-
Buzeve
Buze nje pellgu, gremine a casti kur lekundesh
per te rene a per t`u mbajtur, kujt pra i lutesh?
Mendimin e fundit para se te japesh fryme, ah-un,
kujt do t`ia dhurosh? Nese per dike ai jam une,
kush do t`jete per mua ate dite prift, Zot a engjell?
Ndoshta ndonje i panjohur nga kjo a bote te tjera,
Per te kam mall, per te qe s`mund ta di se c`eshte,
Kur mbyll syte e puthem, ne enderren qe me tremb,
kur kthjellem, mbushem e pikelloj vetmi te embel,
me behet sikur shoh syte e asaj drite nga burova,
me behet se degjoj zerin e tij te bute qe ben kujdes
se mos na zgjon ne te fjeturit, qe peshperin sekrete,
shifra, durim, e zgjohem si kenge e mekur buzeve
-
-
Duart kerkojne tjetren,
bien ne te, perkedhelen,
keputen gishtat si floke
shpatullave te tua, zogj
C`qiej do rrokim?
Mbulome si re e mos me ler
te humb mallit, shqipja e zeze
t`mos piket tutje, t`mbesim
perfare ketu ngrire ne cast
-
-
Cdo varg fillon me renie, cdo kenge rendon mall,
Fjalet keputen mbi bore, melodi e heshtjes mbars
te tjere femije. Kam ngrire si peme e po shurdhem
duke pritur cfare? Vec une tek i vij rrotull, perqark
kesaj drite qe s`djeg, si buke hene qe e ha terri.
Gjigandi fle, duart i zbut gjumi, fishken e fluturojne
me hijet tutje, mbetet vetem filli qe e lidh me memen,
qe fle dhe ajo, duart perthyer mbi bark si e vdekur.
-
-
Era m`i permend te tere,
Ata qe shkuan e presin tutje
dhe ne qe shkojme e presim ketu
te vije dikush e te na shkunde sic
shkund ullinjte e zinj enderra e renies
Fleme si berthama tuleve me leng
Jashte stuhia keput e lidh fije te tjera
Me ndermendesh sa here fryn,
si shpirt i patretur akoma, i ftohte,
Pamjet nuk i puthin me syte,
thelle ne bebez fle une, jashte,
si bryme degeve zbardh tis i asaj
qe vec ti je, meme e drites qe shohim
Pamje te reja si vaj ngjyejne si piranha
terrin me drite dhe anasjelltas, koha kur
biem ne gjunje para Satanait,Zot na ruaj!
Ruaji te vegjelit, te pafajet dhe te bukuren
Fryu dhe pak e ja, pushoi. Heshtja me merr
e me shpie aty kur te pashe te paren here
Tre kuaj kullosnin perkulur, gjethet pikonin
qumesht a gjak hene. Ne fund te udhes diku
na gjet dikush. Gishtat e bute u keputen si floke
shpatullave si zogj. Nga pusi ne sy piva, pashe
pyllin; floket e harlisura te rrezes qe s`tregon
Kur te mendoj me behet se je enderr renie,
Preher qe pret mallin dhe friken qe na tremb
-
-
Hi dimri,
Plumb e gri,
Gishtat e tu tė ftohtė
rrėmojnė shkrumbin
Syve ndrijnė tek tuk
pėr njė ēast e shuhen
thėngjijtė
Nėn mokėr shtypemi
Si ullinj, si grurė,
Vaj brenge,
Miell, bukė, tul,
Malli pėr dritėn
na mek,
rrekemi nė rrymė,
Zgjyrė e lyrė
Majmet i ligu,
Gjuhė tė dhjamura
lėpijnė gjak e vrer,
Mbushen varret me shi
Zgjohen tė patreturit
e na trembin nė terr
Ngėrdheshen, tkurren,
kėrcėllijnė dhėmbėt,
Tė zinj, tė florinjtė,
na marrin me tė mirė,
kanė frikė dhe e dinė
se shpresė e tė mjerit
ėshtė dritė e drejtė
qė vonon tė vijė
S`na mbetet tjetėr
veē tė besojmė
se ka njė kuptim
tė jetuarit, vdekja,
qė nuk vuajmė kot
Thellė nė gjoks
kuqėlon nė pritje
xixė e pandezur
e zjarrit tė fundit,
ka tė ngjarė Zotit,
atij qė vetėm di
pse-nė dhe si-nė
e asaj qė ndodh
-
-
Veshur me terr
Cfare di s`eshte vecse kujtim,
Cka sheh vec enderr qe tretet,
Shkulja petalet ketij trendafili,
Kercelli dhe degezat, rrenjet,
dheu e fara; ja mishi e kockat,
Dhe kush je? Kur tymi shteret,
e drita shperthen hijet, brengat,
kullojne syve pamje te tjera, bosh
ndoshta, bosh si era, si fryma, ti,
Bosh, por pa fund, hon se prapthi,
ku bie e ndjen se je zog qe zhytet
hapesirave brenda, pupel i lehte,
Bjer o shi aty ku pret pika: fundi,
fillimi, rrudha te kithta te trajtes
qe vesh vegimin, lulen e mishin,
mua e ty, sic veshin syte pamjen,
truri mendimin, ideja cka dime...
Te marr ere dhe me merr,
me shpie tutje, me zhdjerr,
as kocke, as fryme, as thelb,
as hic, drite veshur me terr...
-
-
Agim METBALA
Nė orė tė vona, por me siguri tė qeta pėr leximin e poezisė, me kėnaqėsi tė veēantė, i lexova shumicėn e poezive tua, dhe kthehem te mendimi i Macia blu: "Ti s'ke nevojė pėr urime", por lexuesit kanė nevojė pėr poezitė e tua, qė janė mehlem tė shpirtit.
Tė pėrgėzojė sinqerisht dhe vazhdo edhe mė me ngulmė nė "rrėmihje", pa kusht se do t'i gjen edhe shumė "diamantet" me vlera tė vazhdueshme.
Nuk janė kėto komplimente, por vlerėsimi im i sinqert.
-
-
Hi e germadha,
tym e gri,
As dimer, as pranvere,
Harrohet gjithcka,
Si peshq nen uje
levizin
te tjeret prane
Nuk eshte e thjeshte
te jesh
Ne ty gjej deshmine
e asaj qe ndodh,
pasqyrojme tjetrin,
qiell e toke
Shpresa lihet per ne fund
si kafe pas buke
Putra e zeze shkruan
te ardhmen ne mur
Ne anen tjeter
jam une
Fryme ne flegren e castit,
kalimtar i rastit
Ne turme te ndjej sic ndjen
peshku tufen qe dridhet
-
-
Mot i ri, po koha eshte po ai lume,
qe here mermerit vdekjen, (dikur
me pat prure, po nuk qeshe uje,
as dege e thyer, as kufome te mbyturi)
here me puth ne buze, ne bregun ku
shkume e fjales njom balten, le gjurme
-
-
Lumė
Mot i ri, po koha ėshtė po ai lumė,
qė herė mėrmėrit vdekjen, (dikur
mė pat prurė, po nuk qeshė ujė,
as degė e thyer, as kufomė tė mbyturi)
herė mė puth nė buzė, nė bregun ku
shkumė e fjalės zbardh baltėn, lė gjurmė
Bota jemi ne, por nuk lėvizim veten,
Orbitash pėrjetimi humb pėrsėritja
kujtesėn, lėshohet n`atė rrymė dhe
e kujton atė veten. S`ka gjė, tė tjerė
e bėjnė mė mirė derisa ku u lind tė derdhet
Thyhet bėrthama, thelb i bardhė, i njomė
ngjyen retinėn e dritės sė re, horizonti
tkurret, mbetet veē ajo, stėrkalė e kohės
sė ngrirė qė bulėzon tė tjera, djersėn ballit,
perlėn, vesėn, lotin, gjakun, vrerin, moshėn
Tė gjithė u shkruajnė vargje tė dashurave,
veē unė jo. Lee ėshtė aziate e nuk di shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt