http://news.orf.at/video/iptvpopup.h...ovo_kidman.wmv
Kidman, si ambasadore nė Kosovė
B.Berberi
Ka konfirmuar zyrtarisht pjesėmarrjen e saj nė Kosovė Nicole Kidman. Nga Organizata e Kombeve tė bashkuara ajo ėshtė zgjedhur si Ambasadore e Fondit tė Zhvillimit pėr Gratė dhe pritet tė marrė pjesė nė takimin qė zhvillohet nė Gjakovė tė Kosovės mė datėn 15 tetor. Sipas organizatorėve nė Kosovė, ylli i Hollywood-it do tė jetė pjesėmarrėse nė njė projekt qė ka tė bėjė me integrimin e grave nė shoqėri, vendosjen e urave tė komunikimit mes grave kosovare dhe serbe, por mbi tė gjitha pėr integrimin e pakicave.
Mėsohet se pas takimit do zhvillohet edhe njė mbrėmje artistike.Vizitėn e Kidmanit nė Kosovė e mundėson organizata e grave tė Kombeve tė Bashkuara. Aktorja 39 -vjeēare Kidman e lindur nė Australi ka njė karierė shumė tė gjatė kinematografike nė Hollywood. Protagoniste nė mbi 50 filma, si Batman forever, The Peacemaker, Eyes ėide shut, Moulin rouge, The others, etj, ėshtė fituese e trofeut Oscar nė vitin 2003 pėr rolin e Virginia Woolf-it filmin The Hours. Mėsohet se aktorja Nikol Kidman do qėndrojė vetėm njė ditė nė Kosovė. Tashmė ndihet njė interesim i veēantė nga ana e publikut kosovar, pėr tė parė nga afėr dhe pse jo, pėr ti marrė edhe ndonė autograf aktores, qė kanė mundur ta ndjekin vetėm pėrmes ekranit.
![]()
Krijoni Kontakt