Akademiku Gëzim Alpion “radiografi” mediatike Nënës Terezë.
Nënë Tereza e shenjtë apo VIP?
Botuesit prestigjioz britanik “Routledge” vlerësime studimit të autorit shqiptar
Nga Londra
Muhamed Veliu
Korrespondent i Top-Channel
Morisë së librave shkruar për shenjtoren katolike me origjinë shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu i shtohet një tjetër, kësaj here shkruar nga një autor shqiptar.
Gëzim Alpion, lektor në universitetin e Birmingham-it në Angli, ka publikuar librin me titull 'Mother Teresa - Saint or Celebrity'?
"Nënë Tereza e shenjtë apo VIP?" një studim të hollësishëm parë në një këndvështrim sociologjik dhe mediatik rreth jetës së saj.
Libri i tij është botuar nga shtëpia prestigjioze e botimeve akademike Routledge dhe ka dale dje në qarkullim në të gjitha libraritë e Britanisë së Madhe.
Vepra ne fjalë është botuar njëkohësisht në SHBA dhe Kanada. Në një komunikatë për mediat Routlege thotë se Nënë Tereza është një nga gratë për të cilat është shkruar dhe publikuar më shumë në kohët moderne. "Përveç Papa Gjon Palit II ajo ishte personi më i publikuar në media gjatë shekullit 20 duke e shndërruar atë në një VIP fetar" nënvizojnë redaktorët e kësaj shtëpie botuese në Londër.
Interesi përfshin debatin rreth figurës së saj edhe pas vdekjes kanë gjeneruar interes në qarqet fetare dhe akademi. Duket se ky ka qenë shkaku që botuesit prestigjioz Routledge të presin padurim përfundimin e librit nga studiuesi shqiptar.
Alpion ndryshe nga autorët e tjerë në librin e tij është munduar të sjellë një profil krejt të ri të kësaj gruaje e cila duke u shndërruar në një VIP "manipuloi" mediat për interesat e saj fetare në ndihmë të të varfërve në Indi.
Autori me mjeshtëri analizon se sa me rëndësi ka qenë për Nënë Terezën përdorimi i mas-mediave përfshi këtu kulturën e jetës së VIP-ave, pa harruar kishën dhe disa grupe politike.
Gëzim Alpion i cili ka pasur një letërkëmbim të hershëm me shenjtoren shqiptare në fillim të viteve 1990 kur studionte në universitetin e Kajros në një kapitull të librit me shumë kujdes analizon fëmijërinë e saj në Ballkan gjate viteve 1980-1990.
E gjithë puna e tij kërkimore përfshi një analizë të thellë përmbledhur në këtë libër padyshim hedh një dritë të re rreth figurës së kësaj gruaje me plot influencë, gjë e cila do t’i ndihmoj së tepërmi atyre të cilët merren me studimin e asaj që tani quhet kultura e VIP-ave.
Shtëpia botues Routledge do të organizoj disa promovime të librit të Dr Alpion; Promovimi i parë do të zhvillohet me 31 Tetor ne University College London. Dr Alpion do të flas për librin në Washington D.C në Nëntor dhe në Shanghai në dhjetor.
Promovime të tjera do të bëhen në Austri, Japoni dhe Indi. Dr Alpion është autor i këtyre veprave: 'Vouchers' (2001), 'Foreigner Complex' (2002) 'If only the Dead Could Listen (2006), 'Mother Teresa: Saint or Celebrity?' (2006) dhe 'Encounters with Civilizations' pritet të botohet në (2007)
Flet Dr. Gëzim Alpion
Pyetur se si Gëzim Alpion ndjehet tani që libri është në libraritë britanike ai me modesti përgjigjet “uroj që libri të shërbejë si një inkurajim për studiuesit e rinj shqiptarë që të botojnë veprat e tyre me botuesit më prestigjioz”.
Ndërsa kur e pyet atë cili ka qenë aspekti që i ka lënë më shumë mbresa gjatë studimit të jetës së shenjtores shqiptare, ai thotë se “ përkushtimi i sinqertë i Nënë Terezës ndaj figurës së Krishtit dhe sakrificat e saja të mëdha për t’i qëndruar besnike shpëtimtarit të saj dhe të njerëzimit, siç e konsideronte Krishtin Nënë Tereza.
Mënyra se si Nënë Tereza i trajtoi mediat për të realizuar qëllimin e saj në jetë është për mendimin tim një arritje e madhe e cila vlen të studiohet nga ekspertët e medias dhe akademikë të disiplinave të teologjisë, sociologjisë, historisë, studimeve kulturore, dhe shkencave politike.
Një nga qëllimet kryesore të studimit tim është prezantimi i Nënës Terezë në botën akademike veçanërisht në studimet e mediave për të kuptuar më mirë kulturën bashkëkohore të famës si dhe sociologjinë e famës. Për mendimin tim Nënë Tereza është një person famoz 'serioz' e jo si disa picirrukë të famshëm nga bota e sportit, politikës dhe muzikës të cilët bëhen të dëgjuar për disa ditë, për një stinë dhe po që se janë me fat për një ose disa vite dhe pastaj mbulohen nga pluhuri i harresës po aq shpejtë sa bëhen të njohur.
Nënë Tereza duhet veçuar nga këta xhuxhmaxhuxhë të famshëm. Ajo duhet studiuar në mënyrë shkencore dhe me integritet për të thënë hapur dhe me takt edhe gjëra sensitive për Nënë Terezën që deri më sot nuk janë bërë publike për arsye të ndryshme.
Biografia - Kush është Dr. Gëzim Alpion?
Dr. Gëzim Alpion ka lindur në vitin 1962 në qytetin e Peshkopisë, që ndodhet në një nga zonat më piktoreske dhe me bukuri epike të Shqipërisë. Pas përfundimit të arsimit tetëvjeçar në Peshkopi, në vitin 1977 filloi studimet në Tiranë në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja ‘Asim Vokshi’, ndërsa në vitin 1983 studimet në Fakultetin e Filologjisë, Departamentin i Gjuhës Angleze, në Universitetin e Tiranës, studime të cilat i ndërpreu në fund të vitit të dytë kur iu akordua e drejta e studimit nga qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Republikës Arabe të Egjiptit për të studiuar gjuhën dhe letërsinë angleze në Universitetin e Kajros.
Në Kajro studioi për Bachelor of Arts nga viti 1985-89 dhe për titullin Master of Arts në Studimet Angleze nga viti 1990-93. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Anglisë nga Kajro aplikoi në katër universitete në Britaninë për të zhvilluar temën studimore që pati filluar në Egjipt në vitin 1991. Të katër universitetet – ai i Edinburgut, Lidsit, Notinghamit dhe Durhamit – e pranuan.
Ai zgjodhi Durhamin (i cili radhitet pas universiteteve të Kembrixhit dhe Oksfordit), sepse vetëm ky universitet i krijoi edhe mundësinë për të vazhduar studimet pasuniversitare për Master of Arts në veprat e James Joyce dhe D. H. Lawrence. Pak muaj pasi filloi studimet për MA në Durham,Universiteti vendosi që studimin ta kaloj për doktoratë. Titulli Doktor në Filozofi për studimin mbi ‘Imazhin e Artistit në Rini’ në veprat e D. H. Lorencit iu akordua në vitin 1997.
Krijoni Kontakt