Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Bashkimi Kombëtar - Një domosdo e drejtësisë?

    Ne sot jemi deshmitare te ndryshimeve rrenjesore ne marredheniet mes trojeve shqiptare dhe mes shtetit shqiptar dhe trojeve shqiptare jashte shtetit. Jemi deshmitare te clirimit te Kosoves dhe ecjes se saj nga Pavaresia. Jemi deshmitare poashtu te permiresimit te te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni (Iliridë) dhe aty ne Mal te Zi. Ende ekziston problemi i Shqiptareve Çamë, i cili besoj, ne ardhmeri do trajtohet me seriozitet me te madh nga shteti dhe shqiptaret ne teresi.

    Shtrohet pyetja, Bashkim kombëtar? Duke e marre parasysh faktin se jo te gjitha trojet shqiptare jane te lira dhe jane nen udheheqjen e popullit, dmth perfaqesuesve te tyre legjitim - shqiptarë.

    Çfare mendoni ju anetare te nderuar per nje Bashkim te tille (qe do vinte si nje proces i ndare nga Pavaresia e Kosoves qe eshte edhe parakusht i cdo Bashkimi) dhe si mendoni se do ndikonte ajo ne trojet tjera shqiptare?

    Ju kisha lutur te ishit tolerante per mendimin e cdonjerit, si te atij qe Bashkimin e shef si te vetmen alternative, si dhe te atij qe nuk mendon se Bashkimi Kombëtar duhet në kete moment apo ne ardhmeri.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e {Princi}
    Anëtarësuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Buried Alive
    Postime
    266
    Ende ekziston problemi i Shqiptareve Çamë, i cili besoj, ne ardhmeri do trajtohet me seriozitet me te madh nga shteti dhe shqiptaret ne teresi.
    Ketu calon gomari themi ne nga tirona.
    Problemi seshte aq i thjeshte sa te mjaftoje nje impenjim me serioz i pales shqiptare. Kjo vjen si pasoje e disa arsyeve shume te forta.

    1) Duke pasur zotin nano ne krye. Nje filogrek i betuar ne do te jemi gjithmone nen vartesine e Athines panvarsisht deshirat tone si shqiptare.

    2) Vetem kohet e fundit u aprovua ligji i dyshtetesise greko-shqiptare. Kjo jo vetem ben qe camerise praktikisht ti humbe e drejta e te qenit shqiptare por per me shume cenon edhe pakicat minoritare brenda vendit per shkak se tani njohemi jo vetem si shqiptare por si shqiptaro-greke brenda territorit te caktuar ne 1912.

    Per sa i perket pyetjes a e shikoni te arsyeshme bashkimin?
    Figura si Nano,Rrugovaapo edhe Berisha per mendimin tim pengojne kete bashkim i cili sa i paevitueshem duket po aq i pa -arritshem eshte.

    Alternativa e vetme eshte USA. Po vazhduam te qendrojme besnik athines shqiperia do vazhdoje te jete thjesht nje koncept gjeografik

  3. #3
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Përshëndetje

    Shpeshhere m' ka ra me nigjue ni term "Big Albania" - " Shqiperia e Madhe " .

    Shqiperi t' madhe ???

    Mund te flasim vetem per SHQIPERINE ETNIKE !
    Fund - Pike !

    Duan apo nuk duan te huajt - Bashkimi Kombetare do te behet !
    Heret apo vone AI DO TE BEHET !
    Sikur qe eshte bere bashkimi i dy Gjermanive ashtu do te bashkohen shqipetaret !

    Pamvaresisht edhe nga pikpamjet politiko-pragmatike te atij apo ketij politikani apo diplomati shqipetare - Bashkimi ne nje SHQIPERI ETNIKE eshte e DREJTE LEGALE dhe LEGJITIME e jona !
    Se si dhe ne cfare intervali kohor do te behet kjo , eshte ceshtje qe duhet diskutuar , mbase edhe pyetur mbare populli ne nje REFERENDUM ( kur te plotesohen kushtet per nje gje te tille !!!).

    Mbi te gjitha :

    Neve na duhet nje DASHURI me e madhe ne mes nesh !
    Nje RESPEKT me i madh ne mes nesh !
    Nje SINQERITET me i madh ne mes nesh !
    Nje VULLNET me i madh per te bere MIRE !!!!

    Ajde shendet , e me te mira !
    Mbase e zgjata pak , por edhe pse nuk doja te shkruaja fare, e as flisja : ME FOLI ZEMRA , E ME SHKROI SHPIRTI !


    PrInCiPiEl

  4. #4
    plaç te preft Maska e PLaku-i-Detit
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    175
    Pershendetje.

    Ç"do gje realizohet nje dite
    vetem ç"eshtje kohe.

    "Shqiperia e Madhe"

    Me respekt [SHEJTANi]
    " not yet "

  5. #5
    kam frike se brezi jone nuk do ta shijoje dot bashkimin.fqinjet tane jane gati te hidhen ne lufte po ndodhi kjo,si serbi dhe greku e maqedonsi.megjithate prape bota eshte me rrota.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    shqiptaret sbien ne mendje me njeri- tjetrin prandaj ekziston mundesia e fqinjeve tane qe te riformulojne harten e ballkanit

  7. #7
    Esprit libre Maska e Calvero
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Shpella e Ariut, Pilur - Vlorë
    Postime
    100
    Tung,
    Problemi i bashkimit kombëtar nuk është aq i thjeshtë sa duket dhe nuk varet nga ne që shkruajmë në këtë forum. Para se të shprehemi për këtë çështje duhet t'i përgjigjemi disa pyetjeve. Unë po i përgjigjem sipas mendimit tim dhe pres që të tjerët të japin mendimin e tyre
    - A është i nevojshëm dhe i domosdoshëm bashkimi kombëtar dhe a do të na sjelli ai ndonjë përfitim ?
    - Besoj se po. Sepse një shtet më i madh shqiptar qoftë në numër qoftë në sipërfaqe do të trajtohej ndryshe edhe nga fqinjët, edhe në arenën ndërkombëtare. Fjala e një shteti të madh dhe të fuqishëm ka gjithmonë më shumë peshë se fjala e një shteti të vogël. Ne do të mund t'i mbronim më lehtë kështu të drejtat tona. Një shtet shqiptar prej rreth 7-8 milionë banorësh do të kishte të njejtën peshë si Serbia (8 milionë banorë), Bullgaria (9 milionë) dhe pothuajse sa Greqia (10 milionë).
    - A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar ?
    - Ata që janë jashtë trojeve të tyre si shumica e personave këtu në forum po. Por pyetja shtrohet më tepër për ata që janë brenda trojeve sepse janë ata që do të përjetojnë këtë bashkim dhe jo ne. Këtë gjë nuk e di dhe pres të ma thonë persona që jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi apo Çamëri.
    - A e duan fqinjët tanë bashkimin e mbarë shqiptarëve në një shtet të vetëm ?
    - Kuptohet që jo sepse kjo gjë prek interesat e shumë shteteve si Serbia, Maqedonia, Greqia. Prandaj këto shtete bien në një konsensus sa herë që problemi shqiptar trajtohet në arenën ndërkombëtare. Por fatmirësisht unë mendoj që nuk janë ata që vendosin për këtë problem. Dhe këto shtete po pyeten gjithnjë e më pak.
    - Kush vendos atëhere ?
    - Ata që vendosin të parët janë vetë shqiptarët të cilët duhet t'ia bëjnë të njohur mbarë botës dëshirën e tyre legjitime (nqs e kanë me të vërtetë këtë dëshirë) për të jetuar të gjithë brenda kufijve të një shteti sovran. Pastaj ata që vendosin janë superfuqia e vetme e kohës SHBA. Sot situata më duket më e favorshme për palën tonë se sa para 10 vjetësh sepse me rënien dhe dobësimin e BS, Serbia dhe Maqedonia humbën njërin prej mbështetësve të tyre më besnikë. Tani lind pyetja tjetër.
    - A e mbështet opinioni ndërkombëtar bashkimin e shqiptarëve ?
    - Deri tani asnjë shtet europian gjithashtu dhe SHBA nuk janë shprehur për këtë bashkim. Pse ? Arsyet janë të shumta. Për mendimin tim ata nuk janë të sigurt se një shtet i bashkuar shqiptar është garanci për paqe dhe stabilitet në Ballkan. Mund të ketë dhe arsye të tjera të cilat unë nuk di. Na takon neve para t'i mbushim mendjen atyre dhe të bëhemi sa më kredibël dhe të besueshëm në mënyrë që sot e tutje fuqitë e mëdha mos të preferojnë fqinjët tanë por ne.

    Përshëndetje
    Calvero
    Ndryshuar për herë të fundit nga Calvero : 22-07-2003 më 05:51
    Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes

  8. #8
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Bashkimi Kombetar s'eshte vetem nje domosdo e drejtesise, por eshte dhe nje domosdo e Historise mijevjecare te ketij kombi .
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ndoshta tani Shqiperia ka probleme qe jane me esenciale se bashkimi per te bere " grande albania".Pastaj nuk besoj qe shqiptaret qe jetojne jashte te jene keshtu entusiaste per bashkim.Nuk eshte e vertete qe kur bashkohen dy shtete behen me te forte.
    Gjermania edhe sot e kesaj dite paguan gjendjen e rende ekonomike ku gjendej ajo lindore.
    Mendoj qe ky bashkim mund te cenoje stabilitetin ne Ballkan.
    Nuk eshte akoma momenti
    me respekt
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #10
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Nuk ka shqipetare qe i mungon deshira e bashkimit te trojeve,dhe rrezimin e murit kinez te ndertuar nga serbet.

    Por tani me sa duket duhet ti referohemi balades.


    Tane diten ndertojme e na prishet naten.


    Mundohemi te heqim ferren e serbit por na eshte qepur rodhja greke,keshtu eshte kur martohesh ne dy breza,bashkimi kombetare do ti prishe Fatos Thanasit miqesine me athinen e beogradin.

    E kur te vdese Thanasi do te jemi nje shtete pa kufije.

    ME SHQIPERI TE MADHE E TE GJITHE NE NJE SOFER.


    Kristali

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. Bashkimi Kombëtar: Sfida Dhe Realiteti
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-03-2009, 14:01
  3. Shqipëria firmosi sot me KE marrëveshjen për vizat
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 09-01-2008, 04:43
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •