Per fillim.
Nese e komenton nje shkrim atehere komentoje ne teresine e tij, jo ne pikat qe i shkeput pa i vendosur ne lidhje me logjiken e ndjekur ne te qe ne fillim.
Kam shkruar ne fillim.
Nga Dita
Sokol,
me kete logjike, nuk duhet te ekzistonte asnje lloj cmimi per vleresues, as ata me te rendomtit. Tek shkrimi yt mbi Nevojen, mund te perfshish edhe nevojen njerezore per stimuj per te bere me shume, per te arritur me shume e per t'u vleresuar si ndryshe nga te tjeret qe kryejne te njejten veprimtari si ata.
Nje nga format e te llogjikuarit mbi taksat eshte se ata qe fitojne me shume duhet te taksohen me shume. Mund ta quash llogjiken e cmimeve si dicka te ngjashme me kete, perderisa keta njerez bejne dicka me shume, atehere duhet te vleresohen dhe me shume. Diferencimi i njerezve me aftesi te jashtezakonshme nga ata me aftesi te zakonshme, ndoshta ky qendron ne baze te vendosjes se cmimeve. Nese kjo ndodh me cmime me vlere monetare (1 dollareshe apo miliona dollareshe) apo ne forme medaljesh ari, argjendi, bronxi apo druri, me fleta lavderimi etj, kjo eshte nje ceshtje tjeter.
Cdokush pastaj ka mundesine te zgjedhe pjesmarrjen ne konkurse, apo mospjesmarrjen, pranimin e cmimit apo mospranimin.
Me menyren me te cilen kishe argumentuar para ketij postimi, ti rrezoje kuptimin e ekzistences se cmimeve vleresuese, dhe komenti im ka qene per te gjithe cmimet, pra deri edhe tek ata me te rendomtit. Ne kete fragment te cituar nuk ke zbritje ne shembuj, sikurse pretendon ne menyre fyese ne pergjigjen tende ne paragrafin qe po citoj me poshte.
nga Sokoli
Gjithsesi po t'i kishe mirkuptuar me shume ato qe kam thene me siper nuk do e kundershtoje logjiken me shembuj por me logjike e bile po t'i kishe mirkuptuar tamam mbase do limitoheshe duke i lexuar.
Bashkesia e cmimeve perfshin mes te tjerash edhe shembullin e nxjerre nga muzika, si nje nga fushat e jetes ku pjesmarresit nderohen me cmime. A ka te njejten vlere me letersine muzika eshte ceshtje tjeter. Shembulli i marre nga Sanremo nuk u dha per krahasim mes nivelit te Sanremos dhe Nobelit, por thjesht si shembull per fjaline pergjithesuese
nga Dita
Cdokush pastaj ka mundesine te zgjedhe pjesmarrjen ne konkurse, apo mospjesmarrjen, pranimin e cmimit apo mospranimin.
Ti shkruan:
Nga Sokoli
Sanremo dhe Nobel nuk jane e njejta gje. Nobeli eshte stimulim fund e krye kurse festivali i Sanremos eshte konkurim fund e krye.
Nobeli eshte stimulim fund e krye?
Para dhenies se cmimit Nobel ne nje fushe te caktuar perzgjidhen disa kandidate arritjet e te cileve vihen ne krahasim per te arritur ne rezultatin perfundimtar. Pra ketu situata e konkursit me nje juri perzgjedhese eshte e dhene, pavaresisht se ne kete situate nuk arrihet me pjesmarrjen e lire te personave me arritje ne fushat e caktuara, por me perzgjedhje „nga lart“.
nga Sokoli
Mbase termi "aftesi te jashtezakonshme" eshte jo shume i goditur. Nobelistet o Dita jam i bindur qe s'kane qene njerz me aftesi te jashtezakonshme jo. Ata jane promovuar sepse kane arritur dicka te jashtezakonshme. Te arrish dicka te jashtezakonshme nuk do te thote qe je i jashtezakonshem. Pika qe po mundohem te bej me ane te disa sofizmave eshte fakti qe nese keto arritje shikohen si gjera te jashtezakonshme eshte tregues i qarte per gjendjen ku ndodhemi sot. Ate per te cilen vleresohen nobelistet e quaj detyre e vaj halli kur u cmoka dikush qe ka kryer detyren.
Arritja tek dicka e jashtezakonshme ne nivel shkencor, politik, letrar nuk mund te jete rastesi. Sepse nuk behet fjale per zbulime te rastit apo mendime bruto, por per mendime te perpunuara e te perfeksionuara per libra te nivelit boteror, arritje politike qe ndihmojne ne ecjen perpara te strukturave politike boterore, vendosjes se paqes mes kombeve, per zbulime shkencore te perfeksionuara ne studime te gjata teorike ne nivel teorish qe do t’i qendrojne kohes. Pra pervec rastesise qe mund te coje njeriun ne dicka te jashtezakonshme, duhet aftesia e lindur apo ajo e pervetesuar me vite mbledhje dije dhe eksperience qe te permbushe zbrazetine e lene pas hovit te nje zbulimi fillestar. Pra aftesite e ketyre njerezve jane te jashtezakonshme ne fushen ne te cilen ata vleresohen.
Perse duhet cilesuar vleresimi i dikujt qe ka kryer nje detyre „vaj halli“. Detyra qe kane kryer ata nuk eshte dosido, por e nje rendesie te madhe ne te mire te njerezimit.
Me kete menyre te shprehuri ti perseri hedh poshte nevojen e ekzistences se cmimeve, serish nga me te rendesishmit e deri tek ata me te rendomtit. Nderkohe ti ben dicka ne postimin tend te pare pergjigjes ndaj shkrimit tim (qe e citova dhe ne fillim).
Nga Sokoli
Gjithsesi po t'i kishe mirkuptuar me shume ato qe kam thene me siper nuk do e kundershtoje logjiken me shembuj por me logjike e bile po t'i kishe mirkuptuar tamam mbase do limitoheshe duke i lexuar.
Me menyren e te shprehurit dhe logjiken e kesaj fjalie ti e vlereson veten me nje note te larte qe te dallon prej lexuesve te cileve ia ve kufirin ne drejtesine e domosdoshme te mendimit tend. Pra i ke dhene vetes nje titull qe te dallon ty prej te tjereve te cilet sipas teje nuk duhet te kene te drejten te shprehen rreth kesaj teme, pasi ti ke thene ultimativen, te verteten dhe ata duhet te te mirekuptojne.
Pra nderkohe qe me logjiken e shkrimit qe une te komentova dje, pos kesaj fjalie ti i hedh cmimet poshte, me logjiken e kesaj fjalie ti je nje mbrojtes i zjarrte i tyre, duke nisur me cmimin qe i jep vetes.
Nga Sokoli
Per te mos bere gabimin qe porsa kritikova me siper po them dicka per kete paragrafin ketu se eshte interesant keshtu si eshte.Postuar më parë nga Dita
Shkrimtaret mberrijne ne nje treg boteror po e fituan kete cmim e libri iu perkthehet ne shume me teper gjuhe se normalisht. Si rrjedhim dhe milionat jane me te shumte ne numer si pasoje e fitimit te nje cmimi te tille, mendoj se edhe pranimi nga publiku lexues po keshtu, pavaresisht se ne kushte te tjera ky shkrimtar ndoshta nuk do te ish lexuar prej tyre (per pune shijesh).
Pare ne kete drejtim ndoshta mund te mendohet se ka dhe vend per manipulim ne kuadrin e dhenies se cmimit te letersise.
Por ai paragraf mund te behet shume me pak interesant nese lexuesi i vendosur aty mundohet te zoteroje lirine ne shkalle maksimale e rruges per atje meson edhe te mos ngaterroje shtypin me opinionin.
Paragrafi i cituar pjeset e mendimit personal i ka te mbledhura ne fjali me fjale kyce qe e vene ne dukje qenien opinion.
Krijoni Kontakt