Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Qofte me salcë

    Per 4-5 persona duhen:
    Mish 1 filxhan caji
    Qepe - 2 kokrra
    Therime buke - 75 gr (2 feta)
    Veze - 2 kokrra
    Kripe, piper, majdanoz
    Miell - 2 luge (per qoftet) - une nuk e perdor miellin dhe me duket se dalin si me mire keshtu
    Miell - 1 luge gjelle (per salcen)
    Vaj - 4-5 luge
    Domate 3-4 kokrra
    Salce 1 luge gjelle
    Hudhra 3-4 thelpinj
    Uthull 2 luge gjelle
    Uje 2 filxhan kafeje (per salcen)

    Pergatitja e qofteve
    Qoftet pergatiten zakonisht me mish lope, te perzier me mish derri; ne kete rast ato dalin me te buta dhe me te shijshme.
    Mishi pritet ne copa te vogla dhe grihet ne makine se bashku me qepen dhe hudhrat. Ne masen e mishit hidhet veze, kripe, piper i zi, majdanoz dhe buke bajate e zbutur me qumesht ose uje (ose perdorni therrime buke te gatshme). Masa perzihet mire, dhe ndahet ne qofte; cdo qofteje i jepet forma e rrumbullaket ose ovale, pastaj kalohen ne miell dhe skuqen ne tigan me yndyre nga te dyja anet. Duhet patur parasysh se qofteve gjate fergimit nuk u duhet hedhur shume yndyre.

    Pergatitja e Salces
    Ne tigan me yndyre kaurdisen qepe te grira holle. Kur qepa merr nje ngjyre si te kuqerremte shtohet miell, kaurdisen se bashku dhe pastaj shtohen domatet e qeruara e te grira holle. Kaurdisen edhe pak pastaj i shtohet uje, uthull, kripe, piper, flete dafine dhe hudhra te shtypura, dhe lihen derisa te marrin vale. Kjo mase i hidhet siper qofteve te shtruara ne tave dhe se bashku futen ne furre.
    Pasi hiqen nga furra ato vendosen ne pjata dhe mbulohen me salce e majdanoz te grire holle. Kjo gjelle mund te shoqerohet edhe me patate te skuqura, te ziera, pure patate dhe perime te tjera.

  2. #12
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kam mbi një vit (puthuaj dy) që s'kam ngrënë mëlçi e sot seç më vajti mëndja E ka fajin orari i drekës më duket.

  3. #13
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Salmon i skuqur

    Te pergatisesh tavolinen me poshte duhen me pak se 30 min (Duke permbledhur ketu dhe 10 min qe salmoni qendroi ne uje te ngrohte sepse e kisha futur ne frigorifer dhe ishte disi i ngrire. Oh, dhe uji nuk duhet shume i nxehte qe te mos gatuhet salmoni : ) )

    Kjo lloj pergatitje eshte mjaft e mire per nje dreke per dy veta duke pare "eagles" ne tv per shembull. Salmonin gjithashtu do e rekomandoja te mos haej i skuqur pasi humbasin vlerat, plus ne fund duhet ti kullosh vajin. Ndersa nq se e fut ne nje tave ne furre per 5-10min behet me i shijshem. Por kjo varet nga shijet e njerzve pasi ka nga ata qe njoh une qe vetem te skuqur e hane...

    Perberesit nuk jane shume gjithashtu. Mjafton kripe, piper i zi, pak vaj, limon, sallate sipas pelqesesh, vere e mire dhe te tjerat i mbulon salmoni


    Ju befte mire!
    Salmoni lezetin e ka crudo,i tymosur ,shoqeruar me vere te bardhe.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga l'amoureuse Lexo Postimin
    Salmoni lezetin e ka crudo,i tymosur ,shoqeruar me vere te bardhe.
    ose i gjalle fare ala sashimi, prere holle, me ginger e soy sauce anash (vete perdor limon ne vend te soy sauce). yum, yum, yum.
    ah sushi, dashuria ime e madhe e vogel.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Sallata juaj e preferuar? Receta e saj
    Nga Resto në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 06-05-2012, 14:19
  2. Cilat jane gjellet tipike shqiptare?
    Nga KACAKU në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 08:51
  3. Betejat e Ftohta Fetare ne Shqiperi
    Nga Korcar-L1 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2007, 16:39
  4. Gjellet e Shqiperise se Mesme
    Nga panama në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-12-2005, 11:54
  5. Ja dhe nje Elbasanlli qe jeton ne vendet e ftohta
    Nga julian72 në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 27-02-2003, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •