Mister plagosja në lagjen Park Royal. Viktimat “po luanin bixhoz”.
Plumba shqiptarëve në Londër
4 emigrantë të plagosur rëndë, zhduket autori krimit
Nga Londra
Muhamed Veliu
Korrespondent i Top-Channel
Një tjetër përleshje me armë e grupeve kriminale shqiptare në rrugët e Londrës, ku përsëri një lokal shqiptarë bëhet arena e krimit tronditës.
Katër emigrantë shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë pasi janë goditur me armë zjarri në lagjen Park Royal në Veri Perendim të Londrës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në ambientet e brëndëshme të një lokali. Burime nga komuniteti shqiptarë thonë se ngjarja ka ndodhur në një lokalin shqiptarë Skenderbeu prone e nje shqiptari nga Kosova, ku viktimat ishin duke luajtur bixhoz.
James Nadin zëdhënës i Scotland Yard tha për Top-Channel se “Një nga të plagosurit u gjet në hyrjen e pabit, dy të tjerët në brendësi të tij dhe personi i katërt në pjesën e pasme të ndërtesës. Të katër të plagosurit janë dërguar në një spital të Londrës, ku tre prej tyre janë në gjëndje të rëndë ndërsa personi i katërt në gjëndje kritike për të jetën.
Për arsye hetimi Scotland Yard nuk ka bërë publike identitetet e shqiptarëve të plagosur. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes , ndërkohë konfirmohet se ende nuk është ndalur ndonjë person përgjegjës apo të jetë gjetur arma e krimit.
Nga të dhënat e parë mësohet se momentin kur ka ndodhur sulmi ndaj shqiptarëve në pab nuk ka patur klientë të tjerë. Ky është icidineti i dytë ndodhur vetëm pak ditë pas atij në lindje të Londrës ne një lokal shqiptarë në rrugën Ruskin Avenue.
Katër shqiptarë përfunduan në spital pas një përleshje me thika. Përleshja është raportuar në polici nga një i pranishëm në lokal. Për këtë incident është arrestuar një person.
Krijoni Kontakt