Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10

Tema: Pendimi

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2006
    Postime
    2

    Pendimi

    Sa here qe je ngritur nga gjumi, a ke menduar se ke mundur mos te
    ngritesh me? A ke menduar sa here
    kur ke lare syte, se ndoshta mund te te ndodhe per nje moment te
    verbohesh?! A ke menduar ndonjehere
    se sahere qe te dashures ia thua fjalen me te kendshme, ndoshta mund te
    nemitesh e te mos mund te
    flasesh me?! A ke menduar, se ende pa dale nga pragu i shtepise, te ze
    vdekja dhe nuk ke mundesi as
    te pershendetesh me njerezit e familjes, me shoket dhe shoqet.... a ke
    menduar... a ke menduar...
    Ah, sa i rende eshte mekati ne supet e mia,kjo barre qe nuk bartet,
    barre qe nuk durohet, barre
    qe ndoshta Diten e Rende, do te jete deshmitar kunder meje! Sa rende me
    vijne fjalet e njerezve kur me
    thone: Jeto jeten qe te vjen, se me kurr kete nuk e gjene".
    KOheve te fundit gjithcka po me rendon, por me se shumti mekati! Pse?
    Sepse borxhi mirret dhe kthehet, fyerjen qe ia keni bere dikujt, ua
    falin, semundja sherohet, por
    mekati
    gjeja e vetme qe falet, por len vrrage ne shpirtin e pronarit te saj,
    pra njeriut. Kjo me mbyti. KJo me vret
    edhe vdekjen time.... ma shkaterron shpirtin.... ma lekund Uren e
    Siratit.... me afron zjarrin e djegur
    fuqishem.... ahhh...
    Por??!!
    O sa mire e thashe, por?!! Domethene paskam ende shprese se gjithcka
    nuk ka perfunduar! Shume mire
    pra.
    Nje dite lexova ne nje vend nje koment shume interesant, madje nje
    koment shume lehtesues
    per mua, ky mekatar shtatedhjete e kusur kilogram.
    Dijetari ne fjale fliste per mekatin dhe pasojat e tij, pastaj per
    pendimin, per faljen etj. Pendimin
    e quante institucioni me i dashur i njeriut, vendi me i sigurt ku mund
    te qendroje njeriu, shpirt ku pushon.
    Me erdhi interesant se si kishte bere krahasimin e Zotit si mekatfales
    dhe mekatarit ne njeren ane, me
    storien shume interesante te Nenes dhe femijes se saj.
    Nje dite nje cun i vogel, duke luajtur, i kishte
    krisur dicka ne koke
    qe te theje xhamin e shtepise se tij.
    -Kraaasssssss.... plasi xhami i shtepise. te gjithe dolen perjashta.
    Cka per te pare, xhami i thyer, topi
    i prere, ndersa femijet e tjere te shashtisur nga kjo ndodhi.
    -Cuni qe e kishte bere kete, ishte zverdhur nga frika per xhamin e
    thyer. Nena e tij menjehere filloi ta qortoje
    duke kerkuar nga ai qe te hyje menjehere brenda, gje te cilen e refuzoi
    duke bertitur nje Joooo, dhe me lote
    ne sy u largua nga oborri. Nena e tij i tha se nuk ka se ku te shkoje,
    serish ka per tu kthyer ne shtepi... e
    pastaj e shohim??!
    Femija i shkrete, tere diten qendroi jashte, duke pasur frike qe te
    kthehet ne shtepi, sepse nena
    e tij do ta qortonte shume rende per shkak te xhamit te thyer. Kur
    erdhi mbremja, nuk pati se ku te shkoje,
    u nis drejt deres se shtepise, duke thene se cka te dale, le te dale.
    Iu afrua deres, trokiti ne dere, kur ja nena e tij e celi
    deren. Ky
    e dinte fajin e tij, menjehere iu versul nenes
    se tij dhe e perqafoi duke plasur ne vaj: _ Me fal nene, me faaal.
    Nena e mllefosur tere diten ne djalin, nuk pati e ngrata se cka te
    beje, e perqafoi dhe filloi ta qetesoje, duke
    i thene se xhami do te rregullohet. Hyne brenda dhe gjithcka u be mire.
    - A ju kujton kjo dicka, njerez te dashur. A ju kujton vetem nje tregim
    i shkruar, i imagjinuar, apo eshte
    dicka me shume.
    Ketu fillon krahasimi me i bukur. Pra, le t'ia fillojme:
    Femiu eshte njeriu i cili ben mekate, dhe i cili me ose pa dashjen e
    tij, gabon. Nena me kete rast paraqet,
    meshiren ose denimin e Zotit. Mirepo, bukuria e krejt ketij tregimi
    qendron ne ate se, mbeshtetja me e
    madhe, Institucioni qe e permenda me larte, ehste PENDIMI. Kjo eshte
    ajo rruga e cila detyroi femijen te
    kthehet ne shtepi pas gabimit te bere, detyroi te perqafoje nenen e
    tij, detyroi te plasin lotet nga syte e tij,
    dhe
    ne fund e detyroi nenen te perqafoje te birin dhe tia fale gabimin
    e bere.
    - Keshtu edhe ne njerez, duhet te Pendohemi per mekatet e bera, t'i
    kthehemi Atij i cili na fale, me lot ne
    sy te pranojme mekatin e bere duke mos iu kthyer kurre, sepse Allahu,
    ne emrin e vet eshte betuar se
    do te fale, do te fale, do te FALE, nese i thehesh Atij. Preheri i TIj
    eshte preher i Meshires dhe faljes.
    vraponi pra pas preherit te TIj.

    Selamu Alejkum....

  2. #2
    shume bukur ke shkruar....falje te tilla si shembulli qe ke marre ti,ndodhin cdo dite,...por mekatet e verteta ti fal vetem Zoti....!!!!

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Dr. Ahmed b. Ahmed Shershal

    PENDIMI SIPAS KUR'ANIT FISNIK

    Me rastin e tubimit tė ajeteve kur'anore pėrkitazi me pendimin erdhėm nė pėrfundim se ajetet, tė cilat kanė ngjyrė pendimi pėrmbajnė kėto detaje:

    1- Pendimi ėshtė begati e dhuruar prej Allahut, e cila ruan shoqėrinė nga shkatėrrimi.
    Pendimi ėshtė dhunti e madhe prej Allahut sepse sikur tė mos ishte mėshira dhe butėsia e Tij me njerėzit dhe ligjėsimi i pendimit dhe kėrkimit falje (istigfarit) pėr njerėzimin, njerėzit do tė shkatėrroheshin ose do ta shkatėrronin njėri-tjetrin dhe kėshtu do tė shkaktohej skandal, kaos, trazire, turbullire dhe ērregullim i paparė.
    Kjo pėr faktin se mėkatari, gabimtari, krimineli ose kushdo qe shkakton ndonjė problem apo bėn ndonjė mėkat dhe e din se nuk ka pendim pėr te, ai do tė vazhdoje ne rrugėn e tij te vjetėr te shkatėrrimit dhe trazirave ne rendin shoqėrorė.
    Ndėrsa nėse e din se dera e pendimit ėshtė e hapur, se pranimi i saj ėshtė i mundur, se Allahu u ka premtuar te penduarve pranim, falje, shlyerje te mėkateve dhe ngritje te pozitave tek Ai, kjo do ta shtyje atė te heq dorė nga gabimet, me ēka do ta ruaj veten por do ta ruaj edhe shoqėrinė apo rrethin dhe ambientin e tij, dhe kėshtu, do tė pėrhapet siguria, qetėsia dhe rendi ne mes njerėzve, jeta do tė lulėzojė, lumturia dhe gėzimi do tė pėrshkojnė qoshet e asaj shoqėrie.
    Eksperimentet e kėsaj natyre janė argumenta dhe fakte te gjallė pėr kėtė…Njeriu, i cili kishte mbytur 99 veta dhe ishte bėrė pishman pėr kėtė, kishte kėrkuar pendimin, por kur prifti i kishte thėnė se nuk ka pendim ai e kishte mbytur edhe atė dhe kėshtu viktimat e tij kishin arritur ne 100 veta. Pastaj kishte shkuar tek njė dijetar tjetėr me shprese se tek ai do tė gjeje zgjidhje dhe mėnyrė te faljes se mėkateve te mėdha. Dijetari i tha: Po ēfarė pengesė ka mes teje dhe pendimit? Shko tek filan e filan populli. Njeriu u pendua dhe nuk e mbyti kėtė dijetar. Gjatė rrugės pėr tek ai popull i erdhi vdekja dhe kėshtu melaiket e mėshirės dhe melaiket e ndėshkimit ranė nė dert se cilės palė i takon ky njeri? Pėr tė mos e zgjatur shumė, ai shpėtoi edhe pse nuk kishte bėrė asnjė vepėr te mirė, me pėrjashtim te pendimit. Tė vėrtetėn e thotė Allahu i Madhėruar: "E kur tė vijnė ty ata qė i besojnė ajetet tona, thuaju: "Selamun alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mėshirėn. Kush bėn prej jush ndonjė tė keqe pa dije, e mandej pas asaj (tė keqe) pendohet dhe pėrmirėsohet, s'ka dyshim se All-llahu ėshtė qė falė shumė dhe ėshtė Mėshirues". (En'am, 54) Pėr tregimin me ne hollėsi ktheu tek sahihėt e Buhariut dhe Muslimit.

    2. Allahu quhet Tevvab
    Prej emrave te bukur te Allahut dhe cilėsive te Tij te pėrkryera ėshtė edhe emri Tevvab, Ai qe pranon pendimin e robėrve te Tij. Emri ka ardhur ne formėn Fe'al, qe pėrdorėt pėr te shprehur stėrmadhim, dhe ne kėtė rast, pėr te shprehur pranimin e shumte te pendimit nga njerėzit. Ky emėr ėshtė pėrmendur ne Kur'an 11 here, si p.sh:
    "Pėrveē atyre qė pendohen, qė pėrmirėsohen dhe qė u shpjegojnė njerėzve (tė vėrtetėn), tė tillėve ua pranoj pendimin, se Unė pranoj shumė pendimin, jam mėshirues". (Bekare, 160)
    "A nuk e ditėn ata se All-llahu ėshtė ai qė pranon pendimin e robėrve tė vet, pranon lėmoshat dhe se vetėm All-llahu ėshtė Ai qė shumė pranon pendimin dhe ėshtė mėshirues". (Tewbe, 104)
    "Ai ia fali (gabimin), Ai ėshtė Mėshirues dhe pranues i pendimit". (Bekare, 37)

    3. Pranimi i pendimi ėshtė prej veprave te Allahut te Madhėruar
    Ajetet, qe paraqesin kėtė aspekt janė:
    "...andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin". (Bekare, 187)
    "Mandej Zoti i vet e bėri atė tė zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri nė rrugėn e drejtė (tė vendosur)". (Taha, 122)
    "...por Ai ua fali (i stabilizoi zemrat e) atyre. Vėrtet Ai ėshtė i butė, i mėshirshėm ndaj tyre". (Tewbe, 117)

    4. Pendimi nuk ėshtė obligim pėr Allahun, por ajo ėshtė ne vullnetin e tij
    Ajetet, qe pėrfaqėsojnė kėtė tė vėrtetė janė:
    "All-llahu ia pranon pendimin atij qė do". (Tewbe, 15)
    "All-llahu pastaj i falė atij qė do. All-llahu falė shumė dhe mėshiron shumė". (Tewbe, 27)
    "Qė All-llahu t'i shpėrblejė tė vėrtetit pėr sinqeritetin e tyre e hipokritėt t'i ndėshkojė, nėse do, ose t'ua falė atyre; All-llahu ėshtė qė falė shumė, ėshtė mėshirues". (Ahzab, 24)
    "Ka edhe tė tjerė qė janė duke pritur urdhrin e All-llahut, a do t'i dėnojė apo do t'i falė pas pendimit. All-llahu e di gjendjen e tyre dhe di ē'bėn me ta". (Tewbe, 106)
    "Ka edhe tė tjerė qė i kanė pranuar mėkatet e veta: ata pėrzien vepra tė mira, e edhe tė tjera tė kėqija. Atyre do t'ua falė All-llahu, se Ai i falė atij qė pendohet, e mėshiron atė qė pėrmirėsohet". (Tewbe, 102)

    5. Pranimin e pendimit nuk mund ta beje askush pėrveē te Madhit Allah
    Ajete, te cilat na qartėsojnė kėtė aspekt shumė te ndishėm te besimit janė:
    "I cili fal mėkatin dhe pranon pendimin...". (Fatir, 3)
    "Ai ėshtė qė pranon pendimin e robėrve tė vet dhe shlyen tė kėqijat dhe e di ēka punoni". (Shura, 25)
    "Pastaj Zoti yt pėr ata qė nga mosdija bėnė punė tė kėqija, e pastaj u penduan dhe bėnė mirė, s'ka dyshim se Zoti yt ėshtė qė shumė fal dhe shumė mėshiron". (Nahl, 119)

    6. Obligueshmėria hyjnore pėr pranimin e pendimit d.t.th mėshirė, qė Allahu ia ka caktuar Vetes
    Siē thamė me pare, Allahu nuk e ka obligim ta pranoje pendimin, ngas asgjė dhe askush nuk mund t'i bėhet ajo beje obligim Madhėrisė se Zotit tim, porse citatet kur'anore, te cilat pėrmbajnė shprehje te kėsaj natyre, sikur kanė mjegulluar mendjet e atyre qe lexojnė Kur'anin sikurse abetaren e fėmijėrisė se hershme. Pėr tu kuptuar Kur'ani duhet lexuar i tėri dhe duhet studiuar mirė, e jo vetėm kalimthi, ashtu siē bėjnė disa te sėmurė shpirtėrisht. Mu pėr kėtė, forma obligative e cekur ne ajet pėr pranimin e pendimit ka domethėnie te mėshirės. Thotė Allahu:
    "Pendim i pranueshėm te All-llahu ėshtė vetėm ai i atyre qė e bėjnė tė keqen me mosdije shpejt pendohen; tė tillėve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu ėshtė mė i dijshmi, mė i urti". (Nisa, 17)
    "Zoti juaj ia ngjeshi vetes mėshirėn. Kush bėn prej jush ndonjė tė keqe pa dije, e mandej pas asaj (tė keqe) pendohet dhe pėrmirėsohet, s'ka dyshim se All-llahu ėshtė qė falė shumė dhe ėshtė Mėshirues". (En'am, 54)

    6. Profetėt ftojnė nė pendim
    Nėse duam te bėjmė njė hulumtim te thukte rreth kėsaj tematike ne Kur'anin Famėlartė, gjithsesi se do tė gjejmė edhe njė mori faktesh, te cilat sqarojnė se profetėt u drejtuan kah Allahu me pendim si dhe urdhėruan popujt e tyre pėr pendim. Ja shembuj te gjallė nga jeta e profetėve:
     Babai i njerėzimit, Ademi, alejhi selam, dhe njėkohėsisht profeti i parė, se bashku me te shoqen, Havvane, ishte drejtuar kah Allahu me pendim. Kur'ani regjistroi lutjen e tyre: "Ata tė dy thanė: "Zoti ynė, ne i bėmė tė padrejtė(i dėmtuam) vetvetes sonė, nė qoftė se nuk na falė dhe nuk na mėshiron, ne me siguri do tė jemi prej tė shkatėrruarve!". (A'raf, 23) Allahu i Madhėruar ua kishte pranuar pendimin. Ja Kur'ani na rrėfen edhe pėr kėtė: "E Ademi prej Zotit tė vet pranoi disa fjalė (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai ėshtė Mėshirues dhe pranues i pendimit". (Bekare, 37)
     Ibrahimi dhe i biri, Ismaili, alejhima selam, iu kishin drejtuar Allahut duke kėrkuar prej Tij pranimin e pendimit. Allahu duke na rrėfyer pėr ata dy thotė: "Zoti ynė, bėna neve dyve besimtarė tė sinqertė ndaj Teje dhe nga pasardhėsit tanė, njerėz tė bindur ndaj Teje, na i mėso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanė dhe falna neve, vėrtet Ti je qė falė shumė, je mėshirues!". (Bekare, 128)
     Musai, alejhi selam, ishte drejtuar kah Allahu i penduar. Kur'ani na sjell detajet e rastit te tij, alejhi selam: "E kur Musai erdhi nė kohėn qė ia caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: "Zoti im! Ma mundėso pamjen tėnde e tė shikojė!" Ai (Zoti) i tha: "Ti nuk ke mundėsi tė mė shohėsh, por shiko kodrėn, e nėse ajo qėndron nė vendin e vet, ti do tė mė shohish Mua". Kur u drejtua kah kodra, njė pjesė e dritės nga Zoti i tij e bėri atė (kodrėn) thėrrmi, e Musait i ra tė fikėt. Kur erdhi nė vete, tha: "E lartė ėshtė madhėria Jote, pendohem te Ti (pėr atė qė kėrkova), dhe unė jam i pari i besimtarėve!". (A'raf, 143)
     Hudi, alejhi selam, kishte urdhėruar popullin e tij te pendoheshin si dhe iu kishte premtuar shpėrblim te mirė pėr kėtė gjė. Thotė Allahu nėpėrmjet gjuhės se tij: "O populli im, kėrkoni falje prej Zotit tuaj dhe kthejuni Atij, Ai ju lėshon shi me bollėk, dhe fuqisė suaj i shton fuqi, e mos refuzoni e tė bėheni mėkatarė!". (Hud, 52)
     Salihi, alejhi selam, kishte ftuar popullin e tij ne pendim. Thotė Allahu: "Edhe te (populli) Themud e patėm dėrguar njėrin prej tyre, Salihun, e ai u tha: "O populli im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni ndonjė zot tjetėr pos Tij, Ai sė pari ju krijoi nga dheu dhe ju bėri banues tė tij, andaj kėrkoni falje prej Tij, dhe shprehni pendim te Ai. S'ka dyshim, Zoti im ėshtė afėr (me mėshirė), Ai pėrgjigjet (lutjeve)!". (Hud, 61)
     Shuajbi, alejhi selam, po ashtu e kishte ftuar popullin e tij ne pendim. Thotė Allahu: "Kėrkoni falje Zotit tuaj dhe sinqerisht pendohuni ndaj Tij. Vėrtet, Zoti im ėshtė mėshirues, shumė i dashur". (Hud, 95)
     Zotėriu i tė penduarve, i mbrami i pejgambereve, Muhammedi, alejhi selam, po ashtu i kishte ftuar besimtaret ne pendim te sinqertė. Jo vetėm kaq, por edhe i kishte urdhėruar pėr te. Thotė Allahu: "O ju qė keni besuar, pendohuni tek All-llahu me njė pendim tė sinqertė nė mėnyrė qė Zoti juaj t'i largojė prej jush tė kėqijat, t'ju shpie nė xhennete nėn tė cilėt rrjedhin lumenj ditėn kur All-llahu nuk e turpėron Pejgamberin, e sė bashku me tė as ata qė kanė besuar. Drita e tyre ndriēon para tyre dhe nė tė djathtė tė tyre, e ata thonė: "Zoti ynė, vazhdona dritėn tonė, falna neve. Vėrtet, Ti je i plotfuqishėm pėr ēdo send". (Tahrim, 8) Poashtu kishte ftuar tėrė besimtaret pėr njė gjė te tillė dhe iu kishte thėnė: "Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim". (Nur, 31) Kur ua kishte sqaruar frytet e pendimit iu kishte thėnė: "E tė kėrkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t'ju mundėsojė pėrjetime tė mira (nė kėtė jetė) deri nė njė afat (tė caktuar) dhe ēdo punėmiri ia jep shpėrblimin e merituar". (Hud, 3) Pejgamberi jo vetėm besimtaret kishte thirrur ne pendim, por kishte thirrur edhe te krishterėt dhe ēifutet e iu kishte thėnė: "E pse tė mos pendohen dhe tė kėrkojnė te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falė shumė, ėshtė mėshirues?". (Maide, 74)

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    7. Kushtet e pendimit
    ļ‚§ Pishmanlleku (keqardhja) pėr bėrjen e mėkatit dhe gabimit. Thotė Allahu: "(Pėrkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thėnė: "Zoti im, unė kėtė qė ėshtė nė barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetėm pėr shėrbimin Tėnd, pra pranoje kėtė prej meje, vėrtet Ti je Ai qė dėgjon e di!". (Ali Imran, 35) Poashtu thotė: "Vėrtet, ata qė janė tė ruajtur, kur i prek ndonjė iluzion nga djalli, ata pėrkujtojnė (All-llahun), dhe atėherė shohin (tė vėrtetėn)". (A'raf, 201) Ne njė hadith te transmetuar nga Ibni Mes'udi, Pejgamberi, alejhi selam, kishte thėnė: "الندم ŲŖŁˆŲšŲ© Pishmanlleku (keqardhja) ėshtė pendim".
    ļ‚§ Braktisja e mėkatit. Thotė Allahu: "Edhe ata tė cilėt kur bėjnė ndonjė (mėkat) tė shėmtuar ose i bėjnė zullum vetvetes, e pėrmendin All-llahun dhe kėrkojnė falje pėr mėkatet e tyre - e kush i falė mėkatet pėrveē All-llahut? - dhe qė duke ditur, nuk vazhdojnė nė atė qė kanė punuar (nė tė keqen)". (Ali Imran, 135) Gjithashtu ka thėnė: "Thuaju atyre qė nuk besuan, nėse heqin dorė (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnė) do t'u falet e kaluara, po nėse vazhdojnė, ligji (i Zotit), i zbatuar ndaj tė parėve ėshtė i ditur (edhe juve do t'ju zė)". (Enfal, 38)
    ļ‚§ Pėrmirėsimi i asaj, qe e ka nėpėrkėmbur apo anashkaluar. Ajetet, qe kanė te bėjnė me kėtė tematike janė bukur shumė. Prej tyre: "Nuk ka dyshim se Unė e fal atė qė ėshtė penduar, qė ka besuar, qė ka bėrė vepra tė mira dhe qė pėrqėndrohet pėr nė rrugėn e drejtė". (Taha, 82), pastaj: "Pėrveē atyre qė pendohen, qė pėrmirėsohen dhe qė u shpjegojnė njerėzve (tė vėrtetėn), tė tillėve ua pranoj pendimin, se Unė pranoj shumė pendimin, jam mėshirues". (Bekare, 160), pastaj: "Pėrveē atyre qė u penduan, u pėrmirėsuan, iu pėrmbajtėn All-llahut (mėsimeve tė Tij) dhe praktikojnė sinqerisht fenė e tyre pėr All-llahun. Tė tillėt do tė jenė bashkė me besimtarėt, e All-llahu ka pėr t'iu dhėnė besimtarėve shprblim tė madh". (Nisa, 146), pastaj: "E kur tė vijnė ty ata qė i besojnė ajetet tona, thuaju: "Selamun alejkum, Zoti juaj ia ngjeshi vetes mėshirėn. Kush bėn prej jush ndonjė tė keqe pa dije, e mandej pas asaj (tė keqe) pendohet dhe pėrmirėsohet, s'ka dyshim se All-llahu ėshtė qė falė shumė dhe ėshtė Mėshirues". (En'am, 54), pastaj: "Pastaj Zoti yt pėr ata qė nga mosdija bėnė punė tė kėqija, e pastaj u penduan dhe bėnė mirė, s'ka dyshim se Zoti yt ėshtė qė shumė fal dhe shumė mėshiron". (Nahl, 119), pastaj: "Me pėrjashtim tė atij qė pendohet dhe beson e bėn vepra tė mira, tė tillėt do tė hyjnė nė xhennet dhe atyre nuk u bėhet kurrėfarė e padrejtė". (Merjem, 60), pastaj: "Me pėrjashtim tė atyre qė mė vonė pendohen dhe pėrmirėsohen, vėrtet All-llahu ėshtė qė shumė falė e mėshiron". (Nur, 5), pastaj: "Ai qė ėshtė penduar dhe ka bėrė mirė, nė tė vėrtetė, ai ėshtė kthyer tek All-llahu dhe ėshtė i pranishėm". (Furkan, 71) Tė gjitha kėto ajete tekstualisht, pėr pranimin e pendimit, kushtėzojnė pėrmirėsimin e asaj qe ke prishur dhe bėrjen mirė pas gabimit apo mėkatit.

    8. Kohėt e pranimit tė pendimit
    ļ‚§ Pendimi i shpejte pas kryerjes se mėkatit. Pėr kėtė pendim, Allahu i Madhėruar ka premtuar pranimin e tij, e premtimi i Allahut ėshtė i vėrtetė. Thotė Allahu: "Pendim i pranueshėm te All-llahu ėshtė vetėm ai i atyre qė e bėjnė tė keqen me mosdije shpejt pendohen; tė tillėve All-llahu ju pranon pendimin, se All-llahu ėshtė mė i dijshmi, mė i urti". (Nisa, 17) Ky ajet sqaroi kohėn, ne te cilėn pranohet pendimi dhe e cila ėshtė: Pendimi i shpejte dhe menjėhershėm pas kryerjes se mėkatit.
    ļ‚§ Pendimi, i cili ndodhė gjatė kohės se daljes se shpirtit nga trupi, pra vdekjes, nuk pranohet. Thotė Allahu: "Nuk ėshtė pendim (i pranueshėm) i atyre qė vazhdimisht bėjnė punė tė kėqia dhe vetėm atėherė kur t'i vjen vdekja ndonjėrit prej tyre, tė thotė: "Unė tash u pendova!" e as i atyre qė vdesin duke qenė jobesimtarė. Ndaj tyre kemi pėrgatitur dėnim tė ashpėr". (Nisa, 18) Ky ajet sqaron kohėn, ne te cilėn nuk pranohet pendimi dhe e cila siē pame ishte momentet e daljes se shpirtit dhe ndarjes nga kjo botė.
    ļ‚§ Pendimi pranohet nėse bėhet para vdekjes dhe periudhės se lartpėrmendur. Thotė Allahu: "Nuk ėshtė pendim (i pranueshėm) i atyre qė vazhdimisht bėjnė punė tė kėqia dhe vetėm atėherė kur t'i vjen vdekja ndonjėrit prej tyre, tė thotė: "Unė tash u pendova!". (Nisa, 18) Kėtė domethėnie e kanė sqaruar edhe hadithet e Pejgamberit, alejhi selam, si: " Ų„ŁŁ†Ł‘ŁŽ Ų§Ł„Ł„Ł‘ŁŽŁ‡ŁŽ ŁŠŁŽŁ‚Ł’ŲšŁŽŁ„Ł ŲŖŁŽŁˆŁ’ŲšŁŽŲ©ŁŽ Ų§Ł„Ł’Ų¹ŁŽŲšŁ’ŲÆŁ Ł…ŁŽŲ§ Ł„ŁŽŁ…Ł’ ŁŠŁŲŗŁŽŲ±Ł’ŲŗŁŲ±Ł’ Allahu pranon pendimin e njeriut derisa tė mos ketė arritur shpirti ne gargare (gropėn e fytit)". (Tirmidhiu, 11/ 445) Poashtu edhe hadithi: " Ł…ŁŽŁ†Ł’ ŲŖŁŽŲ§ŲšŁŽ Ł‚ŁŽŲšŁ’Ł„ŁŽ Ų£ŁŽŁ†Ł’ ŲŖŁŽŲ·Ł’Ł„ŁŲ¹ŁŽ Ų§Ł„ŲŽŁ‘ŁŽŁ…Ł’Ų³Ł مِنْ Ł…ŁŽŲŗŁ’Ų±ŁŲšŁŁ‡ŁŽŲ§ ŲŖŁŽŲ§ŲšŁŽ Ų§Ł„Ł„Ł‘ŁŽŁ‡Ł Ų¹ŁŽŁ„ŁŽŁŠŁ’Ł‡Ł Kush pendohet para se te lind dielli nga pėrėndimi, Allahu ia pranon pendimin atij". (Muslimi, 13/ 218)
    Ne pėrgjithėsi, sa here qe pendimi te jetė me afėr kohės se kryerjes se mėkatit, shpresa pėr pranimin e tij ėshtė me e madhe. Ndėrsa nėse kalon kohe e gjatė, qe krahas mospendimit, edhe ngul kėmbė ne mėkatin e tij, frika pėr mos pranimin e pendimit te tij ėshtė shumė e madhe, sepse ndodhė qe pėr shkak te nguljes kėmbė ne mėkat, Allahu t'ia vulose zemrėn dhe pendimi me do t'i vie shumė vėshtirė.
    ļ‚§ Pendimi i kryengritėsve, rebelėve dhe atyre qe nuk respektojnė udheheqesine musliman, nėse bėhet para se te zihen dhe kapen ne burg, pranohet, ne te kundėrtėn jo. Thotė Allahu: "Dėnimi i atyre qė luftojnė (kundėrshtojnė) All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij dhe bėjnė shkatėrrimė nė tokė, nuk ėshtė tjetėr vetėm se tė mbyten ose tė gozhdohen, ose (tė gjymtohen), t'u priten duart dhe kėmbėt e tyre tė anėve tė kundėrta, ose tė dėbohen nga vendi. Kjo (masė ndėshkuese) ėshtė poshtėėrim pėr ta nė Dunja, dhe nė botėn tjetėr ata do tė kenė dėnim tė madh. Pėrveē atyre qė janė penduar para se t'i kapni. E, dijeni pra se All-llahu bėn falje tė madhe, ėshtė mėshirues". (Maide, 33-34)
    ļ‚§ Pendim, pranimin e te cilit e ka refuzuar Kur'ani Fisnik. Ky lloj pendimi ėshtė i personave me cilėsi te pėrmendura ne kėtė ajet: "Ata, tė cilėt pas besimit tė tyre u bėnė pabesimtarė, e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrėsesi nuk do t'u pranohet pendimi. Tė tillėt janė mu ata tė humburit". (Ali Imran, 90) Poashtu thotė Allahu: "Vėrtet, ata qė besuan e pastaj tradhėtuan, pėrsėri besuan e pastaj tradhtuan dhe e shtuan mosbesimin, All-llahu nuk u falė atyre as nuk i udhėzon nė rrugė tė drejtė". (Nisa, 137) Komentatorėt nuk kanė sqaruar ata, te cilėve nuk iu pranohet pendimi, edhe pse te gjithė njėzėri kanė deklaruar se kur pabesimtari pranon Islamin, Allahu ia pranon pendimin, edhe nėse kthehet prapė ne kufėr (pabesim) e pastaj prapė nė Islam. D.t.th, sa here qe ai, e pranon Islamin, pendimi i pranohet. Ndėrsa ajo qe mua me duket nga ajeti, ėshtė se ai bėn fjale pėr ata, qe tallen dhe luajnė me fe si dhe pėr renegatet. Allahu e di me sė miri!

    9. Kushtet e pranimit te pendimit te hipokriteve
    ļ‚§ Sinqeriteti ne fe pėr Allahun dhe hyrja ne te me besim te pastėr.
    ļ‚§ Mbėshtetja nė vetėm Allahun si dhe mbajtja pėr fesė se Tij, Islamit.
    ļ‚§ Pėrmirėsimi i asaj qe e ka prishur (keqinterpretuar ose vepruar me qėllim), fjale apo vepėr, fshehtas apo haptazi.
    Argument pėr kėto kushte janė ajetet kur'anore: "S'ka dyshim, munafikėt do tė jenė nė shtresėn mė tė ulėt (nė fund) tė zjarrit dhe pėr ta nuk do tė gjesh mbrojtės 146. Pėrveq atyre qė u penduan, u pėrmirėsuan, iu pėrmbajtėn All-llahut (mėsimeve tė Tij) dhe praktikojnė sinqerisht fenė e tyre pėr All-llahun. Tė tillėt do tė jenė bashkė me besimtarėt, e All-llahu ka pėr t'iu dhėnė besimtarėve shprblim tė madh". (Nisa, 145-146)

    10. Frytet e pendimit
    Allahu iu premtoi te penduarve shpėrblime dhe te mira te shumta, disa prej te cilave janė ne kėtė dunja e disa ne ahiret. Ajo qe ėshtė ne dunja kalon edhe ne ahiret sepse ahireti ėshtė botė e pėrhershme.
     Shpėrblimi i te penduarve ne dunja.
    ļ‚§ Melaiket e rangut me te lartė, te cilat bartin Arshin, kėrkojnė falje pėr ata, qe pendohen dhe pasojnė traditėn e Pejgamberit, alejhi selam. Ata e lusin Allahun qe te penduarit t'i ruaj nga dėnimi, t'i fusė ne Xhennet me prindėrit, gratė dhe fėmijėt e tyre te mirė. Thotė Allahu: "Ndėrsa ata (engjėjt) qė e bartin Arshin edhe ata qė janė pėrreth e tij, lartėsojnė me falėnderim Zotin e tyre, i besojnė Atij dhe i luten Atij t'i falė ata qė besuan (duke thėnė): "Zoti ynė, Ti me mėshirėn dhe me diturinė Tėnde ke pėrfshirė ēdo send, andaj falju atyre qė u penduan dhe ndoqėn rrugėn Tėnde, e edhe ruaji ata nga dėnimi i xhehennemit! 8. Zoti ynė, futi nė xhennete tė Adnit, tė cilat ua ke premtuar, ata dhe kush ishte i mirė prej etėrve tė tyre, grave tė tyre dhe pasardhėsve tė tyre. Vėrtet, Ti je ngadhėnjyesi, i urti!". (Gafir, 7-8)
    ļ‚§ Kėrkimi falje dhe pendimi tek Allahu janė shkaqe pėr furnizim te bollshėm, jetė te mirė dhe dėfrim te rehatshėm, sepse Allahu caktoi dėfrimin e kėndshėm rezultat te kėrkimit falje dhe pendimit ashtu sikurse caktoi shpėrblimin rezultat te kushtit te Tij e tha: "E tė kėrkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do t'ju mundėsojė pėrjetime tė mira (nė kėtė jetė) deri nė njė afat (tė caktuar) dhe ēdo punėmiri ia jep shpėrblimin e merituar". (Hud, 3)
     Shpėrblimi ne botėn tjetėr, i cili ėshtė qėllimi final.
    ļ‚§ Falja e mėkateve tė atij qe ėshtė penduar, ka besuar, ka bėrė vepra te mira e pastaj ėshtė pėrqendruar dhe ngulitur ne udhėzim. Thotė Allahu: "Nuk ka dyshim se Unė e fal atė qė ėshtė penduar, qė ka besuar, qė ka bėrė vepra tė mira dhe qė pėrqėndrohet pėr nė rrugėn e drejtė". (Taha, 82) Po ashtu thotė: "E ata qė bėnė vepra tė kėqija e pastaj u penduan pas tyre dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falė gabimet dhe ėshtė mėshirues pas tij (pas pendimit tė tyre)". (A'raf, 153)
    ļ‚§ Shndėrrimi i te kėqijave tė tė penduarve ne vepra te mira. Thotė Allahu: "Pėrveē atij qė ėshtė penduar dhe ka bėrė vepėr tė mirė, tė tillėve All-llahu tė kėqijat ua shndėrron nė tė mira. All-llahu ėshtė mėshirues, ndaj Ai falė shumė". (Furkan, 70)
    ļ‚§ Allahu iu premtoi te penduarve shlyerjen e veprave te kėqija dhe futjen e tyre ne Xhennetet Adn, mu ashtu siē kėrkuan melaiket ne duanė e tyre pėr te penduarit. Thotė Allahu: "Ato janė xhennetet e Adnit, qė Mėshiruesi u pat premtuar robve tė vet, pa i parė ata (i besuan pa i parė), e premtimi i Tij ėshtė i kryer". (Merjem, 61) Po ashtu thotė: "O ju qė keni besuar, pendohuni tek All-llahu me njė pendim tė sinqertė nė mėnyrė qė Zoti juaj t'i largojė prej jush tė kėqijat, t'ju shpie nė xhennete nėn tė cilėt rrjedhin lumenj ditėn kur All-llahu nuk e turpėron Pejgamberin, e sė bashku me tė as ata qė kanė besuar. Drita e tyre ndriēon para tyre dhe nė tė djathtė tė tyre, e ata thonė: "Zoti ynė, vazhdona dritėn tonė, falna neve. Vėrtet, Ti je i plotfuqishėm pėr ēdo send". (Tahrim, 8)
    ļ‚§ Dashuria e Allahut pėr te penduarit dhe derisa kanė kėtė status, atėherė Ai nuk i ndėshkon ata. Thotė Allahu: "All-llahu i do ata qė pendohen dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme". (Bekare, 222)
    ļ‚§ Allahu iu premtoi te penduarve shpėtim. Thotė Allahu: "Pendohuni tė gjithė te All-llahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė gjeni shpėtim". (Nur, 31) Po ashtu ka thėnė: "E pėr sa i pėrket atij qė ėshtė penduar, qė ka besuar dhe ka bėrė vepra tė mira, ai le tė shpresojė se ėshtė nga tė shpėtuarit".(Kasas, 67)

    11. Ai, qė ia kthen shpinėn pendimit ai i ka bėrė padrejtėsi vetes
    Kur'ani ka sqaruar se kush nuk pendohet prej mėkateve, ai i ka bėrė padrejtėsi vetes. Kjo pėr faktin sepse padrejtėsia ndaj te tjerėve ėshtė t'iu hysh ne hak, t'ua cenosh tė drejtat, ndėrsa padrejtėsia ndaj vetvetes ėshtė qe te pajtosh qe zjarri i Xhehennemit te jetė shpėrblimi yt, edhe pse ke mundėsi te pendohesh dhe ta ruash veten nga kjo. Mu pėr kėtė, Kur'ani, alegorikisht, padrejtėsinė e pėrkufizoi vetėm ne ta, sikur nuk ka zullumqar (te padrejte) tjerė pėrveē tyre, dhe kėtė pėr shkak se zullumqaret tjerė ne krahasim me ata, qe i bėjnė padrejtėsi apo zullum vetvetes nuk janė konsideruar fare (si zullumqare). Thotė Allahu: "E ata qė nuk pendohen, janė mizorė". (Huxhurat, 11)

    12. Rezymeja e punimit dhe rezultatet e tij
     Allahu i Madhėruar ia ka shkruar Vetes mėshirėn se ai, qe bėn mėkat, pastaj pendohet dhe pėrmirėson atė, qe e ka prishur, Allahu ia pranon pendimin.
     Allahu emėrtoi Veten e Tij me Tevvab (Ai, qe pranon shumė pendimin) dhe se vetėm Ai bėn pranimin e pendimit.
     Profetėt nuk kanė hequr dorė nga ky lloj adhurimi, por janė penduar, kanė kthyer kah Allahu si dhe kanė urdhėruar popujt e tyre te pendohen duke iu premtuar shpėrblim tė madh.
     Pendimi ėshtė begati e arte dhe po tė mos ishte ajo, njerėzimi do tė ishte shkatėrruar. Kjo pėr faktin se kur mėkatari ta humbe shpresėn se nuk i pranohet pendimi, ai do tė vazhdoje ne traditėn e tij te vjetėr dhe kėshtu, pasiguria, skandali, kaosi, do tė pėrhapėn nė nivel shoqėror. Ndėrsa kur ta dije se ka pendim pėr te, ai gjithsesi se do tė heq dorė nga krimet.
     Kur'ani aprovoi se kohėrat, ne te cilat pranohet pendimi janė: koha e afėrt me kryerjen e mėkatit, d.t.th pendimi menjėherė pas mėkatit dhe koha deri para vdekjes, sepse kur te vie vdekja dhe t'i shohėsh melaiket, atėherė pendimi me nuk te vlen. Por megjithatė, pendimi nuk duhet shtyre pėr deri ne atė kohe nga frika qe tė mos i vuloset zemra mėkatarit ne mėkate dhe kėshtu t'i vėshtirėsohet pendimi.
     Kur'ani sqaroi kushtet e pendimit, te cilat janė: braktisja e mėkatit, pishmanlleku ose keqardhja pėr bėrjen e mėkatit, pėrmirėsimi i asaj qe e ka prishur( ), dhe kthimi i haqeve (te drejtave) tek ata, qe iu ke bėrė padrejtėsi.
     Kur'ani caktoi shpėrblimin pėr pendim me jetė te kėndshme, me kėrkim falje te melaikeve pėr te, me ruajtje nga zjarri, me hyrje ne Xhennet, me bashkim me anėtarėt e ndershėm te familjes.
     Allahu pranoi duanė e melaikeve kėshtu qe ua shndėrroi te kėqijat e te penduarve ne te mira si dhe iu premtoi se do t'i fus ne Xhennetet Adn.
     Sė fundi, Kur'ani aprovoi faktin se ai, i cili nuk pendohet, ai i ka bėrė padrejtėsi vetes dhe te tjerėve, sepse ai ia ka prezantuar veten shkatėrrimit, edhe pse kishte mundėsi ta pengonte prej njė gjeje te tillė. Mu pėr kėtė, padrejtėsia e tij konsiderohet nga me te vrazhdat dhe me te pamėshirshmet. Allahu e di me sė miri!

    Pėrktheu: Sedat Gani Islami

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Stentori
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    larg memedheut
    Postime
    148
    Te dashur vellezer,

    ALLAHU ju shperbleft me XHENET per shkrimet e juaja, ALLAHU ju kenaqte ne kete bote dhe ne boten e ahiretit;

    S.A
    Experience is the best teacher...

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Pendimi i personit nė duart e bijės sė tij tė vogėl

    Nė qytetin Rijad jetonte njė njė njeri nė humbje dhe shumė pak e njihte Allahun. Qė nga shume vitė nuk kishte hyrė nė xhami dhe nuk ishte pėrulur pėr Allahun asnjė pėrulje. Por, deshi Allahu qė pendimi i tij tė jetė nė duart e bijės sė tij tė vogėl!
    Rrėfen tregimin dhe thotė:
    Kam qenė ai person, i cili kam ndejtur deri nė mėngjes me shokė tė kėqij nė lojėra, epshe e humbje, duke e lėnė gruan time tė mjerė. E ajo ankohej nga vetmia, ngushtimi dhe dhimbjet… Allahu e dinė mė sė miri pėr kėtė. Mė humbi vullneti dhe u dobėsova nga kjo grua e bukur dhe e pastėrt, megjithatė ajo nuk ngurronte dhe nuk pesimizohej nga kjo duke mė kėshilluar pėr udhėzim, por pa dobi.
    Njė natė prej netėve, erdha nga njėra prej kėtyre ndejave qė bėja nė to qejfe dhe lojėra tė ndryshme, ora ishte tre pasmesnate. Pas kthyerjes nė shtėpi gjeta gruan dhe bijėn time fjetur. Hyra nė dhomėn e ndejės qė t'i plotėsoj kėto orė tė mbetura nga kjo natė duke i shiquar disa filma tė prishur pėrmes videos, nė ato orė kur zbret Allahu xh.sh. nė qiellin e dunjas dhe thotė: A ka kush tė mė lutet e t'i pėrgjigjem? A ka kush qė kėrkon falje e ti'a fali atij? A ka kush qė kėrkon diēka e t'i jap?
    Papritmas… u hap dera e dhomės e kur pashė ajo ishte bija ime e vogėl, e cila nuk i kishte mdushur ende tė gjashtat. E shikova atė me habi dhe pėrbuzje e ajo mė parapriu duke mė thėnė:
    - Turp pėr ty o babai im, frikėsoju Allahut! -(e pėrseriti kėtė tri herė).
    Mė goditi njė habi e madhe e papritur, e mbylla videon. U ula duke menduar nė fjalėt e saja, tė cilat vazhdonin duke u pėrseritur nė tė dėgjuarit tim gati se mė mbytėn! E ndoqa pas, dhe e gjeta tė shtrirė nė shtratin e saj.
    U bėra sikur i ēmenduri, nuk e dija se ēfarė mė goditi dhe nuk e dija se ēfarė janė kėto momente pėrderisa u dėgjua zėri i muezinit tė xhamisė sė afėrt, zė ky qė e kėputi qetėsinė e natės dhe thėrriste pėr nė namaz tė sabahut.
    Mora abdes dhe shkova nė xhami. Edhe pse nuk kisha aq vullnet tė madh pėr namaz mirėpo, ajo qė mė shtyri tė shkoj nė xhami ishin fjalėt e bijės sime tė vogėl. U afrua namazi, thirri ikameti u lidhė imami nė namaz, lexoi atė qė iu lehtėsua nga Kur'ani ra nė sexhde e unė shkoja pas tij. Vendosa ballin i pėrulur para Allahut xh.sh. pėrderisa mė rrodhėn lotėt e nuk e dija shkakun e rrjedhjes sė tyre. Kjo ishte sexhdja e parė qė e bėja pėr Allahun xh.sh. qė prej gjashtė viteve. Ishte kjo qarje e dobishme pėr mua sa qė me tė doli gjithė ajo ēka kisha nė zemėr prej mosbesimit, dyfytyrėsisė dhe mėkateve.
    E hetova se kjo thirrje pėr namaz filloi tė tė mi lehtėsoi dhe tė mi ēelė punėt nė mbrendėsinė time. Pas namazit u ula nė xhami njė kohė tė shkurtėr pastaj u ktheva tek bija ime. Rash tė pushoj por nuk e shijova ushqimin e gjumit, vazhdova nė kėtė gjendje deri sa shkova tek shefi im i punės. U habit me prezencėn time tė hershme gjė qė nuk ngjante herave tjera, pėr shkak tė ndejave gjatė tėrė natės. Mė pyeti pėr shkakun e prezencės sė hershme e i tregova se ēfarė mė kishte ndodhur mbrėmė.
    Falėnderoje Allahun, i Cili tė ka dhuruar kėtė vajzė tė vogėl e nuk tė ka ardhur engjulli i vdekjes qė ta merrė shpirtin nė kėtė gjendje, tha shefi i punės.
    U afrua koha e namazit tė drekės isha i lodhur, pėr atė se nuk kisha fjetur qė njė kohė tė gjatė. Kėrkova nga shefi im tė mė lirojė nga puna. U ktheva nė shtėpi tė pushoj. Me kėtė kthyerje nė shtėpi ishte edhe dėshira e madhe pėr ta parė bijėn time tė vogėl, e cila ishte shkak pėr udhėzimin tim dhe kthyerjen time te Allahu xh.sh..
    Vazhdon rryfyesi e thotė: U ktheva nė shtėpi dhe e gjeta gruan time tė ndalur para derės sė shtėpisė, jo nė mėnyrė tė zakonshme sikuse herave tjera. Bėrtiti dhe mė tha:
    - Ku ishe?
    I thashė:
    -Nė punė.
    Mė tha:
    - Tė kėrkuam nė telefon por nuk tė gjetėm, mė trego ku ishe?
    I thash:
    - Isha nė xhaminė, e cila ėshtė afėr vendit tė punės… ēfarė ka ndodhur dhe ē'tė ka shtyer tė qėndrosh para derės sė shtėpisė nė kėtė orė?
    Tha:
    - Ka vdekur bija yte!!!
    Nuk munda tė mbahem nga ky lajm tmerrues dhe fillova tė qaja. Nuk kujtoja tjetėr pėrveē fjalėt e saja: "Turp pėr ty o babai im, frikėsoju Allahut, turp pėr ty o babai im, frikėsoju Allahut."
    Vazhdon rryfyesi e thotė: Thirra nė punė dhe e njoftova shefin tim pėr vdekjen e bijės sime tė vogėl, tė cilėn e bėri Allahu shkak pėr daljėn time nga errėsira nė dritė.
    Erdhi shefi im duke shpejtuar. Hyra mbrenda e pastrova dhe e pėrgatita bijėn time pėr ta vorrosur. Shkuam nė xhami pėr ti'a falur namazin, pastaj u nisėm pėr nė vorrezat. Mė tha shefi i punės:
    - Merre bijėn tėnde dhe vendose nėn dhe. E mora bijėn time tė vogėl dhe u drejtova ng njerėzit qė ishin rreth meje:
    -Pasha Allahun, nuk po e vorrosi bijėn time, por po e vorrosi dritėn e cila ma ndriēoi rrugėn pėr tu kthyer tė Allahu xh.sh.. Kėtė vajzė e bėri Allahu shkak pėr udhėzim. E lus Allahun xh.sh. tė mė bashkoi me tė nė xhennetin e Tij. Filluan njerėzit pėrreth meje tė qajnė, gati sa zemrat e tyre renkojshin nga pikėllimi pėr vdekjen e bijės sime tė vogėl, e cila nuk i kishte mbushur tė gjashtat!
    Kėshtu pra vėllėzėr tė dashur, nuk e din njeriu se ku e zė engjulli i vdekjes. Vdekja nuk njeh tė vogėl e as tė madh. Allahu xh.sh. thotė: "E kur tė vijė afati i tyre, pėr asnjė moment nuk mund ta vonojnė e as ta ngusin" (En-nahl 61).
    Le t'i shpejtojmė hapat pėr arritje sa mė tė shpejtė tek Allahu xh.sh. e tė paralajmėrojmė me pendim tė sinqertė me shpresė qė ky pendim tė jetė momenti i fundit i jetės sonė dhe tė jetė shpėrblimi ynė nė xhennetin e Mėshiruesit.

  8. #8
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Pendimi




    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  9. #9
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Pendimi i Sinqert


    Forcojeni ju Islamin nė zemrat tuaja qė Allahu ta forcoj atė nė tokė

  10. #10
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    489
    PASTRIMI DHE PENDIMI



    SHKRUAN: Dr. ALI ILJAZI



    All-llahu i Madhėrishėm nė Kur’anin fisnik urdhėron e thotė: “Tė pyesin ty pėr menstruacionin (hajdin). Thuaj: “Ajo ėshtė gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatė menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (pėr marrėdhėnie) derisa tė pastrohen. E kur tė pastrohen, atėherė afrohuni atyre ashtu siē u ka lejuar All-llahu. All-llahu i do ata qė pendohen, dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme.” (El Bekare, 222)

    Pejgamberi s.a.v.s. e kishte zakon qė nė lutjet e tij tė thoshte: “O All-llah! Pastroje zemrėn time nga hipokrizia!”

    Njėrit prej shokėve tė tij i kishte thėnė: “Qėndro gjithmonė me abdest nė mėnyrė qė tė dy melekėt tu ruajtės tė duan!”

    Pas besimit gjėja e parė e obliguar pėr tė gjithė ėshtė pastrimi (taharet) dhe kryerja e namazit. Pra duhet pastruar trupin nga papastėrtitė dhe polucionet, larja e duarve, fytyrės, kėmbėve dhe kokės ashtu siē e ka pėrshkruar nė detale. Sheriati, nė mungesė tė ujit dhe sėmurjes sė rėndė lejon tė shėrbehemi me tejmum. Kėshtu namazi paraprakisht kėrkon pastrimin e trupit, ndėrsa njohuria kėrkon pastrimin e zemrės.

    Nė rastin e parė uji duhet me qenė i pastėr e nė tė dytin Njėsia (Teuhidi) i pastėr. Andaj, jemi tė obliguar dhe angazhuar qė pandėrprerė tė jemi tė orientuar nė pastrimin e jashtėm dhe tė brendshėm. Kėshtu kur njeriu pastron duart, atėherė duhet ta pastroj edhe zemrėn nga mundimet e kėsaj bote, kur pastron gojėn, duhet pastruar gojėn nga pėrmendja e ēdokujt tjetėr, pėrveē All-llahut xh.sh., kur pastron fytyrėn duhet kthyer me tėrė qenien kah All-llahu i Madhėrishėm, kur fėrkon kokėn duhet mėnjanuar kundėrvimet ndaj All-llahut xh.sh., ndėrsa kur i lanė kėmbėt nuk duhet kėrkuar dhe dėshiruar pozitė pėrveē urdhrit tė Tij. Nė kėtė mėnyrė besimtari pastrohet dyfish.

    Pra, tė gjitha dispozitat e jashtme janė tė lidhura me tė brendshmet, gjegjėsisht dėshmia e gjuhės ėshtė e lidhur me besimin e zemrės. Metoda e pastrimit shpirtėror ėshtė nė kuptimin e kėsaj bote mashtruese dhe shkatėrruese. Kjo arrihet mė luftėn e pandėrprerė me epshet (muxhahedat).

    Ebu Ali Rudbariu, njė kohė ishte i preokupuar me mendime tė ēuditshme (vesvese) dhe ai thotė: “Hyra nė det nė agimin e mėngjesit duke qėndruar deri nė perėndimin e diellit. Gjatė kėsaj kohe mendja mė ishte e shqetėsuar. Bėrtita: “O All-llah, mė kthe shėndetin tim shpirtėror!” Ndėrsa nga deti u pėrgjigj njė zė: “Shėndeti qėndron nė dituri.”

    Tregohet se Shibliu u pastrua para se tė hynte nė xhami dhe papritmas dėgjoi njė zė: “Je pastruar nga jashtė, por ēfarė ėshtė me pastrim tėnd tė brendshėm? U kthye dhe shpėrndau ēdo gjė qė kishte duke lėnė vetėm njė palė rroba pėr namaz.

    Ebu Jezid Bistamiu ka thėnė: “Sa herė qė mė vie ndonjė mendim pėr kėtė botė, marrė abdest. Ai i cili adhuron All-llahun xh.sh. duhet tė pastrohet nga jashtė me ujė, ndėrsa kush mendon t’i afrohet All-llahut xh.sh. duhet tė pastrohet nga brenda me pendim (tevbat).

    Dije se pendimi (tevbat) ėshtė stasimi i parė i haxhiut nė rrugėn kah e vėrteta. Pėr kėtė All-llahu i Madhėrishėm nė Kur’an ka thėnė:

    “O ju qė keni besuar, pendohuni tek All-llahu me njė pendim tė sinqertė nė mėnyrė qė Zoti juaj t’i largojė prej jush tė kėqijat, t’u shpie nė Xhennete, nėn tė cilat rrjedhin lumenj ditėn kur All-llahu nuk e turpėron Pejgamberin e sė bashku me tė as ata qė kanė besuar. Drita e tyre ndriēon para tyre dhe nė tė djathtė tė tyre, e ata thonė: “Zoti ynė, vazhdona dritėn tonė, falna neve. Vėrtet, Ti je i plotfuqishėm pėr ēdo send”. (Et Tahrimė,8)

    Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: “Nuk ka gjė mė tė dashur pėr All-llahun se i riu kur pendohet”. Gjithashtu ka thėnė: “Ai i cili pendohet pėr mėkate, ėshtė si ai qė nuk ka mėkate”

    Nė pikėpamje etimologjike tevbat do tė thotė “kthim” pra do tė thotė kthim nga gjėrat qė i ka ndaluar All-llahu xh.sh.. Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: ”Pendimi ėshtė vepėr e kthimit” Kjo thėnie pėrfshinė tre gjėra qė janė tė pėrmbledhura nė pendim. Pendimi pėr shkak tė mosbindjes, lėrja momentale e mėkateve dhe vendosmėria qė tė mos gabosh mė tej.

    Pra deri te pendimi vie pėr shkak tė frikės nga dėnimi i All-llahut, mė tej pėr shkak tė dėshirės pėr tė fituar kėnaqėsinė e Tij, si dhe nga turpi ndaj All-llahut xh.sh. Andaj pendimi i ka tri shkallė: tevbat nga frika e dėnimit tė All-llahut, inabat nga dėshira pėr shpėrblimin e Tij dhe avbat pėr shkak tė mbajtjes sė urdhrave tė All-llahut.

    Tevbat ėshtė gjendja e shumicės sė besimtarėve dhe pėrfshinė pendimin nga mėkatet e mėdha (kebirat) siē thekson ajeti kuranor: “O ju qė keni besuar, pendohuni tek All-llahu me njė pendim tė sinqertė nė mėnyrė qė Zoti juaj t’i largojė prej jush tė kėqijat, t’u shpie nė Xhennete, nėn tė cilat rrjedhin lumenj ditėn kur All-llahu nuk e turpėron Pejgamberin e sė bashku me tė as ata qė kanė besuar. Drita e tyre ndriēon para tyre dhe nė tė djathtė tė tyre, e ata thonė: “Zoti ynė, vazhdona dritėn tonė, falna neve. Vėrtet, Ti je i plotfuqishėm pėr ēdo send” (Tahrimė, 8)

    Inabat ėshtė shkalla e tė dashurve tė All-llahut siē thekson ajeti kuranor: “Pėr secilin qė i ėshtė frikėsuar Zotit pa e parė dhe ka qenė i kthyer te Ai me zemėr tė sinqertė.” (Kaf, 33)

    Ndėrsa avbat ėshtė shkalla e Pejgamberėve dhe nebijėve siē thekson ajeti kuranor: “Pėrkujto robėrit tanė Ibrahimin, Is-hakun, Jakubin qė ishin tė fortė nė zbatimin e detyrave dhe largpamės nė fe.” (Sad, 45)

    Tevbat nė tė vėrtetė ėshtė kthim nga mėkatet e mėdha nė bindje, inabat ėshtė kthim nga gabimet e vogla nė dashuri dhe avbat ėshtė kthim prej vetes kah All-llahu xh.sh.

    Xhunejdi ka thėnė: “Kam lexuar shumė libra, por nuk kam hasur nė diē mė tė bukur pėr mėsim se vargu: Kur them: “Ēfarė ėshtė mėkati im?” -ai mė pėrgjigjet: Ekzistimi yt ėshtė mėkat, me tė cilin nuk mund tė krahasohet asnjė!

    Shkurtimisht, pendimi ėshtė fuqizim hyjnor, ndėrsa mėkati ėshtė vepėr materiale. Kur nė zemėr paraqitet pendimi, trupi nuk ka mėnyrė qė ta hudhė.

    All-llahu xh.sh. thotė: “E Ademi prej Zotit tė vet pranoi disa fjalė (lutje), prandaj Ai ia fali (gabimin), Ai ėshtė mėshirues dhe pranues i pendimi.” (El Bekare, 37)

    Mendimi nė mėkat ėshtė i pėrcjellur ose me keqardhje ose me dėshirė. Atij tė cilit i vie keq qė ka bėrė mėkat ėshtė pendues, ndėrsa ai i cili ka dėshirė qė pėrsėri tė gaboj ėshtė mėkatar. Ky mėkat nuk ėshtė aq i dėmshėm sa ėshtė e dėmshme dėshira pėr tė, sepse vepra ėshtė momentale, ndėrsa dėshira pandėrprerė pėrsėritet.

    Janė dy lloje tė pendimit, pendimi i kthimit dhe pendimi i turpit. I pari ėshtė pendim nga frika e dėnimit tė All-llahut, ndėrsa i dyti nga turpi i mėshirės sė Tij.

    Pendimi nga frika shkaktohet nga zbulimi i Lartėmadhėrisė sė All-llahut xh.sh., ndėrsa pendimi nga turpi ėshtė pėr shkak tė bukurisė tė All-llahut xh.sh.

    “Ata qė ndiejnė turp nga All-llahu xh.sh. janė tė dehur ndėrsa ata qė e ndiejnė frikė ndaj All-llahut xh.sh. janė tė kthjellėt”.

    Kėshtu tek ti zgjuam dėshirė dhe interesim pėr tu penduar dhe kthyer nga All-llahu i Madhėrishėm, andaj nėse nuk dėgjon ose dėgjon vetėm sipėrfaqėsisht, atėherė ke humbur dhe i ke bėrė dėm vetes siē aludon verseti i Kur’anit fisnik nė vijim: “Kush ėshtė mė zullumqarė se ai qė ėshtė kėshilluar me argumentet e Zotit tė vet, e ua kthejnė shpinėn atyre dhe harron atė qė vetė e punoi? Ne kemi vėnė mbi zemrat e tyre mbulesė nė mėnyrė qė tė mos e kuptojnė atė (Kur’anin), kurse nė veshėt e tyre shurdhim, andaj edhe nėse i thėrret ti ata nė rrugė tė drejtė, ata si tė tillė nuk do tė udhėzohen kurrė.” (El Kehf, 57)

    Por nėse dėgjon ashtu siē dėgjon njeriu i kuptueshėm dhe nėse mendon si ai i cili zemrėn e tij e zbrazė pas sabahut, duhet tė mendosh pėr vetėn tėnde, pėr fillimin dhe mbarimin tėnd, duke bėrė llogarinė tėnde dhe nefsit tėnd ti thuash: “Unė jam udhėtar dhe tregtar dhe fitimi im ėshtė lumturia e pėrhershme dhe takimi me All-llahun ndėrsa falimentimi im dhe fatkeqėsia e pėrhershme ėshtė largimi nga All-llahu. Kapitali im ėshtė jeta, ndėrsa ēdo frymėmarrje ėshtė depo dhe margaritarė dhe tregtia mė e mirė me All-llahun”.

    Siē pėrkujton ajeti i Kur’anit fisnik: “O ju qė keni besuar, a t’ju tregoj pėr njė tregti tė bujshme qė ju shpėton prej njė dėnimi tė dhembshėm: T’i besoni All-llahut dhe tė dėrguarit tė Tij, tė luftoni nė rrugėn e All-llahut me pasurinė tuaj dhe veten tuaj, e kjo ėshtė shumė mė e dobishme pėr ju, nėse jeni qė e dini. Ai (All-llahu) iu falė mėkatet tuaja, ju shpie nė Xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj dhe nė pallate tė bukura nė Xhennetet e amshueshme, e kėto janė ai suksesi mė i madh.” (Es Saff, 10-12)

    Kur jeta kalon ndėrpritet edhe tregtia dhe shpresat humbasin, e kjo ėshtė njė ditė e re qė ta ka dhuruar All-llahu xh.sh. pėr pendim dhe pastrim. E nėse vdes atėherė do tė dėshiroje qė tė kthehesh pėrsėri nė kėtė botė pėr tė bėrė vepra tė mira siē aludon ajeti kuranor: “E kur ndonjėrit prej tyre i vjen vdekja, ai thotė: “O Zoti im, mė kthe, qė tė bėj vepra tė mira e tė kompensoj atė qė lėshova!” Kurrsesi, (Kthim nuk ka) e kjo ėshtė vetėm fjalė qė e thotė ai, e ata kanė para tyre njė perde (distancė periodike) deri nė ditėn kur ringjallen.” (El Muminunė, 99-100)

    Andaj, o nefs mendo se ke vdekur dhe je kthyer nė dynja edhe njė ditė. Prandaj mundohu qė nė kėtė ditė tė fitosh ahiretin. Nėse nefsi tė pyet: “Ēfarė tė bėjė dhe si tė veproj?”

    Pėrgjigju: “Lėri ato me tė cilat vdekja do tė ndaj dhe pėrmbahu Atij i cili kurrė nuk do tė braktis, e ky ėshtė All-llahu xh.sh. dhe sa mė tepėr pėrkujtoje Atė.

    Pėrkujto ajetin e Kur’anit fisnik: “Ti mbėshtetju Atij tė pėrjetshmit qė nuk vdes kurrė, madhėroje me lavdėrimin qė i takon Atij, Ai mjafton pėr njohje nė hollėsi tė mėkateve tė robve tė vet.” (El Furkanė, 58)

    Nėse dikush pyet: “Si me lanė dynjanė kur zemra ime ėshtė e lidhur fort me te?” Thuaj: “Fillo me ndėrprerjen e lidhjeve tė saj nga thellėsia e zemrės duke hulumtuar cila ėshtė lidhja mė e fuqishme qoftė, dashuria pėr pasuri dhe pozitė, xhelozia, lakmia, armiqėsia, epshet seksuale apo lakmitė e stomakut, ose ēdo cilėsi negative shkatėrruese. Nuk mund tė nevojitet asgjė vetėm tė mendosh nė shkatėrrimin dhe humbjen qė tė sjellė nefsi (egoja impulsive) dhe tė kthehesh nė luftė kundėr tij, e nė kėtė pa dyshim do tė kesh pėrkrahjen e All-llahut xh.sh.

    Mendoje veten tė sėmurė tėrė jetėn, ndėrsa mjeku tė cilin e mendon tė sinqertė tė thotė qė gjellėrat e shijshme janė tė dėmshme pėr ty, ndėrsa ilaēet pa shije janė tė dobishme, a thua ti nuk do tė durosh duke u shėrbyer me ilaēet e pėrshkruara pėr tu shėruar? A thua nuk do ti pėrballosh vėshtirėsitė e udhėtimit pėr tė arritur pushimin dhe qetėsinė nė shtėpinė? Ti je udhėtar, ndėrsa shtėpia jote e pėrhershme ėshtė ahireti. Udhėtari nuk pushon gjatė udhėtimit tė tij, sepse nėse ndalet apo humbė rrugėn ka falimentuar.

    Dhe thuaj nefsit tėnd: “O Nefs, nėse ke pasuri dije se nga ēifutėt ka mė tė pasur se ti, nėse kėrkon pozitė ka shumė tė tjerė qė kanė pozitė mė tė lartė se ti. Mendo o nefs, dhe shiko a i ka mbetur kujt dynjaja. Kėshtu drejtohu nefsit tėnd deri sa tė bindet nė pasimin e rrugės sė vėrtetė kah All-llahu xh.sh.

    Ky dialog nga nefsi ėshtė shumė i rėndėsishėm nėse ke mend, mė i rėndėsishėm se dialogu me mutezilitet, medhhebet dhe sektet tjera.

    Pėrse tė diskutush dhe tė polemizosh me ata kur gabimi i atyre nuk tė bėnė dėm ty, dhe ata nuk do tė marrin nga ti tė vėrtetėn, dhe sikur tė jetė e qartė si dielli. Ndėrsa e lė anash armikun tėnd mė tė ashpėr nefsin duke mos iu drejtua atij, por i ndihmon nė realizimin e dėshirave tė ulta tė tij.

    Kjo i pėrngjan njeriut, trupin e tė cilit e kanė kapluar gjarpėrinjėt dhe akrepat qė dėshirojnė ta helmojnė, e ky e ka marrė pahitėsen pėr ti larguar mizat nga fytyra e tjetrit.

    Ēfarė mendon pėr kėtė njeri?
    Nuk duhet tė harrosh kur nė ahiret do tė zbulohen tė gjitha fshehtėsitė e veprave tuaja. Andaj nėse vazhdimisht nė kohėn tėnde nuk bėn dialog me nefsin tėnd, ai nuk do tė lejoj ti drejtohesh Zotit tėnd dhe ti bindėsh. Nėse nefsi tė kundėrvihet atėherė duhet ta dėnosh sepse ai ėshtė si qeni i cili nuk qetėsohet pa e goditur.

    Le tė na mbaj tė gjithėve sė bashku All-llahu me Mėshirėn dhe Fisnikėrin e Tij.

Tema tė Ngjashme

  1. Pendimi nė Bibėl
    Nga Sefedini_PZ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 05:12
  2. Mbi pendimin dhe rrėfimin
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 09:11
  3. Vendimet, zgjidhjet....pendimi?
    Nga ardi a. nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2005, 19:18
  4. Pendimi!...
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-08-2004, 07:45
  5. Pendimi!!!!!!
    Nga MISTRECE22 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-11-2002, 21:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •