Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 66
  1. #31
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    ju lutem njerez! nuk shkelmohet qeni plak.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  2. #32
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Harold Pinter - fjalimi i çmimit Nobel 2005

    Ok, ndoshta ndonje prej jush mund te mos e vleresoje kete mundim timin, por une mendova te sjell ketu (ne shqip si gjithmone) fjalimin e marrjes se çmimit Nobel ne literature nga Harold Pinter.

    Jemi dakort qe Pinter nuk eshte shume i qarte mbi ngjarjet qe kane ndodhur ne bote, dhe kryesisht ne lidhje me ish-Jugosllavine. Por per te ditur pak me teper mbi kete personazh, mendova te shohim nga me afer menyren e qasjes se tij te gjerave. E keshtu, secili krijon nje opinion te vetin. Une ketu jam as pro as kunder, thjesht sjell nje fjalim qe mendoj do te na qartesoje pak.

    Dhe kete e bej vetem e vetem qe ketu kam ca shoke e shoqe te mira dhe qe e di se do t'iu behet qejfi. Por edhe te tjeret, i pershendes nje nga nje
    _____________

    Diskutim i lexuar në Stockholm, e mërkurë 7 décembre 2005, në emër të Çmimit Nobel në letërsi 2005

    Art, e vërtetë dhe politikë
    nga Harold Pinter

    Përkthyer nga oiseau en vol

    Më 1958 kam shkruar kështu : "Nuk ka dallim të prerë ndërmjet asaj çka është reale dhe asaj ireale, ndërmjet asaj çka është e vërtetë dhe asaj të rreme. Një gjë nuk është detyrimisht e vërtetë apo e rreme ; ajo mund të jetë njëkohësisht e vërtetë dhe e rreme."
    Mendoj që këto pohime kanë akoma një kuptim dhe aplikohen gjithmonë ndaj hulumtimit të realitetit përmes artit. Pra, i tillë si autor, unë i qëndroj kësaj akoma, por si qytetar nuk mundem. Si qytetar, unë duhet të pyes : Ç’është e vërtetë ? Ç’është e rremë ?
    E vërteta në teatër është gjithmonë e pakapshme. Ju nuk e gjeni atë kurrë, por kërkimi i saj ka diçka shtytëse. Ky kërkim është pikërisht ajo çka komandon përpjekjen tonë. Ky kërkim është detyra juaj. Shumicën e kohës ju bini mbi të vërtetën rastësisht nëpër terr, duke u përplasur me të, ose duke pikasur thjesht një imazh apo një formë që duket t’i korespondojë së vërtetës, shpesh pa e kuptuar që ju e keni bërë këtë. Por e vërteta reale, është kjo që nuk ka kurrë, në artin dramatik, një dhe vetëm një të vërtetë për tu zbuluar. Ka shumë të tilla. Këto të vërteta sfidojnë njëra-tjetrën, i përvidhen njëra-tjetrës, ndër-pasqyrohen, ndër-shpërfillen, ndër-tallen, janë të verbëra ndaj njëra-tjetrës. Ju keni nganjëherë ndjenjën e të paturit gjetur në dorën tuaj të vërtetën për një çast, e pastaj ajo rrëshqet ndërmjet gishtave dhe ja ajo e humbur.
    Më kanë pyetur shpesh sesi lindnin pjesët e mia. Nuk do të dija ta thoja. Jo më shumë sesa nuk do të dija të bëja një përmbledhje të pjesëve të mia, nëse kjo nuk është për të thënë që ja çka ndodhur. Ja ç’kanë thënë ato. Ja ç’kanë bërë.
    Shumica e pjesëve lindin nga një replikë, nga një fjalë apo një imazh. Fjala ofrohet e para, imazhi e ndjek atë shpesh nga afër. Do t’ju jap dy shembuj replikash që më kanë ardhur në mendje në një mënyrë krejt të papritur, të ndjekura nga një imazh, që dhe vetë unë i kam ndjekur.
    Pjesët në fjalë janë Kthimi dhe Kjo ishte dje. Replika e parë e Kthimi është "Ç’ke bërë ti me gërshërët ?" Replika e parë e Kjo ishte dje është "Brunë".
    Në të dyja rastet unë nuk kisha tregues të tjerë.
    Në rastin e parë, dikush, siç duket, kërkonte një palë gërshërë dhe i kërkonte dikujt tjetër ku kishin shkuar ato, dhe ai dyshonte tek ky dikush që ndoshta ky i kishte vjedhur. Por sidoqoftë unë e dija që personi të cilit i drejtoheshin nuk i bënte aq shumë për gërshërët, madje njëlloj siç dhe atij që shtronte pyetjen.
    "Brunë" : hamendësoja që bëhej fjalë mbi përshkrimin e flokëve të dikujt, flokët e një femre, dhe që kjo kishte lidhje me një pyetje. Në të dyja rastet, unë e shoh veten të detyruar për të vazhduar më tej. Gjithçka kalonte vizualisht, një shkrirje ngjyrash e ngadaltë, duke kaluar nga hija në dritë.
    Një pjesë e filloj gjithmonë duke i quajtur personazhet A, B dhe C.
    Në pjesën që është kthyer Kthimi unë shihja një njeri të hyjë në një dhomë të zymtë dhe t’i shtronte pyetjen e tij një njeriu më të ri, të ulur mbi një divan të ndyrë, hundën në gazetën e garave me kuaj. Unë dyshoja turbull që A ishte një baba dhe B djali i tij, por nuk kisha asnjë provë për këtë. Kjo më është konfirmuar megjithatë pak më vonë kur B (i cili më tej do të bëhej Lenny) i thotë A-së (i cili më tej do të bëhej Max), "Baba, ti më lejon të ndërrojmë bisedë ? Do të doja të pyesja diçka. Ajo çka kemi ngrënë në darkë para pak, si e kishte emrin ? Ti si e quan ? Përse nuk blen një qen ? Ti je një kuzhinier për qenë. Nuk tallem. Ti mendon pra që ti gatuan për një tufë qenësh." Pra, sapo që B e thirrte A-në "Baba", më dukej e arsyeshme të pranoja që ata ishin atë e bir. A, siç duket, ishte gjithashtu kuzhinier dhe kuzhina e tij nuk dukej të ishte e vlerësuar aq shumë. Kjo donte të thoshte që aty nuk kishte nënë ? Nuk dija asgjë për këtë. Por, siç e përsërisja këtë asokohe, fillimet tona nuk e dinë kurrë sesi do të jenë fundet.
    "Brunë." Një dritare e madhe. Qiell i mbrëmjes. Një burrë, A (që më tej do të bëhej Deeley), dhe një grua, B (që më vonë do të bëhej Kate), të ulur dhe me syze. "E trashë apo e hollë ?" pyet burri. Për çfarë flasin ata ? Eshtë atëherë kjo që unë shoh, duke u mbajtur në dritare, një femër, C (që më tej do të bëhej Anna), në një tjetër cilësi drite, duke iu kthyer atyre shpinën, me flokë brunë.
    Ky është një moment i çuditshëm, momenti ku krijojmë personazhe që deri atëherë nuk kishin asnjë ekzistencë. Ajo çka vjen më pas është tekanjoze, e paqartë, madje halucionuese, edhe pse kjo mundet nganjëherë të marrë formën e një orteku që asgjë nuk mund ta ndalë. Pozicioni i autorit është një pozicion i çuditshëm. Në njëfarë kuptimi, personazhet nuk e presin mirë atë. Personazhet i rezistojnë atij, ato nuk janë të lehtë për të jetuar me to, ato janë të pamundshëm për tu përkufizuar. Ju nuk mundeni sigurisht t’ju jepni atyre urdhëra. Në njëfarë mase ju lëshoheni me to në një lojë të pafund, ju luani si macja me miun, kukafshehtas. Por ju zbuloni përfundimisht që ju mbartni në krahë qenie prej mishi dhe gjaku, qenie që zotërojnë një vullnet dhe një ndjeshmëri individuale të tyren, të ndërtuar me copëza që ju nuk mund t’i ndryshoni, manipuloni apo shtrembëroni.
    Gjuha, në art, mbetet pra një çështje tejet e paqartë, rëra lëvizëse, një trampolinë, një pellg i ngrirë që do të mund të çahej nën këmbët tuaja, këmbët tuaja të autorit, nga njëri çast në tjetrin.
    Por, siç dhe po thoja, kërkimi i së vërtetës nuk mund të ndalet kurrë. Ky kërkim nuk mund të shtyhet për më tej, as lënë për një ditë tjetër. Ai duhet përballuar këtu, menjëherë.


    (vijon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 08-12-2005 më 21:02

  3. #33
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    ketu fillojne gjerat serioze...

    Ok, meqe ka patur ca veta qe ndoshta kane marre mundimin t'i hedhin nje sy ketij shkrimi, ketu me poshte do jete vazhdimi i fjalimit, por me duket se kesaj rradhe fillojne gjerat serioze... Kam frike se shume veta nuk do te jene dakort me çka thuhet aty, e shume te tjere do te duartrokasin edhe duke me sjellur aty ndonje citat apo thenie te ketij apo atij. Fundja, keshtu eshte debati. Edhe vete une nuk jam dakort me ca gjera ne kete shkrim, por mendoj se prapeseprape ia vlen te lexohet. Kundershtim do te thote "te shtosh diçka perkunder". Pra behet fjale per "te shtosh". Por shtohet vetem ne lidhje me diçka paraprake e cila eshte e njohur tashme per ne. E keshtu, vijme tek vazhdimi i fjalimit...


    Teatri politik paraqet një tërësi problemesh krejt të ndryshme. Përbetimet duhen shmangur me çdo kusht. Objektiviteti është thelbësor. Personazheve duhet tu lejohet të thithin një ajër që u përket atyre. Autori nuk mund t’i mbyllë ato dhe as t’i pengojë për të kënaqur shijen, animin apo paragjykimet që janë të tijat. Ai duhet të jetë i gatshëm t’i qasë ato nën kënde të ndryshme, nën perspektiva të shumta, duke mos njohur as fre as cak, t’i kapë ato në befasi, ndoshta, herë pas here, por duke u lënë atyre lirinë për të ndjekur udhën që u pëlqen. Kjo nuk ecën gjithmonë. Edhe satira politike, vetëkuptohet, nuk u bindet asnjë prej këtyre rregullave, ajo bën madje të kundërtën, atë çka është veç kësaj funksioni i saj i parë.
    Në pjesën time Ditëlindja më duket që unë lëshoj pista interpretimi tejet të ndryshme, duke i lënë ato për të vepruar në një pyll të dendur të mundshmesh përpara se të përqëndrohem, në fund fare, mbi një akt nënshtrimi.
    Gjuha e malit nuk pretendon të veprojë në një mënyrë kaq të hapur. Aty gjithçka është e vrazhdë, e shkurtër dhe e shëmtuar. Ushtarët e pjesës e gjejnë megjithatë mënyrën për tu zbavitur me situatën. Nganjëherë harrojmë që xhelatët mërziten tepër lehtë. Ato kanë nevojë për të qeshur ndopak për të ruajtur moralin. Siç kjo është dëshmuar sigurisht nga ngjarjet e Abu Ghraib në Bagdad. Gjuha e malit nuk zgjat më veçse njëzet minuta, por ajo do të mund të përzgjatej akoma për orë e orë të tëra, papushim, duke përsëritur të njëjtën skemë gjithnjë e akoma, pa u ndalur aspak.
    Ashes to Ashes, nga ana e saj, më duket të shtjellohet nën ujë. Një femër që mbytet, dora e saj duke u zgjatur drejt kreut të ujit përmes dallgëve, duke u zhdukur nga vështrimi, duke u zgjatur drejt duarsh të tjera, por duke mos gjetur askënd, as sipër as poshtë ujit, duke mos gjë tjetër përveçse hije, pasqyrime, duke pluskuar ; femra, një siluetë e humbur në një pejsazh që mbytet, nje femër e paaftë për t’i ikur fatit tragjik që dukej se u përkiste vetëm të tjerëve.
    Por meqë të tjerët kanë vdekur, edhe ajo duhet të vdesë.
    Gjuha politike, të tillë siç e përdorin politikanët, nuk hyn asnjëherë në këtë lloj terreni, pasiqë shumica e politikanëve, po tu besojmë elementeve që kemi në dorë, nuk interesohen për të vërtetën por për pushtetin dhe mbajtjen e këtij pushteti. Për ta mbajtur këtë pushtet është thelbësore që njerëzit të mbeten në padituri, që ato të jetojnë në paditurinë e së vërtetës, deri tek e vërteta e jetës së tyre të vet. Ajo çka na rrethon është pra një thurje e gjerë gënjeshtrash, nga të cilat ne ushqehemi.
    Siç e dimë të gjithë këtu, argumenti i përdorur për të justifikuar pushtimin e Irakut ishte që Saddam Hussein mbante një arsenal tejet të rrezikshëm armësh shkatërrimi në masë, ndër të cilat disa mund të zbrazeshin në 45 minuta, duke shkaktuar një kasaphanë të tmerrshme. Dhe na sigurohej që kjo ishte e vërtetë. Nuk ishte e vërtetë. Na thuhej që Iraku mbante lidhje me Al-Qaida dhe kishte pra një pjesë përgjegjësie në mizorinë e 11 shtatorit 2001 në New York. Dhe na sigurohej që kjo ishte e vërtetë. Nuk ishte e vërtetë. Na thuhej që Iraku kërcënonte sigurinë e botës. Dhe na sigurohej që kjo ishte e vërtetë. Nuk ishte e vërtetë.
    E vërteta është krejt tjetër. E vërteta është e lidhur me mënyrën me të cilën SHBA-ës kuptojnë rolin e tyre në botë dhe me mënyrën me të cilën ata zgjedhin për ta mishëruar këtë rol.
    Por përpara se t’i rikthehem kohës së tanishme, do të doja të hedh një vështrim mbi historinë e vonshme, unë kuptoj këtu politikën e jashtme të SHBA-ës qysh nga fundi i luftës së dytë botërore. Mendoj që është e ngutshme për ne për t’ia nënshtruar këtë periudhë një shyqrtimi të mirëfilltë, ndonëse të kufizuar, detyrimisht, nga koha që kemi në zotërim këtu.
    Çdokush e di çka ndodhur në Bashkimin sovjetik dhe në mbarë Europën e Lindjes gjatë pasluftës : dhunë sistematike, mizori të përhapura gjithandej, shtypje e pamëshirshme e çdo mendimi të pavarur. E tërë kjo është plotësisht dokumentuar dhe vërtetuar.
    Por unë them që krimet e kryera nga SHBA-ës gjatë së njëjtës periudhë kanë qenë raportuar veçse përciptazi, dhe ato janë dokumentuar, pranuar dhe identifikuar fare pak si krime shkurt. Mendoj që kjo çështje duhet të qaset dhe që e vërteta ka një raport të dukshëm me gjendjen e tanishme të botës. Ndonëse të kufizuara, në njëfarë mase, nga ekzistenca e Bashkimit sovjetik, veprimet e ndërmarra në mbarë botën nga SHBA-ës jepnin për të kuptuar qartësisht që ato kishin shpallur të kishin kartë të bardhë për të bërë çka të dëshironin.


    (vijon)

  4. #34
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Pasi mbarova se lexuari pjesen e pare, po prisja me kuriozitet te lexoja pjesen e dyt. Ndersa tani qe lexova pjesen e dyt, prap jam kurioze te lexoj pjesen e trete por me iku entuziazmi i pare qe kisha...

    Sidoqofte, flm oiseau qe keni marre mundimin ta perktheni.

  5. #35
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    de pire en pire...

    Faleminderit Veshtruse. Ne fakt, me sa po kuptoj une nga keto qe thuhen ketu ne kete shkrim, ky Pinter eshte nje kundershtar i hershem i Amerikes dhe nje majtist nga ata te Partive Komuniste qe pershendesnin kongreset e Enver Hoxhes ne vaktin e vet. Nuk e di, por edhe ne ketu ne France e kemi nje keshtu, nje filozof Régis Debray, i cili ku ka ndonje luftim apo kauze, domosdo kunder Amerikes. Amerika ndihmon kosovaret, o burra te behemi me serbet. Amerika kendej, Debray andej. Nuk takohen kurre. Detyrimisht, shok lufte i Che Guevares...
    Megjithate, duhet lexuar them une, per te ditur me mire arsyet e tij ne perkrahjen e diktatoreve...


    Pushtimi i drejtpërdrejtë i një shteti sovran nuk ka qenë kurrë, në fakt, metoda e parapëlqyer e Amerikës. Në tërësi, ajo preferonte atë çka ajo e ka cilësuar "konflikt me intensitet të dobët". Kjo shprehje do të thotë që mijëra njerëz vdesin, por më ngadalë sesa kur ju lëshoni një bombë mbi ta përnjëherë. Kjo do të thotë që ju infektoni zemrën e vendit, që ju ngulitni aty një tumor malinj dhe që ju vëzhgoni gangrenën të përhapet. Me tu nënshtruar populli – ose rrahur për vdekje – kjo është njëlloj – dhe që miqtë tuaj, ushtarakët dhe shoqëritë e mëdha tregtare, të jenë vendosur rehatshëm në pushtet, ju shkoni përpara kamerave dhe deklaroni që demokracia ka fituar tek ta. Kjo ishte monedha e rëndomtë në politikën e jashtme amerikane në vitet që unë po përmend.
    Tragjedia e Nikaraguas është zbuluar të jetë një rast jashtëzakonisht domethënës. Nëse unë vendos për ta përmendur këtu, kjo është që ajo ilustron në mënyrë bindëse mënyrën me të cilën Amerika e sheh rolin e vet në botë, si atëherë ashtu dhe sot.
    Kam qenë i pranishëm në një mbledhje që është mbajtur në Ambasadën e SHBA-ës në Londër nga fundi i viteve 80.
    Kongresi amerikan ishte duke vendosur nëse duhej apo jo tu jepej më shumë para Kontrasve në fushatën që ato përcillnin kundër shtetit të Nikaraguas. Unë isha atje si anëtar i një delegacioni që fliste në emër të Nikaraguas, por anëtari më i rëndësishëm i këtij delegacioni ishte njëfarë At John Metcalf. Shefi i kampit amerikan ishte Raymond Seitz (asokohe krahu i djathtë i ambasadorit, vetë ai i emërtuar ambasador më von&#235. At Metcalf ka thënë : "Zotëri, kam nën kujdestarinë time një famulli në veri të Nikaraguas. Famullitarët e mi kanë ndërtuar një shkollë, një qendër mjekësore, një qendër kulturore. Ne kemi jetuar në paqe. Para pak muajsh një forcë e Kontras ka sulmuar famullinë. Dhe kanë shkatërruar gjithçka : shkollën, qendrën mjekësore, qendrën kulturore. Ato kanë përdhunuar infermieret dhe mësueset, masakruar mjekët, në mënyrën më të dhunshme. Janë sjellur tamam si njerëz të egër. Ju lutem shumë, kërkoni nga qeveria amerikane që të mos e ndihmojë më këtë aktivitet të ndyrë terrorist."
    Raymond Seitz gëzonte një emër të mirë, atë të një njeriu të arsyeshëm, të përgjegjshëm dhe të mirëinformuar. Ishte mjaft i respektuar në qarqet diplomatike. Ai ka dëgjuar, ka shënuar një pauzë të shkurtër, pastaj folur me njëfarë pamje të rëndë. "At, thotë ai, më lini t’ju them një gjë. Në kohë lufte, të pafajshmit vuajnë gjithmonë." Pati një heshtje të akullt. Dhe e kemi parë atë drejt në sy. Dhe ai neve.
    Të pafajshmit, sigurisht, vuajnë gjithmonë.
    Më në fund dikush ka thënë : "Por në rastin tonë, 'të pafajshmit' kanë qenë viktima të një mizorie të parrëfyeshme të financuar nga qeveria juaj, një ndër shumë të tjera. Nëse Kongresi u jep dhe më shumë para Kontrasve, të tjera mizori të tilla do të kryhen. Apo jo ? A nuk është qeveria juaj nga këtej fajtore për përkrahjen e akteve vrasëse dhe shkatërruese të kryera mbi qytetarët e një shteti sovran ?"
    Seitz nuk tundej. "Nuk jam dakort që faktet, siç na janë paraqitur këtu, mbështesin atë çka ju pohoni", thotë ai.
    Ndërsa dilnim nga ambasada, një këshilltar amerikan më ka thënë që ai i pëlqente pjesët e mia. Nuk i jam përgjigjur.
    Duhet t’ju kujtoj që asokohe presidenti Reagan kishte bërë deklaratën e mëposhtme : "Kontrasit janë ekuivalenti moral i Etërve tonë themelues."
    SHBA-ës kanë mbështetur përgjatë më shumë se dyzet vjetësh diktaturën e dhunshme të Somozas në Nikaragua. Populli nikaraguan, nën udhëheqjen e Sandinistëve, e ka përmbysur këtë regjim më 1979, një revolucion popullor dhe therës.
    Sandinistët nuk ishin të përkryer. Edhe ata ishin arrogantë dhe filozofia e tyre përmbante njëfarë numri elementesh kontradiktore. Por ato ishin të zgjuar, racionalë dhe të qytetëruar. Qëllimi i tyre ishte për të ngritur një shoqëri të qëndrueshme, të denjë dhe pluraliste. Dënimi me vdekje u hoq. Qindra mijëra fshatarë të goditur nga skamja u kanë shpëtuar kthetrave të vdekjes. Më shumë se 100 000 familjeve u është shpërndarë tokë. Dy mijë shkolla kanë qenë ndërtuar. Një fushatë alfabetizimi e shkëlqyer e ka ulur përqindjen e analfabetizmit në vend nën 15 %. Qenë vendosur arsimi dhe mjekimi falas. Vdekshmëria foshnjore u pakësua me një të tretën. Poliomeliti u zhduk.
    SHBA-ës do t’i akuzonin këto arritje të sinqerta si subversione marksist-leniniste. Në sytë e qeverisë amerikane, Nikaragua jepte këtu një shembull të rrezikshëm. Nëse ajo do të lejohej të vendoste normat elementare të drejtësisë ekonomike dhe shoqërore, nëse ajo do të lejohej të ngrinte nivelin e shërbimeve mjekësore dhe të arsimit dhe të arrinte në një unitet shoqëror dhe një dinjitet kombëtar, vendet fqinje do të shtronin të njëjtat çështje dhe do të sillnin të njëjtat përgjigje. Sigurisht që asokohe kishte në Salvador një rezistencë të egër ndaj statu quo-së.
    Pak më lart kam folur mbi "rrjetën e gënjeshtrave" që na rrethon. Presidenti Reagan e cilësonte vazhdimisht Nikaraguan si "fortesë totalitare". Këtë çka mediat, dhe sigurisht qeveria britanike, e mbante përgjithësisht për një vëzhgim të drejtë dhe të merituar. Nuk kishte megjithatë gjurmë skuadrash të vdekjes nën qeverinë sandiniste. Nuk kishte gjurmë torturash. Nuk kishte gjurmë dhune ushtarake, sistematike apo zyrtare. Asnjë prift nuk ka qenë vrarë ndonjëherë në Nikaragua. Madje në qeverinë sandiniste kishte tre priftërinj, dy jezuitë dhe një misionar të Shoqatës së Maryknoll. "Fortesat totalitare" gjendeshin në fakt fare ngjitur, në Salvador dhe në Guatemala. SHBA-ës kishin rrëzuar më 1954 qeverinë e zgjedhur demokratikisht të Guatemalës dhe vlerësohet që më shumë se 200 000 vetë kanë qenë viktima të diktaturave ushtarake që kanë kaluar atje.
    Më 1989, gjashtë prej jezuitëve më të shquar të botës kanë qenë vrarë dhunshëm në Universitetin Qendëramerikan të San Salvador nga një batalion i regjimentit Alcatl të stërvitur në Fort Benning, Georgie, USA. Kryepeshkopi Romero, ky njeri me kurajo shembullore, ka qenë vrarë ndërsa kremtonte meshën. Vlerësohet që 75 000 vetë kanë vdekur. Përse janë vrarë këta njerëz ? Janë vrarë sepse ata ishin të bindur që një jetë më e mirë ishte e mundshme dhe duhej të vinte. Kjo bindje i ka kataloguar ato përnjëherë si komunistë. Ato kanë vdekur sepse guxonin për të kundërshtuar statu quo-në, horizontin e pafundëm të varfërisë, sëmundjeve, poshtërimit dhe shtypjes, të drejtën e vetme që ato kishin marrë që nga lindja.
    SHBA-ës kanë përfunduar së rrëzuari qeverinë sandiniste. Kjo u ka marrë atyre disa vite dhe u është dashur të këmbëngulin fort, por një persekutim ekonomik i vazhdueshëm dhe 30 000 të vdekur kanë përfunduar së trondituri kurajon e Nikaraguajanëve. Ata ishin të rraskapitur dhe përsëri të skamur. Ekonomia "casino" është rivendosur në vend. Mori fund shëndeti dhe arsimi falas. Bizneset janë rikthyer në forcë. "Demokracia" kishte fituar.


    (vijon)
    Ndryshuar për herë të fundit nga oiseau en vol : 09-12-2005 më 22:52

  6. #36
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    bobo... ky qenka obsesiv... ncncncncnc...

    Eh more Harold, ky nuk ditka gje tjeter veçse Amerika ketu Amerika atje... Por nje gje nuk e kuptoj mire : si ka mundesi nje çmim Nobel ne letersi te shkruaje gjithe keta rreshta per politike ? Jo per gje, por me ka bere kurioz te shoh fjalime te tjera çmimesh Nobel dhe t'i krahasoj...
    Nejse, te vazhdojme me fjalet e ketij... ata pleqte e Stokholmit ose qenkan shurdhane ose kane fjetur per shtate pale qejfe atje... ua paska bere koken daulle... Ok, vazhdo Pinter...


    Por kjo "politikë" nuk kufizohej aspak në Amerikën qendrore. Ajo ishte e drejtuar ngado nëpër botë. Ajo ishte pa fund. Dhe njëlloj sikur kjo të mos kishte ndodhur kurrë.
    SHBA-ës kanë mbështetur, dhe në mjaft raste pjellur, të gjitha diktaturat ushtarake të djathta të shfaqura nëpër botë pas luftës së dytë botërore. E kam fjalën për Indonezinë, Greqinë, Uruguajin, Brazilin, Paraguajin, Haitin, Turqinë, Filipinet, Guatemalën, Salvadorin, dhe, sigurisht për Kilin. Tmerri që SHBA-ës i kanë shkaktuar Kilit më 1973 nuk do të mund të shpaguhet dhe harrohet kurrë.
    Qindra mijëra të vdekur në të gjitha këto vende. A kanë ndodhur ato ? Dhe a u mvishen ato politikës së jashtme të SHBA-ës ? Përgjigja është po, ato kanë ndodhur dhe si pasojë e politikës së jashtme amerikane. Por ju nuk dini asgjë nga këto.
    Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Asgjë nuk ka ndodhur ndonjëherë. Edhe gjatë kohës që ka ndodhur, kjo nuk ka ndodhur. Kjo nuk kishte asnjë rëndësi. Asnjë interes. Krimet e kryera nga SHBA-ës kanë qenë sistematike, të vazhdueshme, të dhunshme, të pamëshirshme, por fare pak njerëz kanë folur realisht mbi to. Le t’i japim hakun Amerikës : ajo është lëshuar, ngado nëpër botë, në një manipulim krejtësiht klinik të pushtetit por duke e paraqitur veten si një forcë që vepronte në interesin e së mirës së përgjithshme. Një rast hipnoze gjeniale, për të mos thënë madje shpirtërore, dhe tmerrësisht efikase.
    SHBA-ës, jua them unë, ofrojnë pa asnjë dyshim spektaklin më të madh të momentit. Vend i dhunshëm, përçmues dhe pa mëshirë, ndoshta, por edhe një vend mjaft dinak. Njëlloj si një përfaqësues tregtar, ai punon krejt i vetëm dhe malli që ai shet më mirë është dashuria e vetes. Sukses i garantuar. Dëgjoni të gjithë presidentët amerikanë në televizion të shqiptojnë fjalët "populli amerikan", siç në frazën : "I them popullit amerikan që është koha të lutemi dhe të mbrojmë të drejtat e popullit amerikan dhe i kërkoj popullit amerikan t’i besojë presidentit të tij për veprimet që ai përgatitet të marrë në emër të popullit amerikan."
    Taktika është e shkëlqyer. Gjuha është e përdorur në fakt për ta mbajtur mendimin në dështim. Fjalët "populli amerikan" furnizojnë një jastëk sinqerisht epshor të destinuar për t’ju siguruar juve. Ju nuk keni nevojë të mendoni. Ju nuk keni për të bërë tjetër përveçse të shtriheni mbi jastëk. Mundet që ky jastëk t’ia zerë frymën inteligjencës dhe frymës tuaj kritike por ai është mjaft i rehatshëm. Çka kjo nuk vlen sigurisht për 40 millionë njerëzit që jetojnë nën pragun e varfërisë, as për 2 millionë burra dhe gra të burgosur në gulagun e gjerë të burgjeve që shtrihet anembanë SHBA-ës.
    SHBA-ës nuk merren më me konflikte intensiteti të dobët. Ato nuk e shohin më interesin e vetëpërmbajtjes, as madje të dinakërisë. Ato i luajnë kartat mbi tavolinë, pa dallim. Është kaq e thjeshtë kjo, ato nuk e çajnë kokën fare për Kombet e bashkuara, të drejtën ndërkombëtare apo zërat disidentë, për të cilat ato mendojnë që nuk kanë asnjë pushtet dhe as ndonjë dobi. Dhe pastaj ato kanë qingjin e tyre të vogël blegëritës që i ndjek ato nga pas në fund të një filli, Britaninë e Madhe, patetike dhe e nënshtruar.
    Ku ka shkuar pra ndjeshmëria jonë morale ? A kemi patur ne ndonjëherë një të tillë ? Ç’nënkuptojnë këto fjalë ? A dërgojnë ato tek një term mjaft rrallë të përdorur këto kohët e fundit – ndërgjegja ? Një ndërgjegje e cila të jetë e lidhur jo vetëm me aktet tona të mirëfillta por dhe me pjesën e përgjegjësisë tonë në aktet e tjetrit ? A ka vdekur e tërë kjo ? Shikoni Guantanamon. Qindra njerëz të mbajtur pa vënie nën akuzë prej më shumë se tre vjetësh, pa përfaqësim legal as proces të drejtë, teorikisht të mbajtur përgjithmonë. Kjo strukturë krejtësisht ilegjitime është e mbajtur në këmbë duke përçmuar Konventën e Gjenevës. Jo vetëm që e tolerojmë, por dhe mezi përmendet nga i ashtuquajturi "komunitet ndërkombëtar". Ky krim skandaloz është i kryer në këtë moment nga një vend që e heq veten të jetë "udhëheqësi i botës së lirë". A mendojmë ne për të burgosurit e qelive të Guantanamos ? Ç’thonë mediat mbi to ? Ato zgjohen herë pas here për të na pjellur një artikull të vogël në faqen gjashtë. Këta njerëz janë dërguar në një no man's land ng ku ato do të mundeshin fort mirë të mos ktheheshin kurrë. Tani shumë prej tyre janë në grevë urie, dhe ato janë të ushqyer me forcë, përfshirë këtu qytetarët britanikë. Ska rafinime në këto metoda ushqimi të sforcuar. Ska qetësues dhe as anestezikë. Thjesht një tub që jua rrasin në hundë dhe jua zbresin në fyt. Ju villni gjak. Kjo është torturë. Ç’thotë mbi këtë kryeministri britanik ? Asgjë. Përse ? Sepse SHBA-ës kanë deklaruar : të kritikosh sjelljen tonë në Guantanamo përbën një akt armiqësor. Ose jeni me ne, ose kundër nesh. Rezultati, Blair hesht.
    Pushtimi i Irakut ishte një akt banditizmi, një akt terrorizmi shtetëror i dukshëm, që dëshmon një përbuzje absolute për nocionin e së drejtës ndërkombëtare. Ky pushtim ishte një angazhim ushtarak arbitrar i frymëzuar nga një seri gënjeshtrash papushim të përsëritura dhe një manipulim flagrant i mediave dhe, për rrjedhojë, i publikur ; një ndërhyrje që synon për të përforcuar kontrollin ushtarak dhe ekonomik të Amerikës mbi Lindjen e Mesme dhe kjo duke i paraqitur – në fund të fundit – të gjitha justifikimet e tjera që nuk kanë arritur për të provuar qenësinë e tyre – si një çlirim. Një pohim i frikshëm i forcës ushtarake përgjegjëse të vdekjes dhe gjymtimit të mijëra e mijëra të pafajshmëve.
    Ne i kemi sjellur popullit irakian torturën, bombat fragmentuese, uraniumin e varfëruar, vrasje të panumërta të kryera kuturu, skamjen, poshtërimin dhe vdekjen dhe ne e quajmë këtë "t’i sjellësh lirinë dhe demokracinë Lindjes së Mesme".


    (vijon)

  7. #37
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    edhe pak dhe po i vjen fundi ketij se ky t'i hypka nervat...

    Nuk po them me gje se ky te çmendka fare. Çmim Nobel ne letersi e ky veçse politike. Pfffffffffff... suedeze pleq matufe...


    Sa njerëz ju duhet të vrisni përpara se të keni të drejtë të quheni vrasës në masë dhe kriminel lufte ? Njëqind mijë ? Më shumë sesa mjaft, do të isha i tunduar të besoja. Do të ishte pra e drejtë që Bush dhe Blair të thirren për tu paraqitur përpara Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë. Por Bush është treguar i zgjuar. Nuk e ka ratifikuar këtë Gjykatë. Pra, nëse një ushtar amerikan apo, më tej akoma, një politikan amerikan, duhej të gjendej në bankën e të akuzuarve, Bush ka paralajmëruar që ai do të dërgonte marinsat. Por Tony Blair, ai, e ka ratifikuar Gjykatën dhe mund të përbëjë pra objekt përndjekjesh. Ne mund t’ia japim adresën e tij Gjykatës nëse kjo i intereson. Ai banon në 10 Downing Street, Londres.
    Vdekja në këtë kontekst kthehet krejt anësore. Bush dhe Blair kujdesen mirë që ta nxjerrin mënjanë atë. Të paktën 100 000 Irakianë janë zhdukur nën bombat dhe predhat amerikane përpara se të mos fillojë kryengritja irakiane. Këta njerëz këtu janë sasi e shpërfillshme. Vdekja e tyre nuk ekziston. Një hiç. Madje ato nuk janë as të regjistruar si të vdekur. "Ne nuk numërojmë kufoma" ka deklaruar gjenerali amerikan Tommy Franks.
    Në ditët e para të pushtimit, në gazetat britanike ka qenë publikuar një foto ku shihet Tony Blair duke puthur në faqe një djalë të vogël irakian. "Një fëmijë mirënjohës" thoshte legjenda. Disa ditë më pas mund të gjenim, në faqe të brendshme, historinë dhe foton e një djali tjetër të vogël katër vjeç që nuk kishte më krahë. Familja e tij ishte bërë fërtele nga një predhë. Ai ishte i mbijetuari i vetëm. "Kur do t’i kem përsëri krahët e mi ?" pyeste ai. Historia është harruar. Po po, Tony Blair nuk e shtrëngonte atë pas vetes, as dhe trupin e një fëmije tjetër të gjymtuar, apo trupin e një kufome të përgjakur. Gjaku, kjo është gjë e pistë. Të bën pis këmishën dhe kollaren kur ju flisni me sinqeritet përpara kamerave të televizionit.
    2 000 të vrarë amerikanë të nxjerrin punë. Ato transportohen drejt varreve të tyre nëpër terr. Funeralet bëhen pa zë, në vende të sigurta. Të gjymtuarit kalben në shtratet e tyre, disa për gjithë jetën. Kështu të vdekurit dhe të gjymtuarit kalben, në kategori të ndryshme varresh.
    Ja një copëz nga "Shpjegoj disa gjëra", një poemë e Pablo Neruda :

    Dhe një mëngjes gjithçka ishte në zjarr,
    dhe një mëngjes turrat e druve
    dilnin nga toka
    duke gllabëruar qeniet e gjalla,
    dhe qysh këtu pati zjarr,
    dhe barut,
    dhe gjak.
    Banditë me avionë, me Maurë,
    banditë me unaza dhe dukesha,
    banditë me minuse të zeza për të bekuar
    binin nga qielli për të vrarë fëmijë,
    dhe përmes rrugëve gjaku i fëmijëve
    rridhte thjesht, si gjak fëmijësh.
    Çakenj që çakallit do t’i vinte ndot,
    gurë që gjembaçi i fortë do t’i kafshonte duke pështyrë,
    gjarpërinj që gjarpërinjtë do t’i urrenin !
    Përballë jush kam parë gjakun
    e Spanjës të ngrihet
    për t’ju mbytur në një dallgë të vetme
    mburrjeje dhe thikash !
    Gjeneralë
    tradhtie :
    vështroni shtëpinë time të vdekur,
    vështroni Spanjën e thyer :
    por nga çdo shtëpi e vdekur ia beh një metal i zjarrtë
    në vend të luleve,
    por nga çdo e çarë e Spanjës
    ia beh Spanja,
    por nga çdo fëmijë i vdekur ia beh një pushkë me sy,
    por nga çdo krim lindin plumbat
    që do të gjejnë një ditë
    qoshen e zemrës suaj.
    Ju do të pyesni përse poezia e saj
    nuk flet për ëndrrën, gjethet,
    vullkanet e mëdha të vendlindjes së saj ?
    Ejani të shihni gjakun nëpër rrugë,
    ejani të shihni
    gjakun nëpër rrugë,
    ejani të shihni
    gjakun nëpër rrugë !

    Më lini t’ju saktësoj që duke cituar këtë poemë të Nerudas unë nuk jam duke e krahasuar në asnjë mënyrë Spanjën republikane me Irakun e Saddam Hussein. Nëse unë citoj Nerudën, kjo është ngaqë nuk kam lexuar kurrë dikund tjetër në poezinë bashkëkohore përshkrim kaq të fuqishëm dhe të rropullishëm të një bombardimi civilësh.


    (vijon)

  8. #38
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    ma merr mendja qe nuk do te harxhoj me kohe per kete njeri... bye bye Pinter...

    Kam thënë pak më lart që SHBA-ës ishin tani e tutje krejt të sinqertë dhe i luanin kartat mbi tavolinë. Pikërisht kështu është. Politika e tyre zyrtare e shpallur është tani e tutje e përkufizuar si një "full spectrum dominance" (një sundim i plotë gjithandej). Kjo shprehje nuk është e imja, ajo vjen nga ato. "Full spectrum dominance", kjo do të thotë kontroll i tokës, detit, ajrit dhe hapësirës dhe i të gjitha burimeve që shkojnë bashkë.
    SHBA-ës kanë sot 702 instalime ushtarake në 132 vende të mbarë botës, me përjashtimin e nderuar të Suedisë, sigurisht. Nuk dihet mirë qysh kanë mbërritur deri këtu, por një gjë është e sigurtë që ata janë aty.
    SHBA-ës zotërojnë 8 000 koka bërthamore aktive dhe operacionale. 2 000 janë në gjendje gatishmërie maksimale, gati për tu hedhur në 15 minuta. Ato zhvillojnë sisteme të reja force bërthamore, të njohura nën emrin "bunker busters" (shpues bunkerësh). Britanikët, gjithnjë bashkëpunues, kanë ndërmend të zëvendësojnë raketën e tyre bërthamore, Trident. Pyes veten, kë synojnë ata ? Oussama Ben Laden ? Ju ? Mua ? Tartempion ? Kinën ? Parisin ? Kush e di ? Ajo çka ne dimë është që kjo çmenduri fëminore – të mbash armë bërthamore dhe të kërcënosh për t’i përdorur – është në zemër të filozofisë politike amerikane të sotme. Ne duhet t’ju kujtojmë që SHBA-ës janë vazhdimisht në gjendje lufte dhe nuk lënë për të parë këtu asnjë shenjë qetësimi.
    Mijëra, në mos miliona, njerëz në SHBA-ës ndihen të turpëruar dhe zemëruar, siç duket të shastisur nga veprimet e qeverisë së tyre, por tani për tani, ato nuk përbëjnë një forcë politike të lidhur – akoma jo. Sidoqoftë, angushtia, pasiguria dhe frika që ne shohim të rritet dita-ditës në SHBA-ës nuk janë afër të zbuturit.
    E di që presidenti Bush përdor tashmë për të shkruar diskutimet e tij mjaft persona tejet kompetentë, por do të doja të dilja vullnetar për këtë post. Propozoj këtë fjalim të shkurtër që ai do të mund ta mbante në televizion dhe t’i drejtohej kombit. E kam para syve të rëndë, flokët të krehur me kujdes, serioz, i pëlqyeshëm, i sinqertë, shpesh joshës, nganjëherë me një buzëqeshje të vogël të sforcuar, çuditërisht tërheqës, një njeri që ndjehet mirë me njerëzit.
    "Zoti është i mirë. Zoti është i madh. Zoti është i mirë. Zoti im është i mirë. Zoti i Ben Laden është i keq. Zoti i tij është një Zot i keq. Zoti i Saddamit ishte i keq, vetëm se ai nuk kishte fare Zot. Ai ishte një barbar. Ne nuk jemi barbarë. Ne nuk presim koka njerëzish. Ne besojmë tek liria. Zoti gjithashtu. Unë nuk jam një barbar. Jam udhëheqësi demokratikisht i zgjedhur i një demokracie të etur për liri. Ne jemi një shoqëri plot dhembshuri. Ne kemi elektrokutime plot dhembshuri dhe injeksione vdekjeje plot dhembshuri. Ne jemi një komb i madh. Unë nuk jam një diktator. Ai, po. Unë nuk jam një barbar. Ai, po. Dhe ai tjetri gjithashtu. Ata janë të gjithë kështu. Unë kam në dorë autoritetin moral. E shihni këtë grusht ? Kjo është autoriteti im moral. Mos u mundoni ta harroni."
    Jeta e një shkrimtari është një aktivitet pafundësisht i cënueshëm, pothuaj lakuriq. E kotë të qash për këtë. Shkrimtari bën një zgjedhje, një zgjedhje e cila i shkon atij më së miri. Por është e drejjtë të thuash që ju jeni i ekspozuar ndaj të gjitha erërave, ndër të cilat disa janë sigurisht të akullta. Ju punoni krejt i vetëm, i veçuar nga gjithçka. Ju nuk gjeni asnjë strehë, asnjë mbrojtje – përveç nëse ju gënjeni – rast në të cilin sigurisht që ju keni ndërtuar dhe siguruar vetë mbrojtjen tuaj dhe, do të mund t’ju kundërpërgjigjeshim, jeni kthyer në një politikan.
    Sonte kam folur shumë herë për vdekjen. Tani do t’ju lexoj një nga poemat e mia, të titulluar "Vdekje".

    Ku e kanë gjetur kufomën ?
    Kush e ka gjetur ?
    A ishte e vdekur ajo kur e gjetën ?
    Qysh e kanë gjetur ?
    Kush ishte kjo kufomë ?
    Kush ishte i ati apo e bija apo vëllai
    Apo xhaxhai apo motra apo e ëma apo i biri
    I kufomës së braktisur ?
    A ishte i vdekur trupi kur e kanë braktisur ?
    A ishte i braktisur ai ?
    Nga kush ?
    Ishte lakuriq kufoma apo në veshje udhëtimi ?
    Ç’ka bërë kjo kufomë, ju e keni deklaruar të vdekur ?
    Kufomën, ju e keni deklaruar të vdekur ?
    Ju e njihni mirë atë, kufomën ?
    Qysh e dinit ju që ajo ishte e vdekur ?
    E keni larë ju kufomën ?
    Ia keni mbyllur ju dy sytë e vet ?
    Ia keni varrosur trupin ?
    E keni lënë ju mënjanë atë ?
    E keni përqafuar ju kufomën ?

    Kur ne kqyremi në një pasqyrë ne mendojmë që imazhi përballë është besnik. Por lëvizni një milimetër dhe imazhi ndryshon. Në fakt, në jemi duke shikuar një gamë të pafundme pasqyrimesh. Por një shkrimtar duhet nganjëherë ta thyejë pasqyrën – sepse nga ana tjetër e kësaj pasqyre është kjo që e vërteta na ngulit sytë.
    Besoj që megjithë pengesat e stërmëdha që ekzistojnë, të jesh intelektualisht i vendosur, me një përcaktim të paepur, stoik dhe të patundshëm, për të përkufizuar, të tillë si qytetarë, të vërtetën reale të jetëve dhe shoqërive tona është një detyrim thelbësor që na takon të gjithëve. Madje ai është i ngutshëm.
    Nëse një përcaktim i tillë nuk mishërohet në vizionin tonë politik, ne nuk asnjë shpresë të rivëmë në vend atë çka jemi kaq afër për ta humbur – dinjitetin e njeriut.


    © Fondacioni Nobel 2005.
    Harold Pinter, dramaturg, çmim Nobel në letërsi 2005.


    Përkthyer nga frëngjishtja
    Oiseau en vol

    (Fund)

  9. #39
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Hierarkite jane njesoj, si ne nje grup femijesh ne kopesht ashtu dhe ne komisionin e dhenjes se cmimeve Nobel. E kote te flasesh per te zgjedhurit e grupeve te vogla, aq me teper ne fusha si letersia.

    Medet, sot te gjithe kujtojne se jane profete!

  10. #40
    forever hers Maska e Eagle
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    fjalimi pak i sterzgjatur por shume i mire. logjike, zemer, humanizem.

    kuptohet lehte shqetsimi qe ai ka jo thjesht per fatin e letersise, por per ate te njerezimit. sepse nese njerezimi eshte perpara nje arrogance moderne, fati i tij eshte i rrezikuar. aq me teper letersia, qe nuk ben asnje sens si ekzistence apo si funksion pa njeriun.
    apo kujt i plasi do thoni ju..as long as america makes us proud of...

    nuk e diskutoj qe kjo cupa me lart s'ka si ta kuptoje plakun, prandaj ai dhe komisioni i nobelit i duket matuf. me sa duket kur afrohesh lart tek thana, e sheh fshatin me mire, nese ben per lart apo poshte...edhe ju ftoj te reflektoni per moralin e fabules e ema e zeqos maje thanes.

    Pinter ka te drejte: bota sot po fergohet me gjak femijesh...Juve qe s'e pranoni...ju befte mire barbequeja

    Pike
    Ndryshuar për herë të fundit nga Eagle : 16-12-2005 më 19:58 Arsyeja: gabime ne shkrim
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kadare, i madh apo i famshëm?
    Nga kalemi në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  2. Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 16:25
  3. Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
    Nga Shën Albani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Presidenti Rugova merr Çmimin e Evropës
    Nga dilaver në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 01:38
  5. Prodhuesit rrisin cmimin e bukes ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-02-2004, 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •