Mijėra kėmborė
1.
Krisi njė mur; u drodha pasi po tė mendoja atė ēast,
Frymė tė ftohtė errėsire thitha dhe humba nė muzg,
Aty ku botėt flenė, lėshuar nė ėndėrr,varur tek tjetra
Dridhej diku njė zė nė mall, shkova andej e tė pashė siē
ke mbetur, pashė veten nė ty dhe babanė tonė, fatin
Drerė do jemi ndoshta,
Dikur do shihemi nė sy
e do heshtim paqe...
2.
Unė vetėm sytė tė di,
Nėn shkėmb ujėt blu,
qė shndrin hėnė e yjėsi,
ku shkuma zbardh kuturu
Vjen erė shprese, freski vese
agimi e gushe tė butė myshku,
Buzėt s`kuptojnė pėrsenė e
rrudhjes, mpakjes, vyshkjes
Shushurin fjala si rrjedhė,
zhytem nė tė e pėrhumbem,
korijeve me pallonj e drerė,
ku dua tė puth e s`mundem...
3.
Po tė dija pse lind kujtimi dhe xixėn qė e ndez,
vallen e flakės, fėmijės prej zjarri qė mė pėrqesh,
do isha hedhur ndoshta edhe vetė aty, nė shesh,
e do isha zhbėrė nė ēast. si bletė qė lind e vdes
Ujėrat i frynė rrėnjėt si gjinjtė pranvera, bėne tutje,
tretėn arin e flatrės sė ngordhur, ngjyen fletėt me tė
Me tė verdhat e jeshilet pupla, ca tė kuqe, u mbushėn
pemėt, u bėne gra; te rėnda nga hijet, me vathė si rrush
I ėmbėl nektari qė ngjit buzėn, e hesht, e vė nė gjumė...
4.
Tringėllijne mijėra kėmborė,
Nė tufė ėshtė ca mė ngrohtė,
Fjalėt e para tė dritės, derisa
tė piqet e verdhė, kalli i plotė
qė ulet sa mė shumė rėndohet
Si dele i rrimė tjetrit pranė e kotemi,
me sytė bosh, qerthullakė, pa shpresė,
Jemi nė a jemi ėndėrra?. Gjumė tė lodhuri?
Rėndohet peshė e moshės me kohė qė rrjedh paprerė,
Mbushen flluskat me lėng tė freskėt, ēahen sytheve...
Zgjohem. Jashtė s`ka ndodhur asgjė e re. Tymi varet mbi qytet,
turbullon trajtat dhe dallimet. Pėrballė nė ēati ca zogj qė flenė
mė bejnė tė dridhem nga dyshimi nėse jam zgjuar prapė vėrtet
Krijoni Kontakt