Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 66
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Diskutime mbi Çmimin Nobel në letërsi (që prej 2002)

    Shkrimtari hungarez Imre Kertes fitues i Çmimit Nobel për letërsi

    Stokholm, 10 tetor 2002 - Çmimi Nobel për Letërsinë iu dha shkrimtarit hungarez Imre Kertes. Komisioni Nobel tha se çmimi prej 1 milion dollarësh iu dha zotit Kertes për shkrimet e tij, të cilat vlerësojnë përvojën e individit kundër arbitraritetit barbar të historisë. Në vitet e tij të adoleshencës, shkrimtari 72-vjeçar ka qenë mbajtur në kampin nazist të përqendrimit në Aushvic.

    Ai e ka shfrytëzuar këtë përvojë në shkrimet e tij ku përshkruan nënshtrimin e qenies njerëzore nga forcat sociale. Çmimi për letërsinë është një ndër pesë çmimet që jepen çdo vit nga Komiteti Nobel
    ................................Trepca......


    Romani pare i Imre Kertes eshte "hap mbas hapi".
    Ne moshen 15 vjecare ai pati fatin e keq te perjetoje kampet e Perqendrimit.

    Urojme qe vitin tjeter Kadareja jone te mare Cmimin NOBEL:
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2

    Nobelistët e Letërsisë (J.M. Coetzee për 2003)

    Po e hap kete teme e nxitur nga cmimi i fundit "Nobel" i dhene ne letersi.
    Kete vit ky cmim iu dha shkrimtarit nga Afrika e Jugut John Maxwell Coetzee. Ai eshte shkrimtari i katert afrikan qe fiton kete cmim ne 40 vitet e fundit. Ai ka shkruar disa libra dhe ese qe paraqesin kohen apartedit.
    Akademia Suedeze ne njoftimin per deklarimin e cmimit e quajti Coetzee "nje dyshues deri ne imtesi, i pameshirshem ne kritiken e tij kundrejt moralit kozmetik dhe racionalizimit te ashper qe ka shoqeria perendimore".
    Disa nga botimet e tij jane: "Waiting for the Barbarians" (Duke pritur per barbaret) ne 1980 liber qe e beri te famshem ne arenen nderkombetare; "Life and Times of Michael K" (Jeta dhe koherat e Michael K) 1983; "Age of Iron" (Koha e Hekurit) 1990 etj Ai ka shkruar dhe shume ese ne forme ditaresh ne gazeta dhe revista te njohura.

  3. #3
    Nobelisti me interesant nga keta te koheve te fundit per mua eshte ai i vitit 2000 Gao Xingjian. Kinezi i pare qe ka marre kete cmim ne historine e vete cmimit.
    Vepra e tij "Mali i Shpirtit" do ko*qe per t'u lexuar!
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shkencetari dhe Biznesmeni Alfred Nobel ishte dhe nje lexues i madh i letersise.
    Familja Nobel kishte biznese ne industrine e naftes ne Rusine cariste dhe si duket letersia ruse mundet te jete e njohur per ate familje.
    Gjithashtu dhe Parisi ka qene vend banim i Alfred Nobelit per shume vite e kjo patjeter ka ndikuar te ai qe te kete njohuri mbi zhvillimet e artit dhe Letersise ne Bote.
    Thone se Suedia e sotme eshte nje vend ku lexohet shume.
    Ndoshta dimri i gjate ben qe suedezi te mos dale rrugve sic dalim ne ne Shqiperi ku gati cdo nate nuk leme pa dale ne xhiro e pa takuar shoqerine.
    Kur vjen mbremja gjithe Suedia mbyllet ne shtepi.
    Gati cdo banor ka nje banes te ngrohte e te ndricuar dhe ata ulen e lexojne.
    Cdo qytet i madh ose i vogel ka biblioteke te pasur ku vlojne lexuesit nga te gjitha moshat.
    Pra megjithse vend gati polar aty qarkullon Letersia e gjithe Botes e kjo ben qe dhe vet Suedezet te bejne Letersi e te kene nje gusto Letrare te kualifikuar.
    Kjo sjell dhe ate qe profesoret qe bejne perzgjedhjen e librave me te mire letrare jane jo vetem lexues te medhej por dhe eksperte te mire. Prandaj dhe kur cfaqet kandidati per Nobel ne Letersi shkakton te njerzit nje si habi.
    Akademiket Suedeze gjejne pra Poete ose Prozatore aty ku Lexuesve te thjeshte europian nuk i shkon mendja.
    Me ckam ven re ata vleresojne shume mjeshterine e fjales dhe origjinalitetin tek Shkrimtaret qe perzgjedhin.

    Ketu ne Albasoul behet Letersi.
    Kam bindje se shume nga ju letraret ne Albasoul nji dite do beheni te degjuar.
    Dikur letraret e rinj prisnin me muaj dhe vite qe ndonje gazet e Tiranes ti botonte ndonje vjershe ose tregim.
    Me zemer te dridhur ata duronin fazat burokratike qe kalonte ai dorshkrimi i tyre dhe disa semureshin nga frika se mos ne x hallk te censures burokratike do cfaqej ndonji y vigjelent e do thosh..na more..po biografine e ketij e dini mire yve apo jo..e dini ju biri ose sternipi i kujt eshte ki mo..hmmm...etj etj..
    Dhe kur nje dite ndonjerit e ndonjeres i botohej dicka fluturonte nga gezimi i falej nderes partise meme 120 here ne dit.

    Ketu ne Albasoul kushdo poston nje krijim te tijin e pret komentet e miqve pa pritur asnje burokraci alla ppsh e kjo eshte nje mrekulli.

    Keshtu ti Sokol djali..
    Jeni ca ju ketu qe premtoni te beheni penda te njohura..
    Te rinj jeni, gjuhe te huaja dini..pra asgje nuk ju pengon qe te shkoni la e me la..deri ne Nobel ...bile..

    Qashtu..

  5. #5

    meqe na eshte bere ves dalja nga tema duke vazhduar te flasim per temen:

    2 fjale per Nobelin:
    Fred Nobla mund te kete qene nje nga te dashurit me te medhenj jo vetem te letersise por te gjithckaje qe kish te bente me njerzimin besoj.

    2 dhe per nordikun:
    Me kujtohet kur pija frape me nje nordike andej nga sokaqet e helenit mor Brar vellai. Apapapa... E mbaj mend si tani kur gjysherit e mi suljote qe me vlonin nder deje e paskeshin nam te madh per burra e luftetare te zote u carmatosen kollaj fare nga buzeqeshjet e mermerta te gjakut viking... Jo per gje po eshte dhe soji i bagetise t’a kam llafin.

    dhe 2 per kusure (meqe u krahasuan kushtet e kohes se preshit me keto te trangullit):
    Kam degjuar njehere ish-shoferin e nje ish-antari te birose pultike te thote : "Kam qene mire! Jo se kam pasur kushedi cfare ... Po ama kam pasur me shume se te tjeret (lumturohej shoferi se e merrte makinen qepse dhe tv. Riviera me autorizim bashke me drejtorat e ndermarjeve).
    T’a kam llafin qe jo vetem qe jemi popull me ndergjegje te larte e njohes te mire te vetes po nostalgjia na ka hyre aq thelle, po aq thelle, sa qe jemi mesuar me te brenda, thua eshte bere pjese e jona.


    Aaaaaaaaashtuuuuuuuuu
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 06-10-2003 më 23:08
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  6. #6
    Nuk arrij te kuptoj perse dikush duhet te krenohet kur fiton ate cmim apo edhe t'i bjere damllaja sepse nuk e ka marre dot.
    Gjeja e vetme me te cilen duhet te krenohet rraca njerzore eshte vete egzistenca e atij fondacioni. Dmth. qe akoma dikush vazhdon te preokupohet, stimuloje dhe promovoje synimin drejt majave te artit, shkences e sidomos Paqes.
    Egzistenca e fondacionit Nobel ama eshte nje medalje me dy ane. Vertet duhet te lumturohemi per egzistencen e tij por nga ana tjeter duhet te hidherohemi dyfish po per egzistencen e tij. A nuk eshte turp promovimi i dickaje qe radhitet nder detyrat e dikujt?
    Me i miri i shkrimtareve nuk ka bere gje tjeter me shume se detyren e tij kur ka nxjerre nje veper me vlera te medha. Detyre kjo qe ia ngarkoi vetes qysh kur i hyri rruges se shkrimtarit.
    Shkencetari me i mire nuk ka bere asgje tjeter me shume se detyren e tij kur realizon apo zbulon dicka te re. Detyre kjo qe edhe shkencetari ia ngarkoi vetes kur zgjodhi ate rruge.
    Po me e forta eshte ajo e Liderve. Kur nje lider merr cmimin per Paqen at'here duhet te pikellohemi e te behemi vrer fare. Thua valle nuk eshte detyra e cdo lideri te beje politike paqesore e te udheheqe ne cdo zhvillim apo ndryshim politik me mjete nga me paqesoret? Kur nje lider cmohet se ka kryer detyren e tij, vaj halli se ku u gjendkemi.
    Fenomeni i egzistences se fondacionit Nobel eshte nje pasqyre e vogel ku mund te shohe surratin e tij gjithe ky planet mjeran!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 07-10-2003 më 13:17
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sokol,

    me kete logjike, nuk duhet te ekzistonte asnje lloj cmimi per vleresues, as ata me te rendomtit. Tek shkrimi yt mbi Nevojen, mund te perfshish edhe nevojen njerezore per stimuj per te bere me shume, per te arritur me shume e per t'u vleresuar si ndryshe nga te tjeret qe kryejne te njejten veprimtari si ata.
    Nje nga format e te llogjikuarit mbi taksat eshte se ata qe fitojne me shume duhet te taksohen me shume. Mund ta quash llogjiken e cmimeve si dicka te ngjashme me kete, perderisa keta njerez bejne dicka me shume, atehere duhet te vleresohen dhe me shume. Diferencimi i njerezve me aftesi te jashtezakonshme nga ata me aftesi te zakonshme, ndoshta ky qendron ne baze te vendosjes se cmimeve. Nese kjo ndodh me cmime me vlere monetare (1 dollareshe apo miliona dollareshe) apo ne forme medaljesh ari, argjendi, bronxi apo druri, me fleta lavderimi etj, kjo eshte nje ceshtje tjeter.
    Cdokush pastaj ka mundesine te zgjedhe pjesmarrjen ne konkurse, apo mospjesmarrjen, pranimin e cmimit apo mospranimin. Te jap shembull nga muzika me festivalin e Sanremos. Mesa di une, Adriano Celentano ka marre pjese vetem njehere ne Sanremo e me pas eshte mjaftuar me shitjen e disqeve. Nuk pati me nevoje per nje promovim permes festivalit. Me Eros Ramazzotti me duket se vlen e njejta gje.
    Shkrimtaret mberrijne ne nje treg boteror po e fituan kete cmim e libri iu perkthehet ne shume me teper gjuhe se normalisht. Si rrjedhim dhe milionat jane me te shumte ne numer si pasoje e fitimit te nje cmimi te tille, mendoj se edhe pranimi nga publiku lexues po keshtu, pavaresisht se ne kushte te tjera ky shkrimtar ndoshta nuk do te ish lexuar prej tyre (per pune shijesh).
    Pare ne kete drejtim ndoshta mund te mendohet se ka dhe vend per manipulim ne kuadrin e dhenies se cmimit te letersise.

  8. #8
    Sanremo dhe Nobel nuk jane e njejta gje. Nobeli eshte stimulim fund e krye kurse festivali i Sanremos eshte konkurim fund e krye.
    Nobelistet ndeshen me kohen kurse festivalistet kryesisht me cikerrima te tjera.

    Gjithsesi po t'i kishe mirkuptuar me shume ato qe kam thene me siper nuk do e kundershtoje logjiken me shembuj por me logjike e bile po t'i kishe mirkuptuar tamam mbase do limitoheshe duke i lexuar.

    Une s'arrij te kuptoj perse u dashkan diferencuar ne menyre ceremoniale (e me kaq zell per termin "diference") njerz qe na paskan aftesi te jashtezakonshme. Mbase termi "aftesi te jashtezakonshme" eshte jo shume i goditur. Nobelistet o Dita jam i bindur qe s'kane qene njerz me aftesi te jashtezakonshme jo. Ata jane promovuar sepse kane arritur dicka te jashtezakonshme. Te arrish dicka te jashtezakonshme nuk do te thote qe je i jashtezakonshem. Pika qe po mundohem te bej me ane te disa sofizmave eshte fakti qe nese keto arritje shikohen si gjera te jashtezakonshme eshte tregues i qarte per gjendjen ku ndodhemi sot. Ate per te cilen vleresohen nobelistet e quaj detyre e vaj halli kur u cmoka dikush qe ka kryer detyren.
    Jam munduar te permbledh disa pika me rendesirat perkatese e nuk e kuptoj pse zgjodhe Sanremot.
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  9. #9
    Postuar më parë nga Dita
    Shkrimtaret mberrijne ne nje treg boteror po e fituan kete cmim e libri iu perkthehet ne shume me teper gjuhe se normalisht. Si rrjedhim dhe milionat jane me te shumte ne numer si pasoje e fitimit te nje cmimi te tille, mendoj se edhe pranimi nga publiku lexues po keshtu, pavaresisht se ne kushte te tjera ky shkrimtar ndoshta nuk do te ish lexuar prej tyre (per pune shijesh).
    Pare ne kete drejtim ndoshta mund te mendohet se ka dhe vend per manipulim ne kuadrin e dhenies se cmimit te letersise.
    Per te mos bere gabimin qe porsa kritikova me siper po them dicka per kete paragrafin ketu se eshte interesant keshtu si eshte.
    Por ai paragraf mund te behet shume me pak interesant nese lexuesi i vendosur aty mundohet te zoteroje lirine ne shkalle maksimale e rruges per atje meson edhe te mos ngaterroje shtypin me opinionin.

    Sa per shfaqjen e veprave ndaj nje publiku me te gjere, qe paska te beje dhe me famen e perkthimin, nje deklarate stoike mund te formulohej keshtu "Fajin per mosleximin e nje vepre nga te huajt nuk e ka autori qe nuk beri perpjekje te perkthehet vepra e tij e as taboret me perkthyes, por vete te huajte pertace qe nuk mesuan gjuhen e tij".
    Me eshte ngulitur nje shprehje qe ma ka thene dikush e s'me del nga mendja. Thote: "Kryefjala e kesaj bote eshte zhurma" (fatkesisht).
    Per sa i perket manipulimit, padyshim qe per te ka vend me tonelata... por ne te tilla raste ai nuk quhet manipulim por DIPLOMACI.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sokoli : 07-10-2003 më 14:47
    • Mëndjen në mëndje e zemrën në zemër.


    • Të mirën bëje e hidhe në det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetë.

  10. #10
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Arrow ndoshta ...

    Nuk arrij te kuptoj perse dikush duhet te krenohet kur fiton ate cmim apo edhe t'i bjere damllaja sepse nuk e ka marre dot.

    ngaqe ky shkrimtar X a Y, pasi ka pare se librat e tij shiten i i pelqen te mendoje se koleksionit te tij i mungon nje trofe, i cili do i shtoj me shume xhirot & fitimin.

    Ndersa nga ana e egos mendoj se eshte nje kenaqesi kur degjon lavdet qe te behen. Njeriut i pelqejne dosido levdatat.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kadare, i madh apo i famshëm?
    Nga kalemi në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  2. Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 16:25
  3. Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
    Nga Shën Albani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Presidenti Rugova merr Çmimin e Evropës
    Nga dilaver në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 01:38
  5. Prodhuesit rrisin cmimin e bukes ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-02-2004, 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •