Ksamil, banorėt bllokojnė rrugėn, nuk lejojnė prishjen e objekteve nga policia ndėrtimore

Ksamil- Kanė vazhduar edhe dje protestat e banoreve tė komunės Ksamil, tė cilet nuk kanė lejuar policine ndėrtimore tė vazhdoj aksionin e filluar njė ditė me parė pėr prishjen e objekteve tė paligjshme.

Aksioni i policisė ndėrtimore filloi pa pritur paraditen e ditės sė mėrkure duke provokuar papritur revoltėn e banoreve, tė cilėt janė ndeshur me uniformat blu, nė pėrpjekje pėr tė ndaluar prishjen e objekteve. Banorė tė irrituar kanė qėlluar me gure e mjete tė forta mbi fadromat dhe policėt ndėrtimor, duke lėnduar edhe njėrin prej punonjėsve (drejtuesin e njė mjeti) tė policisė ndėrtimore. Kundėrvėnia e banoreve ishte pėr shkak se asgjė nuk ishte paralajmėruar dhe se shteti, si pas tyre, duhet tė ishte kujtuar shpejt pėr tė zgjidhur problemet e Ksamilit. "Shteti, tha njė banor i intervistuar nga medjat, ka qenė nė gjumė deri tani. Ku ishte shteti, qeveria, e cila vet e ka nxitur kėtė, na la tė ndėrtonim dhe tani erdhi tė na marrė shpirtin, duke na shumėzuar me zero gjithēka...".

Dje qysh nė orėt e para qindra banore dolėn nė hyrje tė komunės, te vendi i quajtur "harta" e Ksamilit dhe nė segmentin prej rreth 1 km ngritėn postblloqe me shkėmbinj e gure tė hedhur nga kodra qė ngrihet mbi liqenin e Butrintit. Ishim dje mes banoreve tė revoltuar, atje ku njerėzit ishin vendosur nė barrikade, nė bllokim tė trafikut dhe tė pėrpjekjeve tė uniformave blu pėr tė bindur njerėzit qė tė lejonin ndėrtimoret pėr tė vazhduar aksionin. Asnjė negociatė nuk do tė ketė me keta, tha pėr gazetėn Rushan Kurti, njeri prej banoreve qė duket se ishte vėnė nė krye tė protestės sė banoreve. Ai tha se nuk lėvizin njerėzit nga rruga, madje do flenė kėtu nė se nuk tėrhiqet policia e ndėrtimit. Ndėrkaq, Artur Kseno, qė ėshtė edhe anėtar i kėshillit tė Komunės, tha se njerėzit janė revoltuar pėr shkak se prishjet filluan pa paralajmėrim. Askush nuk ka njoftuar zyrtarisht komunėn, tha ai.

Problemet e Ksamilit nuk mund tė zgjidhen me tė tilla metoda dhe as me njė tė tillė aksion, krejtėsisht tė pa mbėshtetur nė njė plan tė studiuar. Dhe jo vetėm kaq por dhe tepėr, tepėr i vonuar. Kėmbanat pėr ndėrtimet pa leje nė Ksamil kanė rėnė prej kohėsh por ato, duket se nuk janė dėgjuar ose ėshtė bėrė sikur nuk janė dėgjuar, nuk kanė pėrbėrė shqetėsim pėr autoritetet. Drejtori i pėrgjithshem i policisė ndėrtimore, nė njė prononcim pėr mediat pas situatės sė krijuar nė konfliktin mes ndėrtimoreve dhe banoreve ditėn e parė tė aksionit, tha se policia kishte nė plan tė bėnte kėtė aksion por u la pėr shkak tė mos cėnimit tė sezonit tė plazhit. Nė se ėshtė vėrtet kėshtu, pse nuk filloi ndėrhyrja nė fillim tė shtatorit, pse kjo polici nuk iu pėrgjigj thirrjeve dhe kėrkesave zyrtare tė drejtuesve dhe kėshillit tė komunės pėr tė mbėshtetur masat pėr parandalimin e ndėrtimeve pas datės 15 korrik kur filloi nisja e procedurave pėr legalizimin? Dhe mė tej, pse kjo polici nuk ka bashkėpunuar me pushtetin vendor (kjo duket edhe nė kėtė rast kur vjen dhe nis prishjen pa dijeninė e autoriteteve vendore), por ka vazhduar tė prishė ato objekte, tė cilat nuk janė objekt i problematikave tė krijuara me galopin e ndėrtimeve nė kuadrin e legalizimit? Banore tė revoltuar akuzojnė drejtuesit e ndėrtimores se nuk kanė prishur objekte tė ndėrtuara kohėt e fundit, apo ditet e fundit, por objekte tė ndėrtuara qysh nė vitin ’95 apo nė vitet e mėvonshme, deri para zyrtarizimit tė ligjit pėr legalizimet.

Ky fakt kompromenton aksionin e policisė ndėrtimore, e cila jo vetėm qė nuk ka gjetur kohėn pėr prishje, por nuk ka patur nė objekt tė vetin mbėshtėtjen e organeve tė pushtetit vendor pėr tė bllokuar ndėrtimet e mėtejshme. Artur Kseno, nė prononcimin e tij pėr situatėn, tha se pėrgjegjesia duhet kėrkuar lart, pasi vet Berisha ka stimuluar ndėrtimet pa leje kur tha (me rastin e miratimit tė Ligjit nė Parlament nga maxhoranca) se gjithēka do legalizohet. Kjo u interpretua si njė thirrje pėr pushtimin e trojeve. Tė pakten kėshtu ndodhi nė Ksamil dhe, ndonėse pas 15 korrikut ndėrtimet nuk u ndaluan, ato vazhduan edhe mė tej te toleruara edhe nga vet shtyrja e afatit tė legalizimeve.

Turma nė disa qindra vetė e banoreve (madje dhe e nxėnėsve tė shkollės sė bashkuar tė Ksamilit) e vendosur pėr tė mos lejuar vazhdimin e aksionit tė ndėrtimoreve, ka apeluar edhe dje, nė ditėn e dytė tė protestės, pėr reflektim nga ana e autoriteteve. Burra, gra dhe disa dhjetra tė rinj nė njė zė kėrkonin qė shteti tu grantonte investimin e bėrė. Ē’faj kemi ne, thotė pėr gazetėn njė grua, kur zėri nuk na ėshtė dėgjuar prej vitesh. Duam njė copė strehė. Ndėrtuam diēka me shpresė se do legalizonim dhe tani vinė pėr ta prishur. Ku ishin deri sot? Kemi shpenzuar djersėn dhe gjakun tonė dhe kėta pa pikėn e mėshirės vine e thonė do t'ua prishim. Ē’janė kėta! Pse qeveri qė mendon pėr popullin ėshtė kjo?

E vėrteta ėshtė vėrtet e dhimbshme. Ndėr tė revoltuarit ka edhe prej tyre qė duan tė mbrojnė ndėrtimin qė e kanė bėrė jo pėr nevojė strehimi, por pėr vilė pushimi nė verė. Njė i tillė, psh, banor i Sarandės, nė revolte e sipėr tha se ia kishte dhėnė votėn PD-sė me shpresė se do pėrfitonte, ndėrsa kėshtu si po veprohet, fshehtazi, na krijohet bindja se kėta janė me tė kėqinj se tė paret...Dhe me mendėsi tė tilla mund tė jenė shumė, dhe shumica e tyre jo banore tė Ksamilit. Protestuesit nė 90 pėr qind tė tyre janė hallexhinj, qė kanė ndėrtuar pėr tė patur njė strehė.

Nė fund tė fundit, zgjidhja nuk ėshtė kjo, prishja e x objekteve sot dhe mbajtja ngritur e tensionit social. Eshtė thėnė e stėrthėnė se Ksamli ka specifikė dhe kėrkohet njė zgjidhje, e cila nuk mund tė vij nga uniformat blu, por nga specialistė dhe nga dėshira e mirė e kėsaj qeverie pėr t’i ndihmuar kėta banore dhe jo abuzuar me ta nė emėr tė disa interesave politike.

Banoret janė tė vendosur tė mos lėvizin dhe tė ruajne bllokimin e rruges ne se ndėrtimoret nuk do tėrhiqen. Prefekti i Vlorės, zoti Alimerko, i ka kėrkuar dje nė drekė njė takim kryetarit tė komunės pėr tė gjetur njė zgjidhje, por qė sipas tė gjitha gjasave nuk do tė jetė nė favor tė ndėrtimoreve, tė cilėt ka tė ngjarė tė kthehen me turp mbrapsht, duke marrė me vete pėrgjegjesine e megaproblemit tė Ksamilit. /P. Zoto

ZP
13-10-2006