Close
Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 134

Tema: Tutje

  1. #81
    Nuk do t`ishte e saktė tė thoja ishte
    ajo ditė kur besova se koha s`ėshtė,
    S`kam qenė unė pra ai, as tani s`jam,
    veē nė paēa qenė para lindjes gjallė

    Po qe kėshtu s`kam si vdes, pėrjetė,
    pa fund, pa kohė pra, pa vend, ndaj
    s`kam pse pres t`ndodhė diēka, pasi
    as s`e njoh, as nuk e bėra veten vetė

  2. #82
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    waaaw nuk mund te them gje tjeter.suxese!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #83
    Burrels Forever. Maska e Doc_ERI
    Anėtarėsuar
    22-06-2006
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    249
    Paske fantazi plako ti do ecesh ne letersi ke prirje
    If My Heart Could Talk,You Would See How Much I Love You.

  4. #84
    At the?
    Dhe the?
    Dhe?

    Atė atė,
    atė dhe
    Na dhe

    Dhe je Atė,
    Dhe dhe ne

    Ati ynė
    nė qiell...

  5. #85
    Atje ku nuset vishen me tė zeza,
    fėmijėt janė tė rreshkur e pleqtė
    rozė, ėshtė edhe njė unė tjetėr

    Lind kur vdes, e vdes kur lind,
    E veē kur hyjmė e dalim nga
    ajo pasqyrė mė sheh, e shoh,
    por kurrė nuk di se kush nga ne
    ėshtė ai; harrohem nė lojė dhe
    humb nė pse, nė ku, nė kohė...

  6. #86

    Atje ku...

    1.

    Atje ku nuset vishen me tė zeza,
    fėmijėt janė tė rreshkur e pleqtė
    rozė, ėshtė edhe dikush tjetėr

    Lind kur vdes, e vdes kur lind,
    E veē kur hyjmė e dalim nga
    ajo pasqyrė mė sheh, e shoh,
    por kurrė nuk di se kush nga ne
    ėshtė ai, harrohem nė lojė dhe
    humb nė pse, nė ku, nė kohė...

    2.

    U bėnė ca vjet e s`di mė sa,
    qė s`kemi folur e s`jemi parė

    S`di mė nė ke qenė vėrtet
    qėnie e gjallė nė kėtė jetė

    “Asgjė s`dimė”- do thoje ti,
    “Ėndėrra jemi, tė perėndisė”

    E do tė treteshe si pėrherė
    andej nga erdhe, ndėr eter

    3.

    Buzėt e tua u ēelėn aq, sa
    s`dita nėse ish afsh a frymė,
    a fjalė a tym, a erė ēka u tha

    E n`atė muzikė qeshė kalė
    e zog, me jele, pupla; palcė
    n`kockėn e tė vdekurit, fjalė

    Mė the ē`jam, po s`dėgjoja dot,
    se fjala isha unė, shurdh e bosh,
    zgavėr e kokės ku veē ti jehon...

  7. #87

    Treni i fundit

    Ora ka mbetur

    Nė stacion rri e pres,
    Ndoshta sot do vdes

    Sirenėn e dėgjojmė, po jemi tė lidhur,
    "Po vjen, po vjen!", thėrrasin tė gjithė
    Ēudi! Se e dinin fare mirė qė do vinte

    Tė vdekurit zbresin e largohen shpejt
    Sikur tė kenė frike nga dikush qė i ndjek
    Mbesim vetėm ne, unė kėtu e ti nė breg,
    Anija nė tokė dhe tė mbytyrit nė det

    Mbėshtes ballin mbi hekurin e ftohtė,
    Tė dhuroj ethen qė digjet brenda flutur,
    Mė mban tė mos bie e s`ėshtė e kotė
    qė jemi bashkė kėtu, qoftė dhe nė dert,
    qoftė nėpėr degė, nė ajėr apo shkundur

    A s`janė zogjtė gjethe, ne zogj tė dheut,
    qė ti e pėrkund nė tru tė qiellit si ėndėrr?
    Kush ėshtė ku? Bota foshnje, ē`jemi ne?
    S`ka humnerė pa fund e as asgjė, pėrtej
    ēdo udhe ėshtė njė gjurmė, pėrtej hapit
    njė shtysė. Nga ku? S`e di, veēse pres
    nė stacion tė zgjohem, ndoshta tė vdes

  8. #88
    Nė dimėr kėtu drita nuk shndrin,
    Fytyrat e zbehta nė turmė mbushen
    me dregėza gjaku. Sytė u ngrijnė.
    Kėshtu duhet tė mė ndodhė dhe mua,
    po nuk ta thotė kush

    Shkoj rrugėve mbuluar me stof,
    Dritaret avullojnė mbyllje,
    Mbyllur janė dhe qiejt,
    Sekretė zogjtė, kode kobesh
    si nota funebre nė pentagramin
    perspektiv te kabllove tė zinj
    qė lidhin kokoren e reve
    me kafkat prej bore tė ēative

    Tymi i uzinės kėtu pranė
    pėrzihet me muzgun,
    Bloza qė mbyt arsyen
    mė ndėrmend hebrenjtė
    qė u poshtėruan kėtu

    E gjithė tė mjerėt e kėsaj bote,
    Tė vdekur e tė gjallė,
    Pupėl ėshtė krimi,
    shkulur nga tė jetės flatra
    nė Aushvic a Spaē

    Ku gjendet tash shpirt i xhelatit
    qė s`fluturon dot?
    E rėnda bie poshtė,
    Nė hon

    Po kali im, ēelėsi i solit,
    kullot veē kėngė harpash,
    lėndinave si qerpikė ėngjėjsh...

  9. #89
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Yjori
    "Po vjen, po vjen!",

    Erdhi Yjor, erdhi.

  10. #90
    Ate dite,
    nje dore gjigande do ulet nga qielli,
    do shtrihem mbi pellemben e ngrohte
    e do fshihem ne rrudhat e saj si fat

    Ju do shkoni poshte reve
    e nuk do te degjoni asgje

    Nuk do degjoni te qeshurat,
    krismen e shishes e shkumen
    qe derdhet te gazit te xhindit

    Lekuren do le ketu poshte
    si gjarper e do vesh drite

    Do ngulem si rreze perpjete
    rrezeve qe me presin kunder

    Pastaj... te dija cdo ish pastaj
    do isha shkrehur tani ne vaj...

Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •