Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Kremtimi i Pavaresise se Kosoves

    Njė plan i fshehtė i autoriteteve tė Prishtinės, nė pritje tė Ditės zyrtare tė Pavarėsisė

    "Independence day", 9 mijė ftesa VIP. helikopterė, kalorės


    Gazmend Syla

    Prishtina ka nisur pėrgatitjet pėr festėn e pavarėsisė. Planet janė, qė ditėn kur tė fitohet pavarėsia, aeroplanėt tė bėjnė akrobacione nėpėr qiellin e saj, ndėrsa qyteti do tė jetė i mbuluar me njė atmosferė tė paparė feste. Rreth 9.000 mysafirė nga e gjithė bota, pritet tė marrin pjesė nė kremte. Gjithēka ėshtė paraparė pėr tė filluar me homazhe, te Memoriali i Presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova, pėr tė vazhduar me njė spektakėl madhėshtor nėpėr sheshin “Nėna Tereza” e mė pas edhe nė stadiumin e qytetit tė Prishtinės, pastrimi i hapėsirave tė tė cilit ka filluar ditė mė parė. Ėshtė premtuar pjesėmarrja e emrave tė mėdhenj tė muzikės dhe artit botėror nė kėtė festė. Gazeta e Prishtinės, “Koha Ditore” ka zbuluar njė plan tė qeverisė sė Kosovės dhe komunės sė Prishtinės, pėr kėtė festė. Sipas saj, nėse KFOR-i pajtohet, atėherė helikopterėt e kėsaj force ushtarake ndėrkombėtare do tė qėndrojnė mbi kolonėn e gjatė tė pjesėtarėve tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, qė pritet tė marshojnė gjatė gjithė rrugėve tė Prishtinės. Kalorės tė veshur nė veshje kombėtare, do tė qėndrojnė para dhe prapa kėtyre pjesėtarėve. Ka edhe detaje tė tjera, tė cilat pėr momentin nuk janė definuar qartė. Kjo festė pritet tė kushtojė shumė, por paraja ėshtė problemi mė i vogėl. Dy ministra tė Qeverisė sė Kosovės dhe njė zyrtar i lartė i komunės sė Prishtinės, kanė konfirmuar se kėshtu disi po paramendohet festimi i pavarėsisė sė Kosovės.
    Ē'ėshtė e vėrteta, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor, Ardian Gjini, ka dhėnė shenjat e para pėr pėrgatitjet rreth kėsaj feste, gjatė njė takimi me kryetarin e komunės sė Prishtinės, Ismet Beqiri, pak ditė mė parė. “Nė muajt qė po vijnė, Kosova dhe Prishtina do tė presin shumė mysafirė nga e gjithė bota, tė cilėt, sė bashku me ne do ta kremtojnė Ditėn e Pavarėsisė”, ka thėnė ai. Me kėtė rast, ai ka pėrmendur memorialin e presidentit tė ndjerė, sheshin kryesor tė Prishtinės, “Nėnė Tereza” dhe stadiumin e kryeqytetit, si dy zonat kryesore tė kremtes. Kėtė gjė e pat konfirmuar edhe Beqiri. “Ne jemi shumė tė interesuar dhe do tė punojmė nė kėtė drejtim, qė Ditėn e Pavarėsisė ta kremtojmė nė mėnyrė tė dinjitetshme, ngase njė gjė tė tillė padyshim se e meritojnė shumė, tė gjithė qytetarėt e Kosovės”,- ka thėnė ai. Konfirmimi ka ardhur edhe nga ministri i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Astrit Haraēia, qė njihet edhe si ithtari mė i flaktė i presidentit Ibrahim Rugova. “Departamenti i Kulturės ka filluar ta bėjė njė projekt me Filarmoninė, si dhe me Estradėn. Janė duke punuar tė gjithė nė njė projekt, edhe Departamenti i Sportit e departamentet tjera tė ministrisė. Jemi nė organizim e sipėr tė kėtyre manifestimeve”,- ka thėnė ai. “Veē, ishallah po bahet pavarėsia, se kom me kallė krejt Kosovėn!”. Organizimi i mirė i njė feste, pėr tė cilėn Kosova po pret qė 15 vjet, duket se nuk do tė kufizohet nga mjetet financiare. Qeveria ėshtė deklaruar dorėlirė nė kėtė ēėshtje. “Duhet tė jemi tė pėrgatitur tė mos na zė pavarėsia nė gjumė. Kėshtu, Haki Shatri (ministri i Ekonomisė dhe Financave) na ka thėnė “veē boneni ju organizimin, sa t’kushton le t’kushton”. Zyra e kryeministrit tė Kosovės, Agim Ēeku nuk ka komentuar planet e kėtilla, duke mos dashur tė deklarohet. Njė burim i lartė nga komuna e Prishtinės, tė cilin e citon gazeta, ka bėrė tė ditur pėr njė urdhėrese gojore, qė tė fillohen pėrgatitjet pėr festėn e pavarėsisė. Sipas tij, drejtorėt ekzekutivė nė komunė i dinė tashmė obligimet e tyre. Ai ka treguar pėr detajet kulturore tė kremtes. “Nėse ėshtė nevoja do ta sjellim edhe Filarmoninė e Vjenės, e pėr ēmim as qė do tė pyesim”,- ka thėnė ai.
    Ka edhe detaje tė tjera. “Mysafirėt e lartė ndėrkombėtarė, rreth 9 mijė sish, sa besojmė se do tė vijnė, do ta vizitojnė fillimisht varrin e Presidentit Rugova, derisa manifestimi do tė kalojė nėpėr rrugėn “Nėnė Tereza”. Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, do tė parakalojnė si ushtri e Kosovės dhe jemi tė bindur, se KFOR-i dhe UNMIK-u do tė lejojnė njė gjė tė tillė”,- ka thėnė ky burim. Ai ka treguar edhe pėr njė kėrkesė qė i ėshtė bėrė KFOR-it pėr ofrimin e aeroplanėve, helikopterėve dhe mjeteve tė tjera ushtarake, si dekorim plotėsues tė parakalimit tė TMK-sė, pasi qė, kjo e fundit nuk ka diēka tė tillė. “Ne po presim qė aeroplanėt e KFOR-it tė demonstrojnė njė paraqitje tamam ushtarake, si nė paradat e tė gjitha ushtrive”-, ka thėnė ai. “Do tė ketė edhe paradė tė kalorėsve. Ata do tė jenė tė veshur me veshje kombėtare”. Kosova ka hyrė nė fazėn e saj finale tė pėrcaktimit tė statusit. Sipas parashikimeve tė Grupit tė Kontaktit, fundi i kėtij viti do duhej tė ishte koha e fundit, kur Kosova do tė duhej ta fitonte statusin e saj. Shumica shqiptare kėtu pret pavarėsinė, njė formė statusi, pėr tė cilėn janė pajtuar edhe disa nga anėtarėt e Grupit tė Kontaktit. Shqiptarėt po llogarisin se kanė kryer, ose janė afėr sė kryeri, obligimet e tyre nė pėrmbushjen e kėrkesave tė shtruara nga bashkėsia ndėrkombėtare. Ata, tash po pėrgatiten tė kremtojnė pavarėsinė.


    27/10/2006
    Marre nga Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 27-10-2006 mė 05:17
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Shume me mire do te ishte sikur te shikohet gjysma e Kosoves qe po i jepet Serbise sepse Prishtina feste do te beje sido te ndodhe me pjesen tjeter te Kosoves kete e kane deshmuar.

    A do te guxojne te dalin TMK ne Mitrovice, Graqanice, Novoberde dhe ne ate 30 perqind pjesen e pa shkelur te Kosoves.

    Nese keshtu do te duhet pavaresia vetem me Prishtinen mos vet per neve.

    Sa i perket shkrimit me lart mu duk enderr e bukur vetem duhet pasur kujdes se kur te del gjumi e gjen b*th*n jashte te zbuluar.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Okki
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    G-land-G...Middle East / Central Asia
    Postime
    70
    Mire do te ishte nje manifestim i tille po nuk di a do te prnaojn nderkombetaret per shkak te prapavijave politike.
    Ne anen tjeter kjo do te ishte edhe nje reklam per mbare boten dhe per tgjith investitoret e huaj.
    Ndersa ne anen tjeter ne te nejten dite do te kemi protesta nga "Vetevendosja" te cilet nuk do te jen te kenaqur me zgjedhjen sepse dihet se ata kerkojn pavaresi te plote 100%.
    Ne anen tjeter do t'i shofim shkijet duke e leshuar Kosoven per tu shperngulur ne serbi qe eshte e drejt e tyre dhe ne sigurisht nuk do ti ndalojm ata.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Sulm me granatė rezidences se presidentit Rugova
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 14:23
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •