Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 134

Tema: Tutje

  1. #121
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anėtarėsuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Hodha sytė andej nga Tastiera tėnde, dhe mė pėlqeu, kishe bere pune te bukur, e ndersa poezite me kane pelqyer gjithmon, dhe pse, nė pėrgjithėsi, nuk shkruaj shpesh temave tė tė tjerėve, per tė mos prishur ritmin e vargjeve, me ndonjė kompliment qe dhe pse do ta bente Poetin tė ndjehej mirė, gjithsesi do tė " stononte " me kėngėt qe ai hedh temave te kėtushme.

    Pėrshėndetjet e mia tė sinqerta
    Leonard Seiti

  2. #122
    Citim Postuar mė parė nga BlackEagle Lexo Postimin
    Hodha sytė andej nga Tastiera tėnde, dhe mė pėlqeu, kishe bere pune te bukur, e ndersa poezite me kane pelqyer gjithmon, dhe pse, nė pėrgjithėsi, nuk shkruaj shpesh temave tė tė tjerėve, per tė mos prishur ritmin e vargjeve, me ndonjė kompliment qe dhe pse do ta bente Poetin tė ndjehej mirė, gjithsesi do tė " stononte " me kėngėt qe ai hedh temave te kėtushme.

    Pėrshėndetjet e mia tė sinqerta
    Leonard Seiti
    Falemnderit

  3. #123
    Kėputa lot

    Kėputa lot e mbolla lumė,
    herė tė ėmbėl, herė tė hidhur,
    pėr ata qė janė si unė

    Piva edhe vetė nga ai ujė,
    herė tė hidhur, herė tė ėmbėl,
    etja u shtua o u shua

    Buzėetur u enda
    derisa gjeta njė krua,
    ujėlehtė, shushuritės,
    ėndėrr thuaj

    Mbeta aty, fola me ju,
    gjuhė tjetėr, qė s`shter,
    fjalė tė thjeshta, tė paemėr

    Bėmė shi qė tė gjalloj
    tė tharėn gjuhė tė shkretėtirės,
    qė pėrēart foli pėr botėn
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 11-07-2008 mė 09:38

  4. #124
    Tjetėr

    Burrė jam tash,
    pemė qė pret stuhinė
    tė keputet nė gjumė tjetėr

    "Durim"- thanė tė vdekurit
    e m`u duk se i dėgjova

    Rrėnjėt dyshuan dheun,
    thithėn lėng tjetėr, ndaj
    u zverdhėn gjethet

    Ranė si flokė, vargje, borė,
    e premtuan tjetėr botė

    Tjetėr u bėnė degėt,
    ēarė, rrėgjuar, vetėm

    Kockat krisėn, u thyen,
    palcė rrodhi prej andej

    Zogjtė kanė shkuar
    bosh foletė, qė pa vezė
    ngjajnė tė zeza

    Varri pret kėtė trup,
    qielli atė ēfarė mbet,
    Mos mė qaj, po qesh
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yjori : 11-07-2008 mė 09:35

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga yjori Lexo Postimin
    Kėputa lot

    Kėputa lot e mbolla lumė,
    herė tė ėmbėl, herė tė hidhur,
    pėr ata qė janė si unė

    Piva edhe vetė nga ai ujė,
    herė tė hidhur, herė tė ėmbėl,
    etja u shtua o u shua

    Buzėetur u enda
    derisa gjeta njė krua,
    ujėlehtė, shushuritės,
    ėndėrr thuaj

    Mbeta aty, fola me ju,
    gjuhė tjetėr, qė s`shter,
    fjalė tė thjeshta, tė paemėr

    Bėmė shi qė tė gjalloj
    tė tharėn gjuhė tė shkretėtirės,
    qė pėrēart foli pėr botėn

    Yjor, mė kishte marrė malli pėr poezitė tua dhe sapo u zgjova nga dremitja e pasdites, u kėndella duke i lexuar a nė anėn tjetėr, mė frymėzova edhe mua pėr njė poezi tė re.

    Pėrshėndetje tė sinqerta

    Agim METBALA

  6. #126
    Patjeter

    Patjeter dikur do shihemi prape,
    ndryshe s`do kish kuptim qe jemi

    Nuk dime kush do shkoje me pare,
    nese do jem une do dal te te pres

    Lule nuk do te sjell, as s`do te puth,
    vetem do rri ne prag e do buzeqesh

    Do te marr per dore pastaj e do te coj
    drejt drites qe na ben te shohim tjetrin

    Ne qofsh ti atje me pare, pritme ti pra,
    eja vetem te me tregosh se kush jam

    E di, cdo gje do mund te behej me mire,
    po kjo eshte bota, gjuhen e saj flasim

    Gjuhen e mallit, luftes, durimit per te qene
    dicka e bukur kur koha me s`do rrjedhe

    Perralle ndoshta, po une dua ta besoj,
    perndryshe do mund te vrisnim veten

    E nese nuk e bej, eshte thjeshte shpresa
    se nuk gjallojme kot, se dikush na pret

    Njezet a tridhjet vjet do bejme si do bejme,
    ndoshta edhe dhjete, ndoshta me shpejt

    Nese jam une i pari do te dergoj shenje,
    te mos me merzitesh ditet qe s`do jem

  7. #127
    Heneplote

    Heneplote, fshehur neper dege,
    keshtu je zemer,
    veze ne fole

    Pres diten,
    kur te behesh zog
    e te fluturosh

    Deri atehere jam nate,
    me yje ndoshta,
    po veze akoma

    Deri atebote jam nate,
    e erret ndoshta,
    sa te gdhije agu

    Fshehur nder dege,
    ndroje e frike,
    deri sa te ndrije

    N`fluturim drita,
    vec ti e di kur
    zbardhet hija

    E behet rreze,
    deri atehere
    jam veze

    Fshehur ne fole,
    si hene ne dege,
    gjak ne shege

    Keshtu je zemer,
    vetem ne terr,
    derisa nata shter

    Plas veza e del
    heneplota
    diten ne qiell

    Bardhe, bardhe
    shkund ne blu
    pendet e zeza

    Fluturon tutje,
    e pret diellin
    te shuhet

    Digjet pastaj
    c`eshte teper
    henes nder dege...

  8. #128
    Heneplote

    Fshehur nder dege,
    keshtu je zemer,
    veze ne fole

    Pres diten,
    kur te behesh zog
    e te fluturosh

    Deri atehere jam nate,
    me yje ndoshta,
    po veze akoma

    Deri atebote jam nate,
    e erret ndoshta,
    sa te gdhije agu

    Fshehur nder dege,
    ndroje e frike,
    deri sa te ndrije

    N`fluturim drita,
    vec ti e di kur
    zbardhet hija

    E behet rreze,
    deri atehere
    jam veze

    Fshehur ne fole,
    si hene ne dege,
    gjak ne shege

    Keshtu je zemer,
    vetem ne terr,
    derisa nata shter

    Plas veza e del
    heneplota
    diten ne qiell

    Bardhe, bardhe
    shkund ne blu
    pendet e zeza

    Fluturon tutje,
    e pret diellin
    te shuhet

    Digjet pastaj
    c`eshte teper
    hena degeve...

  9. #129
    Shtrire, vetem, ate cast
    kur na kafshon gjarperi
    e gjaku hidherohet

    Nje cast eshte jeta,
    s`ka si te jete tjeter
    as vdekja

    Pastaj?

    Pastaj cahet horizonti medysh,
    si dy sy, qe shohin te njejten,
    djepi duket pastaj si varr,
    kufoma foshnje

    Marr fryme, ndaj jam,
    rete shkojne e vine,
    mos jam gje era?

    Jo, me thote qielli,
    e qartesohet si syu,
    qe sheh gjithcka

    Jo, thote reja shtatzane,
    dhe pjell lotet si pema hijen

    Kush je? me pyet era
    e fryn tutje fjalet, mendimet,
    si gjumi shpirtin

    Shperndare kudo
    si fare ne are

  10. #130
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Yjori.....te lexoj shpesh dhe me pelqen shume ēfare shkruan.
    Realiste dhe enderruese gjithēka.
    Te uroj suksese ne vazhdim dhe te lumte penda.

    Respekte

    Diana
    "Carpe Diem"

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •