Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 47 prej 47
  1. #41
    ...koka e falur nuk pritet ...
    Ketu nuk eshte problemi per te falur koka, sepse vetem jane falur "koka", por fajesine nuk e ka marre ende askush persiper. Kjo rendon ne ndergjegjen e vendit, e do te kete efektet e veta deri sa te gjidhet drejt.

    Trashigimtaret e punisteve, te pakten si parti politike, nuk kane kerkuar e nuk kande ndermend te kerkojne falje, por e shmangin ate duke i "denuar" e faturuar partise "nene" punisto-komuniste, thua se ata i perkasin nje planeti tjeter. Kur social-punisteve u erdhi ngushte, ata u shprehen deri per thyerje kockash.

    Kjo pune u nis ters qysh ne fillim me parrullat coroditese per interesa elektorale si "bashkefajtore/bashkevuejtes" e te tjera si keto, u denigrua ne hapje/mbyllje dosjesh, qe njekohesisht u kalua ne perdorim te partive ne pushtet reciprokisht per ta perdorur si 'shpata e Damokleut " ndaj kundershtareve te cfardo lloji.

    Edhe ceshtja e dosjeve eshte dicka qe publikisht hapet ose mbyllet ne prag fushatash elektorale. Me to merren njerez te te gjitha sferave, por nuk ka nje perpjekje te organizuar, te drejtuar - mbase mjaftohen me vepren e komisionit Bezhani, i cili sado pune te mire te kete bere, eshte vetem nje pjese e vogel dhe e parendesishme e problemit te nderlikuar e aq te pergjegjeshem, i cili nuk mund te konsumohet me nje rezolute Kuvendi, e cila i ngjan me shume nje sfumimi propagandistik, por nuk i jep zgjidhje problemit ashtu sic ngjau e vijon te ngjase me pronat e pronaret e ligjshem.

  2. #42
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga FENIXI
    Kadareja kerkon te hapen dosjet?!
    po ai ku do futet pastaj?
    Edhe ti me duket se ke te drejte

  3. #43
    Metropol, 18 Dhjetor 2006

    Dosjet dhe zgjedhjet vendore: Pse është harruar hapja e dosjeve të ish-sigurimit

    Deputetët të të gjithë krahëve politike mbajnë qëndrim pro hapjes së dosjeve tët ish sigurimit të shtetit. Megjithatë kjo çështje, që prek të gjithë shqiptarët, është lënë në dorë të dytë, për shkak të debateve që kanë nisur për zgjedhjet elektorale. Por shtyrja e kësaj çështjeje do të thotë dhe një tjetër shans, që ish bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit të rimbajnë pushtetin vendor. Pasi kandidatët nuk kanë pse të tregojnë nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë me sigurimin. Por edhe nëse kanë një dosje, ata do të jenë në detyrë dhe pasi të jenë zgjedhur. E nëse do të kenë nj shans dosja e tyre do të mbetet e fshehur, ndërsa ata do të përfitojnë si nga sistemi aktual ashtu dhe nga sistemi diktatorial. Madje duke qëndruar në drejtim të vendit duke mbajtur mbi shpinë mëkatet e komunizmit.

    Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë:

    -shpreh bindjen se njohja dhe denoncimi i krimeve të diktaturës komuniste i shërben shmangies së përsëritjes së krimeve të ngjashme në të ardhmen;

    -dënon fuqimisht dhunimin masiv të të drejtave të njeriut të kryer nga regjimi totalitar komunist i Enver Hoxhës dhe klikës së tij;

    -dënon diktatorin Enver Hoxha si ideatorin dhe ekzekutuesin e sistemit më të egër diktatorial komunist në Evropën Lindore;

    -kërkon rishikimin e datave simbol të sistemit komunist, si dhe heqjen e këtyre datave nga protokollet zyrtare shtetërore;

    -kërkon bërjen publike të të gjitha dokumenteve që dëshmojnë krimet e regjimit komunist, përfshirë edhe dosjet e krijuara në ish-institucionet e përndjekjes politike;

    -kërkon hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës publike qendrore e vendore, si dhe të mediave kombëtare audio-vizive apo të shkruara;

    - fton partitë komuniste dhe postkomuniste në Shqipëri, të distancohen qartësisht nga krimet e kryera nga regjimi komunist dhe nga diktatori Enver Hoxha;

    -vlerëson se viktimat e krimeve të regjimit totalitar komunist, si dhe familjet e tyre, meritojnë respekt dhe mirëkuptim për vuajtjet e tyre;

    -fton institucionet shtetërore të përmbushin të gjitha detyrimet ligjore lidhur me statusin e të përndjekurve politikë për integrimin, arsimimin, punësimin, strehimin dhe dëmshpërblimin e tyre në një kohë sa më të shpejtë, si dhe akordimin e një fondi për gjetjen e të zhdukurve dhe të vrarëve me apo pa gjyq për arsye politike.

    -nxit fillimin e një fushate kombëtare për ndërgjegjësimin rreth krimeve të kryera në emër të ideologjisë komuniste, duke përfshirë rishikimin e librave shkollorë, shpalljen e një dite kombëtare për përkujtimin e viktimave të komunizmit, hapjen e muzeve, përfshirë edhe kthimin në muze të burgjeve të tmerrshme politike, si dhe ngritjen e memorialeve në nderim të shqiptarëve që u vranë për kundërvënien ndaj regjimit to

    Petro Koçi

    Mazhoranca është e prirur për një draft të tipit genocid

    Personalisht mendoj se mazhoranca është e prirur për të menduar dhe vepruar se si mund të hartojë, formulojë një projektligj, ose ligj të ngjashëm me atë të tipit të genocidit të mëparshëm. Një gjë të tillë e kanë bërë dhe në të kaluarën dhe kjo është bërë me qëllim për të penguar liri të caktuara për kundërsharët politikë në mënyrë që kjo të jetë një pengesë për të kandiduar në zgjedhjet. Siç e thashë dhe më sipër në rastet kur bëhet fjalë për të hapur dosjet e politikanëve që kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit, duket qartë se mazhoranca nuk ka vullnet për të bërë një gjë të tillë. Sa i përket projektligjit, kemi qenë ne të parët që pas hapjes së debatit kemi depozituar në parlament. Meqë ne morëm një nismë konkrete, pas debatit edhe ata, për të pasur një diçka të tyren, kanë dërguar më pas një projektligj të tyrin. Në shumë raste ata kanë vepruar në të njëjtën mënyrën, pas iniciativave tona kanë paraqitur nisma për të njëjtat çështje, për të thënë se kanë marrë iniciativa për zgjidhjen e kësaj apo asaj çështjeje. Kjo ka ngjarë dhe në rastin e Komisionit Hetimor Parlamentar për pasuritë e kryeministrit, ku pasi ne paraqitëm kërkesën, edhe deputetët e mazhorancës morën një nismë të ngjashme, duke kërkuar dhe ata ngirjten e një Komisionit Hetimor por me një subjekt tjetër.

    Unë e kam thënë dhe më parë gjatë debatit për këtë çështje dhe e përsëris. Personalisht mendoj se duhet të hapen dosjet e politikanëve bashkëpunëtorë të ish-sigurimi të shtetit. Një gjë e tillë është një dosmodoshmëri për të pastruar skenën, ose më mirë të themi klasën politike. Kjo duhet parë dhe në këndvështrimin tjetër që hapja e dosjeve të politikanëve ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit do t’i jepte fund atij shantazhi abuziv që mund të bëhet me qëllime të ngushta. Ndaj dhe Kuvendi duhet të kalojë për miratim inisiativën që ka paraqitur opozita për këtë çështje, për të cilën e theksoj se është e domosdoshme.

    Nard Ndoka

    Spiunët në kuvend mund ta shtyjnë, por në kuvend do të miratohet

    Kalimin e shpejtë të projektligjit sigurisht që nuk e lënë ish-spiunët. Por mund të them se ai do të votohet patjetër. Nuk mund të bllokohet nisja e diskutimeve për këtë çështje, por atë që mund të arrijnë është vetëm të shtyhet, por që në fund projekti do të kalojë për diskutim dhe më pas për miratim. Ka klane apo grupe që duan ta bllokojnë këtë çështje në Kuvend. Kundërshtarët, apo dhe ish-sigurimsat janë si në partitë e opozitës ashtu dhe në të mazhorancës.

    PDK ka bindjen se kjo çështje duhet të realizohet domosdoshmërisht. Ndaj dhe kjo është arsyeja pse PDK në Amendamentet e saj është për ti hapur dosjet për të gjitha nivelet e përfshira në politikë. Madje dhe ata që do të kërkojnë të kandidojnë për pushtetin vendor apo qendror duhet që më parë të deklarojnë nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Ata nuk mund të ndalohet të kandidojnë, por votuesit kanë të drejtën për të qenë të informuar mbi këtë çështje. Dhe do të jenë vetë votuesit që duhet të vendosin më pas nëse duhet votuar apo jo një person që ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Sidoqoftë, hapja e dosjeve do të ndihmojë dhe pastrimin e politikës, pasi duk qenë se gjithçka është e hapur, askush nuk do të ndihet më nën presion se nëse nuk vepron në mënyrën që kërkojnë të tjerët, dosja do të hapet. Por nga ana tjetër parashikohet dhe hapja e dosjeve për punonjësit e administratës shtetërore. Për ta do të ketë një tjetër procedurë, duke i kërkuar dorëheqjen nga detyra. Në rast të kundërt dosja bëhet publike. Në këtë rast do të ketë dhe një vendosje barazie mes ish të dënuarve politik si dhe atyre që kanë punuar për sistemin diktatorial. Megjithatë siç e thash dhe më lart edhe në Kuvend ka klane dhe persona të caktuar që preken në rast se projektligji miratohet. Por në kuvend janë paraqitur tre drafte, ndaj dhe them me bindje se çështja vetëm mund të shtyhet por që do të kalojë për miratim në parlament, pavarësisht interesave dhe kundërshtimeve që mund të vijnë nga klane apo persona të caktuar në Kuvend dhe në politikën shqiptare në tërësi.

    Aleksandër Biberaj

    Vonesat për shkak të ngarkesës në Kuvend, dosjet e para të personave publik

    Në kalendarin e punimeve të Kuvendit është parashikuar kalimi i këtij projektligji brenda këtij viti, por situata aktuale mund të ketë përparësi të tjera, kështu që diskutimi dhe miratimi i këtij projektligji mund të shtyhet për vitin tjetër. Gjithsesi, siç dihet në Kuvend janë dorëzuar tre projekti-ligje ku respektivisht PD, PS dhe PDK kanë paraqitur variantet e tyre. Njoh variantin e PD-së dhe mendoj që është variant i mirë, ndërsa variantet e tjera nuk janë shpërndarë për deputetët. Natyrisht që zgjidhja më e mirë do të ishte një ligj integral që bashkon që të tre projekt-ligjet e paraqitura nga partitë politike, në rast të kundërt maxhoranca do të miratojë varantin e vet. Ndërkohë qe çdo deputet ka kohë dhe hapësirë për të paraqitur amendamente përkatëse.

    Nuk është lënë aspak në heshtje, por axhenda e Kuvendit ka qenë mjaft e ngjeshur dhe këtij projektligji tani i ka ardhur radha. Siç e thashë më lart nëse nuk miratohet brenda këtij viti projektligji do të miratohet në fillim të vitit tjetër.

    Kuptohet që hapja e dosjeve dhe trajtimi i tyre duhet bërë me shumë kujdes, pasi ky është një proces shumë delikat. Me qëllim shmangien e përplasjeve të mundshme, në hapjen e dosjeve duhet të kemi parasysh edhe temperamentin dhe kulturën tonë. Natyrisht që hapja e arkivave dhe dosjeve do të bëhet sipas ligjit që do të miratojë Kuvendi por paraprakisht mendoj se duhet të ketë një klasifikim për nivelet e hapjes së dosjeve. Dosjet nuk kanë përse hapen për të gjithë dhe në hapjen e tyre përparësi në kohë dhe në publikim sipas projketligjit të maxhorancës do të kenë personat publikë ku jan përfshirë politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës publike qendrore e lokale, si dhe të mediave kombëtare audio-vizive dhe atyre të shkruara.

    Neritan Ceka

    Po personalizojnë çështjet, komunizmin e dënua me vdekje

    Shqipëria ka probleme shumë më të mëdha sot, të cilat kanë të bëjnë qoftë me përcaktimin e një perspektive të qartë të zhvillimit ekonomik kulturor, me hapësirat që i duhen krijuar brezit të ri, me krijimin e mundësive të financimit të iniciativave të tyre, pa të cilat nuk mund të behet integrimi në Evropë, pra me përsosjen e demokracisë edhe me krijimin e një figurë tjetër në Shqipëri, të një Shqipërie të stabilizuar qartë. Në fund të fundit e gjitha nuk është asgjë tjetër veçse një zhurmë. Ndërsa ka një mbyllje të dokumenteve të shtetit, hapen dokumente që nxjerrin le të themi probleme fatesh personale, urrejtje personale dhe çështje që mund të shtrihen në familje shoqërie e kështu me radhë. Ata që lançojnë fushata të tilla janë njerëz me komplekse ose nga e kaluara ish-komuniste ose anti ish-komuniste dhe si të tillë e kanë personalizuar problemin. Si një njeri i cili e ka luftuar komunizmin në kohën e vet, e kam dënuar atë me vdekje bashkë me studentët e mi por edhe me shokët e mi të saj kohe mes të cilëve kishte dhe ish-komunistë si Berisha dhe të tjerë mendoj se kjo luftë është mbyllur në atë kohë, në periudhën 1990-1992, të paktën nga pikëpamja morale. U dënua me vdekje komunizmi. Gjithashtu mendoj se ka pasur në ligj, i cili ka shërbyer për largimin nga politika ose nga postet e larta shtetërore të ish-agjentëve të sigurimit të shtetit ose funksionarëve të komunizmit. Kështu që besoj se është një çështje e mbyllur, e cila duhet lënë prapa. Shqipëria ka kohën për të parë përpara qoftë drejt Evropës por dhe për problemet e saj të përditshme. Unë mendoj që debati duhet mbyllur, për arsyen e thjeshtë që këtu nuk ka dhënë hesap përpara popullit ato 100 mijë komunistë që ndërtuan diktaturën. Në momentin që ata nuk kanë kërkuar falje, jo Partia Socialiste, sepse komunistët janë shpërndarë gjithandej në të gjitha partitë ose janë jashtë partive, çdo përpjekje për ta kthyer atë në një armë politike kundër një partie nuk është gjë tjetër veçse një alibi.

    Leonard Solis

    Ata që bërtasin më shumë janë spiunët, por kanë marrë garanci se dosjet s´hapen

    Çështja e hapjes së dosjeve është paksa e komplikuar, pasi asnjë nga partitë që bërtet më të madhe mbi domosdoshmërinë e hapjes së tyre, nuk do. Politikanët që kanë kërkuar hapjen e dosjeve realisht i tremben hapjes së tyre. Pra mendoj se ky është debat më shumë politik se sa real. Pasi nuk do të ishte e nevojshme që të kalohej në debate, por do ishin hedhur në veprim. Mendoj që do të ishte shumë mirë hapja e tyre, në kuadër të transparencës së përfaqësuesve të ndryshëm politikë. Por, realisht mendoj se kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë. Madje, po të vëresh me kujdes, ata që bërtasin më shumë për hapjen e dosjeve, ata janë spiunët, që kanë marrë garancinë se dosjet nuk do të hapen asnjëherë. Pra përfundimisht asnjë nuk është dakord që dosjet të hapen. Madje edhe Partia Demokratike që e hapi së fundmi debatin për këtë çështje, kishte mundësi që t’i hapte ato përsa kohë që ishte në pushtet para 1996-ës, dhe nuk e bëri një hap të tillë.

    Mendoj se asnjë nuk e ka seriozisht nismën dhe këmbënguljen për të hapur dosjet. Kjo çështje ashtu si edhe shumë debate politike, lindin në kohën kur nuk kanë se me çfarë të merren partitë politike. Është njësoj si puna e medias, që në fundjavë, kur nuk ka lajme dite gërmon dhe hap debat për çështje të tilla. Çështja e hapjes së dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit për momentin, që pretendohet se mund të kalonin në parlament, është një çështje dytësore, pasi akualisht politika është mbërthyer në debatin për çështjen e zgjedhjeve. Dhe sa herë që të ketë çështje të debatueshme, kjo çështje do të jetë dytësore, gomë rezervë. Por nga ana tjeter kampi i të majtëve është entuziast për hapjen e dosjeve, pasi në kohën e kominizmit ishte e ndaluar të bëheshe spiun. Ndaj dhe në Kuvend mbajnë një qëndrim pro.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Duhet te dini dicka , shume perflitet per hapjen e dosjeve por e keqja me e madhe e jona vjen nga ata politikane qe kane qene bashkepunetore te sherbimeve te huaja sekrete e jo nga ata qe kane qene bashkepunetore te sigurimit te shtetit , hapja e dosjeve te ketyre te fundit eshte vetem nje menyre per ti diskretituar ose per ti pasur peng ne lojrat e felliqura qe bejne politikanet tane . Nje pjese e mire e atyre qe na udheheqin jane prej kohesh ne sherbim te interesave te agjensive te zbulimit serbe , greke , ruse , franceze etj . Ata persona qe kane pak dijeni per menyrat ose taktikat e sherbimeve sekrete mund te me kuptojne fare mire . Mjafton te pyesni veten o njerez si ka mundesi qe ne keto 15 vjet jane te njejtet fytyra njerezish qe mbajne freret e pushtetit , vetem ndryshojne me periudha kohe , a nuk dine keta politikane te udheheqin ? Mendoj se dine te punojne per te miren e shqiperise por thjesht kane kohe qe jane vene ne sherbim te dikujt tjeter , kush per interesa personale dhe kush tjeter i detyruar mbase . Sa here qe behet fjale per statusin e Kosoves , ne Shqiperi do te ndodhin trazira politike . Sali Berisha , Fatos Nano ky tumor qe po ha nga pak perdite Shqiperine kjo e keqe qe ska fund , a do vije dita qe keta plehra te zhduken njehere e pergjithmone nga pamja dhe nga kujtesa jone ? T e jeni te bindur qe dhe nese keta persona do te deshironin te largoheshin nga skena politike shqiptare , dikush tjeter do ti detyronte te rrinin .

  5. #45
    Plus asaj qe thua ti Kleos, dhe qe eshte e vertete si drita e diellit, duhet thene se edhe ato dosjet e perbrendshme jane ne funksion e perdorim te sherbimeve te huaja sekrete, prej nga luhen filmat jo vetem me marionetat si sala, fatosi, milo, imam e les, por edhe me ate pjese qe "i ka zane rrota bishtin" prej dosjeve te sigurimit.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e xhypkuderjanit
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Vendndodhja
    mal te dejes komshi me ariun
    Postime
    11
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Polemika Milo-Kadare : “ATDHEU ËSHTË PRONË E ATYRE QË NUK E BRAKTISIN NË DITË TË KËQIA”




    Polemika Milo-Kadare / Historiani i përgjigjet akuzave për lidhjet me komunizmin

    Milo: Kadare, kërkoju falje Janullës dhe djalit të saj, Renato Rapi

    “ATDHEU ËSHTË PRONË E ATYRE QË NUK E BRAKTISIN NË DITË TË KËQIA”

    Shkruan: Paskal Milo

    Brenda një harku të shkurtër kohor, Ismail Kadare me një mungesë të theksuar etike, për kulturën dhe moshën e tij, është përpjekur të fyejë një numër personalitetesh të shkencës, të historisë e të politikës shqiptare. E kam fjalën për akademikët Kristo Frashëri dhe Rexhep Qosja, për prof.dr. Pëllumb Xhufi e shkrimtarin e ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë, Z. Besnik Mustafaj. Mllefit të tij të njohur karakteropatik tani së fundi dhe në mënyrë publike e të hapur, nuk i shpëtova as edhe unë.

    Pyetja që unë kam shtruar është se përse ky njeri i letrave, shkrimtar me emër ka nisur një ofensivë të tillë shpifëse dhe ka hapur kaq “fronte lufte” kundër të tjerëve? Pse po përforcon namin e përhapur që shumë vite më parë se është një sherrxhi që zihet edhe me këmishën e vet? Unë mendoj se Ismail Kadare është në një krizë personale e morale. Ai ishte mësuar në periudhën e komunizmit të ishte në qendër të vëmendjes, i përkedhelur, i rrethuar jo pa të drejtë edhe me nderime. Ai ishte anëtar i Partisë së Punës, deputet, nënkryetar i Frontit Demokratik të Shqipërisë, me një fjalë pjesëtar i nomenklaturës komuniste. Vepra e tij më e mirë letrare dhe që i dha emër dhe famë u prodhua pikërisht në këtë kohë, e nën atë regjim. Pasi braktisi vendin në vitin 1990, atje ku shkoi për një farë periudhe nuk e ndjeu boshllëkun, por shumë shpejt u pa se nuk mund të shkruante letërsi të madhe, konkurruese në një mjedis që kishte shije e kërkesa të larta për letërsinë bashkëkohore. Për rrjedhojë, në mënyre graduale filloi të largohej nga letërsia e mirëfilltë e të shkruante më tepër ese ose sprova siç ka qejf vetë Kadareja t’a thotë. Por kjo nuk mund t’i siguronte më atij atë kujdes e ato ndere që tregohej e bëheshin kur ai shkonte në Paris nga Shqipëria komuniste ose kur e braktisi atë. Atëherë e gjeti të udhës e më të lehtë që të bëhej gjykatësi suprem i politikës dhe i politikanëve shqiptarë duke prerë djathtas e majtas, u përpoq, herë mirë e herë keq, të bëhej referenca ekskluzive e nacionalizmit shqiptar dhe të ndërtonte njëfilozofi bashkëkohore të tij me sfond evropian ku ai të mbetej përsëri në qendër. Egocentrizmi është thelbi i qenies së tij. Ai ka filluar të rrënojë emrin që ndërtoi me talentin e tij letrar sepse nuk kontrollon pasionet e verbëra që e shtyjnë kundër gjithçkaje apo të gjithë atyre që mendon se i bëjnë hije për të qenë ai dhe vetëm ai i pari në letërsi, në histori, në politikë, në etnologji apo sociologji. Ky është thelbi i krizës së tij

    ***

    Nga pikëpamja intelektuale, jam i zhgënjyer nga replika e Zotit Kadare. U ngjante pothuajse atyre zhgarravinave që janë botuar e botohen me bollëk kundër meje e kolegëve të tjerë të së majtës në gazetën e mikut të tij “55”. E ka shkruar me nervozizëm, ka anashkaluar argumenta, pa fakte dhe nuk u ka dhënë përgjigje çështjeve që unë vetëm se i përsëritja, se ato i dinë e i njohin një shumicë shqiptarësh. Po e përsëris dhe një herë se Kadare po bën gabime të rënda në fushën e historisë. Këshilla ime miqësore do të ishte: Rrini në letërsi, aty ku jeni shquar e lexoheni, mos u ngatërroni në histori se nuk është fusha juaj e studimeve. Mos diskutoni çfarë duhet e si duhet t’a bëjnë historianët punën e tyre dhe nuk jeni ju as dhe ndonjë pasues i juaj që do të vlerësoni historianët dhe nivelin e tyre. Të paktën, Kadare duhej të kishte dëgjuar akademikun e nderuar, enciklopedinë e gjallë të historisë, Kristo Frashëri, që i dha mësime elementare historiografike e sidomos, një nga parimet bazë të historiografisë si shkencë, raportin midis faktit historik dhe interpretimit të tij. Asnjë fakt historik, i mirë apo i keq, nuk mund të fshihet, të çbëhet, të varroset apo të harrohet. Liria në interpretimin e tij, shumëllojshmëria e këndvështrimeve në gjykimin e tij ka qenë në shekuj dhe mbetet a.b.c-ja e historiografisë, larmia dhe bukuria e saj. Përpjekja e Kadaresë për të më hedhur mua përgjegjësinë e Enver Hoxhës për marrëdhëniet e tij me Titon në vitin 1947 është foshnjarake. Eshtë një ngjarje që ka ndodhur dy vjet para se unë të shihja dritën e kësaj bote dhe është njësoj sikur të akuzohej Kadare që ka lindur në mesin e viteve 30 për marrëveshjen e Mbretit Zog me Pashiçin e Jugosllavisë në vitin 1924! Jam gati t’i ofroj Z. Kadare dokumente historike vendase e të huaja për t’a ndriçuar drejt në interpretimin e ngjarjeve historike që kanë qenë e mbeten objekt i studimeve të mia.

    ***

    Varfëria e argumenteve në replikën e Kadaresë është aq e dukshme sa në ndonjë rast tjetër analog nuk do të kisha qëndruar të përgjigjesha. Por meqë ai është një autoritet në letra dhe për respekt të së vërtetës historike po i them edhe disa gjëra. I.Kadare e ka patur mik Mehmet Shehun dhe familjen e tij dhe kjo ka qenë puna e tij. Unë nuk e kam takuar asnjëherë dhe po të doja, nuk e kisha atë mundësi. Kadare spekullonte në kohën kur M.Shehu ishte gjallë. Ai vazhdon të spekullojë dhe tani që ai është i vdekur. Letra e vetëvrasjes së M.Shehut është e vërtetuar katërcipërisht që është origjinale dhe këtë duhet t’ia ketë thënë edhe ndonje mik i tij që e ka patur të administruar zyrtarisht. I.Kadare nuk gjen ndonjë argument bindës për të goditur veç përsërit shpifjen më ordinere të nxjerrë nga katakombet e miqve të tij të medias së verdhë se gjoja unë jam njeriu që i shërben familjes Hoxha! Unë do t’a kisha burrërinë dhe ndershmërinë që po qe se do t’a kisha takuar ndonjëherë Enver Hoxhën apo Zonjën Hoxha në atë kohë, nuk do t’a mohoja siç bën oborrtari shkrimtar dhe siç nuk bën Dritëroi popullor. Por për këtë çështje do të flasim më poshtë.

    Kadare në stilin dhe metodën e tij të njohur të ndërrimit të kostumeve sipas stinëve politike, tani që në pushtet ndodhet maxhoranca e djathtë përpiqet që t’a përkëdhelë për ndonjë përfitim të rastit. Ai spekullon në mënyrën më banale kur thotë se jam kundër hapjes së dosjeve dhe se gjoja ky është shkaku i revoltës së tij kundër meje! Kadare, duke qenë larg, në Paris nuk e ndjek nga afër jetën politike dhe median shqiptare. Ai bën sikur nuk e di që unë jam deklaruar për hapjen e dosjeve hapur dhe pa ekuivok, ai nuk e di që si anëtar i delegacionit parlamentar shqiptar në Këshillin e Evropës, unë kam votuar në favor të Rezolutës për dënimin e krimeve të komunizmit. Kadaresë nuk i duhet e vërteta, atij i duhen një numër shpifjesh për të justifikuar një sulm të verbër dhe ku ai “zbulon” në mënyrë halucinante dhe me një imagjinatë të sëmurë se gjoja Milo kërkon të mbrojë “paratë e grabitura të popullit shqiptar të depozituara jashtë shtetit prej kupolës së diktaturës”. Kadareja për fat të keq, me çka thotë, është bërë për t’u mëshiruar!

    ***

    Reagimi i Kadaresë, po e nënvizoj edhe një herë, është një përpjekje e dëshpëruar dhe inatçore për të fshehur të kaluarën e tij komuniste. Por ai nuk mund t’a bëjë këtë me shpenzimet e mia, me emrin dhe dinjitetin tim. Meqë Kadare nuk e di ose bën sikur nuk e di, po i them se unë i përkas, nga familja ime dhe ajo e gruas time, njerëzve që u përndoqën politikisht, se persona të familjeve tona kanë vuajtur në burgjet e komunizmit, se për vite të tëra jemi keqtrajtuar në punë e në jetën publike. Kadare ishte komunist, unë jo, Kadare ishte në qiellin e shtatë komunist kur babai im përjashtohej për herë të dytë nga P.P.SH me motivacionin më të rëndë “Armik i partisë dhe i popullit”. {shih dosjen në Ish-Arkivin Qendror të P.P.Sh-së. Komisioni i Revizionimit, viti 1975} dhe unë largohesha nga Tirana pas një gjyqi poshtërues në kolektivin e “Zërit të Popullit”. Për tetë vjet me rradhë, nuk m’u dha e drejta të shkruaja e të botoja me emër, ndërkohë që hija e dyshimit nga ana e regjimit më shoqëronte kudo që shkoja deri në fund të viteve 80. Nuk është këtu qëllimi që të bëj biografinë time, se në të ka dhe mjaft momente të bukura njerëzore në ato kohë, por për t’a këshilluar edhe njëherë, nëse pranon, Zotin Kadare, që të mos luajë me ndjenjat dhe jetën e njerëzve se ofendon një numër të madh prej tyre që kanë vuajtur, por që e kanë lexuar e respektuar si shkrimtar. Unë gjeta forcë e kurajo që i fala persekutorët e familjes time, ndërsa shkrimtari komunist Kadare asnjëherë nuk gjeti moralin që të paktën të heshtte për bamirësit dhe protektorët e tij. Aq më tepër t’i kërkonte falje Janullës dhe Renatos së gjorë që nuk është një histori e nxjerrë nga “Uzina e ndryshkur e ish-policisë së fshehtë shqiptare” sikurse përpiqet t’a fshehë Kadare, por një sjellje makabre që duhet t’i gryejë ndërgjegjen për tërë jetën.

    ***

    Stalinizmi është varianti më i egër i komunizmit dhe një i përndjekur, jokomunist, si unë nuk mund të bëhet kurrë stalinist. Një komunist që i thote Andre Fontenit, Kryeredaktorit të gazetës më të madhe franceze “Le Monde” në vitin 1984 se për të shkruar romanin “Dimri i Madh”, “u përqëndrova kryesisht te dokumentet dhe stenogramet e takimit të Hrushovit me shokun Enver që i kam riprodhuar pothuajse pa i ndryshuar” dhe që i raportonte udhëheqjes më të lartë shqiptare të kohës se “Sipas konsultimeve në Komitetin Qendror u përpoqa dhe besoj se arrita të jap mendimin tonë për Hrushovin”, është një dëshmi e qartë për të parë e gjykuar se kush kishte mundësi të ishte stalinist dhe kush jo. Të paktën, Kadare të qëndronte në pozitat e Hrushovit që u deklarua kundër Stalinit! Në arkivat shqiptare, ka mjaft raporte të kësaj natyre apo të tjera nga i nderuari Kadare.

    ***

    Aq lart ka hipur në fronin e vetëkënaqësisë dhe të megalomanisë ky njeri, saqe i jep të drejtën vetes të caktojë se kush duhet të jetë në opozitë ose jo, se cili duhet të jetë në pushtet, se cili duhet të jetë ministër i jashtëm i Shqipërisë dhe ka gjasa të na caktoje se cili do të jetë edhe rezultati i zgjedhjeve vendore pas pak kohësh. Per Kadarenë dhe një takëm njerëzish, politikanët shqiptarë duhet të kenë fytyrën dhe mendjen e tyre që të jenë të vlefshëm për Shqipërinë. Ismail Kadare ka ëndërruar të ishte Haveli i Shqipërisë, por nuk e arriti. Haveli u bë i respektuar në të gjithë botën jo thjesht se ishte shkrimtar i famshëm, të tillë ka me shumicë sot dhe i fundit që u nderua me çmimin Nobel ishte turku Pamuk. Haveli ishte luftëtar i madh i të drejtave të njeriut në vendin e tij, i burgosur politik, iniciator i “Kartës së 77-ve”, njeri me karakter të fortë e të qëndrueshëm që vuajti dhe luftoi në vendin e tij. Atdheu, i nderuar Kadare, është pronë e të gjithë shqiptarëve, veçanërisht i atyre që nuk e braktisin në ditë të vështira për të shpëtuar lëkurën e mirëqenien, i atyre që jetojnë e sakrifikojnë në Shqipëri dhe që kanë mundësi të kontribuojnë paçka se do t’u bëhen edhe këpucët me baltë, paçka se nuk do të kenë energji elektrike të mjajftueshme, paçka se nuk do të kenë 24 orë ujë e kondita të tjera për një jetë të rehatshme. Ka ikur koha kur shqiptarët dhe politika e vendit të tyre, e mirë apo e keqe, mund të marrin direktiva e të qeverisen nga kafenetë e Bulevardit “Saint-Michel” të Parisit. Së fundi, meqë reagimi i Kadaresë është bërë në një nervozizëm nëntë ballësh dhe nuk ka qenë në gjendje vetëkontrolli në përdorimin e fjalëve pa edukatë i rekomandoj që spjegimin e fjalës “horr” mund t’a gjejë në “Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe”, botim i Akademisë së Shkencave, faqe 692. I shkon shumë për shtat.

    PARA UÇK ...
    UÇK JU PËRSHËNDET DERJANSI NGA MATI ME SHQIPËRIN E MADHE

  7. #47
    or gjypderjanit, a osht bre ki Milo me UÇK-n, se po m'duket shum i quet - s'di se ku e kam lexua tjeterkund ... a je kah me ndih.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.
    Nga DYDRINAS në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Përgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  3. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  4. Kuvendi miraton ligjin e gjobave ndaj biznesit
    Nga AlbaneZ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 20-03-2008, 09:39
  5. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •