Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707

    Pëshpëritjet E Ramazanit

    Pëshperitja e parë-Largoju përtacisë.


    Ngrihu,GARA SAPO KA FILLUAR...Ngrihu para se ta gjesh veten në vendin e fundit,ngrihu nëse
    aspiron të jesh në mesin e fituesve kur shpërndahen shpërblimet Ditën e Gjykimit.
    Largoje përtacinë,edhe nëse shija e sajë tani është më e ëmbël se mjalti,pasi fundi i saj
    është handhel(pemë shumë e hidhur që rritet në shkretëtirë)dhe të bën ta harrosh ëmbëlsinë
    e saj.Nuk janë vetëm se disa ditë të caktuara,disa orë të llogaritura që kalojnë siç kalojnë
    retë dhe stina.Kështu e përshëndet ti muajin e adhurimeve,sezonin e mirësive dhe të shumë
    fishimit të shpërblimeve dhe të të mirave?Vërtet kënaqësija e përtacisë është moment që kalon,i cili pasohet nga pikëllimi dhe pendimi,i cili nuk kalon,kurse lodhja nga adhurimet kalon dhe pasohet nga gëzimet që mbesin.Pyet praktikuesin e adhurimit,pasi e ka përfunduar atë:A i mbeti diçka nga lodhja që përjetoi?
    Pyet edhe veten:A të ka mbetur dicka nga kënaqësia e përtacisë?
    Vërtet fundi është për të devotshmit!
    Mos e barazo Ramazanin me muajin Rexheb dhe Shaban,për shkak se Allahu nuk i barazoi ato.
    Shiko njerëzit e mirë,bëju konkurrencë atyre në vepra të mira dhe mos thuaj unë jam më i mirë se filani e filani.Mos lër asnjë derë të hajrit pa trokitur në të,garo për safin e parë,jeplëmoshë(sadaka),shpeshto përmendjen e Allahut,mos e neglizho faljen e namazit të natës,qoftë edhe një rekat,cakto një kohë për të lexuar Kuranin dhe mos u mjafto me një faqe ose dy faqe,as me një xhuz ose dy,për shkak se disa njerëz bëjnë hatme dhjetë herë gjatë Ramazanit.Ngrihu dhe kërko ndihmë nga Allahu,duke e lutur Atë të të falë dhe bëhu këmbëngulës në lutje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga alko71 : 14-10-2006 më 06:43
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  2. #2
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Pëshpëritja e dytë-Kush është ai i mençur që e neglizhon këtë thesar?

    Muadhi(Allahu qoftë i kënaqur me të)thot:"Resulullahu(bekimi dhe paqja qofshin mbi të)ka thënë:"A dëshironi t'ju tregoj për veprën më të mirë,më të pastër te Sunduesi juaj,më të lartën që jua ngre shkallët,veprën që është më e mirë sesa të jepni(lëmoshë)ar e argjend dhe veprën që është më e mirë sesa ta takoni armikun dhe t'i luftoni ata dhe ata t'ju luftojnë?"
    Ata që ishin të pranishëm thanë:"Po o i Dërguar i Allahut".Ai thotë:"Përkujtimi i Allahut(dhikri)."(Transmeton Ahmedi)
    Tirmidhiu transmeton se një njeri ka thënë:"O Resulullah,obligimet e Islamit janë bërë shumë për mua,pasi që jam i moshuar,prandaj më trego për ndonjë vepër pas së cilës do të kapem."Ai i thotë:"Le të vazhdojë gjuha jote të jetë e lagur duke bërë dhikër Allahun e Lartësuar."
    Buhariu shënon nga Ebu Musa Eshariu,se Resulullahu a.s.ka thënë:"Shembulli i atij që e përkujton Zotin dhe atij që nuk e përkujton është sikurse shembulli i të gjallit dhe të vdekurit."
    Ebu Hurejra transmeton se Resulullahu a.s.ka thënë:"Kush thotë subhanallahi ve bihamdihi gjatë ditës njëqind here,do t'i fshihen mëkatet,edhe nëse janë sa shkuma e detit."(Buhariu)
    Këto hadithe dhe të ngjashme me to i kemi dëgjuar shumë herë,por çfarë kemi praktikuar?A nuk jemi të bindur në to?Po,si jo!Atëherë,pse kjo pakujdesi?A nuk është shenjë e urtësisë që ne të furnizohemi me të mira para se të arrijmë Ditën e Llogarisë e ti kafshojmë gishtat nga pendimi,duke dëshiruar të kishim punuar qoftë edhe një të mirë të vogël?
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  3. #3
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Pëshpëritja e tretë-Mos harro lutjet

    Mundohu të shfrytëzosh kohët dhe momentet në të cilat të jepet përgjigje për lutjen.Në mesin e këtyre kohëve është kur ti je agjërueshëm,e veçanërisht nëse koha kur lutesh është njëra nga kohët në të cilat pranohet lutja,si p.sh.koha ndërmjet ezanit dhe ikametit,ora e fundit (pas ikindisë)e ditës së xhuma,gjatë sexhdeve,ose pak para iftarit.Këto kohë janë momente në të cilat lutja nuk refuzohet.Dhe ndoshta ti bën ndonjë lutje në një moment inspirimi dhe sinqeriteti para Allahut,e cila do ta ndryshojë jetën dhe do të largojë nga fundi i pikëllimit në lumturinë e vërtetë.Resulullahu a.s.tregon se Allahu i madheruar çdo natë të Ramazanit i shpëton njerezit nga zjarri i xhehenemit dhe i bën banorë të xhenetit.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #4
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Pëshpëritja e katërt_Ruaje gjuhën

    Të agjërosh duke hequr dorë nga ushqimi dhe pija është agjërimi më i lehtë,nëse krahasohet me veprat e tjera nga të cilat muslimani duhet ta ndalojë veten gjatë agjërimit.Nuk është e lehtë që njeriu të arrijë ta ndalojë gjuhën nga të folurit për të tjerët,nga përgojimi,kritikat,fyerjet dhe akuzat.Pastaj,nuk është e lehtë për të që ta ruaj shikimin dhe të mos shikojë atë që e ka bërë haram Allahu,ose ta ndalojë veten që të mos dëgjojë haram.
    Nëse gjatë agjërimit muslimani është i urdhëruar ta ndalojë veten nga ushqimi dhe pija,të ndaluarit e pjesëve të tjera të trupit që të bëjnë harame muslimani e ka urdhër gjatë tërë kohës,në Ramazan dhe jashtë tij.Hadithet që aludojnë në këtë janë të shumta,si për shembull hadithi i Muadh ibën Xhebelit,ku profeti a.s.i thotë duke e këshilluar:"Ruaje këtë(gjuhën)!"Muadhi e pyet:"O Pejgamber i Zotit,a thua edhe për këtë do të jemi përgjegjës?"Ai tha:"Të pastë nëna o Muadh!A thua,diçka tjetër i hedh njerëzit në zjarr përveç gjuhëve(thënjeve)të tyre të këqija?"(Transmeton Tirmidhiu i cili thot se ky hadith është hasen sahih).
    Pastaj thënja e Profetit alejhi selam:"Vërtetë robi e flet një fjalë që nuk i jep rëndësi fare,por me atë fjalë bie në zjarr të xhehnemit për shtatëdhjetë vite."

    Ajete dhe hadithe që flasin për ruajtjen e gjuhës,të shikimit e të dëgjimit ka shumë.Por,a e kemi stërvitur veten gjatë agjërimit se si t'i sundojmë organet e tjera të trupit,si t'i frenojmë tekat dhe të mos rrëshqasim në fundin e epsheve të këqija?
    Me anë të agjërimit ne fitojmë shprehi të çmuar,të cilën duhet ta vëmë në zbatim derisa të zgjasin jetët tona dhe të takojmë Zotin tonë.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  5. #5
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Pëshpëritja e pestë-Kujdesu të bësh umren gjatë këtij muaji

    Transmeton Ebu Hurejra (r.a.),se i Dërguari i Allahut(a.s.)ka thënë:"Në mes të dy umreve falen mëkatet,kurse për haxhin e pranuar nuk ka shpërblim tjeter vetëm se xheneti."
    Gjithashtu,transmeton Ibni Abasi(r.a.),se i Derguari (a.s.) ka thënë:"Umreja në Ramazan ka vlerën e haxhit."
    Kjo është prej bereqeteve të këtij muaji të bekuar dhe prej begative që Allahu i lartëmadhëruar zbret në këtë muaj të bekuar mbi robërit e tij.Fatlumët dhe të gëzuarit janë ata që i shfrytëzuan këto begati dhe përfituan prej tyre.
    Ndoshta në fund të kësaj pëshpëritje duhet të bëjmë dy vërejtje.E para,nuk ka kurrëfarë favorizimi umreja në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit nga ditët tjera të këtij muaji,kurse vërejtja e dytë është se nuk është më e preferuar umreja në ditën e 27 të Ramazanit në dallim nga ditët tjera të tij.ky është gabim ose kuptim i gabuar dhe kjo është arsyeja që në këtë ditë në Qabe rrëmuja është e madhe.
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  6. #6
    Nallban Maska e alko71
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokë
    Postime
    707
    Pëshpëritja e gjashtë- Kur,nëse jo në Ramazan?

    U ngjit Pejgamberi (a.s.) në tri shkallët e mimberit të tij dhe në secilën prej tyre thoshte "Amin".Shokët e tij u çuditën dhe e pyetën për një gjë të tillë,prandaj Pejgamberi(a.s.)tha:"Erdhi Xhibrili dhe më tha:"O Muhamed:"Qoftë i poshtëruar ai rob që e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk i janë falur mëkatet.Më tha:"Thuaj Amin",e unë thash:"Amin".Pastaj tha:"Qoftë i poshtëruar ai përson që i arrin prindërit e tij,njërin prej tyre ose te dy,dhe nuk e kanë futur atë në xhenet."Më tha:"Thuaj Amin",e unë thashë:"Amin".Pastaj tha :"Qoftë i poshtëruar ai përson që kur përmendesh ti nuk të dërgon (salavat)përshëndetje."Tha:" Thuaj Amin",e unë thashë:"Amin"."

    Ajo që na intereson është pjesa:"Qoftë i poshtëruar ai rob që e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk i janë falur mëkatet."Xhibrili alejhi selam çuditet se si mund të ndodhë një gjë e tillë,prandaj bëri dua kundër këtij njeriu të privuar,të cilit i ka ikur shansi i faljes në muajin e bekuar të Ramazanit.Nuk i humb bereqetet e Ramazanit vetëm se i privuari,zullumqari i vetvetes.T'i kthehemi Allahut të lartëmadhëruar dhe të pendohemi që të na i falë mëkatet tona në këtë muaj të bekuar,muaj në të cilin shejtanët lidhen,sevapet shumëfishohen,dyert e xhenetit hapen,kurse dyert e xhehnemit mbyllen.Në të është një natë më e vlefshme se njëmijë muaj dhe është një muaj në të cilin përsonit që agjëron duke qenë i bindur me iman të plotë dhe duke shpresuar shpërblim prej këtij agjërimi,do t'i falen mëkatet e mëparshme.A ka vend këtu për t'u arsyetuar?E lusim Allahun e madhërishëm të na bëjë prej fituesve të këtij muaji dhe të na shpëtojë nga zjarri i xhehnemit ne dhe familjet tona!Amin!
    Why do people with closed minds always open their mouths?

Tema të Ngjashme

  1. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  2. Ditet e SHevalit dhe agjerimi i tyre?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 10:21
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Urtesia e Agjerimit te Ramazanit!
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-11-2004, 13:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •