Close
Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 134

Tema: Tutje

  1. #51
    Ikarus

    Sharruan pemen
    e bene leter
    I ati beri nje balone me te
    dylli shkriu...

    U zgjua kur po binte,
    u mbush me fryme,
    pa muret e larta te qiellit,
    rojet ne kullat me gjemba,
    vizatoi ne xham me gisht
    konturet e vetes...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #52
    Tė parėt e mi nuk kishin emėr,
    nuk flisnin fare, pėrgjigjeshin
    me gjeste, sytė gjysmė tė mbyllur,
    janė tė egėr thuhej e i kishin frikė

    Nuk dihej nga vinin, flinin nė kėmbė,
    nė kėmbė vdisnin e mė lindėn mua,
    Mė lanė e shkuan, mė gjetėn prindėt,
    Njė burrė ishte babai, nėna njė grua

    Mė veshėn tesha, mė vunė njė emėr,
    mė bėnė tė flas, tė qaj, tė qesh, tė ha,
    u rrita e kur po mbushja tė tridhjetat,
    theva pasqyrėn e dola rrugėve cullak

    Bosh janė pyjet....

  3. #53
    Brenda nuk ka njeri,
    As unė nuk jam aty,
    Po atėhere nga e di
    qė atje nuk ka njeri?

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    Citim Postuar mė parė nga yjori
    Katror i dhomes dhe une,
    mund te dilja jashte e te shikoja qiellin,
    po ja qe dua me teper t`i bej nje vrime tavanit

    Dyert jane te hapura,
    mund te dilja jashte e te shikoja qiellin,
    po ja qe dua me teper te shoh nga vrima e celesit

    Shtrati eshte gati,
    mund te shtrihesha e te flija (eshte vone),
    po ja qe dua me teper te enderroj zgjuar

    Enderroj te dal nga dhome e trupit,
    nga vrime e syve dyerve te gjoksit,
    e te lyp rrugeve te ftohta te nates
    ca yje sa per te shuar urine e territ
    qe hengri dritat e prape s`u ngop,
    qe nuk fle dot, qe nuk di se c`do

    Kocke enderr qenit te zi
    Nuk jam i zoti, jam si ai
    Sa kenaqesi te lexosh te tilla poezi.Flm!

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anėtarėsuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    urime per poezite shume te bukura
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  6. #56
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar mė parė nga yjori
    Brenda nuk ka njeri,
    As unė nuk jam aty,
    Po atėhere nga e di
    qė atje nuk ka njeri?
    Shkurt kjart domethenese!!!Te lumt!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  7. #57
    Vjen njė kohė kur njeh mė shumė tė vdekur se tė gjallė,
    Ėndėrrat vinė e bėhen gjithmonė e mė tė pakuptueshme,
    Kujt t`ia tregosh? Pleqtė, qė i lėēisnin dikur, kanė shkuar,
    Do doja dhe unė, po nuk jam fantazėm, nuk tretem dot,
    Apo jam, nuk e di e tė ma thote nuk ka se kush?

  8. #58
    Horeb

    Malin e shenjtė
    e copėtuan,
    me gurėt ndėrtuan
    tempuj,
    piramida,
    mure,
    statuja

    Lumin e shenjtė
    e bėnė pis,
    me ujėt u lanė,
    pinė,
    u pagėzuan,
    hodhėn kufomat atje,
    tė pėgėrat,
    urat

    Fjalėn e shenjtė
    e thanė aq shpesh,
    e pėrfolėn
    apo belbėzuan,
    u shanė me tė,
    u falėn,
    e shkruan,
    mėsuan pėrmendėsh,
    harruan

    Etėrve, heronjve, prijėsve, tė vdekurve u besuam e humbėm shkretėtirave,
    labirinteve, betejave, zgavrave bosh tė tempujve, kafkave, anijeve, busteve,
    me gjarpėrinj nė duar, pushkė, pranga, penė, mish e kazma, gjak e spermė,
    vramė po nuk krijuam, kėrkuam atė ēfarė gjetėm, urryem dhe u deshėm, kaq,
    asgjė mė shumė, zjarri s`jemi qė pjek shkėmbin e ujėt rrjedh qoftė dhe i ndyrė

    5000 gjuhė,
    2 ditė pushim,
    2 fėmijė,
    2 duar herė 5 gishta,
    dhjetė dollarė ora,
    pesėdhjetė seksi,
    sytė i ngremė rrallė
    nga pjatat, librat, tjetri,
    llogaritė, varret,
    hapat, makinat, udha,
    pėr tė parė qiellin

    E ē`tė shohėsh?
    Avionė e antena,
    Kulla, tela, kamera,
    Tym, oxhakė, CO2,
    Vrima ozoni, astronautė
    me helmeta nė Hėnė,
    Eteri plot sinjale, pamje,
    filma, luftė, drogė,
    kurva, tiranė, idiotė,
    Aids, e njerėz qė nė Tokė
    nuk kanė ē`hanė

    Krreji nė tė dhembin
    nga vetėtimė e hakut,
    tė bardhat vezė lyer
    pėr pashkė me gjak,
    fshehur pėr fėmijėt
    nė kopėsht a nė pjatė
    me farė tė ngordhur
    zogjsh, drite, fati

    Udhė-, fjalėkryqeve,
    thyer eshtrat gjuhės,
    s`kullon gjak mali,
    veē duron kur rrjedh
    frymėn qė hesht,
    duron zgjedhėn,
    borėn e gjurmės,
    dėgjon e mardhet,
    dorė e tė drejtit
    qė dalė nga gjoksi
    nuk flet, vec i zgjatet
    tjetrit e zbardhet...

  9. #59
    Lėneshat

    Erdh vjeshta e verė s`pat,
    U nisėn tė shtegtonin zogjtė po s`ditėn ku,
    Fluturuan mekur, u lagėn,
    U tulatėn strehėve hutuar e mbetėn kėtu

    Erdh vjeshta e rreze s`pat,
    Hije nuk mbollėn pemėt, njerėzit, muret,
    N`pasqyrė tė saj nuk u panė,
    Harruan kush qenė e u mekėn po ashtu

    Erdh vjeshta, na gjet fillikat...

  10. #60
    Fjala eshte
    grua per burrin,
    burre per gruan

    Cka themi
    eshte ajo cka duam,
    cka duam te jemi,
    cka duhet,
    Falje, shpifje,
    cka besojme,
    cfare presim
    te degjojme
    e nuk thuhet

    Cka flasim
    eshte pasqyre
    ku shohim veten,
    djall a zot,
    te thjeshten,
    heshtjen,
    boten

    Fjala eshte
    puhi,
    fllad a shi,
    thike,
    bombe,
    diell, stuhi,
    lot, buzagaz,
    merzi, lot,
    bosh e plot,
    ti e une,
    tok

    Kot
    e hic
    nuk lind,
    edhe kur
    pjella
    memece
    eshte,
    Fjala mbin,
    piqet,
    gjallon,
    vdes,
    varroset

    Fjala eshte
    njeriu,
    zjarri,
    cka na ben
    tjeter,
    kafsha
    qe mendon,
    qe qeshet

    Fjala eshte
    prindi,
    fjala eshte femija,
    fjala eshte
    grua per burrin,
    burre per gruan...

Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •