Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Koja: Rama po përdor siglën e PS-së për t'iu fshehur drejtësisë

    Kreu i FRESSH akuzon Ramën se po mbyt zërin ndryshe në Partinë Socialiste

    Koja: Rama po përdor siglën e PS-së për t'iu fshehur drejtësisë

    Kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist, Gjergj Koja, akuzoi dje Edi Ramën dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt si njerëz me dosje që po tentojnë të zhdukin protagonizmin e këtij forumi, dhe të bllokojnë rinovimin e Partisë Socialiste. Duke iu referuar qëndrimeve të Ramës ndaj FRESSH, Koja tha se ky forum nuk mund të përjashtohet nga PS-ja, por, përkundrazi, do të vazhdojë të jetë një nga pjesët më të fuqishme të saj. "Ne nuk mund të pranojmë që të zhduket protagonizmi i FRESSH-it vetëm se 2, 3 apo 5 njerëz me probleme dhe me dosje nuk duan të rinovohet Partia Socialiste. Ne jemi këtu për të treguar se FRESSH nuk mund të përjashtohet nga PS, por, përkundrazi, vazhdon dhe do të jetë një nga pjesët më të fuqishme dhe bazamenti i PS-së", u shpreh Koja gjatë mbledhjes së aktivit të FRESSH-it të kryeqytetit. Ai akuzoi Ramën për tentativa që synojnë të zhdukin hapësirat demokratike brenda Partisë Socialiste, vetëm për të treguar se nën drejtimin e tij PS nuk ka konflikt të brendshëm. Por Koja tha se në këtë parti do të ketë vazhdimisht konflikt me elementët e korruptuar që drejtojnë sot selinë rozë. "Natyrisht, ne jemi sot këtu dhe prania juaj nxjerr jashtë loje çdo lloj tentative që synon të zhdukë hapësirat demokratike në PS, synon të mbyllë mendimin dhe fjalën e lirë në PS, për të treguar se nuk kemi dhe nuk do të kemi asnjë konflikt ndaj PS-së, ndaj eurosocialistëve të ndershëm, por ne do të kemi gjithmone konflikt me elementët e korruptuar në PS", nënvizoi më tej Koja. Ai tha se FRESSH do të bashkëpunojë me PS-në për fitore në zgjedhjet e ardhshme, por theksoi se nuk do të mbështesë persona si Edi Rama që duan siglën e PS-së për t'u ruajtur nga drejtësia.

    "FRESSH do të vazhdojë të mbështesë fort PS-në për të fituar zgjedhjet lokale, por nuk do të kemi asnjë bashkëpunim me të gjithë ata që duan emblemën e PS-së për t'u ruajtur nga drejtësia, e cila, pa dyshim, do të veprojë ndaj këtyre njerëzve që përdorin partinë për të ruajtur veten", tha ai. "Ne nuk e kuptojmë se kujt i intereson përjashtimi apo zhdukja e emrit FRESSH nga PS, ne nuk kemi konflikt me PS dhe me organizatat e saj, madje disa nga anëtarët këtu janë bërë dhe kryetarë të organizatave të PS-së, duke larguar xhaketat e vjetra nga partia", vijoi më tej Koja. Ai u shpreh se FRESSH do të vazhdojë të kontribuojë fort në PS, edhe pse nuk e kupton se pse lidershipin e PS-së e ka kapur frika nga ky forum. Koja akuzoi Ramën se po krijon struktura paralele, me qëllim eliminimin e këtij forumi. "Ky forum as mund të tjetërsohet, as mund të dublohet dhe për më tepër nuk mund të ndryshohet siç duan të bëjnë nesër në një pseudokongres, të cilit nuk ia kanë vënë as emrin kongres, por e kanë quajtur konventë", tha zoti Koja. Ai i sugjeroi Ramës se para se të vrapojë për bashkimin e së majtës, duhet të shikojë se si e ka përçarë Partinë Socialiste, kur e ngujoi opozitën tek "Zogu i Zi". Koja sqaroi më tej se FRESSH nuk ka konflikt me PS-në, edhe pse ka një vit që përballet me një censurë mediatike të Edi Ramës, ndërkohë që saktësoi se ky forum nuk mund të neglizhohet dhe të përdoret si fasadë, por si një forum rinor politik. Duke konfirmuar mbështetjen e eurosocialistëve në rrethe, Koja tha se është njoftuar nga krerët e degëve të PS-së se kanë pasur presion të vazhdueshëm nga Rama për eliminimin e strukturave të FRESSH-it. Koja i bëri këto komente një ditë para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të këtij forumi, i cili është krijuar nga kreu i PS-së si një strukturë paralele me vetë FRESSH-in.

    Ylber Drazhi

    Gazeta RD
    15-10-2006

  2. #2
    Perjashtuar Maska e gjongjini
    Anëtarësuar
    08-06-2006
    Vendndodhja
    Mbrapa diellit.
    Postime
    15
    Sa keq ka vajtur puna per socialistet, e vetmja gazete ku mund te flasin per problemet e tyre te brendshme ka mbetur RD-ja.

  3. #3
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Megi Ajtyresa zgjidhet kryetare e re e FRESSH

    Mirënjohje për zgjedhjen e Megi Ajtyresës Kryetare e FRESSH


    Kryesia e degës së FRESSH ne qytetin e Shkodres shpreh fuqishem mirënjohjen per KONVENTEN E RINISE EUROSOCIALISTE SHQIPTARE qe zgjodhi në mënyrë unanime Megi Ajtyresen per Kryetare te FORUMIT RINOR EUROSOCIALIST të SHQIPERISE. Besimin që u tregua per Ajtyresen duke e zgjedhur në nivelin e parë të drejtimit eurosocialist, ne e konsiderojmë edhe si një vlerësim te theksuar që ju bë jo vetëm anëtarësisë së degës së FRESSH Shkoder, por në terësi rinisë shkodrane per të rinjtë e të rejat e mrekullueshëm që rriten në gjirin e saj e aftesohen shpejt për të fituar vlera përfaqësimi të rinisë e më gjërë në shkallë kombëtare. Megi është njëra prej tyre. Besojmë se nuk do ti mungoje gjithe angazhimi i duhur per te permbushur në maksimumin e mundshëm besimin unanim që tregoi KONVENTA E RINISE EUROSOCIALIASTE SHQIPTARE.

    Kryesia e Degës së FRESSH Shkoder, duke kujtuar me këtë rast dashamirësinë edhe të forumeve drejtuese të PS ne qytetin e Shkodres që e zgjodhen ne fillim te ketij viti Ajtyresen anëtare e Asamblesë dhe Kryesisë së PS te qytetit ne vijim te punes per afishimit e vlerave te antarëve te rinje te PS, shpreh në të njëjtën kohë mirënjohjen e thellë për besimin që tregoi Kryesia e PSSH duke e propozuar 18 vjeçaren, Megi Ajtyresa, njërën nga tre kandidaturat për të drejtuar FORUMIN RINOR EUROSOCIALIST. E vlerësojmë këtë besim edhe si një tregues tjetër domethenës për vizionin që forumet e larta drejtuese të PSSH po vazhdojnë ta kristalizojnë për të inkurajuar pa hezitim, pamvarsisht nga mosha e re, të rinjë e të reja në angazhime të rëndësishme, me qëllim që të aftësohen e të përgatiten pa humbur kohë për të marrë sa më parë përgjegjësi politike e shtetërore që garantojnë drejtim e zhvillim bashkëkohor të vëndit nga të gjitha institucionet e në të gjtha fushat.

    Gjithashtu, Kryesia e Degës së FRESSH Shkoder u shprehë mirënjohjen e vaçantë dy kandidatëve të tjerë në këtë proçes, kryetarit të Segës së FRESSH Durrës, Ledio Laço, dhe kryetarit të Degës së FRESSH Berat, Igli Liçaj, të cilet treguan mirkuptimin më të admirueshëm dhe u deklaruan pro kandidatures së 18 vjeçares shkodrane, studentetes Megi Ajtyresa, për Kryetare të FRESSH.

    Kryesia e Degës së FRESSH Shkoder ka besimin e plotë se Megi Ajtyresa në detyren e rendësishme ku u zgjodh njëzëri nga KONVENTA E RINISE EUROSOCIALISTE SHQIPTARE me daten 15 tetor 2006, do të tregojë gjithë perkushtimin për ti dhënë një ritem të ri pune drejtimit e veprimit politik të rinisë eurosocialiste të Shqipërisë. Gjithashtu, nuk mund te mos vëmë ne dukje edhe faktin tjeter se Shkodra me Megin do te kete keshtu një zë të ri dhe ndryshe prane niveleve te larta te politikes.

    Ja kush është Kryetarja e FRESH, Megi Ajtyresa

    Diten e diele me 15 tetor, Konventa e Rinise Eurosocialiste Shqiptare, zgjodhi ne menyre unanime 18 vjeçaren nga qyteti i Shkodres, studente ne Tirane, Megi Ajtyresa, Kryetare e Forumit Rinor Eurosocialist te Shqiperise. Me kete rast, pergaditem nje paraqitje me te plote per veprimtarinë e Ajtyreses, te cilen ne funksion te informimit te opinionit te gjërë vendosem ta botojme me poshte:

    Megi Ajtyresa: Datelindja 16 qershor 1988.

    Lindur dhe banuese ne lagjen "VASIL SHANTO" te qytetit te Shkodres.

    Edukimi shkollor

    -Në shkollen 8 vjaçare " Ndoc Mazi" qyteti Shkoder dhe me pas, ne vitet 2002-2006, Gjimnazin "28 Nentori" profili shkenca shoqerore.

    -Gjuhë të huaja: Flet e shkruan në anglisht dhe italisht

    -Studimet e larta i ndjekë ne universitetin privat " UFO UNIVERSITY"dega "Per Marrëdhenie Ndërkombëtare", Tiranë.

    Angazhimi shoqeror:

    -Që në klasen e 6-të të shkolles 8-te vjeçare eshte zgjedhur kryesenatore e shkolles, detyre qe e ka kryer deri ne perfundim të klasës së 8-të.

    -Nga klasa e 8-të dhe deri në vitin e 3-të gjimnaz angazhohet në qëndren DOM BOSKO Shkoder si animatore (mesuese) anglisht ne kurset e moshave të reja.

    -Nga viti i parë gjimnaz deri ne vitin e 3-të zgjidhet senatore e klases.

    -Në vitin e 2-të e deri ne perfundim të vitit të 4-tert ka qenë e zgjedhur edhe Presidente e Shkolles në Parlamentin Rinor Shkoder (organizem rinor i shkollave të mesme).

    -Në vitin e 4-tert zgjidhet Presidente e Qeverisë së Nxenësve dhe anëtare e Bordit Drejtues të Shkolles.

    -Nga viti i parë deri në vitin e 3-të eshte aktivizuar me grupin e gazetarëve të rinjë të TVSH per emision TROÇ, duke pergaditur emisione per problemet e rinise ne rajonin e Shkodres.

    -Ka pergaditur e drejtuar disa emisione me tema sociale dhe rinore, ne mediat radiotelevizive lokale te Shkodres.

    Me OJF-të

    -Në vitin e 2-te gjimnaz behet anëtare e IRSH (Intelektualët e rinjë Shpresë) dhe anëtare e bordit drejtues.

    -Në vitin e 3-të angazhohet si anëtare e kryesisë së Qëndres per Barazinë Gjinore Shkoder (Trokitije ).

    -Në vitin e 4-tert behet bashkethemeluese e Klubit Rinor "Let's Get Started Shkodra Club" (nje organizem rinor ky per te mbeshtetur dhe promovuar talente e reja ne gjini të ndryshme të artit). Ky klub ka zhvilluar disa aktivitete interesante, duke u mbështetur edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shekencës, Ministria e Mjedisit dhe ne menyrë të veçantë nga BRITISH COUNCIL ( Britanik ).

    -Në gusht 2006 angazhohet si lider group në shkollen verore Let's Get Started në Golem Durrës, ku ishin pjesmarres te rinje dhe te reja te talentuar ne shume fusha nga i gjithe vendi.

    Krijimtari

    -Ka konceptuar e realizuar disa projekte ne funksion te interesave edukative e formuese te rinise, si dhe drejtuar e prezantuar shume aktivitete kulturore-artistike ne Shkoder, si per rininë ashtu dhe per opinionin e gjërë qytetar.

    -Pjesmarrese ne grupin rinor teatral te Qëndres Dom Bosko si aktore, në vitin 2004-2005.

    -Shkruan poezi dhe prozë, ku disa pre krijimeve i ka botuar faqet letrare te organeve të ndryshme te shtypit.

    -Preferon muziken, luan me kitare.

    Trajnime

    -Si gazetare e grupit televiziv TROÇ.

    -Si gazetare per problemet e mjedisit (ZyraREC).

    -Mbi Brazinë Gjinore.

    -Per parandalimin e dhunës ndaj guras.

    -Per sensibilizimin ndaj fenomeneve kercënuese te jetës se të rinjëve e te rejave.

    -Per pergaditjen e projekteve të OJF-ve.

    -Për promovimin e binzeseve të reja.

    -Për lidership te ri politik, nga fondacioni gjerman, FRIEDRICH EBERT.

    Angazhimi politik:

    -Në janar 2005 angazhohet me të rinjtë dhe të rejat e FRESSH-it Shkoder.

    -Drejtuese e shtabit elektoral të kandidatit të PS, Zef Çuni, per zonën elektorale nr. 6 Shkoder, ne zgjedhjet e 3 korrikut 2005.

    -Në tetor 2005 behet anetare e PSSH, dega Shkoder.

    -Në nentor 2005 zgjidhet n/kryetare e degës së FRESSH-it Shkoder.

    -Në dhjetor 2005 zgjidhet delegate e KF te PS Shkoder

    -Në mars 2006 zgjidhet anëtare Asambalesë së PS te qytetit te Shkodres.

    -Në mars 2006 zgjidhet anëtare e Kryesisë së PS te qytetit te Shkodres.

    -Në maj 2006 zgjidhet anëtare e disa komisioneve pranë forumeve të PS Shkoder.

    -Në shtator 2006 zgjidhet kryetare e deges se FRESSH Shkoder.

    -Pjesmarrse ne veprimtarite politike:

    -Mjaft aktive per PS ne fushaten elektorale te 3 korrikut 2005 dhe qe nga kjo periudhe e ne vijim gjithe angazhimin politik ja kushton PS.

    E pranishme

    -Ne te gjitha aktivitetet elektorale te PS Shkoder si dhe ne aktivitetet elektorale qendrore te PSSH Tirane.

    -Në aktivin kombëtar të FRESSH-it Tiranë, tetor 2005

    -Në tetor 2005 e ftuar në emisionin ZONE E LIRE të TV KLAN me teme angazhimi i te rinjëve per te majten Shqiptare.

    -Në nentor 2005 interviste ne "Zeri i Popullit".

    -Në janar 2006 merr pjese në festimet e 15 vjetorit të FRESH-it Tiranë.

    -E ftuar në Kongresin e PSSH qershor 2006, ku dhe ka përshendetur.

    -Në mitingun proteste organizuar nga PS dhe kualicioni i majtë, Tiranë korrik 2006, kunder aribitraritetit te Qeverise aktuale.

    -Ne pergaditjen dhe organizimin e të gjitha aktiviteteve te zhvilluara në rajonin e Shkodres nga PS dhe FRESSH-i.

    Kujtese: Ne historine 15 vjeçare te PSSH, Megi Ajtyresa mbetet anetarja me re e zgjedhur ne forume drejtuese (17 vjeç anetare e Asamblesë dhe e Kryesise se PS te qytetit te Shkodres). Gjithashtu, ky eshte rasti i pare tek ne i 15 viteve pluralizem politik qe nje e re pa i mbushur 18 vjeç zgjidhet ne forumet drejtuese partiake.

    MUSA KURTULAJ

    Z.P.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet në Bllog
    22
    Nese Koja eshte i sinqerte ne ato qe shpreh, ai eshte zeri i arsyes dhe i moralit te paster ne kampin e majte te politikes shqiptare. Pavaresisht se Rama po e heq qafe duke emeruar dike tjeter ne postin e tij, Gjergj Koja dhe brezi qe ai perfaqeson mund te jete shpresa e vetme qe e majta shqiptare ka per nje politike me duar dhe moral te pastert.

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Mirënjohje për zgjedhjen e Megi Ajtyresës Kryetare e FRESSH

    -Pjesmarrese ne grupin rinor teatral te Qëndres Dom Bosko si aktore, në vitin 2004-2005.

    -Shkruan poezi dhe prozë, ku disa pre krijimeve i ka botuar faqet letrare te organeve të ndryshme te shtypit.

    -Preferon muziken, luan me kitare.

    Trajnime

    -Per parandalimin e dhunës ndaj guras.

    -Per sensibilizimin ndaj fenomeneve kercënuese te jetës se të rinjëve e te rejave.
    -Për promovimin e binzeseve të reja.

    -Angazhimi politik:

    -Në janar 2005 angazhohet me të rinjtë dhe të rejat e FRESSH-it Shkoder.

    -Në tetor 2005 behet anetare e PSSH, dega Shkoder.

    -Pjesmarrse ne veprimtarite politike:

    -Në nentor 2005 interviste ne "Zeri i Popullit".

    -Në janar 2006 merr pjese në festimet e 15 vjetorit të FRESH-it Tiranë.

    -E ftuar në Kongresin e PSSH qershor 2006, ku dhe ka përshendetur.

    -Në mitingun proteste organizuar nga PS dhe kualicioni i majtë, Tiranë korrik 2006, kunder aribitraritetit te Qeverise aktuale.

    Kujtese: Ne historine 15 vjeçare te PSSH, Megi Ajtyresa mbetet anetarja me re e zgjedhur ne forume drejtuese (17 vjeç anetare e Asamblesë dhe e Kryesise se PS te qytetit te Shkodres). Gjithashtu, ky eshte rasti i pare tek ne i 15 viteve pluralizem politik qe nje e re pa i mbushur 18 vjeç zgjidhet ne forumet drejtuese partiake.

    MUSA KURTULAJ

    Z.P.


    nuk e citova gjithe postimin se eshte i gjate.
    Nese keto te dhena sherbejne per te plotesuar CV e nje politikani te larte atehere lum ky popull qe te ka . Ty dhe Megin bashke.
    Megjithate faleminderit se me bere per te qeshur qe me mengjes.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga 2043
    nuk e citova gjithe postimin se eshte i gjate.
    Nese keto te dhena sherbejne per te plotesuar CV e nje politikani te larte atehere lum ky popull qe te ka . Ty dhe Megin bashke.
    Megjithate faleminderit se me bere per te qeshur qe me mengjes.
    flm edhe ty vecse, e ke idene lol ca dmth politikan i larte e cfare antar i FRESSH-it???
    Jo ne te gjitha forumet pranojne cdo lloj moshe

  7. #7

    Koja: Afera korruptive ne Kryesine e PS

    Koja: Afera korruptive ne Kryesine e PS

    E Hene, 16 Tetor 2006

    Kryetari i FRESSH-it Gjergji Koja nuk ka njohur punimet e konventes se Forumit si dhe perzgjedhjen e koordinatores Megi Ayteresa si pasardhese te tij. Ne nje emision televiziv ne “NTV” perballe gazetarit Clirim Peka, Koja ka theksuar se thirrja e Kongresit nuk ka zbatuar rregullat e percaktuara nga statuti i partise. Sipas tij, kongresi i vertete i FRESSH do te mblidhet ne 24 mars te vitit 2007 ne baze te vendimit te dale nga forumi me i larte drejtues sic eshte Komiteti i Pergjithshem Drejtues. “Nuk e njoh kongresin e filluar dhe te mbaruar nga Edi Rama. Aktualisht strukturat e FRESSH-it jane duke zhvilluar konferencat neper rrethe dhe eshte bere me dije dhe kryesia e PS-se per te gjitha keto aktivitete”, ka deklaruar Koja. Ai ka theksuar se konventa e FRESSH-it nuk eshte se nuk njihet nga ai personalisht, por nuk njihet nga strukturat dhe forumet e FRESSH-it. Nderkohe qe Koja e ka cilesuar si nje farse mbledhjen e konventes, e cila i ka sherbyer, sipas tij, vetem kryetarit te PS-se

    Ne te njejten kohe, Koja ka mohuar ekzistencen e nje konflikti mes FRESSH-it dhe PS-se, duke theksuar se “FRESSH nuk mund te perjashtohet nga PS, por perkundrazi vazhdon dhe do te jete nje nga pjeset me te fuqishme dhe bazamenti i PS-se.” “FRESH do te vazhdoje te mbeshtese fort PS-ne per te fituar zgjedhjet lokale, por nuk do te kemi asnje bashkepunim me te gjithe ata qe duan emblemen e PS-se per t’u ruajtur nga drejtesia, e cila pa dyshim do te veproje ndaj ketyre njerezve qe perdorin partine per te ruajtur veten”, u shpreh ish-ministri i Drejtesise.

    Gjithashtu Koja nuk ka kursyer dhe kritikat ne adrese te shume anetareve te kryesise socialiste, te cilet sipas tij duhet te ndiqnin shembullin e ish-kryetarit Fatos Nano dhe te terhiqeshin nga postet drejtuese te PS-se. Ne kete pike, ai ka permendur Gramoz Rucin dhe Fatmir Xhafen, duke bere edhe akuza per implikim ne afera korruptive te disa anetareve te kryesise se PS-se. Nderkohe qe menyren e perzgjedhjes se koordinatores se re, Koja e ka cilesuar si nje stermundim qesharak te Rames per te bere kongres te jashtezakonshem.

    M.Gj

    Gazeta Korrieri

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Nese Koja eshte i sinqerte ne ato qe shpreh, ai eshte zeri i arsyes dhe i moralit te paster ne kampin e majte te politikes shqiptare. Pavaresisht se Rama po e heq qafe duke emeruar dike tjeter ne postin e tij, Gjergj Koja dhe brezi qe ai perfaqeson mund te jete shpresa e vetme qe e majta shqiptare ka per nje politike me duar dhe moral te pastert.

    Albo

    Per ju i mire eshte vetem ai qe i del kunder Rames, se ja keni friken prandaj. Pash nerin mjaft me fol per kete Kojen se e njof mire ca zhulci eshte, se e kam ktu te lagja, kurse juve beni parashikime futja kot nga pertej oqeanit.

  9. #9

    Ja pse Koja eshte i padesherueshem per Edi Ramen.

    Surpriza e kreut të PS-së

    Koja caktohet zëdhënës politik i PS

    Kryeministri Fatos Nano ka suprizuar dje me vendimin e shpallur që kryetari i FRESSH-it, Gjergj Koja, do të propozohet në KPD-në e PS-së, si zëdhënës politik i PS-së. “Unë do të propozoj në mbledhjen e ardhshme të KPD-së, që në postin e zëdhënësit politik të PS-së të jetë kryetari i juaj, Gjergj Koja”, deklaroi Nano në konferencën e FRESSH-it. Vendimi i Nanos, sipas burimeve në PS, ka qenë mjaft suprizë, pasi për këtë post kanë qenë të parashikuar emra të tjerë. Për këtë post, rivalë kanë qenë deputetët Erion Braçe dhe Ben Blushi. Janë pikërisht, këto dy deputetë që kanë kërkuar fillimisht, ndryshimin e Kryesisë së PS-së, duke hapur debate të ashpra brenda radhëve të PS-së. Ndërkohë, që kësaj nisme iu bashkangjit edhe kreu i FRESH-it, Gjergj Koja. Si pasojë e këtyre debateve Bardhyl Agasi dha dorëheqjen si sekretar për Marrëdhëniet me Publikun. Pas kësaj dorëheqjeje u kërkua riorganizimi i PS-së, ku kryeministri Nano kërkoi që sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PS të konvertohet në një zëdhënës politik i PS-së. Ky ndryshim u miratua nga Kryesia e PS-së dhe nga Komitetit i Përgjitshëm Drejtues. Në mbledhjen e ardhshme të KPD-së, pritet që Nano të prezantojë zyrtarisht emrin e Kojës si zëdhënës politik i PS-së, i cili duhet t’i nënshtrohet votimit të anëtarëve të këtij forumi.

    Marre nga gazeta Panorama 2003

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 22/10/2006, ora

    Çlirohen shqiptarët nga “taksa e Nastradin Ramës”, fillon rruga Morinë-Kalimash



    Nis ndërtimi i Rrugës së Kosovës në partneritet me gjigantin amerikan “Bechtel”. Dhjetëra mijë vende pune në rajonin më të varfër të vendit, si dhe kontribut i rëndësishëm në rritjen e komunikimit mes dy anëve të kombit. Investime publike të qeverisë “Berisha”, në vend të taksës së qeverisë “Majko”, e cila u vodh për vite me radhë, duke u shndërruar në një taksë mashtruese, në një "taksë Nastradini"



    Kryeministri Sali Berisha përuroi dje në Kukës fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës Morinë-Kalimash. Zoti Berisha e cilësoi këtë segment rrugor si një arterie kryesore, jo vetëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, por dhe të Kosovës. Gjatë ceremonisë së përurimit të fillimit të punimeve, kreu i qeverisë tha se "ky është një nga prioritet tona, por jo i vetmi, pasi së shpejti do të kryhet tenderi për segmentin rrugor Fier-Vlorë, ndërkohë që do të investohet dhe në ndërtimin e 6000 km rrugë dytësore". Kryeministri vlerësoi si shumë të rëndësishëm ndërtimin e segmentit rrugor Morinë-Kalimash për zhvillimin ekonomik të rajonit, ndërkohë që premtoi investime të tjera në rajonin verior të vendit. Më tej, zoti Berisha e cilësoi taksën e vendosur nga qeveria “Majko” për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë si "taksa e Nastradinit". Të pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve të segmentit rrugor Morinë-Kalimash ishin edhe ministri i Financave, Ridvan Bode, ai i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Lulzim Basha, përfaqësues të qeverisë së Kosovës dhe drejtues të pushtetit vendor. Pas përfundimit të ceremonisë për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Morinë-Kalimash, zoti Berisha, gjatë takimit me banorë të qytetit, u shpreh se “rruga ka qenë një ëndërr e bukur e juaja, ëndërr legjitime, sepse ajo ju afron me kryeqytetin në mënyrë më të merituar, ajo jep një frymëmarrje të re për Shqipërinë, Kosovën dhe për gjithë rajonin". Në fjalën e tij, kreu i qeverisë e vlerësoi rrugën si një arterie që do të rrisë dhe zhvillimin e ekonomik të zonës. “Rruga, bashkë me aeroportin e shndërron qytetin e Kukësit në një qytet rajonal, me shumë të ardhme e me shumë perspektiva”, tha kryeministri Berisha. Më tej, zoti Berisha tha se në vitin 1996 nga kjo sallë kishte premtuar ndërtimin e autostradës, por “rebelimi komunist preu në mes përpjekjen tonë dhe nisi sagën e mashtrimit”. “Gjatë tetë viteve, qeveritë socialiste bënë 800 mashtrime për rrugën. Ju paguat dhe taksën 1 përqind të çdo gjëje që blinit, por sërish, asnjë metër linear nuk u ndërtua”, iu drejtua kryeministri të pranishmëve. Kreu i qeverisë u shpreh se të gjitha premtimet e bëra para zgjedhjeve të 3 korrikut, do të realizohen. Gjithashtu, zoti Berisha premtoi ndërtimin e rrugës së Shishtavecit, duke u shprehur se ndërtimi i kësaj rruge, do të bëjë që natyra e mrekullueshme e zonës të kthehet në vend turistik për të gjithë shqiptarët.
    Re. Po.



    --
    Data: 22/10/2006, ora

    Regjimi mediatik i Edvinit demaskohet nga dosjet televizive të së shkuarës



    Edvin Rama nuk ka vjedhur dhe shpërdoruar pasurinë publike vetëm me superçmime, por edhe me supergjoba. ”Gorilla” e korrupsionit për të vjedhur

    këto pasuri, nuk ka ngurruar të anullojë vendime të marra në tre shkallët e gjykatës. Rast më flagrant është rasti i “TV Albës”. Pronari i këtij televizioni, në katër vjet më radhë, nuk pagoi qira për 301 metër katrorë sipërfaqe në QNK. Ministri Edvin Rama e padit këtë TV në gjykatë dhe fiton tre shkallët e gjykimit, në të cilat urdhërohet televizioni “Alba” të paguajë shtetin 160 milionë lekë, për katër vitet. Edvin Rama i drejtohet përmbarimit dhe kërkon ekzekutimin e vendimit. Mirëpo, për çudi, brenda pak ditëve pas kërkesës dhe sapo përmbarimi filloi konfiskimin e mjeteve të “TV Albës”, Edvini i Ministrisë së Kulturës i kërkoi përmbarimit, në dhunim flagrant të ligjeve të vendit, pezullimin e ekzekutimit të vendimit, me autorizim të firmour prej tij, me nr.2721, datë 15/8/2000. Përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës dhe “TV Albës” nënshkruan marrëveshjen për t'i falur “TV Albës”, dmth, për t'i ndarë me Edvinin, është fjala këtu, 130 milionë lekë që “TV Alba” i detyrohej shtetit, nga 160 milionë që ishte dëmi, duke dhunuar çdo normë, rregull apo ligj të vendit. Asnjë segment i ekzekutivit nuk mund të anullojë vendimet e gjykatave, në të kundërt, në rast se pengon përmbarimin në përmbushjen e detyrimit të tij, që është ekzekutim i vendimit të gjykatave, ligji sanksionon gjobë dhe penalitete për penguesit e ushtrimit të kësaj detyre. Dosja u dërgua në Prokurori dhe, ndonëse e dimë se prokurorët edhe mund të flenë mbi dosjet e krimit, kjo nuk ndodh me qytetarët e Tiranës, 80% e të cilëve tregojnë me gisht apo kanë pohuar në studime, se besonin plotësisht që Edvini është hajdut dhe ka vjedhur. Edvini është nga të paktat raste që, qysh nga '97-a e deri më sot ka qenë i pranishëm me qindra e mijëra herë me monologë, para medias. Në shumë pak raste, Edi Rama ka shqiptuar fjalën ligj, pavarësisht se në shumicën e herëve ka folur lloj-lloj fjalësh nga ato më të pazakonshmet, deri tek banalitetet.

    Re. Po.




    55

    --

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Shkarkohen Delijorgjasit e drejtësisë ...
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2008, 14:33
  2. Shqipëria firmosi sot me KE marrëveshjen për vizat
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 09-01-2008, 04:43
  3. PD dhe e ardhmja e saj..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 09:40
  4. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  5. Shqipëria ngjitet në indeksin për korrupsionin
    Nga Lioness në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 14:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •