Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 134

Tema: Tutje

  1. #111
    Nata si kumbull e zezė tharton vetmi,
    ftohen dhėmbėt kur fiket drita, mpin
    mendimi, nė ėndėrra gjehemi prapė

    Tinėz pėrballemi nė pyll, ca lakuriq,
    kokėn zėnė me duar tė tremburit,
    na ndjekin, i ndjekim, fluturojmė,
    tretemi e shkundemi, pėrkrahėsh
    me tė tjerė. Vegimet janė shkumė
    a thinja ere. Zėri s`del nga kafka
    kur kėrkon ndihmė derisa zgjohesh

    Atje i gjej tė gjithė, siē jemi vėrtet,
    skica zjarri tė njė tė dehuri, hije tė
    njė tjetri, tė ikuri, tė huaji pa emėr

  2. #112
    Trisht

    Ronitur janė tashmė rrobat e tua,
    Natėn mė shfaqesh shpesh pa sy,
    rri pėrbri. Dikur qemė mish e thua

    E njėjta ndoshta tė ndodh dhe ty
    dhe s`ke kujt t`ia thuash. Hesht,
    njomet syu, brenda bėhet lėmsh

    Kėrkujt s`i bėmė keq. Veē u deshėm,
    po jo aq sa tė bėheshim mė tė mirė,
    ndaj edhe mbetėm prapė siē qemė

    Mė sėmbon njė trisht si gjembat kokėn
    varur mėnjanė mbi ekran,
    (Apo ish altari i syut ku u pashė?)
    Turbull ngjiren pamjet e kaluara,
    Po ėshtė mirė e mė ėndėrrojnė
    gishtat qė mė shfletuan ėmbėl,
    Rrudhave ku humbėn kujtimet
    e u pėrzjenė me zhgjėndėrrėn

    Dhjetra si ti,
    qindra pasqyruar,
    pafund kopjet,
    Miriada unė e ti
    dhe unė qė s`di
    se kush je

  3. #113
    Qiellin e hapur rrezet e ndezėn blu,
    Ortaku erdhi e mė zgjoi, veshi lėkurėn
    e mė la prapė atje deri dimrin tjetėr

    Sytė e tij mė mbushin me lėng si pemėn,
    hija u burrėrua, u zgjat, hollua pas dritės,
    leu pemėt gjelbėr e u shtriq mbi bar, lulja
    pret t`i marr dikush erė, ndoshta unė, po
    ndjenjė e pėrsėritjes, vajtjeardhje stinėsh,
    mė bėri tė trishtem, tė mbyll sytė, verboj
    sythin e hapur si krahė shoku kur piqesh

    Tė kesh dikė njėlloj si veten e prapė ndryshe,
    dikė ku tė lėshohesh pėrgjithmonė, veē tė jesh
    pupėl nė krah tė tij fluturimesh tė panjohura

    Bashkė- parajsė e ferr, tė tjerėt na vrasin, lindin,
    pa to nuk do ishim dot; tė tjerėt na duan, varrosin

    Frymėn tėnde tė nxehtė nė qafė ndjeva, seē fryu
    e pru erėrat e tua, anijet, stuhitė, sirenat, xhindet,
    U bėra si dikur, harrova kohėn e tė desha prapė,
    mishin rozė dhe bebėzat nga afėr, thithkat, barkun,
    duart e paturp, buzėt qė nuk dinin mė ē`tė bėnin,
    mendimin qė vijon kur mbetesh zbrazur si dallgė
    qė pushton bregun, e mund e i largohet prapė

  4. #114
    Qiellin e hapur rrezet e ndezėn blu,
    Ortaku erdhi e mė zgjoi, veshi lėkurėn
    e mė la prapė atje deri dimrin tjetėr

    Sytė e tij mė mbushin me lėng si pemėn,
    hija u burrėrua, u zgjat, hollua pas dritės,
    leu pemėt gjelbėr e u shtriq mbi bar, lulja
    pret t`i marr dikush erė, ndoshta unė, po
    ndjenjė e pėrsėritjes, vajtjeardhje stinėsh,
    mė bėri tė trishtem, tė mbyll sytė, verboj
    sythin e hapur si krahė shoku kur piqesh

    Tė kesh dikė njėlloj si veten e prapė ndryshe,
    dikė ku tė lėshohesh pėrgjithmonė, veē tė jesh
    pupėl nė krah tė tij fluturimesh tė panjohura

    Bashkė- parajsė e ferr, tė tjerėt na vrasin, lindin,
    pa to nuk do ishim dot; tė tjerėt na duan, varrosin

    Frymėn tėnde tė nxehtė nė qafė ndjeva, seē fryu
    e pru erėrat e tua, anijet, stuhitė, sirenat, xhindet,
    U bėra si dikur, harrova kohėn e tė desha prapė,
    mishin rozė dhe bebėzat nga afėr, thithkat, barkun,
    duart e paturp, buzėt qė nuk dinin mė ē`tė bėnin,
    mendimin qė vijon kur mbetesh zbrazur si dallgė
    qė pushton bregun, e mund e i largohet prapė

  5. #115
    Kujtime pikellojne strehet,
    si lot qerpikeve te eres, muri
    qe prishem na ndau me shume,
    Nuk ditem me kush qeme, humbem
    honeve te se shkuares. Poshte zjarri
    e tymi i tij i zi verboi te vetmin sy te qiellit

    Si do kthehemi ne shtepi?

    Rruges pa emer turmojne te ikurit
    U nisen e nuk diten me se ku, sqima
    (absurde, ndaj buzeqesh) krah me krah
    me mungesen e durimit, si cift martuar
    perjetesisht te kundertash, i bene te nguten,
    te vrapojne me shpejt drejt zjarrit, ndonese
    djersa nuk pihet. Mbeten diku e u luten per burim.

    Lumenjte nuk dine cfare jane,
    perderisa dikush te zhytet,
    ndoshta te mbytet....

  6. #116
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    flm , per ciklin e fundit... si per te tjeret. Ti je i frikshem.... Ndonese frike nuk te kam , perkundrazi te ndjek............
    urime!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #117
    "Une jam Zoti" m`u pergjigj nje hollandez ne barin "Mexi&Co"
    Djerse te ftohta me rane shpines derisa kuptova se ish i marre,
    Mund te qe ashtu vertet e ndoshta me fole me gojen e tij prape

    Mos me tremb,
    lere mallin pa forme,
    te dua se nuk te njoh

  8. #118
    Buzet e hapura e vrima ne mes,
    te lodhura nga vrull i fjales,
    heshten e priten te mbushen
    me gjak te ri, me fryme te re

    Lodhur nga peshe e vetes,
    u mbeshtetem ne tjetrin,
    si ushtare te lodhur qe
    nuk shtrihen dot te veshur

    Puhite shkrepetine,
    fryma jote u be e imja,
    e imja jotja

    Ne ate puthje me kujtove memen,
    motren qe s`e kisha, Marine

    E u tremba nga mendimi
    i te qenit perseri femije

  9. #119
    Nje lule mbiu ne mua,
    nje fjale e bukur a nje ngjyre

    U tuta t`i marr ere
    a te ngjyej boten me te
    se nuk dita ne qeshe i zoti

    Cfare me beri mua mendova
    beri dhe ate, fushen e hicin

    Ndjeva lengun qe me mbush,
    i mora ere , u cela,
    petaleve rane bebezat
    keputa veten e ia fala
    farehedhesit

    Ai u habit se pari,
    pastaj me buzeqeshi
    e kendoi ca zogj

    Njelloj jemi,
    brume enderrash,
    shprese

    "Te bera qe te kem dike
    ku te shplodhem,
    dike qe te me perqafoje
    si femija prindin

    Te bera te me besh"

  10. #120
    Trishtimi me kaplloi prape,
    themi njeriu e nuk dime cfare ceshte,
    ndoshta mish me fryme, ndoshta coftine,
    ku do mblidhen korbat e do vije erekeq

    Po nuk desha te shikoj nga pas,
    ngrita syte ne qiell e pashe blune,
    me mbushi, me hovi, me treti tutje,
    ne shoke qe nuk i njoh, po qe shpresoj,
    se jane te gjalle si une kur trembemi

    Mos i ul syte, shikome drejt,
    ne bebeze, ku rri e pret femija
    te behet burre, te mbushet gjak

    Pa tjetrin eshte e kote te jesh,
    mumjet qe presin te varrosen,
    qepur keq mbajne ere te ndyre kopjeje

    Ku je ti engjell qe me ndez, si xixa yllin
    kur capitet nata perjetesise, e shpresoj te jem
    si vere e kuqe damaresh qe me tundin pulseve
    te hovit, vrullit te shpreses per me mire?

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •