Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 66
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Fiori
    Hierarkite jane njesoj, si ne nje grup femijesh ne kopesht ashtu dhe ne komisionin e dhenjes se cmimeve Nobel. E kote te flasesh per te zgjedhurit e grupeve te vogla, aq me teper ne fusha si letersia.

    Medet, sot te gjithe kujtojne se jane profete!
    Sikur "Nobeli" t'i jepej Ismailit tone, s'do kishin reshtur temat dhe shkrimet ne forum per kete eveniment, per kete vleresim te jashtezakonshem qe i behet letersise sone, per kete nderim te madh qe i behet kombit tone. Sa tema u postuan ne forum per kete gje (edhe e prisnim)! Mjaftonte nje permendje e emrit te Kadarese perbri çmimit Nobel, qofte edhe ne nje artikull te ndonje gazete ose reviste te humbur, dhe ne menjehere fryheshim...

    Ndersa kur "Nobeli" i jepet nje njeriu qe guxon te denoncoje haptazi krimet me te medha te shekullit te kaluar dhe ketij ne vazhdim, te cilat vazhdojne te serviren ne pjatancat e demokracise, nuk ka asnje vlere dhe "autoritetet" letrare (sa per t'i bere qejfin!) nuk ngurojne te bejne gjykime te tilla.

    Qendrimi i disave pershkruhet me nje shprehje. "Gjarpri qe mua s'me kafshon; nje mije vjet le te rroje", thote nje fjale e urte. Kjo, si shume te tjera, per mua, s'eshte hiç e urte, po ngaqe ka shume njerez egoiste qe mendojne keshtu, edhe fjale te tilla behen "te urta".

    Disa jane habitur me "politiken" e fjalimit. Une them qe t'i bejne vetes disa pyetje: Ç'eshte letersia? Ç'vlere ka letersia nese dinjiteti i njeriut (qe sipas Pinter-it jemi shume afer per ta humbur) neperkembet dhe "letrari" nuk e ndjen dhe revoltohet nga kjo? Nese artisti nuk e ndjen, nga kush e prisni?
    Ndryshuar për herë të fundit nga [xeni] : 29-12-2005 më 13:59

  2. #42
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Diskutime mbi Çmimin Nobel në letërsi (që prej 2002)

    Kete cmim e mori shkrimtari me origjine turke, Orhan Pamuk i cili ishte aktual ne mediat botrore para nje kohe, por me shume per arsye se donin ta denonin ne Turqi per se kishte shkruajtur per gjenocidin ndaj popullit Armen..
    Si do te reagojne ne Turqi per kete?
    A do te kete ndikim edhe me gjere kjo?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #43
    i/e larguar Maska e bacchus
    Anëtarësuar
    06-10-2006
    Vendndodhja
    mes vreshtave
    Postime
    25
    po per 2006 sikur e mori ai anglezi mer plak apo na la kujtesa kaq shpejt ?!

  4. #44
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Novelisti i njohur turk Orhan Pamuk, i cili nje vit me pare u akuzua per pergojim te vendit te tij, fitoi sot çmimin Nobel per letersi, pas nje vendimi te cilin kritiket e quajten disi politik.

    "Jam i gezuar dhe i nderuar," u shpreh shkrimtari per gazeten Suedeze Svenska Dagbladet, kur u pyet si ndihej ne lidhje me marrjen e $1.36 milion si cmim. "Do me duhet kohe te mbledh veten", - shtoi ai.

    Analistet politike mendojne se kjo fitore ka lidhje me komentet e Pamuk ne lidhje me genocidin ne Armeni.


    p.s. Në 2005 Nobel per letersi e fitoi Harold Pinter nga Anglia. Ndërsa për këtë vit sot u dhanë çmimet, ndaj nuk besoj ta kesh dëgjuar akoma lajmin : )
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 12-10-2006 më 12:31

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    po e degjova lajmin
    do te kisha deshire shume te ishte shqituar emri i I. Kadarese sone
    por edhe kete here jo

    shkrimtari turk u nderua me cmimin nobel'2006 per letersine

    kush ka lexuar liber nga ky autor

    ndonje rekomandim per librat e tij
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Te nderuar anetare te Forumit.
    Kam pershtypjen se vetem antishqiptaret sulmojne padrejtsisht vlerat kombetare, ku ben pjese dhe Ismail Kadare. Po çfar e keqe do ti kapllonte ata qe nuk gezohen kur nderohet nje shqiptar nese do merrte NOBEL-in gjeniu i letrave tona. Pse ju duket kot sentenca e Dr. Berishes qe e cilson Kadaren nje - Rilindas Modern. More zoterinj apo zonjusha me NICKe mjaullitese, te kaluaren askush nuk ka aq pasuri sa ta shese gjetke. Po ikujt i kerrcet per çmimet NOBEL qe ua japin sa mehmureve, te currufjasurve, turqeve apo afrikanev, hinduve apo qinezeve!?? ...Nese propozohet nje shqiptar qofte edhe i rendomte, ne te tjeret - mediokrit - duhet te bashkojme zerat dhe zemrat e ta perkrahin. E jo te rrahim uje te qelbur ne havanet ideologjike. Psikologjite e majta e quajne Kadarene tradhetar. Une nuk po zgjatem!!!!!! Po hedh ketu nje artikull timin qe ja kam drejtuar nje ishmiku konfeidencial timin. Lexojeni dhe mos harroni qe dibranet kane nje proverb tejet kuptimplote : VRIK KUNGLL E VRIK NE GARDH!!!!

    MBYLLE GOJEN REXHEP!….

    Kur një komb ka vrejtje për monumentet e veta, kjo tregon se ai komb po emancipohet.
    Ndërsa kur një komb pështynë mbi monumentet e veta kjo tregon se ai komb po merr fund dhe nuk meriton as emrin popull, por milet!…
    Aha…kur monumentet i vërsulen njëri tjetrit, kjo tregon se njëri prej tyre, ose të dy sëbashku janë të mallkuar nga pengu i ndërsjelltë!…
    Kushdo mund të pyes se cili asht peng, apo ma troç, cili don me i shpëtue pengut të vet, pengut të tjetrit, apo më keq fare cili trembet nga andrra e mbrapshtë e vetëpengut.
    Qose dhe Kadare janë të dy peng!
    Po,po…! Janë peng i famës së tyre, dhe ndërmjet tyre qëndron si mallkim Bjeshka e Namun.
    Të dy kanë qenë robër dhe janë, por jo të njëllojtë.
    “Toka pjellore” e mendimit intelektual të asnjë kombi fqinj nuk ka monumente më të hijshme sesa ata të dy, por “drithin e tyre” intelektual e kanë futur në mullirin e sherrit duke e bluar shumë trashë?…
    Tashti të dy, që jeni miqtë e mij konfidencialë prej kohësh lexomëni dhe dëgjomëni !
    Të dy jeni “të përkëdhelurit” e regjimeve të kaluara apo “socialiste” por jo të njëllojtë. Ti Rexhep personazh tipik në “socializmi specifik” ndërsa Ti Ismail personazh me personalitet në “socializmin diktatorial”.
    Të dy jeni, sa Gjeni të kombit, po aq dhe të përkëdhelurit e tij.
    Por kur përkëdhelja shkon gjatë, dihet që bijt nisin e llastohen. Përse ju të dy bëni “fëmijën e llastuar”?!
    A nuk u mjafton stressi mbarëpopullor në këtë tranzicion të gjatë? Pse i bëni malet e mendimit tuaj fushë, kënetë apo moçalishte inatesh?
    Kush asht futur midis jush e ju gërget?!… Sipas Kodit Moral të shqyptarëve asht plazmuar “Ma i zi gërgasi sesa dorasi…!”
    A e dini sesa ju don kombi ju të dyve?!
    Sikur t’a dinit do të skuqeshit, që nuk e doni njëri tjetrin, aq sa u don kombi juve të dyve…!
    Tani i nderuar Akademik Rexhep Qosja, a e mban mend sesa të kemi dashtë e nderue? Po përsëri të duam or burrë.
    A e mban mend atë natë të trishtuar ramiziane kur fole tek “Zani Amerikës” për mikun dhe vllaun tand Ismail Kadare dhe na qetsove shpirtin për ikjen e tij nga vendlindja? O Zot sa mendim, kumt dhe porosi fisnike shpalose.
    Po, po! Sepse ne direkt apo indirekt , me të drejtë apo me të padrejtë e quajtëm Kadarenë ikanak! Shpifëm dhe si të zellshëm e të indoktrinuar nga xhahilët e xhelilët u skuqëm të turpëruar që na iku për duarsh Kadarea. Sa të vegjël ne të gjithë, sa gjigand Ti or mik!
    Ne liliputët dhe mediokrit aktin sakrifikues të Kadaresë e quajtëm arratisje, tradhëti ndaj Atdheut etj.etj.. Ne e donim Kadarenë asokohe, të bahej Havel, apo Les Valesë! Bile mundësisht preferonim më mire edhe ta vrisnin Ismailin tek Busti që Ramizi i hoqi bullonat një natë para…(!) (akuza e Nexhmije Hoxhës për Ramiz Alinë) të tjerët e donin ta piqnin në hell…
    Ti o gjeni, i kombit, na “zbute zemërimin” me zërin tend si një hazret, si një zë që zbriste nga qiejt e mendimit tend madhor.
    A e mban mend, përgjatë tubimeve demokratike sesi rrezatoje me sytë e Tua, tejet të mënçur në portretin tand që e mbanim në duar kur klithnim në vitin 1990 “E duam Shqipërinë si të gjithë Europa!”. Nuk mbajtëm në duar as Azem Hajdarin, as Berishën, as Kadarenë, as Rugovën, por Ty dhe vetëm ty? E sot nuk jemi pishman. Ndonse turrmë, por gjeniu popull dijti të dëgjojë kryetarin Berisha që propozoi portretin tand. Sytë e tua na vështronin nga ato portrete që ilegalisht i fotokopjuam, i mblodhëm, i shpërndamë dhe brohorisnim. Sytë e tu or mik e vëlla, or shok dhe shqiptar, ishin burim mbështetës dhe energjie jo vetëm intelektuale por dhe atdhetare. Ishin sytë e tu të mënçur Rexhep?!…Kush t’a mjegulloi ndriçimin e syve profesor!? Madhështia e ahmarrjes, qëndron në madhërinë e faljes. Kujt don me ia marrë ahun?
    Ti or gjeni, pagëzove mënçurisht pionieren e shtypit demokratik me emrin e hijshëm Rilindja Demokratike. Ti or gjeni, ishe avokati ma luksoz i demokracisë të brishtë dhe kujtohu që Berishën e cilësove si ma të aftin me çue deri në majë motorrin e lodhun të Shqipnisë. Prap tek “Zëri Amerikës” na e përcolle mesazhin shpresëdhënës kur na kishte marrë dëshpërimi zvarrë.
    A e mban mend, kur na ra gjama në vitin 1997 dhe grushtin e shtetit, rebelimin piramidal e quajte revolucion demokratik të vonuar(!) E pse bre profesor?…A mos kishe futur edhe ti të holla tek piramidat?!
    “O Zot fali se nuk dijnë çka bajnë…” - tha Krishti para se të dënohej e ta vinin në kryq.
    Pse u vetkryqëzove or njeriu Rexhep?!…
    E quajte mikun tand intelektual në vitin 1995 Dr. Berishën të përkohshëm(?) po tani që rierdhi në pushtet, a mos vallë ndjen kompleks apo ke dalë nga takti i gjeniut? Mesaduket Hoxhallarët dhe Dajallarët të nxitën. Aferim Rexhep…
    Nëse shkrove “Ditarin e Përgjakur”, a më jep leje të shkruaj “Ditarin e përmutur”? Allahile!
    Nuk po due me shkrue për Rilindasin modern Ismail Kadare, sepse shumë i vogël jam para Atij në vlera e krijimtari, e për ma tepër nuk më lejon ime shoqe që asht nga Gjinokastra dhe adhuron Berishën, Kadarenë dhe Ty. Mos pash hatrin e Zotit, mos u merr me Qamil Xhametën! Mundi kundërshtarët me luks e jo me fondamentalizëm intelektual. Ti je njeri!
    Ama populli di të dallojë dhe të ndajë vlerat kolosale tuajat me ato njerzoret.
    Çdo krijesë njerzore ka të metat e veta, ndaj ju të dy, mos iu referoni defekteve njerëzore të ndërsjellta.
    Merruni me vlerat e njëritjetrit si korifenj e Gjeni të kombit tuaj e jo me pozicione minaresh apo këmbanoresh.
    Ne si komb mbijetuam falë Kodit Moral, falë dokeve që na i ka zili edhe kontinenti plak Europian. Nuk mbijetuam aspak falë kishës apo xhamisë. Mbijetesa asht pasuria ma e madhe që kemi ne si komb dhe ju të dy si syçelësit e përndritësit madhorë.
    Jemi të mbijetuarit e gadishullit inatçor ballkanik. Jemi të mbijetuarit e kontinentit që e mbrojti Athleti Krishtërimit Gjergj Kastrioti.
    Sejcili nga ju, (edhe pse ti Rexhep ia nise i pari sherrit) duhet me mujtë vetëvehten. Fjala e urtë kosovare thotë: “ Të jesh demokrat, don me thane me dijtë me hanger gurë të nxehtë…!”
    Ju nuk jeni aq të pasun sa me ble të kaluarën tuaj e me e shitë me një çmim tjetër.
    Madje nuk keni arsye me u vorfnue deri në këtë derexhe duke ndezur sherre pabereqet.
    Megjithëse edhe sherrin e keni gjenial!
    Ju të dy konsideroheni thesare e visare kombëtare. Njerëzit e zakonshëm, apo mediat që bajnë biznes me emrat dhe sherrin tuaj, nuk kanë tagër dhe dimension që t’ju gërgasin, aq ma keq t’iu nxisin.
    Lypeni sherrin tjetërkund! Në këto kohë moderne asht tejet e vështirë të rigjejmë formulën falë sëcilës mbijetuam e u deshtëm deri në sakrifica sublime.
    Dikur perënditë kishin strehë Baba Tomorrin, por kam dëgjuar që kur zemërakët ilirë veç banin sherr, keqas u zemëruan me ne shqiptarët dhe ikën dhe e bënë strehën në malin e Olimpit (kështu thonë legjendat). Sa mire po i shkojnë punët Greqisë. Ruaji Zot fqinjët tone dashamirës që dhe shtrat e të parëve tanë i kanë lakmi.
    Në Vuthaj mallkojnë : “Shitoftu Zana!”. Në Gjinokastër: “Të marrtë e mira!”.
    Mirdita, krahina e vetme katolike shqiptare mallkon randë: “Të vdektë Fjala!”
    Mo’Zo’ma keq sesa kur të vdes fjala. Unë prej andej jam!
    Sa më mungon dhandri i Mirditës Anton Çeta!
    Megjithatë, të dyve ju dua ma shumë se Dje, e ma pak se Nesër.

    Agim M. Doçi

  7. #47
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nobelisti Orhan Pamuk ose shkrimtari me kurajo te madhe


    Nga Alba Malltezi



    E morëm vesh të gjithë. Orhan Pamuk, shkrimtari turk “i kryqëzuar” pasi denoncoi me forcë ekzekutimin e një numri të madh armenësh e kurdësh, mori çmimin Nobel. Nuk mjafton të jesh një shkrimtar brilant në jetë, por edhe një njeri i madh për të fituar mirënjohje të mëdha, siç është edhe çmimi Nobel. Pamuk, është nga ata shkrimtarë të rangut të Leonardo Shashës, që nuk mund të mbyllë sytë ndërsa sheh të goditen “më të dobëtit”. I vënë në shënjestër të proceseve gjyqësore, por dhe të valës nacionaliste rezistoi, nuk u tremb, nuk u tregua oportunist. Pak muaj më parë, po në Periferi, trajtova pikërisht guximin e këtij shkrimtari të madh. Ja edhe njëherë:
    “Eshtë një temë që e kam trajtuar dhe herë të tjera, por ngaqë e kam shumë për zemër, përsëritja më duket bezdia më e vogël që mund të shkaktoj nga kjo hapësirë e rubrikës time: Bëhet fjalë për impenjimin e të ashtuquajturës “elitë” e shoqërisë në problemet e vendit. Ngacmimi më erdhi nga procesi gjyqësor që është hapur në Turqi ndaj shkrimtarit më të njohur të vendit, Orhan Pamuk, lidhur me një deklaratë të këtij të fundit mbi një çështje shumë delikate për Turqinë, siç është ajo e trajtimit të kurdëve. Shkrimtari i njohur turk, - mban dhe një diplomë gazetari, - pati guximin të deklaronte pak kohë më parë se në kohë të ndryshme në Turqi, janë ekzekutuar një numër i madh armenësh dhe kurdësh. Madje Pamuk, duke thyer një tabu për një vend të zhvilluar siç është Turqia, ka thënë gjithashtu se për këto ekzekutime në Turqi nuk ka guxuar të flasë askush për një kohë të gjatë. Ndaj shkrimtarit të njohur është hapur një proces gjyqësor, por më e rrezikshme tani është vala nacionaliste e ngritur kundër tij e që e akuzon atë për “tradhëti”. Turqia, e cila pret të hapet drita jeshile për anëtarësim në Bashkimin Evropian është vënë në një provë të fortë me këtë proces, përmes të cilit do të shihet dhe qëndrimi i opinionit publik ndaj çështjes kurde.
    Duke lënë Turqinë, kthehemi në Shqipërinë tonë, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë për impenjimin e elitës së papërlyer, e cila duhet të gjejë guximin të prekë dhe të diskutojë tema që sot për sot vazhdojnë të jenë tabu’. Diskutonim në një rreth shoqëror se përse Shqipëria, gjatë diktaturës, por dhe tani në kohët e lidhjeve krim-politike-biznes, nuk ka shkrimtarë si pati për shembull Italia në vitet më të ashpra të mafias. Siciliani Leonardo Shasha, - për lexuesin e teleshikuesin shqiptar mund të kujtohet me “Ditët e Kukuvajkës”, - shkroi librat-protestë ndaj mafias, ndërsa i shihte në sy e i haste përditë mafiozët-personazhë. Të tjerë gazetarë-shkrimtarë italianë nuk kanë ngurruar të shkruajnë libra mbi ngjarje të vërteta, ekzekutime mafioze, e të bëjnë investigime mbi persona të realitetit italian. Për të mos folur për impenjimin e intelektualëve amerikanë; po përmend dokumentarin-protestë si i famshmi “Fahrenheit 9/11” i Michael Moore. Një student shqiptar në Shtetet e Bashkuara, më shkruante lidhur me “Bashkëjetesën krim-politikë-biznes” se “…c’pret nga një vend ku njerëzit shkonin në burg për këngët e Albanos. Të shkonte ndonjëri në burg se kundërshtonte hapur Enver Hoxhën, atëherë mund të kishim shpresa…”, shkruan mes të tjerave dhe nënvizon se në Shqipëri nuk kanë mbetur guximtarë”.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #48
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Citim Postuar më parë nga hope31
    po e degjova lajmin
    do te kisha deshire shume te ishte shqituar emri i I. Kadarese sone
    por edhe kete here jo

    shkrimtari turk u nderua me cmimin nobel'2006 per letersine

    kush ka lexuar liber nga ky autor

    ndonje rekomandim per librat e tij
    "Libri i zi" quhet vepra me te cilen u be i njohur ne bote.
    Keshtu duket kopertina
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Postime
    18
    Un i kam lexue gati tanat (po i bjen se po livdohem, por, asht e vertete )
    Kam lexue edhe "Librin e zi" edhe "Emri im eshte Kuq", "Bora", "Stambolli - kujtimet nga qyteti" edhe "Keshtjella e bardhe" - Te gjitha i pelqeva jashte mase, por, nese pyetna per favoriten, atehere padyshim duhet me ken "Keshtjella..." - me sa di un, poenat ma t'mdhaja per fitore i ka marre fal ketij shkrimi. Dhe e ka meritue! Ka nji narrative t'perkryeme dhe fuqi shprehimore te hatashme. S'asht e rastit pse e kane krahasue, bile edhe hype nalt, me nji rang me Eco'n, Calvino'n, Boreges'in dhe Marquez'in... Larg asht Kadareja me i mbrri keta.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nje popull i vogel si i yni nuk e ka pasun aq kollaj me nxjerre nje gjigand si Kadare! Madje populli yne i vogel ka nxjerre edhe Shenjten Nane Terezen! Po mesaduket nje dreq djalli ka hyre midis nesh qe e bajme sherrin lesh dhe e tjerrim qe inatin te nxjerrim!
    Turp per Komisionin e akordimit te çmimit NOBEL qe nuk ia jep Kadarese. Demek se qenka gjuha shqype ne minorance...Po Kadare asht perkthye ne te gjitha gjuhet e Botes dhe aty ka marre vlersimin maksimal. Nejse! Shume i vogel jam une te vlersoj Kadaren!

  11. #51
    special Maska e Lemon tea
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    andej-këtej
    Postime
    99
    Per cilen veper duhet t'ia japin Nobelin Kadarese????
    Mos ndoshta per ate roman qe ka shkruar ne vitin 1982 te titulluar
    "KALVARI I FAMILJES RAPI" e qe tash s'po mbetet kush pa e lexu neper faqet e shtypit shqiptar.
    Ah, po ke te drejte zoti Agim per kete veper Kadare meriton Nobelin.S'ma merr mendja te kete ne bote shkrimtar tjeter qe te kete shkruar nje veper te nje dimensioni te tille,e mbushur plot me vlera morale dhe shoqerore tamam si ato qe i kane hije njerezve si ne.
    ???

  12. #52
    eternal Maska e Janka
    Anëtarësuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    Per nje gje pyes veten: Kur do te sherohet kombi shqiptar nga idhujt, nga mallkimi i emrave te pervetshem, nga idealizimi i Njeshit? (kjo eshte pasoje e nje mentaliteti te paster komunist)

    A thua ne Shqiperi nuk ka patur gjeni te letrave shqipe qe do te meritonin nje Nobel per letersine pervec z. Kadare? (Po ja te themi z. K. Trebeshina, te cilin
    z. Kadare e ka shume xhan)
    Mua me duket se duke ngritur lart figuren e nje te vetmi shkrimtar, ju po pohoni se Shqiperia nuk ka dhe as ka patur ndonjehere tjeter shkrimtar me "vlera nobeliste".

    Po edhe ne e fitofte cmimin Nobel z. Kadare, le ta gezoje dhe le te gezohemi edhe ne me te. Po ta fitoje, ama, e jo t'ja japin me zorr ndjenjat nacionaliste e arsyetimet e tjera jashteletrare.

    Paqe,
    Janka
    "Love is kind..."

    The Holy Bible

  13. #53
    eternal Maska e Janka
    Anëtarësuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    Per nje gje pyes veten: Kur do te sherohet kombi shqiptar nga idhujt, nga mallkimi i emrave te pervetshem, nga idealizimi i Njeshit? (kjo eshte pasoje e nje mentaliteti te paster komunist)

    A thua ne Shqiperi nuk ka patur gjeni te letrave shqipe qe do te meritonin nje Nobel per letersine pervec z. Kadare? (Po ja te themi z. K. Trebeshina, te cilin
    z. Kadare e ka shume xhan)
    Mua me duket se duke ngritur lart figuren e nje te vetmi shkrimtar, ju po pohoni se Shqiperia nuk ka dhe as ka patur ndonjehere tjeter shkrimtar me "vlera nobeliste".

    Po edhe ne e fitofte cmimin Nobel z. Kadare, le ta gezoje dhe le te gezohemi edhe ne me te. Po ta fitoje, ama, e jo t'ja japin me zorr ndjenjat nacionaliste e arsyetimet e tjera jashteletrare.

    Paqe,
    Janka
    "Love is kind..."

    The Holy Bible

  14. #54
    eternal Maska e Janka
    Anëtarësuar
    11-05-2006
    Vendndodhja
    Clermont, Fl.
    Postime
    71
    Per nje gje pyes veten: Kur do te sherohet kombi shqiptar nga idhujt, nga mallkimi i emrave te pervetshem, nga idealizimi i Njeshit? (kjo eshte pasoje e nje mentaliteti te paster komunist)

    A thua ne Shqiperi nuk ka patur gjeni te letrave shqipe qe do te meritonin nje Nobel per letersine pervec z. Kadare? (Po ja te themi z. K. Trebeshina, te cilin
    z. Kadare e ka shume xhan)
    Mua me duket se duke ngritur lart figuren e nje te vetmi shkrimtar, ju po pohoni se Shqiperia nuk ka dhe as ka patur ndonjehere tjeter shkrimtar me "vlera nobeliste".

    Po edhe ne e fitofte cmimin Nobel z. Kadare, le ta gezoje dhe le te gezohemi edhe ne me te. Po ta fitoje, ama, e jo t'ja japin me zorr ndjenjat nacionaliste e arsyetimet e tjera jashteletrare.

    Paqe,
    Janka
    "Love is kind..."

    The Holy Bible

  15. #55
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kadare eshte nje gjeni i letrave shqipe. Shkrimtari me i madh shqiptar i te gjitha koherave. Pamvaresisht rastit Rapi (per te cilin rast nga informacionet e deritashme, mendoj qe ka gabuar), Kadare e meriton plotesisht cmimin Nobel, jo per veprat njerezore te tij por per veprat letrare qe jane perla jo vetem te letersise shqiptare por edhe asaj boterore. Uroj qe sa me pare ta fitoj kete cmim dhe jam i bindur qe do ta fitoj shume shpejt.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Bast për Amos Oz?!

    Bast për Amos Oz?!

    VIOLETA MURATI


    Amos Oz kryeson listën e kandidatëve për çmimin “Nobel” në letërsi. Ndikimi i letërsisë në jetën e përditshme konsiderohet e rrallë dhe aq e qartë sa shkencat ose ekonomia, ku çmimet rrallë ndajnë plotësisht të njëjtat mendimet. Gjëja më interesante në lidhje me çmimet e letërsisë... shpesh nuk është vetë akti i gjykimit dhe vendimi se cili është më i mirë - por janë debate se ato janë të papritura







    Gjëegjëza e “Nobelit”, kush janë, kush do fitojë, apo kush do të bëhet këtë vit i famshëm?



    I famshëm, apo i madh - tani është zgjidhur; kur një shkrimtar fiton “Nobelin” bëhet i pasur dhe i famshëm, sigurisht me argumentin e letërsisë së madhe.

    “Nobeli” këtë vit nuk është cilësuar gjëegjëzë, por është komentuar se çfarë e bën më interesante këtë çmim është e papritura. Emri që fiton kurrë nuk i përmbush parashikimet. Megjithatë britanikët janë të parët që vendosin bastet dhe kuotat për shkrimtarët e nominuar. Për emra që nominohen prej vitesh dhe ende nuk e kanë marrë “Nobelin” shkon shkurt një shprehje: Mundësia që zgjat. Duke i shtuar vështirësitë në marrjen me mend të fituesve që është një fushë e gjerë e kandidatëve të mundshëm.

    Kështu këtë vit një pyetje e madhe, gati e sigurt në favorizim, është emri i shkrimtarit izraelit Amos Oz, si kandidat i mundshëm për t’u zgjedhur për çmimin “Nobel” të letërsisë për vitin 2009, që pritet të ndahen të enjten. Por i gjykuar si tepër i vështirë për t’u parashikuar, Oz është larg nga një bast i sigurt.

    “Oz, i cili në romanet e tij merret me jetën moderne në Izreal dhe reflekton dekada të angazhimit të tij për lëvizjen izrealite paqësore përmes shkrimeve politike”, - është cituar nga libraria Ladbrokes në Britani, që do të thotë se ai ka një shans për të fituar në mes pesë kandidaturave të tjera të nominuara.

    Por, Oz ishte informuar gjerësisht edhe vitin e shkruar, kur francezi Le Clezio fitoi çmimin. Dy favoritët e tjerë për “Nobel” janë shkrimtari algjerian Assia Djebar dhe shkrimtari amerikan, Joyce Carol Oates, të dy me të njëjtat besueshmëri për të fituar.

    Kushdo që fiton kurorën prej afër 1.4 milion dollarësh, fut në kuletë këto para, por vendimi ka të ngjarë, si gjithmonë, ta ndezë debatin aq sa të dojë. Shtimi i piperit në përpjekjet për të marrë me mend fituesit e këtij viti është sërish debati nëse një amerikan do të mund ta çojë medaljen e artë në shtëpi, shoqëruar me famë dhe para. Në vitin 2008, një anëtar i akademisë suedeze “Horace Engdahl” shkaktoi një protestë në qarqet letrare, kur ai tha se amerikanët nuk marrin pjesë në letërsinë si “dialog i madh”. Një vit më parë dita e dhënies së çmimit është shoqëruar nga debatet mbi letërsinë, nga sekretari i përhershëm i akademisë suedeze, “Horace Engdahl” (pas kësaj ngjarjeje është shkarkuar nga detyra, por ka mbetur si anëtar i panelit të “Nobelit”) duke u shprehur se shkrimtarët amerikanë ishin shumë pak të ndikueshëm nga kultura popullore amerikane aq sa për t’iu dhënë ky çmim. Pas një serie komentesh nga kritikët amerikanë, sekretari Engdahl me tone të zbutura në vërejtjen e tij për shkrimtarët amerikanë ka pohuar më pas se çmimi “nuk është në kontekstin e nacionaliteteve, por një vlerësim individual për autorët”.

    Nga ana tjetër, shkrimtarë të tjerë amerikanë që mendohet të jenë përfshirë në garë janë Philip Roth dhe Thomas Pynchon. “Ju mund të argumentoni se, duke u bazuar thjesht në nivelet e tyre letrare, Oates dhe Roth, duhet të jenë në një çmim më të shkurtër”, - tha zëdhënësi i librarisë Ladbrokes, Nick Wienberg. “Por... kritika e Engdahl për shkrimtarët amerikanë ka bërë që të na shtyjnë drejt shanseve të tyre”. Shkrimtari i fundit që ka fituar “Nobelin” ishte Toni Morrison në vitin 1993.

    Mbi mundësitë dhe të papriturat e shanseve për marrjen me mend të “Nobelit” këtë vit paneli i “Nobelit” ka bërë të njohur poetët e së shkuarës, prozatorët, dramaturgët dhe filozofët. Madje edhe një Kryeministër – atë të Britanisë, Winston Churchill - që ka fituar çmim. Vazhdon... Marrës të tjerë përfshirë amerikanin Ernest Hemingëay, shkrimtarin rus Boris Pasternak dhe poetin, dhe romancierin e realizmit magjik, kolumbianin Gabriel Garsia Markez. Por kritikët gjithashtu tregojnë për lëshime befasuese, të tilla si francezi Marsel Proust apo irlandezi James Joyce.

    Akademia është e heshtur në lidhje se si zgjidhen fituesit, përveçse kanë thënë se ata duhet të jenë nominuar nga më e madhja dhe e mira e botës letrare, dhe se, ata duhet të jenë të gjallë.

    Vullneti i Alfred Nobelit, milioneri dinamit që pajiset me çmim, ekziston në thënien se ata duhet të shkojnë për njerëzit që kanë “sjellë përftim të madh për njerëzimin”. Në një libër mbi çmimin, mbi akademinë e tanishme, një nga anëtarët, Kjell Espmark, thotë se autorët janë shpërblyer shpesh për aftësinë e tyre, për të hedhur dritë mbi kulturën e tyre, ose për trajtimin e temave universale të njeriut.

    Çfarë e dallon një shkrimtar të madh nga ai mesatar, megjithëse, kritikët e kanë ndarë përmes moshës, është ndër çështjet që e bëjnë “Nobelin” të diskutueshëm në ditët e sotme. Ndikimi i letërsisë në jetën e përditshme konsiderohet e rrallë dhe aq e qartë sa shkencat ose ekonomia, ku çmimet rrallë ndajnë plotësisht të njëjtat mendimet. “Gjëja më interesante në lidhje me çmimet e letërsisë... shpesh nuk është vetë akti i gjykimit dhe vendimi se cili është më i mirë - por janë debate se ato janë të papritura”, - tha David Johnson, koordinator i një kursi anglishteje që studion çmimin “Nobel”, drejtuar nga “Open University” në Britani. Ai mbyll me fjalinë se: “Kur ka debat, kjo tregon thyerjen e kufirit midis kulturës letrare dhe politike”. Nobeli për 2008 shkoi për francezin Le Clezio, e konsideruar krejtësisht befasi si emër. Ndërsa përpara tij shkrimtarët francezë që kanë marrë “Nobel” janë Jean-Paul Sartre, Albert Kamy dhe Andre Gide. Sipas website të çmimit “Nobel”, të parit shkrimtar që i është dhënë “Nobeli” ka qenë francezi Sully Prudhomme.


    06/10/2009

    standart.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anëtarësuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50

    Cmimi Nobel ne Letersi 2009 ...Herta Muller

    Herta Müller u lind më 17 gusht, 1953 në qytetin gjerman-folëse Nitzkydorf në Banat, Rumani. Prindërit e saj ishin anëtarë të pakicave gjermane në Rumani. Babai i saj kishte shërbyer në Waffen SS gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rumunët Shumë gjermanë u dëbuan në Bashkimin Sovjetik në 1945, duke përfshirë nëna Müller i cili kaloi pesë vjet në një kamp të punuar në ditët e sotme-Ukrainë. Shumë vite më vonë, në Atemschaukel (2009), Müller ishte që të përshkruaj mërgim e rumunëve gjermane në Bashkimin Sovjetik. Nga 1973-1976, Müller studiuar gjermanishten dhe literaturën rumune në universitet në Timişoara (Temeswar). Gjatë kësaj periudhe, ajo u shoqërua me Aktionsgruppe Banat, një rreth të autorëve të rinj gjermane i cili, në kundërshtim me diktaturën Çausheskut, kërkoi lirinë e fjalës. Pas përfundimit të studimeve të saj, ajo ka punuar si përkthyes në një fabrikë makinë 1977-1979. Ajo u hodh poshtë kur ajo refuzoi të jetë një informator të policisë sekrete. Pas shkarkimit të saj, ajo është ngacmuar nga Securitate.

    Müller bërë debutimin e saj me mbledhjen e historive të shkurtra Niederungen (1982), i cili ishte censuruar në Rumani. Dy vjet më vonë, ajo botoi uncensored version në Gjermani dhe, në të njëjtin vit, Drückender Tango në Rumani. Në këto dy vepra, Müller përshkruan jetën në një të vogël, gjermanisht-fshat që flet dhe korrupsioni, intoleranca dhe represionit të gjetur atje. Shtypi rumun kombëtar ishte shumë kritik të këtyre punëve, ndërsa jashtë të Rumanisë, shtypi gjerman i morën ato shumë pozitivisht. Sepse Müller kishte kritikuar publikisht diktaturën në Rumani, ajo ishte e ndaluar nga botuese në vendin e saj. Në vitin 1987, Müller emigruar së bashku me burrin e saj, autorit Richard Wagner.

    Novela të luftës Der damals schon der Fuchs Jäger (1992), Herztier (1994; Toka e gjelbër Kumbulla, 1996) dhe të luftës Heute ich mir lieber nicht begegnet (1997; Emerimi, 2001) jep, me detaje gdhendur, një portret i jetës së përditshme në një ngecje diktaturë. Müller mysafir ka dhënë leksione në universitete, kolegje dhe objekte të tjera në Paderborn, Warwick, Hamburg, Swansea, Gainsville (Florida), Kassel, Göttingen, Tübingen dhe Zürich ndër vende të tjera. Ajo jeton në Berlin. Që nga viti 1995 ajo ka shërbyer si një anëtar i Deutsche Akademie für Sprache und Dichtung, në Darmstadt.



    Punon në gjermanisht

    Niederungen. - Bukarest: Kriterion-Verlag, 1982; Berlin: Rotbuch-Verlag, 1984
    Drückender Tango: Erzählungen. - Bukarest: Kriterion-Verlag, 1984; Reinbek bei Hamburg: Rowohlt, 1996
    Groβer Der Mensch ist ein Fasan auf der Welt: Roman. - Berlin: Rotbuch-Verlag, 1986
    Barfüβiger Februar: Prosa. - Berlin: Rotbuch-Verlag, 1987
    Reisende auf einem Bein. - Berlin: Rotbuch-Verlag, 1989
    Der Teufel Spiegel sitzt im. - Berlin: Rotbuch-Verlag, 1991
    Der lufte Fuchs Jäger der damals schon: Roman. - Reinbek bei Hamburg: Rowohlt, 1992
    Eine warme ein Kartoffel ist warmes bett. - Hamburg: Europäische Verlagsanstalt, 1992
    Wächter Kamm nimmt der Seinen: Weggehen und vom Ausscheren. - Reinbek bei Hamburg: Rowohlt, 1993
    Herztier: Roman. - Reinbek bei Hamburg: Rowohlt, 1994
    Hunger und Seide: Ese. - Reinbek bei Hamburg: Rowohlt, 1995
    Falle der. - Göttingen: Wallstein-Verlag, 1996
    Mir e luftës Heute ich lieber nicht begegnet. - Reinbek bei Hamburg: Rowohlt, 1997
    Der fremde Blick oder Das Leben ist ein Furz in der Laterne. - Göttingen: Wallstein-Verlag, 1999
    Im Haarknoten Dame wohnt eine. - Reinbek bei Hamburg: Rowohlt, 2000
    Das ist Heimat, u gesprochen wird. - Blieskastel: Gollenstein, 2001
    Konig der sich und verneigt tötet. - München: Hanser, 2003
    Blassen Die Herren Mokkatassen mit den. - München: Hanser, 2005
    Atemschaukel: Roman. - München: Hanser, 2009


    Punon në anglisht

    Pasaporta / përkthyer nga Martin Chalmers. - London: Serpent's Tail, 1989. - Translation of Grosser "Der Mensch ist ein Fasan auf der Welt
    Toka e gjelbër Kumbulla / përkthyer nga Michael Hofmann. - New York: Metropolitan Books, 1996. - Translation of Herztier
    Udhëtim më Një Leg / përkthyer nga gjermane nga Valentina Glajar dhe Andre Lefevere. - Evanston, Ill: Northwestern University Press, 1998. - Translation of Reisende auf einem Bein
    Emërimi / përkthyer nga Michael Hulse dhe Filipi Boehm. - New York: Metropolitan Books, 2001. - Translation of begegnet luftës mir Heute ich lieber nicht


    Punon në frëngjisht

    L'un grand homme est sur terre faisan / traduit de l'allemand par Nicole Bary. - Paris: Maren shitet, 1988. - Traduction de: Der groβer ein Mensch ist Fasan auf der Welt
    Le Renard était déjà le chasseur / traduit de l'allemand par Claire de Oliveira. - Paris: Seuil, 1997. - Traduction de: Der lufte Fuchs damals schon der Jäger
    Mbledhjes La / traduit de l'allemand par Claire de Oliveira. - Paris: Métailié, 2001. - Traduction de: mir e luftës Heute ich lieber nicht begegnet


    Punon në spanjisht

    En tierras bajas / traducción del alemán de Juan José del diellore. - Madrid: Siruela, 1990. - Traducción de: Niederungen
    El hombre es un gran faisán en el mundo / traducción del alemán de Juan José del diellore. - Madrid: Siruela, 1992. - Traducción de: Der groβer ein Mensch ist Fasan auf der Welt
    La piel del zorro / traducción de Juan José del diellore. - Barcelona: Plaza & Janes, 1996. - Traducción de: Der lufte Fuchs damals schon der Jäger
    La bestia del Corazón / traducción de Bettina zbardh Tyroller. - Barcelona: Mondadori, 1997. - Traducción de: Herztier


    Punon në suedisht

    Flackland / översättning av Susanne zgjerohet-Swartz. - Stockholm: Alba, 1985. - Originaltitel: Niederungen
    Människan är en stor fasan på jorden: en berättelse / översättning av ***** Löfdahl. - Stockholm: Alba, 1987. - Originaltitel: groβer Der Mensch ist ein Fasan auf der Welt
    Shkurt, Barfota: berättelser / översättning av ***** Löfdahl. - Stockholm: Alba, 1989. - Originaltitel: Barfüβiger Februar
    Resande ben på ett / översättning av ***** Löfdahl. - Stockholm: Alba, 1991. - Originaltitel: Reisende auf einem Bein
    Fortinë tip pykë jägare Raven da var / översättning av ***** Löfdahl. - Stockholm: Bonnier Alba, 1994. - Originaltitel: Der lufte Fuchs damals schon der Jäger
    Hjärtdjur / översättning av ***** Löfdahl. - Stockholm: Bonnier Alba, 1996. - Originaltitel: Herztier
    Dödar och Kungen bugar / översättning: ***** Löfdahl. - Stockholm: Wahlström & Widstrand, 2005 - Originaltitel: Der Konig verneigt sich und tötet
    Hade Idag thep helst träffa integrimit velat mig själv / översättning: ***** Löfdahl. - Stockholm: Wahlström & Widstrand, 2007 - Originaltitel: mir e luftës Heute ich lieber nicht begegnet


    Kritika e zgjedhur është dhënë

    Die Wahrnehmung erfundene: Annäherung një Müller Herta / Norbert Oto shtoj (Hg.). - Paderborn: Igel, 1991
    Der Druck der Erfahrung treibt vdesin Sprache në vdesin Dichtung: Bildlichkeit në Texten Müllers Herta / Ralf Köhnen (Hrsg.). - Frankfurt am Main: Lang, 1997
    Herta Müller / redaktuar nga Brigid Haines. - Cardiff: University of Wales, 1998
    Predoiu, Grazziella, Faszination und Provokation bei Herta Müller: eine thematische Auseinandersetzung und motivische. - Frankfurt am Main: Lang, 2000
    Dascalu, Bogdan Mihai, Mbahet und Welt në Müllers Herta Erzählungen. - Hamburg: Kovaç, 2004
    Bozzi, Paola, Blick der fremde: zum Werk Herta Müllers. - Würzburg: Königshausen & Neumann, 2005
    Patrut, Iulia-*****, Schwarze Schwester - Teufelsjunge: Ethnizität Geschlecht und bei Paul Celan und Herta Müller. - Köln: Böhlau, 2006

    Akademia Suedeze
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  18. #58
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    sa e degjova ne radio.

    Kadareja duhet te presi dhe pak sa ta shfarosim kapitalizmin.

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-06-2009
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    32
    Urime shkrimtares!

    Sa madheshtore qe eshte ajo salla ne Stockholm ku jepen çmimet Nobel!!!
    Oh si nuk kam nje grusht te forte e ti bie ne zemer malit qe s'bezan...

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anëtarësuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50
    Drague.. a thua u c`faros 100% komunizmi qe ngeli kapitalizmi...Me ben pershtypje si ja dhane gjermanes cmimin duke patur babane e saj ne sherbim te hitlerit ne luften e dyte boterore ..cifuteve besoj se ju ka rene si bombe ky lajm...

    Sa per Kadarene do doja ta merte .. talentin i tij i lindur nuk krahasohet me gjermanen.. i vogel fare i vidhte leke te atit per te blere ndonje liber.. te rrime shtrember e te flasim drejte.. ta merte Kadarea kete cmim e merte gjithe Shqiperia .. pamvaresish nga e kaluara ime tragjike..faji mbetet gjithmone jetim .

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kadare, i madh apo i famshëm?
    Nga kalemi në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 10-11-2010, 06:36
  2. Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Pjetër Arbnori
    Nga Cimo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 16:25
  3. Shqipëria përballë ndërgjegjes së gjymtuar të saj
    Nga Shën Albani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:27
  4. Presidenti Rugova merr Çmimin e Evropës
    Nga dilaver në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 01:38
  5. Prodhuesit rrisin cmimin e bukes ne Shqiperi
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-02-2004, 14:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •