Vjeshta jote eshte e arte yjori, me shplodh.
Dalloj mbi te gjitha Here here; fantastikja e asaj bote qe ke krijuar me mrekullon.
Vjeshta jote eshte e arte yjori, me shplodh.
Dalloj mbi te gjitha Here here; fantastikja e asaj bote qe ke krijuar me mrekullon.
wrong verb
Para se zgjohem shkoj
30 e ca vjet mė parė
rrugicave pėr nė shkollė
Barqet e rrjepura tė mureve
ngrohen nė diell,
ja dhe furra e lagjes,
ēezma e ndryshkur,
stacioni i autobuzit
me orėn e mbetur,
pastrueset me fshesa,
lodhur rreth hirit tė natės,
w.c.-tė publike qė mbajnė erė,
njerėzit qė shkojnė nė punė,
nėn sqetull bukėn
mbėshtjellė me gazetė
Xhamat e pastiēerisė
mbuluar me avull ekspresi
qė ca gra tė shėndosha e njė
kasė me dhėmbėza tė zeza
bluajnė e ua shėrbejnė me
filxhanė me bisht tė trashė,
tė bardhė, me pėrtesė
atyre qė pinė dopion e parė
Nėn vitrinė thahen gurabije,
ingranazhe, pasta me sy,
pasta me krem, kokė arapi,
cigare pa filtėr, byrekė,
pesė, dhjetė, pesėmbėdhjetė,
tetėmbėdhjetė lekėshe
Kam nė xhep njė monedhė
me partizanin e panjohur
qė ka rrėzuar pėrdhe
e vėnė kondakun nė fyt
njė gjermani me helmetė,
Me tė mund tė blej
tek pleqtė dhe gabelėt
nė pushim tė drekės
hurma farėzeza,
caraca,
kumbulla shahine,
fara kungulli tė pjekura,
luledielli tė thara,
a dy kupa akullore
nėse vjen sot karroca
Nė oborr vajzat
me pėrparėse tė zeza
e jaka tė bardha e djemtė
rrjeshtohen, hipėn mbi shkallė
njė mėsues e bėn pastaj
gjimnastikėn e mengjesit
Parti, Enver,
jemi gati kurdoherė!,
grushtet e femijėve,
tė vogla, rozė tendosen,
tremben harabelat
nė pishėn e madhe
e rrėzojnė ca boēe
qė mė zgjojnė...
Vėlla e shok
qė nuk tė njoh
Mik e baba
qė s`tė kam parė
Mė duhej tė takoja
tė vdekur e tė gjallė
pėr tė tė gjetur
N`atė varg tė gjatė
i fundit do ishe,
i fundit fare
E varet nga kahu
nė je majmuni
qė u bė Adami
apo njeriu i parė
qė do ketė krahė
1.
Hija
qė mė varet kėmbėsh
ėshtė si ėndėrr,
herė xhuxhe, pa trajtė,
herė hollohet, zgjatet
si kėmbė merimange
qė mbahet nė fole
kur koka ha mizėn,
ngecur nė rrjetė
e qep pastaj
nė horizont
tė ēarat
Kur drita bie pingul
ajo ėshtė rrėnjė,
Pema unė,
Pasqyrim i lėngėt
kur eci mbi ujė
E darkave
kur shtrihemi
e bėhemi njė
mė tregon
radiografi
tė skeletit tė botės
parė kokėposhtė
2.
Damarėt e shpuar blu
rrahin gishtat e agut
derisa ata fryhen,
Gjejnė njė tė plotė
Nė lugė tė aluminit
hedhin re e tym,
lutjet e para tė ditės,
faljet qėmoti
e ia ngulin nė gjak
djersitur nga padurimi
shiringėn e minaresė
Zotit
Bebezė e tij e verdhė
fryhet, tkurret shpejt,
vjell ēka ngrėnė,
misėr, kėlyshė, vezė,
perėndime, vrer,
kalimtarė, grurė,
shpezė, pyje, tym,
portokallė vjeshte
Zemra buēet zjarr
Venave tė rrezes,
Vegime me flakė
e delire drite
qė na bėjnė ne,
melekėt dhe xhinėt,
tė fshihemi pas jush,
zgjatemi e tretemi,
Zhytemi nė dhe,
e me dhe nė gojė
flasim me tė vdekurit
e ju tregojmė ju
atė ē`na tregojnė....
(vijon...)
Flutur, ėngjėll a diell
Pluhurin e artė tė krahėve
mė le nė gishta e shkove
Xixave tė tjera tė natės,
Yjeve, zjarreve,
akoma pa ditur se
Miliona vjet e vjetėr
ėshtė dritė e tė parėve,
veē flakė qė tė djeg
ajo ēka ndezin njerėzit
Qerosi pa vetulla, me sytė rrumbull pa dritė nė bebėz,
pret tė erret, vesh cohėn e bardhė pa xhepa tė hėnės
e mė shfaqet papritur nė ėndėrr. Shtangem, dua tė klith,
po nuk mundem. Hesht e kam frikė mos ndoshta jam ai.
Mė shkelin putra, kėmbė tė zbathura, mbytem nė vesė,
djersė, nuk marr dot frymė deri sa vdes e pres tė rilind
Shpinė e butė e elefantit qė mban botėn,
Tru ku mendimi pėrgjumet e humbet
barėrave me erė trullosėse qė mbulojnė
gjunjėt e holla e me nyje tė insektit
qė na tremb; ja kėshtu ėshtė gjoksi yt,
ēast i ngrirė , gjak i mpiksur mbi plagėt
me tė cilat lindėm; tė ēarat e syve, gojės
qė lakmojnė qumėsht, trajtė, mish, tjetrin
Bark i butė me pala i lehonės, gjuhė ku
fjala mbytet nė lėng tė epshit a urisė, ku
embrioni zhytur nė gjak kėrrusur nė mitėr
s`di kush ėshtė; ja kėshtu tė gjej, tė humb
shkretėtirave, xhunglės; mirazh i pyllit, yll
qė shuhet si mendim nė ėndėrr, plasave
si shi. Nga vijnė ata kuaj tymi? Ku shkon?
Ē`mė thotė shushurimė e zhegut, pellgut,
flaka, buzė e fryrė e femrės qė mė puth?
a ke copyright ti per keto???
shume te bukura ,,, por a nuk ke frike se i merr dikush e i buton... thjesht kureshtje eee...
.....................................
Krijoni Kontakt