Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Albo,mendohu pak perpara se te leshosh brockulla te tipit " asnje komunitet nuk ka bagazhin kulturor qe kane ortodokset".
    Ti dashje pa dashje i bie gernetes se ndarjeve fetare,krahinore.
    Lexoi ne retrospektive ato qe ke shkruar dhe ndoshta do ta kuptosh se sa bosh tingellojne.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Duke u munduar te na bindesh qe ke te drejt ben nja ca gabime tragjike.Grekerit ishin nga te paret qe u ndan nga Patriarqi .Ate u ndan te paret dhe krijuan kish me vete...lexo historin greke ne do.Kokemeveten (keshtu e quaj une autoqefalin) e duan te gjith popujt qe duan te jen te pavarur pasi kisha me sakt feja perdoret per
    Si e quan ti autoqefaline, "koke me vete"? Autoqefali do te thote te jesh administrativisht e pavarur si Kishe, do te thote qe per problemet administrative te Kishes lokale te Greqise apo Shqiperise pergjigjet Sinodi i Shenjte i Greqise apo Sinodi i Shenjte i Shqiperise. Por per problemet shpirterore, misteriale, kanonike, KOASH nuk eshte aspak e ndare nga Kisha Meme apo nga Kishat Motra.

    Pro ideja se duke fituar autoqefaline Kisha Orthodhokse eshte "e pavarur" apo "koke me vete" eshte jo vetem nje idiotesi por edhe nje herezi ndaj Kishes dhe besimit orthodhoks. Kisha meme e gjithe Kisha Orthodhokse qe nga Rusia e deri me Shqiperi mbetet Patriarkana e Stambollit e cila beri edhe njohjen e bekimin e autoqefalise se Kishes shqiptare.

    Pa dyshim, ekzistojnë klane që kanë shprehur qëndrime antinoliane. Një palë e lufton peshkopin tonë për distancimin e shqiptarëve ortodoksë nga hegjemonia greke që ai mundësoi, e nënvizoj, nëpërmjet këtyre librave që ne po ju paraqesim.
    - Per cilin Noli e ka fjalen, per ate Nolin qe u hirotonis dy here peshkop, njehere ne Shqiperi e njehere ne Amerike edhe pse eshte kanokisht e papranueshme nga Kisha?

    - Per ate Nolin qe beri gabime doktrinore nga me trashaniket ne perkthimet e veta ne shqip te librave fetare, gabime qe u korrigjuan nga teologet shqiptare ne Shqiperi? Deshmi e formimit te tij te ceket fetar.

    - Per ate Nolin qe ne 4 vjet te jetes se tij qe shpenzoi ne Shqiperi, e kaloi pjesen derrmuese te kohes duke u marre me politike e duke organizuar revolucione bolshevike "fshatareske"? A i lejohet njeriut te Zotit te beje te tilla akte?!

    - Per ate Nolin qe polarizoi e ndau me dysh edhe vete komunitetit orthodhoks shqiptar ne Amerike, ne ata qe vazhduan rrugen kanonike dhe kungimin me Kishen Meme te Konstandinopojes, dhe ata qe zgjodhen rrebelimin ndaj Kishes per nje kaprico te Nolit?!

    Lereni Nolin ne qetesine e varrit te tij pasi sic e kam thene edhe njehere tjeter ne forum, ne fund te jetes se tij, Noli nuk ishte as nje Gjergj Kastriot, as nje Jisu Krisht, ai ishte nje Napoleon.

    “Kush e bëri peshkopin e parë fare?” Dhe populli iu pergjigj: “Të parin fare e bëri populli. Dhe mua populli të më dorëzojë se jam i pari fare për shqiptarët” - tha F.Noli.
    Nga te gjithe theologet dhe kleirket shqiptare te kohes se tij, Noli ishte i fundit ne liste pasi ishte me pak i pergatituri, me kontributin me te vogel per KOASH, por me kryenecesine me te madhe dhe kjo duket fare qarte ne fjalet e cituara me lart.

    A e di ca do te thote kjo? Ne vitin 1924 kishe nje kryepeshkop ortodoks, kryeminister te gjithe shqiptareve. Arsyeja me e madhe dhe me e larta per te cilen cdo ortodoks shqiptar eshte dhe duhet te jete krenar.
    - Ne cilin vend orthodhoks apo Kishe Orthodhokse ke pare qe nje prift, nje njeri i Zotit te zgjidhet kryeminister i vendit?

    - Ne cilin vend te botes ke pare nje prift orthodhoks qe te beje thirrje per revolucion ne varrimin e Avni Rustemit ne Vlore?

    - Ne cilin planet jeton qe krenohesh me nje "kryeminister orthodhoks" qe e morri pushtetin me dhune dhe jo me vote?!

    Dhe pastaj nuk te vjen mire kur te thone qe ti nuk njeh as abc-ne e orthodhoksise. Ne do te krenohesh me nje kryeminister orthodhoks, krenohu me kryeministrin Koco Koto qe ishte njeri instrument ne arritjen e mirekuptimit per njohjen e autoqefalise nga Patriarkana e Stambollit.

    Koco Koto ishte kryeministri i Zogut, dhe nuk ndenji ne ate detyre me muaj por me vite.

    Vleresimi per Zogun...Ti qe ta ngresh lart Zogun hedh poshte Avni Rustemin, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Faik Konicen e shume te tjere te cilet i vrau, i internoi, ose beri kompromis. Keta me lart ishin ajka e intelektualeve shqiptare me kontribut te pamohueshem. Ishin zeri i Volterit, Rusoit ne Shqiperi. Ishin fryma e se ardhmes
    Ti as e ke idene se kush eshte mbreti Zog se nuk ke lexuar asnje liber mbi jeten e tij, asnje kujtim te bashkekohesve te tij. Prandaj ik lexo ndonje liber mbi jeten e Mbretit Zog, qe edhe sot e kesaj dite zgjon nje interes te jashtezakonshem tek historianet perendimore, e pastaj hajde e na jep nje gjykim tendin mbi jeten dhe vepren e tij.

    Albo,mendohu pak perpara se te leshosh brockulla te tipit " asnje komunitet nuk ka bagazhin kulturor qe kane ortodokset".
    Ti dashje pa dashje i bie gernetes se ndarjeve fetare,krahinore.
    Lexoi ne retrospektive ato qe ke shkruar dhe ndoshta do ta kuptosh se sa bosh tingellojne.
    Sa me vlen e verteta, nuk me vlen "tingellimi" dhe "shija" qe le ne mendjet e njerezve e verteta.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-10-2006 më 23:39

  3. #13
    Biznesmen i ardhshem Maska e Tepelenas_nr_1
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    Athina fck city
    Postime
    202
    Sic te thash dhe nje here Albo mos fol me ndjenja por fol me llogjik.Shiko realitetin jo ate qe do deshe ti te ekzistonte .Bartholomeu nuk ka asnje fuqi .Perkundrazi nga Papa ai ehste thjesht nje KUKULL.Nuk e di se cfare lloj informacione ke ti por sjan te verteta .Cdo kish ortodokse ka veprimtari me vete.

    Bartholomeu nuk njihet si perfaqesues i ndonje organizate nderkombetare ortodokse.Qendra e ortodoksis nuk ekziston me .Ka humbur ketu e 5 shekujsh.Edhe nje here MOS KARAKTIRIZO ,PERDOR LLOGJIKEN DHE LEJI MENJAN NDJENJAT.Puna ehste te bejem nje bisedim te qart dhe te paster duke perdorur llogjiken tone.
    Kisha ortodokse shqiptare duhet te jet kokmevete.Nuk mundemi te lejojem interesat e te tjerve te shfrytezojen besimin e shqiptarve ortodoks...gje te cilen mundohet ta bej kisha greke.Kisha greke eshte rrezik per mireqenien fetare ne shqiperi.Eshte rrezik per paqen midis shqiptarve.Perbehet nga njerez fanatik.rracista kunder shqiptarve ,nacionalista te cilit duan te sherbejen memedhen e tyre greqin...edhe pastaj Krishtin.Kisha ortodokse greke ka qelime qe skan te bejen me mesazhet e Jezusit.Kisha ortodokse greke eshte nje KOMPANI E MADHE INTERESASH.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 17-10-2006 më 10:10
    Mind is like a parachute it works best when it is open
    Dalai Lama

  4. #14
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Per cilin Noli e ka fjalen,
    Per Nolin, Arkitektin e Autoqefalise se Kishes sone , ( sic e kam thene edhe here tjeter per te njejten veper Serbet e kane bere Shenjt Saven .)
    Per ate kam shkruar sic kerkoi zotria juaj qe nuk njeh as Historine e Shqiperise qe behet ne fillore , por nqs deshironi mund te shkruaj per vepren e lavdishme fetare dhe patriotike te Fan Nolit ne ndonje teme tjeter , qe mund te hapet per kete qellim, megjithese kjo eshte e ditur nga te gjithe Shqiptaret qe kane te pakten nje arsim 8 vjecar.

    Ne cilin vend orthodhoks apo Kishe Orthodhokse ke pare qe nje prift, nje njeri i Zotit te zgjidhet kryeminister i vendit?

    - Ne cilin vend te botes ke pare nje prift orthodhoks qe te beje thirrje per revolucion ne varrimin e Avni Rustemit ne Vlore?

    -
    Ti nuk e njeh historine e Shqiperise , ndaj edhe eshte normale qe per Historine e Ballkanit dhe te botes nuk behet fjale fare .

    Dije pra se kane qene kleriket ortodokse qe e kane pavaresuar Malin e Zi nga Turqia dhe e kane mbuluar Historine e ketij shteti me lavdi e me nder nder shekuj , ashtu sic e ka mbuluar edhe Fan Noli historine e vendit tone , e jo si Zogu qe e ka mbuluar historine e Shqiperise ne luften e dyte botrore me turp , per ate dhe per te gjithe ne, qe duhet te jetojme me turpin e kapitullimit ne nje dite . A e di se sa kohe u ka rezistuar Etiopia Italianeve , megjithse kot po te pyes, se e marre me mend qe nuk e di .

    Ne cilin planet jeton qe krenohesh me nje "kryeminister orthodhoks" qe e morri pushtetin me dhune dhe jo me vote
    Meqe Ti po e permend Skenderbeun ngado , a e di ti se me c'fare menyre e mori ai pushtetin ?
    A e di qe po te mos ishte marre pushteti me dhune do te ishim akoma te ndare ne skllever dhe skllavopronare .
    Ndaj Niztche ka thene ate fjalen e tij te madhe " Lufta eshte mema e te gjitha te mirave "


    Nga te gjithe theologet dhe kleirket shqiptare te kohes se tij, Noli ishte i fundit ne liste pasi ishte me pak i pergatituri, me kontributin me te vogel per KOASH, por me kryenecesine me te madhe dhe kjo duket fare qarte ne fjalet e cituara me lart
    C'fare ke dashur te thuash se s'po te marrim vesh ? Para ngjarjes ne fjale nuk ka ekzistuar KOASH , o shqipe , e po te ishte per njerez si ti as kish per te ekzistuar ndonjehere.
    Populli: njerzit e rendomte i zbatojne ligjet kurse njerzit e medhenj i bejne ato .
    Ndryshuar për herë të fundit nga thorgal : 17-10-2006 më 10:00

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Si e quan ti autoqefaline, "koke me vete"? Autoqefali do te thote te jesh administrativisht e pavarur si Kishe, do te thote qe per problemet administrative te Kishes lokale te Greqise apo Shqiperise pergjigjet Sinodi i Shenjte i Greqise apo Sinodi i Shenjte i Shqiperise. Por per problemet shpirterore, misteriale, kanonike, KOASH nuk eshte aspak e ndare nga Kisha Meme apo nga Kishat Motra.

    Pro ideja se duke fituar autoqefaline Kisha Orthodhokse eshte "e pavarur" apo "koke me vete" eshte jo vetem nje idiotesi por edhe nje herezi ndaj Kishes dhe besimit orthodhoks. Kisha meme e gjithe Kisha Orthodhokse qe nga Rusia e deri me Shqiperi mbetet Patriarkana e Stambollit e cila beri edhe njohjen e bekimin e autoqefalise se Kishes shqiptare.
    Patriarkana e Stambollit nuk ka asnje ndikim ne Kishen Ruse apo Kishat e tjera Ortodokse ka ndikim vetem ne KOASH (Albania) dhe nje nje pjese te territorit grek me hollesisht Kreta dhe zona e 12 ishujve ne Egje varen edhe sot nga Patriarkana e Stambollit.
    Thjesht sot Patriarkana e Stambollit eshte me teper simbolike dhe nuk ka me ate ndikimin e dikurshem qe kishte dikur nder shekuj.



    - Per cilin Noli e ka fjalen, per ate Nolin qe u hirotonis dy here peshkop, njehere ne Shqiperi e njehere ne Amerike edhe pse eshte kanokisht e papranueshme nga Kisha?
    Nga cila Kishe eshte i papranueshem Noli?

    - Per ate Nolin qe beri gabime doktrinore nga me trashaniket ne perkthimet e veta ne shqip te librave fetare, gabime qe u korrigjuan nga teologet shqiptare ne Shqiperi? Deshmi e formimit te tij te ceket fetar.
    Je teper i vogel qe ta quash Nolin e madh te ceket. Here tjeter mos u rrembe por tregohu me i matur ne ato qe shkruan. Gjuha kocka nuk ka, por kocka bluan.


    - Per ate Nolin qe ne 4 vjet te jetes se tij qe shpenzoi ne Shqiperi, e kaloi pjesen derrmuese te kohes duke u marre me politike e duke organizuar revolucione bolshevike "fshatareske"? A i lejohet njeriut te Zotit te beje te tilla akte?!
    Keshtu thua ti? Rasti i Nolit ishte i vetmi?
    Pse nuk permend rastin e Kryepershkopit te Qipros Makarios i cili edhe pse ishte Kryepeshkop u vu ne krye te Levizjes Qipriote dhe u zgjodh Kryetar i shtetit te Qipros?
    Edhe sot e kesaj dite Makarios eshte i nderuar nga Kisha kurse Noli na qenka tradhetar!

    - Per ate Nolin qe polarizoi e ndau me dysh edhe vete komunitetit orthodhoks shqiptar ne Amerike, ne ata qe vazhduan rrugen kanonike dhe kungimin me Kishen Meme te Konstandinopojes, dhe ata qe zgjodhen rrebelimin ndaj Kishes per nje kaprico te Nolit?!
    Po per ate Nolin qe themeloi Kishen Autoqefale te cilen nuk e deshiruan kurre greket dhe ndikuan ne ate percarjen qe ti na permende.

    Lereni Nolin ne qetesine e varrit te tij pasi sic e kam thene edhe njehere tjeter ne forum, ne fund te jetes se tij, Noli nuk ishte as nje Gjergj Kastriot, as nje Jisu Krisht, ai ishte nje Napoleon.
    Ishte nje figure Kombetare qe do permended ne jete te jeteve per aktivitetin e tij.



    Nga te gjithe theologet dhe kleirket shqiptare te kohes se tij, Noli ishte i fundit ne liste pasi ishte me pak i pergatituri, me kontributin me te vogel per KOASH, por me kryenecesine me te madhe dhe kjo duket fare qarte ne fjalet e cituara me lart.
    Ishte nder te paktet qe flaku tej groshet greke dhe i qendroi besnik deri ne fund besimit te tij prandaj edhe mbeti i nderuar dhe fiton respektin e te gjitheve pervec grekeve dhe filo-grekeve.



    - Ne cilin vend orthodhoks apo Kishe Orthodhokse ke pare qe nje prift, nje njeri i Zotit te zgjidhet kryeminister i vendit?
    QIPRO.

    - Ne cilin vend te botes ke pare nje prift orthodhoks qe te beje thirrje per revolucion ne varrimin e Avni Rustemit ne Vlore?
    Greqi

    - Ne cilin planet jeton qe krenohesh me nje "kryeminister orthodhoks" qe e morri pushtetin me dhune dhe jo me vote?!
    Ne planetin Toke.

    Dhe pastaj nuk te vjen mire kur te thone qe ti nuk njeh as abc-ne e orthodhoksise. Ne do te krenohesh me nje kryeminister orthodhoks, krenohu me kryeministrin Koco Koto qe ishte njeri instrument ne arritjen e mirekuptimit per njohjen e autoqefalise nga Patriarkana e Stambollit.
    Hehehe duhet te jesh i pelqyeshem nga interesat greke qe te jesh i nderuar dhe te krenohen te tjeret ne Shqiperi!
    Koco Koten nuk e njeh as fisi i tij kurse Nolin e njohin qe nga Turqia e deri ne Amerike. Eshte rastesu kjo?

    Koco Koto ishte kryeministri i Zogut, dhe nuk ndenji ne ate detyre me muaj por me vite.
    Ky ishte i zgjedhur nga "vota e lire" e popullit qe permende me siper? Je i sigurte?






    Sa me vlen e verteta, nuk me vlen "tingellimi" dhe "shija" qe le ne mendjet e njerezve e verteta.

    Albo
    Varet si e koncepton ti te verteten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 17-10-2006 më 09:59
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise duhet te beje ate qe kane bere te gjitha Kishat e tjera Ortodokse.

    Te shpallet e pavarur ashtu sic jane shpallur te pavarura Kisha Serbe, Bullgare, Ruse, Rumune etj.
    Eshtje e thjeshte Ceshtja.
    Kush nuk e lejon kete gje?
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #17
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Per ate Nolin qe ne 4 vjet te jetes se tij qe shpenzoi ne Shqiperi, e kaloi pjesen derrmuese te kohes duke u marre me politike e duke organizuar revolucione bolshevike "fshatareske"? A i lejohet njeriut te Zotit te beje te tilla akte?!

    Po! Përderisa i lejohet peshkopëve serb te propagandojnë kundër faktorit Njeri (në këtë rast shqiptar) dhe janë në qendër dhe mbrojtje të krimeve që ushtron Serbia, pse Nolit mos t’i lejohet të bëjë politikë në mbrojtje të vendit dhe popullit të tij, që në fund të fundit është një politikë hyjnore e jo kriminele, siç janë politikat e vendeve tjera ortodokso-ballkanike.

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Patriarkana e Stambollit nuk ka asnje ndikim ne Kishen Ruse apo Kishat e tjera Ortodokse ka ndikim vetem ne KOASH (Albania) dhe nje nje pjese te territorit grek me hollesisht Kreta dhe zona e 12 ishujve ne Egje varen edhe sot nga Patriarkana e Stambollit.
    Patriarkana e Stambollit ka pergjegjesi direkte administrative qe ti ze ne goje, ka edhe pergjegjesi shpirterore per te ruajtur UNITETIN SHPIRTEROR te Kishave. Lexo qe te mesosh se cfare eshte UNITETI SHPIRTEROR i Kishes Orthodhokse qe te kuptosh se cfare budalleqesh ke shkruajtur me siper.

    Dhe sa per pergjegjesite administrative te Patriarkanes se Stambollit, ato shtrihen deri ne Amerike ku gjen plot dioqeza qe ruajne vazhdimesine apostolike dhe kungimin shpirteror direkt me Patriarkanen e Stambollit, nje prej tyre eshte edhe ajo pjes e e dioqezes shqiptare qe nuk nuk ra preh e herezive dhe kapricove te Nolit qe e "shpalli peshkop populli".

    Nga cila Kishe eshte i papranueshem Noli?
    Po ta kishe nje njohjen e duhur te besimit orthodhoks dhe kanoneve te Kishes Orthodhokse, nuk do te pyesje pyetjen qe ben me lart. Cfaredo qe une te te them ketu eshte e kote, pasi ti nuk njeh bazat e Orthodhoksise.

    Ishte nje figure Kombetare qe do permended ne jete te jeteve per aktivitetin e tij.
    Budallai nga i zgjuari dallon vetem nga nje gje: budallai perserit te njejtat gabime, kurse i zgjuari meson jo vetem nga gabimet e tij, por nxjerr mesime edhe nga gabimet e atij shokut ne krah. Po ta njihje jeten dhe figuren e Nolit pak me nga afer, do te mesoje shume prej gabimeve te jetes se tij, gabime per te cilat ai vete eshte penduar ne fund te jetes se tij.

    QIPRO.
    Ti ze ne goje Makariosin e Qipros, por nuk ze ne goje ate qe rrodhi me pas, pushtimin dhe ndarjen e Qipros me dysh, debimet, plackitjet dhe plaget e krijuara qe nuk kane mbyllur edhe sot e kesaj dite edhe pse kane kaluar dekada te tera qe nga ajo dite. Dhe perseri, ne vend te nxjerresh mesimet e duhura nga gabimet historike, ti insiston ne drejtesine e te gabuares.

    Kur nje prift sillet ashtu sic eshte sjelle Noli, Makarios etj, ai nuk i sjell vetem gjemen vetem popullit te tij, ashtu sic ia sollen, por ai ben mekat dhe fyen vete Perendine, sherbetore te te Cilit keta duhet te ishin. Mirepo Makarios e Noli nuk zgjodhen perulesine e Krishtit, zgjodhen cmendurine e Napoleonit!

    Hehehe duhet te jesh i pelqyeshem nga interesat greke qe te jesh i nderuar dhe te krenohen te tjeret ne Shqiperi!
    Koco Koten nuk e njeh as fisi i tij kurse Nolin e njohin qe nga Turqia e deri ne Amerike. Eshte rastesu kjo?
    Koco Koten dhe Mbretin Zog nuk i njohin ata qe ende nuk kane lexuar historine e vertete te popullit shqiptar, por vazhdojne te gjelojne ne variantin komunist te historise shqiptare te shkruajtur nga Partia dhe Shoku Enver.

    Shqiperia nuk ka patur ndonjehere ne historine e saj moderne kryeminister me te suksesshem se Koco Koto qe ngriti nje shtet me te gjitha institucionet e veta edhe atehere kur ne vend mbreteronte analfabetizmi dhe varferia.

    Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise duhet te beje ate qe kane bere te gjitha Kishat e tjera Ortodokse.

    Te shpallet e pavarur ashtu sic jane shpallur te pavarura Kisha Serbe, Bullgare, Ruse, Rumune etj.
    Qe te mos ngelesh pre e dijeve gjysmake fetare: Nje Kishe shpallet dhe njihet si Kishe autoqefale vetem kur respekton Kanonet e Kishes dhe vetem atehere kur Autoqefalia nuk eshte bazuar me kapricot e Nolit apo tani_26, por atehere kur Kisha zgjedh nje Sinod lokal te Shenjte ne te cilin marrin pjese peshkope lokale te atij vendi! Dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqiperise eshte po aq autoqefale se sa Kishat e tjera pasi ka pikerisht nje Sinod te Shenjte qe shpreh dhe vendos ne vend Vullnetin e Shpirtit te Shenjte, jo vullnetin e mbrapshte te njerezve besepake.

    Asnjehere KOASH nuk ka qene aq autoqefale sa eshte sot dhe te gjitha ato kishat e tjera autoqefale qe ti ze ne goje, e shikojne Ringjalljen e besimit dhe KOASH si nje mrekulli te realizuar nga Vete Perendia!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-10-2006 më 23:17

  9. #19
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    A sa kot ia fut ti Albo!!

    Ne ortodoksi prifterinjte nuk duhet te merren me lufte apo jo?
    Paleon Patron Germanos nisi revolucion grek. Ishte episkop. Papaflesa, Athanas dhiaku, njeri prft tjetri dhjak, qe te dy luftuan kunder pushtimit turk. Keta ne Greqi jane heronj. Po per ortodokset nga ana dogmatike e paster jane heretike. Ashtu si shume prifterinj te tjere qe u hodhen ne ere duke vrare veten (gje qe per ortodokset nuk falet). Makariosi u solli qiprioteve shtet me vete. Nuk ishte faji i tij copetimi po pamundesia e grekeve te vepronin nen Hunten ushtarake. Mesimi me i madh nga historia vjen te: kombet shfrytezojne fene, per kombin, jo e anasjellta. Po ti qenke i idese i shfrytezimit te kombit per fene. Le varja, me ty nuk merresh dot...
    Ezekiel 25-17.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    kot per ta ditur pse e shkruan orthodhoks dhe jo shqip ortodoks?
    e ben per inat te vjerres apo ashtu duhet?

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Mit'hat Frasheri dhe pavaresia
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2012, 15:21
  2. Mid'hat Frashëri, themeluesi i Balli Kombëtar
    Nga shendelli në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 25-08-2010, 11:39
  3. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  4. Mithat Frasheri dhe "veteranet"
    Nga karaburuni në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2006, 09:21
  5. Kur dashuronte Mit'hat Frasheri
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-12-2002, 23:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •