilla zona, Ambasadori grek s’ka ç’kërkon një shkollë greke”, - tha Godo.
    Konfliktet
    Nuk është hera e parë që kërkesat për hapjen e shkollave në gjuhen greke kanë sjellë reagime të forta nga politikanët shqiptarë. Për një periudhë, të gjatë në media u ngrit shqetësimi për hapjen e një shkolle pa leje në Himarë. Në Ministrinë e Arsimit ishte depozituar një kërkesë që në programin mësimor të një shkolle që do të hapej në Himarë, të ishte edhe gjuha greke. Dosja e paraqitur nga shoqata për hapjen e shkollës bazë ( 9-vjeçare) u shqyrtua nga Komisioni i Vlerësimit të Kërkesave për Licencim të Institucioneve Arsimore Private në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Por ende pa marrë një vendim ministria, shkolla në Himarë u hap. Sipas zv/ministrit të Integrimit, Albert Gajo, “në kushtet e integrimit nuk shoh ndonjë të keqe që fëmijët të dinë disa gjuhë dhe t’i përdorin më pas. Ata do të kenë nevojë t’i përdorin ato dhe Evropa e Bashkuar nënkupton ndër të tjera kompletimin e diturisë për të përballuar këtë bashkim”.
    Deklarata
    Dy ditë pasi kishte marrë detyrën si ministër i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj deklaroi se hapja e shkollave greke në vendin tonë ishte një çështje që po shikohej me shumë kujdes nga kjo qeveri. “Kam vetëm disa ditë në këtë detyrë, por do të studiojmë çështjen e shkollës në Himarë, por jo vetëm për Himarën, por do të studiojmë në mënyrë të përgjithshme çështjen e arsimit dhe shkollave të minoritetit grek, në mënyrë që të mbulohen boshllëqet dhe të hapen atje ku nuk ekzistojnë”, - tha ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj në një intervistë në agjencinë e lajmeve shtetërore greke “ANA”.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    A mundet ta shpjegosh kete fjali PRI-LTN ? Pse cfare eshte greqia keshtu qe duhet tja kemi ne shqiptaret friken ? Mire atje por dhe ne tok'th'one duhet t'ja kemi friken aziatikeve ?
    Jo, Sabri Godo mire beri qe foli, dhe un shpresoj qe ne te ardhmen dhe figura te tjera te ngrejne zerin ndaj mesjetareve te jugut. Sado pak te mira duken punet, shqiptaret jane nje popull qe kane resurse te pafundme, dhe heret a vone do dalin nga ky qorrsokak historik. Prandja dhe greqia mundohet te hapi shkolla e budalleqe te tjera.
    Nga ana tjeter deklarata e Godos nuk me duket as "nacionaliste", as "fashiste" as e "nacionalizmit te rrugeve" sic deklaron koka e forumit ketu kur degjohen deklarata te tilla etj etj, por eshte megjithmend nje e vertete per te ardhmen tone. As nuk na duhet fare Greqishtja, ne na duhet Anglishtja. Greqishtja i duhet atyre diplomateve e historianeve qe do merren e do ballafaqohen neper konferenca, por qytetarit te thjeshte as nuk i hyn ne xhep fare nje gjuhe e nje populli qe GDP-ne e ka me pak se rrajoni i Lombardise, ne mos shume me pak. Pra deklarata e Godos eshte nje pergjigje shume e mire qe i behet politikes se varreve dhe traplleqeve te tjera shen kozmaike qe ben greqia sot. Pergjigja e Godos eshte nje pergjigje per te ardhmen tone dhe drejtimin tone, dhe ai drejtim nuk shkon nepermes Greqise, por direkt nepermjet dyshes Amerike-Angli. Me keto kemi pune ne te ardhmen.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    671
    Cyclotomic, fjalia ime kishte te bente me pyetjen qe beri Babtisti dhe i referohej zv/ministrit te arsimit Albert Gajo i cili kishte bere kete deklarate:
    në kushtet e integrimit nuk shoh ndonjë të keqe që fëmijët të dinë disa gjuhë dhe t’i përdorin më pas. Ata do të kenë nevojë t’i përdorin ato dhe Evropa e Bashkuar nënkupton ndër të tjera kompletimin e diturisë për të përballuar këtë bashkim
    Per Sabri Godon kam shume respekt dhe me vjen shume mire qe ka bere nje deklarate te tille. Si z. Godo duhet te shprehen dhe politikane e tjere qe jane dhe me aktive ne politike se z. Godo. Une edhe ti nuk kemi perse te kemi frike nga greqia, por politikanet tane kane frike sepse ajo ka ne dore pjesen me te madhe te ekonomise se vendit.

  4. #4
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Me këtë qeveri shterpë, nuk do jetë çudi që dhe fëmijët në Vermosh të na kenë shkollë greke. Çfarë ndryshimi ka Korça nga Vermoshi... në Shqipëri nuk janë që të dyja??!!

  5. #5
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Z.Sabri Godos i takon nje respekt shume i madh.Bravo i qofte se ngriti zerin dhe tha nje te vertete qe politikane te tjere nuk kane guximin ta thone.
    Gjithe populli shqiptar merzitet me deklaratat e sharlateneve grek qe ore pas ore, shfaqin pretendime,kerkesa dhe ne shtyp flasin me agresivitet ngaj nesh,duke thene se gjoja shkelim minoritaret. Qeveria duhet te shprehi dhe te veproj vullnetin e popullit,ky eshte nje detyrim baze i kushtetutes.Pse politikanet tane nuk reagojne me kunder kerkesave te shovinisteve grek,ketyre fashisteve te shekullit te 21.

    Duhet keto deklarata te behen nga goja e qeverise dhe te kerkojne llogari per qellimet qe thuhen.
    Nuk do bejme te miret gjithmone dhe te harrojme interesat tona vetjake.
    Keto shpifje te pafundme te grekerve duhet te marin fund dhe duhet kthyer pergjigje e prere dhe burrerore.Ky eshte evropianizimi.Korektesia dhe mbojtja e e popullit,jo shperberja dhe lejimi i grekerve te fusin thika mes popullit.
    Sabri Godo meriton nje nderim per kete deklarate dhe te gjithe shqiptaret duhet ta respektojne.
    Vendi jone ka nevoje per politikane te tille qe flasin ne interes te popullit shqipetar !
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22
    Cyclotomic, fjalia ime kishte te bente me pyetjen qe beri Babtisti dhe i referohej zv/ministrit te arsimit Albert Gajo i cili kishte bere kete deklarate:
    Albert Gajo ka folur ashtu sic i ka hije te flasi nje burri me mend, qe nuk kerkon te ngreje murre ndares midis popujve fqinje por ura komunikimi. Hapja e shkollave greke ne Shqiperi dhe hapja e shkollave shqipe ne Greqi eshte nje investim kolosal per nje te ardhme me te mire ne harmoni e paqe midis dy popujve. Ata qe kane nje problem me kete jane ata qe une i quaj "nacionaliste te rruges" ne Shqiperi e Greqi qe nuk duan te leshojne llogoren e tyre te shekullit te kaluar, edhe pse jetojne ne mijevjecarin e trete.

    Godo duhet te shkoje e tu predikoje keto fjale atyre 600 000 shqiptareve qe punojne e jetojne ne Greqi, qe u duhet te mesojne greqisht per tu integruar ne jeten e shoqerise greke.

    Albo

  7. #7
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Godo duhet te shkoje e tu predikoje keto fjale atyre 600 000 shqiptareve qe punojne e jetojne ne Greqi, qe u duhet te mesojne greqisht per tu integruar ne jeten e shoqerise greke.

    Albo




    a ka mundsi te ma shpjegoje kush ca dmth ky paragrafi i mesiperm

    mos dmth qe shqiperia duhet te sherbeje si territor trajnimi per refugjatet e ardhshem shqiptare qe do shkojne ne greqi...apo dmth qe ne shqiperi duhet te hapen shkolla ne gjuhet e cdo vendi ku kemi refugjate?

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    "ata qe debatojne hapjen e shkollave greke ne shqiperi dhe qellimin e hapjes se tyre si shenje e miqesise mes dy popujve UNE I QUAJ NACIONALISTE TE RRUGEVE"

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    tani mund te grindemi edhe me sllavet per punen e kosoves...nqs i ngel hatri sllaveve, kur te mbyllet muhabeti mund te hapim ca shkolla sllave ne shqiperi qe te pajtohemi

    ata qe do kundershtojne UNE I QUAJ NACIONALISTE TE RRUGEVE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Albo
    Me kujtohet reagimi yt ME VEND ne temen `zyrtarizimi i gjuhes turke ne Kosove`.Pra,ishe kunder ,cka pajtohesha me ty ne cdo pike e presje.Mirepo,tashti rri prap drejt,fol drejt e me thuej se nuk mendon se ky tranzicion nuk te duket sikur deja vue,flas per zyrtarizimin e gjuheve te minoriteteve ...
    Pra,njeher hapja e shkollave...mandej zyrtarizimi i gjuhes greke ne Shqiperi...e keshtu me radhe e keshtu me radhe...

    Nese mendon ti, se hapja e shkollave GREKE qenka investim kolosal per nje te ardhme me te mire,ateher vertet po me bene me kuptue se ke mendime konfjuze edhe me vetvehten.

    Shume kjarte shprehet Godoja,edhe shume me vend:

    Në konsideratën e republikanit Godo, gjuha greke nuk ka vlera dhe nuk i vjen në ndihmë popullit shqiptar në rrugën që ai ka nisur për integrimin në Bashkimin Evropian. “Greqishtja na duhet që të merremi vesh me grekët. Për të komunikuar me botën, na duhet të mësojmë anglishten”


    ps.Ka ndegjue kush se n`Greqi eshte hape ndonje shkolle ne gjuhen shqipe?
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. ENIGMA - Robert d'Angély
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-06-2012, 14:35
  2. Si të merremi me Islamin dhe Muslimanët
    Nga Dritë në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-03-2009, 04:14
  3. Që të merremi vesh më mirë
    Nga Jeans-boy në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 11:06
  4. Greqishtja e ka prejardhjen nga Shqipja
    Nga KinG_MousE në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 23-03-2003, 19:16
  5. Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 19:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •