-
Tė vdekurit para nesh
Tė vdekurit para nesh,
vetėm ata e dinė si ėshtė
tė vdesėsh
Unė nuk di mė as si ėshtė
tė lindėsh
Mund i lodhshėm ėshtė tė qenit,
gur i rėndė nė hyrje tė varrit
Kush e lėvizi Maria?
Nė ag, kur botėt pėrzihen,
zgjohen tė gjallėt, mrekullia
ndodh heshtur, pa fjalė,
Askush s`e sheh pos
atij qė jep shpirt
Gishtat e tjetrit i mbyllin sytė,
Dritė qumėshti pikon sisė
e kohės qė shter
Pėrtej, n`livadhe gjumi
presin krushqit tė ardhurin
I vėnė kurora lulesh,
qeshin e nuk flasin
Kur bota tė digjet
do shtyhemi nė tunel
-
-
Tė mendoj e boshllėku mė ngėrthen gjoksin,
Nuk e di pse, mall ndoshta, ndoshta afsh
i shuar i kohės qė ngriu si llavė thepave,
Pėrmbi kanė mbirė lule qė do i kėpusja,
Po kujt t`ia dhurosh? Se ti ke shkuar
asaj rruge ku shkojne veē tė vdekurit
Pa kthim, pa shpresė pendimi a mė fal,
Si rrasė guri mbi varr rėndon kujtesa,
Tė shkruara mbi tė emri e ca shifra,
Unė gjalloj akoma e s`si nė do tė shoh
ditėn kur vullkani do tė zgjohet prapė
e do na mbulojė pluhuri, siē ty koha
-
-
Ke frike nga drita, kur zbardh fshihesh
nuk di ku, harrohem sendeve e te humb,
Muzgu te sjell prape, si vala kufomen
brigjeve ku capis i vetem e kam frike
se mos denuar jam nga force e verber
qe leviz ujet dhe e ben diten nate
Kerkoj pastaj nje kraheror te bute,
ku te ve koken, mbyll syte e degjoj
rrahjen e nje zemre tjeter, ndoshta
njelloj si imja qe tundet nga era qe
pru rete e levizi henen, qe na shkund
si deget jashte stuhia e te qenit
-
-
Shkojne vitet e asgje nuk ndodh, fytyrat rrugeve
i harroj shpejt, bej tutje, anash lypesve, dyqaneve
te modes, reklamave me ngjyra. Beton e xham,
fjalet "super", "total", "mega" perzune heshtjen,
Zhurme e shpejt; njerezit nxitojne mbyllur makinave,
Vec syte e lodhur e duart nervoze me rrefejne
shenja e ogure te liga. Nuk do zgjase me shume
e kjo bote do bjere si kulle ndertuar shtrember.
Qiellin shpuan oxhaqet, hodhen tym te zi atje,
Avionet perzune lejleket, anijet prune mallra
nga Kina. Plastike, asfalt e hekur, ja cfare sheh
femija. Ushtare ne tv, dhune e seks, lufta e madhe
a kometa, viruse a terror; nuk do te doja te dija
cfare ka ne kuti Pandora. Mjafton vetmia, frika,
hijet e rrokaqiellave, ajri i ndyre, pleqte me kancer
Korridoreve presin te hapet dere e zyres te papunet,
Ne Afrike te vije dikush me buke e uje, varret kolektive
pergjigjen qe nuk e ka pyetja. M`behet se jam ne gjume
e shoh endrra te keqia, po jo me thote spikerja bjonde
e me qesh peshtire. Dielli djeg a nuk del me fare, rete
nuk merret vesh cfare jane, gazra, kimi a avuj fabrikash,
Fry o ere e merrme tutje, atje ku s`degjoj, as shoh dot,
Ejani kalores, aliene a shpetimtare, bini ju bori, ziej o det,
U mpakem shtrire divaneve me femren kraheve, llogarite
bankave nga gjak te mjeresh. Njeriu eshte perbindeshi
qe do dale nga toka, njeriu eshte djalli, perendia, shpresa
qe merr fund si dikur jeta. Eja vdekje e na merr te gjithe!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt