Valvula e mallkuar mbylli endrren!
14 Tetor Sipas lajmeve te gazetes gjermane Bild, ka qene nje valvul e aspirimit qe ka shkaktuar thyerjen e motorit te Shumit ne Suzuka si dhe terheqjen e tij
Dhe Mikael Shumakeri e humbi boterorin per nje valvul. Per nje valvul banale te aspirimit. Pas mijera supozimeve per persene e krrakut te Suzukes, te asaj Ferrari qe fshihet papritmas ne nje tymnaje te bardhe dhe i jep driteqn jeshile Alonsos, duket se tekniket e Maranelos kane gjetur me ne fund fajtorin e vertete, prishjen e nje valvule te asprimit te makines. Fillimisht gazeta gjermane Bild e kishte vene gishtin mbi nje piston. Tani po del ne pah e verteta zyrtare. Por qe e ndryshon shume pak thelbin: vetem nje gare nga perfundimi i sezonit, Alonso ka 10 pike avantazh ndaj Shumakerit, dhe pervec ndonje mrekullie, titulli i piloteve eshte virtualisht i vendosur dhe njekohesisht ai i konstruktoreve duket se po i shkon Renose. Ferrarit pra nuk i mbetet vecse te qahet per kete incident te vogel, por jetik. Qe nuk do te ndryshoje konfigurimin e teresishem te makines ne Interlagos. Do te ishte e kote te beje eksperimente vetem nje gare para perfundimit. Per me teper incidenti i Suzukes u shkaktua nga prishja e nje materiali te vetem, jo nga nje problem kompleks i makines. Dhe, sidoqofte, Ferrari vazhdon te jete kompetitive, me Shumakerin dhe Badoerin qe kane dhene kohe te mira ne testimet e Herezit ne Spanje, por qe tani duhet te rikuperoje nje situate te veshtire.
Krijoni Kontakt