
Postuar mė parė nga
yjori
Natyre e qete me syze
Nese do ish e mundur te gjendeshin shenimet e ciceronit memec ne muzeun e artit modern, ndoshta mund te thuhej dicka nga dikush tjeter qe kuptonte (apo mendonte se e bente kete,shpresonte, ish genjyer nga sharlatane apo njerez te ndershem qe besonin se trashegonin artin e shpjegimit te gjesteve; mund te shtoheshin ketu mundesi te tjera te panumerta te dialektikes jostabile te komunikimit midis dy gjallesave), pra ndoshta mund te thuhej dicka, qofte edhe e pasakte per permbajtjen e ketyre shenimeve.
Ish ky arsyetimi qe e coi biografin e piktorit te njohur pas vdekjes ne idene e intervistimit te te gjithe personave qe kishin vizituar muzeun ne fjale, qysh nga dita e hapjes e deri ne diten kur ciceroni filloi te gjestikulonte dicka qe nenpermbante humbjen. Te pakten ky ish rezultati ne te cilin arriti biografi pas nje vleresimi statistikor te interpretuesve. Duhet thene ketu se jo te gjithe interpretuesit e gjuhes se shenjave, te cilet perbenin nje pakice ne masen e vizitoreve ishin te nje mendjeje. Sidoqofte shumica derrmuese, dmth mbi gjysma arriten ne perfundimin, pasi u konsultuan me njeri tjetrin e bene kompromiset e nevojshme, se ciceronit duhet ti kishte humbur dicka. Rrjedhoja logjike do qe, e ne kete mendje rane pothuajse te gjithe, pervec dy fanatikeve qe pohonin se ciceroni vepronte nisur nga kujtesa, se ajo qe kish humbur do qene shenimet qe do ti duheshin patjeter dikujt qe operonte ne nje muze me nje numer veprash qe e kalonte ndjeshem mesataren kujtesore, statistike kjo e nxjerre po ashtu duke u nisur nga aksioma se ajo qe eshte normale ndodh edhe me shpesh.
E gjithe veprimtaria e biografit finanzohej nga nje mecen qe nisej edhe ai nga arsyetime teper te dyshimta per te qene te sukseshme. Duke qene i ndergjegjshem per probabilitetin e kesaj sipermarrjeje ai kish angazhuar edhe nje biograf qe operonte ne krah te kundert me te parin, dmth qe nuk nisej nga dita e hapjes se muzeut e deri ne diten kur ciceroni nisi te gjestikulonte, po ne te kundert. Duke krahasuar rezultatet e dy biografeve meceni arriti te reduktoje numrin e tablove te piktorit te vdekur deri ne tre. Mbetej vetem identifikimi i origjinalit nga kopjet.
Per dilemen nje here tjeter.
Krijoni Kontakt