Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Mendoj se nuk ka artikull me te mire se ky i Eterve ortodokse

    Transhendenca (te tejeqenit) e Perendise

    Perendia nuk mund te kapet nga mendja. Nqs do te kapej, Ai nuk do te ish me Perendi.
    Evagrios i Pondit (v. 399)


    Nje dite disa vellezer erdhen tek Ava Andoni, midis tyre edhe Ava Josifi. Duke dashur ti provoje ata, i mocmi (Andoni) u permend atyre nje pjese nga Shkrimi i shenjte, edhe duke filluar qe me me te riun, i pyet se c'mendonin per te. Secili u perpoq qe te jepte shpjegimin me te mire te mundshem. Por secilit prej tyre Andoni u tha, "Se keni gjetur ende pergjigjen".

    I fundit nga te gjithe ai pyeti Ava Josifin:"Po ju cfare mendoni ne lidhje me kete pjese?" Ai u pergjigj, "Une nuk e di" Atehere ava Andoni tha: "Ne te vertete Ava Andoni e ka gjetur udhen, pasi tha "Nuk e di"

    Nga theniet e Eterve te shkretetires (shekulli i gjashte)






    Mbi misterin e misherimit

    Perendia u be njeri qe njeriu te mund te behej Perendi. - Athanasi (v. 373)



    Ate, qe askush se prek dot, eshte kapur;
    Ai qe e zgjidhi Adamin prej mallkimit, eshte lidhur.
    Ai qe gjykon mendimet e brendeshme te zemres se njeriut, u soll padrejtesisht para gjykimit;
    Ai qe puq anet e Humneres, mbyllet ne burg.
    Ai, para te Cilit fuqite qiellore qendrojne duke u dridhur, qendron para Pilatit;
    Krijuesi goditet prej duarve te krijeses se Tij.
    Ai qe vjen te gjykoje te gjalle e te cdekure, denohet me kryqezim.
    Shkaterrimtari i ferrit mbyllet brenda ne varr.
    O Ti qe mban te gjitha gjerat ne dashurine tende te madhe, qe ke shpetuar te gjithe gjinine njerezore prej mallkimit,
    O Zot i gjithe vuajtur Lavdi me Ty.

    - Prej sherbeses se Mbremesores ne te Premten e Madhe

    vijon...

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Une e di se Ai qe eshte tejet jashte te gjithe krijeses

    me merr tek Vetja edhe me fsheh ne krahet e Tij,

    edhe atehere e gjej veten jashte te gjithe botes.

    Une, nje i parendesishem, e nje vdekatar i vogel ne kete bote,

    edhe ja Krijuesi i botes, i Gjithi, ne mua;

    Edhe une e di se nuk do te vdes, pasi jam brnda Jetes,

    e kam te gjithe Jeten qe del si burim prej meje.

    Ai eshte ne zemren time, Ai eshte ne qiell:

    te dyja, atje edhe ketu, e tregojne veten me te njejten lavdi.

    -Shen. Simeoni theologu i ri (V. 1022)



    Paradokset e lutjeve

    gjuha eshte organ i kesaj bote te tanishme. Heshtja (ne kontemplim, soditje)eshte misteri i botes qe vjen.
    Isak Siriani (v. 700)

    Vellezerit e pyeten Ava Agathonin, "Midis te gjitha aktiviteteve tona, At, cili eshte virtuti qe kerkon mundin me te madh?"

    Ai u pergjigj, "Te me falni, por une mendoj se nuk ka pune me te madhe se lutja ndaj Perendise. Pasi cdo here qe ndokush perpiqet te lutet, armiqte e tij, demonet, perpiqen ta pengojne, pasi ata e dine se asgje nuk i shkaterron me teper se lutja ndaj Perendise. Ne cdo gje tjeter qe ndermerr dikush, nqs ai ruhet, do te gjeje prehje. Por qe te lutet, atij i duhet beteje deri ne frymen e fundit."
    Thenie te Etrve te shkretetires (shekulli i gjashte)


    Sa me teper te perparoje nje shpirt, aq me te medha do ti kete mundimet qe do ti duroje.

    Te bekuar jeni ju, nqs beteja per tu lutur rritet me te madhe kundra jush gjate kohes se lutjes.


    Lere menjeane te tepertat ne lutjen tuaj. Nje fjale e vetme i mjaftoi tagrambledhesit qe te marre faljen e Perendise...Mos u perpiq te gjesh fjalet precize ne lutjen tuaj. Sa here e terheq vemendjen pershperitja e thjeshte edhe e pakuptimte e femijeve ndaj eterve te tyre!



    Mos u zgjat ne biseda te gjata, pasi nqs ben keshtu, mendja jote do te shperqendrohet duke u perpjkeur te gjeje fjalet e duhura. E thena e shkurter e tagrambledhesit shkaktoi meshiren e Perendise. Nje fjale e paket plot bese, shpetoi vjedhesin ne kryq.


    Joan klimakoi (v. 649)



    Zoti Jisu Krisht, bir i Perendise, meshirome mua mekatarin.
    (shenim Klod: Kjo njihet si lutja e Jisuit, edhe perdoret shume ne meditimin ortodoks, si nje lutje qe permbledh ne vetvete me pak fjale gjithshka qe i duhet nje shpirti te krishtere.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Nje liber orthodoks qe me ka lene mbresa te jashtezakonshme, ka qene "Filozofia e Jetes" e nje besimtari rus. E kam lexuar kur isha ne Shqiperi dhe fatkeqesisht nuk e mora me vete.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 185
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 06:16
  2. Veton Surroi zgjedh te konkurroje ne zgjedhjet e tetorit
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-07-2004, 10:13
  3. Raporti i Gazidedes - Mars '97
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-06-2004, 16:01
  4. 1998, Bombe ne kishen Ortodokse te Shkodres
    Nga angeldust nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2003, 15:14
  5. Sola Scriptura (ne kotesine e mendjeve te tyre)
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 08-12-2002, 12:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •