Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 33 prej 33
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    ME ÇFARË PASAPORTE UDHËTON AGIM ÇEKU NË RUSI, BANOR I KOSOVËS, SHTETAS I KROACISË DHE I SHQIPËRISË - VALMIR KLAIQI (Gazeta “LAJM”)





    ME ÇFARË PASAPORTE UDHËTON AGIM ÇEKU NË RUSI, BANOR I KOSOVËS, SHTETAS I KROACISË DHE I SHQIPËRISË

    Ndonëse shkojnë në Rusi si përfaqësues të Kosovës, asnjëri nga anëtarët e delegacionit kosovar nuk mund të udhëtojë me dokumentacionin e Kosovës. Kryeministri Agim Çeku për të shkuar në Rusi ka marrë pasaportë diplomatike të Shqipërisë, ndërsa këshilltari i parë politik i tij, Arben Qirezi, i cili ka vetëm pasaportë të UNMIK-ut, nuk mund të shkojë. Edhe gazetarët që dëshirojnë ta përcjellin këtë vizitë duhet të kenë pasaporta të shteteve që i njeh Rusia




    VALMIR KLAIQI Prishtinë, 16 nëntor 2006 (Gazeta “LAJM”)

    Kryeministri i vendit, Agim Çeku, si banor i Kosovës dhe me shtetësi kroate, është dashur të bëhet edhe shtetas i Shqipërisë, për të pasur mundësi të lobojë në vendet që nuk e njohin pasaportën e UNMIK-ut. Shefi i kabinetit të Kryeministrit, Ramiz Lladrovci, tha për "Lajmin" se Kryeministri do të udhëtojë për në Rusi më 30 nëntor.

    "Rusia nuk i njeh pasaportat e UNMIK-ut, andaj Kryeministri e ka marrë një pasaportë të shtetit shqiptar për ta bërë këtë udhëtim".

    Sipas Lladrovcit, në Rusi mund të shkohet edhe me pasaportë tjetër, por jo me të UNMIK-ut. "Edhe mediat që dëshirojnë ta përcjellin këtë ngjarje, duhet t‘i pajisin me dokumentacion të dërguarit e tyre. Këtë vizitë do të mund ta përcjellin vetëm redaktorët, jo gazetarët", ka thënë ai. Për ta shoqëruar kryeministrin Çeku gjatë vizitës në Rusi, për shkak të pasaportës nuk mund të shkojë Arben Qirezi, këshilltari i parë politik i tij.

    "Nuk mund të shkoj, sepse kam vetëm pasaportë të UNMIK-ut". Qirezi theksoi se ende nuk dihet se kush do ta shoqërojë Kryeministrin gjatë këtij lobimi në shtetin rus.

    "Nuk e kemi krijuar ende ekipin. Duhet të shikojmë se kush ka dokumentacion që e njeh Rusia dhe pastaj të vendosim se kush duhet të shkojë", tha për "Lajmin" Qirezi.

    Zëdhënësi i UNMIK-ut, Jeff Bieley, ka thënë për gazetën se është e drejtë e çdo shteti për ta njohur ose jo pasaportën e UNMIK-ut.

    "Deri tani këtë pasaportë e njohin mbi 30 shtete të botës. UNMIK-u i inkurajon shtetet që ta njohin por nuk mundet t‘ua obligojë njohjen".

    Zyrtari për informim publik në zyrën e Kryeministrit, Sherafedin Omer, ka konfirmuar për gazetën se edhe mediat që dëshirojnë të dërgojnë reporterë në Rusi, për ta përcjellë vizitën e Çeku, duhet të kenë pasaporta të shteteve që i njeh Rusia.

    "Përveç kësaj, në këtë takim mediat vetë duhet t‘i heqin harxhimet e gazetarëve, pasi bëhet fjalë për viza dhe ato nuk mund t‘i kryejë Qeveria", tha Omeri. Kryeredaktori i televizionit KTV, Adriatik Kelmendi, theksoi se janë duke e shqyrtuar mundësinë për të shkuar në Rusi.

    "Ende nuk kemi vendosur se kush do të shkojë. Ka kohë edhe dy javë dhe do të mësojmë nga zyra për informim e Kryeministrit se me çfarë dokumentacioni mund të shkojmë. E di që me të UNMIK-ut nuk mundemi, por duhet të shikojmë ndonjë mundësi tjetër. Është një ngjarje që ia vlen të përcillet".

    Vizitën e Çekut në Moskë e kanë konfirmuar për agjencinë e lajmeve "Reuters" edhe zyrtarë rusë, sipas të cilëve Kryeministri i Kosovës do të takojë përfaqësues të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dumës ruse dhe zëvendësministrin e Jashtëm rus, Vladimir Titov.
    Çeku do të qëndrojë në Moskë nga 30 nëntori deri më 2 dhjetor. Kryeministri Agim Çeku është lideri i parë kosovar që do ta vizitojë Rusinë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    nuk i takon temes kjo.nejse ne fund te fundit Shqiptar eshte dhe ai çte keqe ka?e gjithe Kosova duhet me u pais me pasaporta SHQIPTARE or ti mik.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Llapi





    ME ÇFARË PASAPORTE UDHËTON AGIM ÇEKU NË RUSI,
    Kup Krasniqi e rregullon këtë punë.I'a lëshon një pasaportë të MALISHEVËS!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Shqipëria dërgon si dipllomat në Londër një zooteknik
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 07:57
  2. Bombat në Londër, identifikohet autori
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 17:34
  3. Londër, shqiptarët bashkë në fushat e futbollit
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 05:19
  4. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •