Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Pyetje për moderatorët

    Desha te di pse behen ketu postime te tera te faqeve te gazetave, revistave, faqeve te tjera te internetit etj. Po behet shume copy & paste.

    Psh ne forumin per ceshtjen e Kosoves eshte thuajse e pamundur te lexohet dhe shkruhet sepse tema mbulohet menjehere nga dhjetera postime nga gazetat.

    Une personalisht jam kunder postimit te faqeve te tera te gazetave sepse Forum sipas meje do te thote vend ku mblidhen njerezit dhe diskutojne duke dhene mendimet e tyre e jo duke paraqitur mendimet e te tjereve. Psh une sdi si munde te diskutohet me disa anetare, kur asnjehere nuk kam takuar ndonje mendim te tyre te shkruar personal. Kesaj i thone une po diskutoj me gazetat apo me persona real. Mendoj duhet te ekzistoje nje rregull sepse ekzistojne disa anetare ketu qe postojne gjith diten faqet e gazetes se caktuar dhe ndoshta paguhen nga ajo gazete. A nuk mendoni se po behet reklame falas.

    Se fundi propozimi im do te ishte qe te vehet rregull forumi: Anetaret nuk kane te drejte te postojne faqe gazetash, revistash, apo faqesh tjera interneti perveq ndonje "citati" si dhe kane te drejte te japin adresen per te cilen diskutohet. Psh Likun e internetit, ose te thuhet psh. Ne Gazeten "REVISTA" te dates "01.01.2006" ka qene ky "titull" dhe pastaj te thote anetari fjalen e vet per ate publikim. Mirepo duhet te jete e ndaluar te postohet komplet nje faqe gazete pa dhene fare asnje mendim te shkruar personal.

    Gjithashtu duhet te mbahet pak me shume parasysh paraqitja ne gjuhe te ndryshme te huaja se tek e fundit ky quhet Forumi Shqiptar.

    p.s. Qellimi i ketij postimi ishte ndihma dhe nuk do te deshiroja te kuptohet ndryshe!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,457
    Postimet në Bllog
    23
    Materialet e sjella nga shtypi apo burime te tjera informacioni ne forum, kane vlera te medha pasi:

    1. Mireinformojne anetaret per nje problem nga burime te ndryshme.
    2. U japin mundesi anetareve te gjykojne faktet perpara se te japin mendim.
    3. Bejne te mundur ruajtjen e kronologjise se temes/problemit qe trajtohet.

    Ti mund te shpenzosh kohe duke lexuar me rradhe gazetat shqiptare perdite, apo duke pare televizionet, por ka shume shqiptare te tjere anetare te ketij forumi qe nuk kane kohe te mjaftueshme per ta bere kete, dhe ajo tema e ai artikulli ne forum eshte lajmi i vetem qe do te lexojne. Kjo ka nje vlere te madhe, pasi sic ndodh shpesh ne forum, ka plot anetare qe japin mendim pa marre mundimin qe te lexojne me pare se perse behet fjale. Si mund te diskutosh per dicka per te cilen nuk ke lexuar apo informuar me pare?!

    Duke sjelle 2-3 artikuj nga burime te ndryshme mediatike, u jep mundesi anetareve qe ta shohin problemin nga te gjitha kendveshtrimet. Kjo nuk eshte gjithmone e vertete kur lexon nje gazete qe mund te kete nje perspektive apo ngjyrim te caktuar. Ne forum anetaret i gjejne te gjitha palet e kendveshtrimet e problemit te perfaqesuara. Dhe kjo ben, qe perpara se dikush te japi mendim ne ate teme, ai te jete plotesisht i mireinformuar per kendveshtrimet e ndryshme mbi temen. Ky eshte nje lloj emancipimi demokratik qe ndodh pavetedije tek anetaret e forumit.

    Ne forum, ndryshe nga gazetat qe sjellin nga nje artikull ne dite, ruhet kronologjia e qendrimeve dhe ngjarjes, qe do te thote se ne forum nuk do te gjesh vetem artikullin e dites se sotme mbi ate problem, por artikujt te ndryshem qe jane bere ne vite per ate problem. Kjo kronologji e ngjarjeve, eshte nje tjeter perspektive e pazevendesueshme qe anetaret e forumit gezojne, ndryshe nga lexuesit e gazetave. Me pak klikime ti mund te mesosh se cili ka qene qendrimi i X apo Y mbi kete problem 1 apo 2 vjet me pare.

    Kuptohet, qe ne forum nuk mund te hidhen te gjithe artikujt e gazetave por vetem ata qe kane vlere dhe zgjojne nje interes te gjere mbi nje problem apo tematike.

    Albo

  3. #3
    Ne temen e hapur me lart me te vertete ka dicka qe te shqeteson sepse ne fakt ka shume copy&paste , jam dakord edhe me ate mesiper qe temat e gazetave informojne lexuesit sepse perfshijne te gjitha temat e gazetave ne pergjithesi, por ky informacion i shtypit do ishte e mire te behej vetem nga moderatoret jo nga te gjithe perdoruesit e tjere sepse mua me duket se keto copy& paste behen me teper per te marre nje vleresim dhe per te rreshtuar ato kuadratet e jeshil te rreputacionit.
    __________________________

    ec me shpejt ai qe ecen vetem...

Tema të Ngjashme

  1. Disa pyetje, për ata që e lodhin trurin :
    Nga Kryeplaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 12-10-2016, 07:17
  2. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  3. Del në shitje "Një dosje për Kadarenë"
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 17-03-2007, 01:53
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •