Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 134

Tema: Tutje

  1. #11
    Majė e kėmbanores gozhdoi njė pėllumb, u shkurtua,
    Mbi gjuhėn e nxjerrė lėshon dora e zbehtė e priftit njė re,
    qė tretet shpejt nė ujin e distiluar, qiellza e shtyp brenda,
    Pashė dhe njė here atje, po nuk ish ashtu;
    Isha unė qė gozhdoi nė kryq tė pamjes atė ē“mė zunė sytė,
    Njė shiringė qė shpoi venėn

    Atėhere ranė kėmbanat e u tunda,
    gjuhėz e lidhur pėrplasej mureve veshur me gomė te dhomės,
    erdh ora e vizitės, kalojnė para lypėsit e bėjnė sikur nuk e shohin,
    hyjnė nė vaginėn e derės si tingull nė vesh “Mirė jeni?”,
    Nė kafaz djalli qėron bananen,” E sheh?”, e i tregojnė horizontin,
    Telin ku mban ekuilibrin me shkop nė dorė Moisiu,
    Gjarpėri shndėrrohet nė duart e veshura me doreza plastike nė gjilpėrė,
    Nga syzet mė shohin papritur sytė e tij, fėrshėllen vrer gjuhėza,
    pėrplaset mureve veshur me tė kuq tė buzėve si shkulm i verės, gjakut
    nė kupėn qė e tund era, “Pi!”- i thonė e ai pi

    Shikimi pėrplaset mureve veshur me qime e nuk bėn zhurmė,
    Qelq i syut kriset, derdhet gishtave qė i fėrkojnė, spermė e ngrohtė
    si avull mbi syzen e shtrirė nėn to, majmun i vrimės hidhet nė kafaz,
    pėrplaset shufrave tė hekurta tė bebėzės, klith e rrėzohet,
    Po nuk ku, se dyshemeja ėshtė shembur e gropa fryhet mė shpejt
    se rėnia, bark konkav prej xhami ku ngjisin kupėzat, “Ja dhe pak!”,
    Llastiku liron fytin e krahut, shkulmė e gjakut tund nė kullė muret
    e rrudhura tė kėmbanės, pėllumbi nė majė ngulet pingul nė qiell,
    sqepi gozhdon njė re, shkurtohet, nga plaga kullon ujė strehėve,
    mbush kanalet e shqisave e qiellza e pėrcjell brenda si turp

  2. #12
    Shkallėt varen kėmbėve, qeska poshtė syve,
    “Rri kėtu”- jehojnė, kanė frikė mos nuk shkelen mė,
    pastaj qajnė, flluska lehtėsohet, nuk i besohet qė ngrihet,
    Kufoma zvogėlohet, ca korba si pika nėnkuptimi shqyejnė
    mbetjet e lamtumirės, gjinjtė e vizės rrumbullakohen,
    lakojnė male e top i botės varet zinxhirėve si gjyle

    Veē rrafshinat kanė horizonte e presje ylberėsh,
    Pėrtej tyre vazhdon fraza duke mohuar gjysmėn e mbushur,
    Po ē`kuptim ka mendova, tė pjellėsh Jezusin dhe Judėn kur
    njėri kryqėzohet e ai qė mbetet var veten? Ndaj dhe heshta,
    pėrqafova hijen, u ktheva e lexova ēfarė shkruan gjurmėt

    Duke shkelur prapė mbi to i bėra dyfish, gishtat nė thembėr,
    Kėmba nuk diti mė nga tė shkojė, u mek nė mėdyshje, humbi
    kontaktin me dheun, mbeti pezull, lumi ngriu bashkė me troftėn
    qė notonte kundėr rrymės, ngrinė brigjet e veē nė njė rrėkezė
    loti tretej pasqyrimi i qiellit me njė pikė qė zvogėlohej mė shumė

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-11-2006
    Postime
    1

    Marramendje

    Tutje-tėhu
    vet-vetes lavjerresh
    Tė lidhem pėrfund
    e ti marramendesh

    Nuk ndal as atje
    nuk rri as kėtu
    veē sillesh pėrsillesh
    tutje-tėhu

    Merrmė me vete
    pa ditur pėr ku
    njė kalė i djersitur
    na sjell prapė kėtu

    Nuk di, nė jam gjallė
    nuk di, nė je vdekur
    mbetėm mes botėsh
    udhėve patretur.

  4. #14
    Natyre e qete me syze

    Nese do ish e mundur te gjendeshin shenimet e ciceronit memec ne muzeun e artit modern, ndoshta mund te thuhej dicka nga dikush tjeter qe kuptonte (apo mendonte se e bente kete,shpresonte, ish genjyer nga sharlatane apo njerez te ndershem qe besonin se trashegonin artin e shpjegimit te gjesteve; mund te shtoheshin ketu mundesi te tjera te panumerta te dialektikes jostabile te komunikimit midis dy gjallesave), pra ndoshta mund te thuhej dicka, qofte edhe e pasakte per permbajtjen e ketyre shenimeve.
    Ish ky arsyetimi qe e coi biografin e piktorit te njohur pas vdekjes ne idene e intervistimit te te gjithe personave qe kishin vizituar muzeun ne fjale, qysh nga dita e hapjes e deri ne diten kur ciceroni filloi te gjestikulonte dicka qe nenpermbante humbjen. Te pakten ky ish rezultati ne te cilin arriti biografi pas nje vleresimi statistikor te interpretuesve. Duhet thene ketu se jo te gjithe interpretuesit e gjuhes se shenjave, te cilet perbenin nje pakice ne masen e vizitoreve ishin te nje mendjeje. Sidoqofte shumica derrmuese, dmth mbi gjysma arriten ne perfundimin, pasi u konsultuan me njeri tjetrin e bene kompromiset e nevojshme, se ciceronit duhet ti kishte humbur dicka. Rrjedhoja logjike do qe, e ne kete mendje rane pothuajse te gjithe, pervec dy fanatikeve qe pohonin se ciceroni vepronte nisur nga kujtesa, se ajo qe kish humbur do qene shenimet qe do ti duheshin patjeter dikujt qe operonte ne nje muze me nje numer veprash qe e kalonte ndjeshem mesataren kujtesore, statistike kjo e nxjerre po ashtu duke u nisur nga aksioma se ajo qe eshte normale ndodh edhe me shpesh.
    E gjithe veprimtaria e biografit finanzohej nga nje mecen qe nisej edhe ai nga arsyetime teper te dyshimta per te qene te sukseshme. Duke qene i ndergjegjshem per probabilitetin e kesaj sipermarrjeje ai kish angazhuar edhe nje biograf qe operonte ne krah te kundert me te parin, dmth qe nuk nisej nga dita e hapjes se muzeut e deri ne diten kur ciceroni nisi te gjestikulonte, po ne te kundert. Duke krahasuar rezultatet e dy biografeve meceni arriti te reduktoje numrin e tablove te piktorit te vdekur deri ne tre. Mbetej vetem identifikimi i origjinalit nga kopjet.
    Per dilemen nje here tjeter.

  5. #15
    Gishtat thinjen zbardhur,
    Duart qe u lane shpesh,
    Holluar lekura nga ferkimi me metalet,
    Letrat, parate
    E gjaku poshte rredh perpjete
    E zbardh ballin, pikellim
    Ne pritje te asaj qe nuk ndodh
    Godot je ti, ku shkon?

  6. #16
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Citim Postuar mė parė nga yjori
    Natyre e qete me syze

    Nese do ish e mundur te gjendeshin shenimet e ciceronit memec ne muzeun e artit modern, ndoshta mund te thuhej dicka nga dikush tjeter qe kuptonte (apo mendonte se e bente kete,shpresonte, ish genjyer nga sharlatane apo njerez te ndershem qe besonin se trashegonin artin e shpjegimit te gjesteve; mund te shtoheshin ketu mundesi te tjera te panumerta te dialektikes jostabile te komunikimit midis dy gjallesave), pra ndoshta mund te thuhej dicka, qofte edhe e pasakte per permbajtjen e ketyre shenimeve.
    Ish ky arsyetimi qe e coi biografin e piktorit te njohur pas vdekjes ne idene e intervistimit te te gjithe personave qe kishin vizituar muzeun ne fjale, qysh nga dita e hapjes e deri ne diten kur ciceroni filloi te gjestikulonte dicka qe nenpermbante humbjen. Te pakten ky ish rezultati ne te cilin arriti biografi pas nje vleresimi statistikor te interpretuesve. Duhet thene ketu se jo te gjithe interpretuesit e gjuhes se shenjave, te cilet perbenin nje pakice ne masen e vizitoreve ishin te nje mendjeje. Sidoqofte shumica derrmuese, dmth mbi gjysma arriten ne perfundimin, pasi u konsultuan me njeri tjetrin e bene kompromiset e nevojshme, se ciceronit duhet ti kishte humbur dicka. Rrjedhoja logjike do qe, e ne kete mendje rane pothuajse te gjithe, pervec dy fanatikeve qe pohonin se ciceroni vepronte nisur nga kujtesa, se ajo qe kish humbur do qene shenimet qe do ti duheshin patjeter dikujt qe operonte ne nje muze me nje numer veprash qe e kalonte ndjeshem mesataren kujtesore, statistike kjo e nxjerre po ashtu duke u nisur nga aksioma se ajo qe eshte normale ndodh edhe me shpesh.
    E gjithe veprimtaria e biografit finanzohej nga nje mecen qe nisej edhe ai nga arsyetime teper te dyshimta per te qene te sukseshme. Duke qene i ndergjegjshem per probabilitetin e kesaj sipermarrjeje ai kish angazhuar edhe nje biograf qe operonte ne krah te kundert me te parin, dmth qe nuk nisej nga dita e hapjes se muzeut e deri ne diten kur ciceroni nisi te gjestikulonte, po ne te kundert. Duke krahasuar rezultatet e dy biografeve meceni arriti te reduktoje numrin e tablove te piktorit te vdekur deri ne tre. Mbetej vetem identifikimi i origjinalit nga kopjet.
    Per dilemen nje here tjeter.
    Kjo eshte ajo qe une dua te lexoj!
    wrong verb

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    8
    shkruan bukur, ke mendim.... peshon rende.....( ndoshta dicka me shume se rende...-te lodh )

  8. #18
    nuk ka dileme me te lehte se te qenit me i lehte ne peshe se pupla qe bie nga pjeshket e pathara

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Vjori ,suksese mjaft te bukura
    Te pershedes

  10. #20
    E ku te shkoj pa ju?
    Vec zeri juaj gjemon ne koke
    e britme e zemres per te mos qene vetem

    Nuk do dija cili jam, nese nuk do ma thonin te tjeret

    Nuk do dija cfare jam nese nuk do isha bashke

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •