Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512

    Qytetarët kosovarë: Të varfër, por me 2.Miliarde kursime në banka

    Qytetarët kosovarë: Të varfër, por me kursime në banka






    Vlera e kursimeve apo depozitave të klientëve në tetë bankat komerciale të Kosovës ka arritur në 2 miliardë e 100 milionë euro, thuhet në një raport të Bankës Qendrore të Kosovës.
    Njohës të çështjeve ekonomike në Prishtinë thonë se është e pakuptueshme nga vjen kjo rritje e depozitave në vend, marrë parasysh numrin e madh të të papunëve dhe shkallën e lartë të varfërisë.
    Profesori i ekonomisë, Musa Limani, thotë se duhet të shikohet prejardhja e depozitave.
    “Pjesa dërrmuese e popullatës nuk mund të kursejë; ajo nuk mund të arrijë në fund të muajit për shkak se pagat në Kosovë janë të ulëta – mesatarja është 350 euro, por ka paga edhe 150 euro. Dhe, me këtë nivel të çmimeve, është e pakuptueshme se prej nga vijnë këto kursime. Do të ishte mirë të bëhet analiza e prejardhjes së depozitave”, thotë Limani.
    Sipas tij, një pjesë e këtyre kursimeve mund të jetë arritur nga dërgesat e emigrantëve dhe pasuria e patundshme, por në asnjë mënyrë nga pagat që merr pjesa më e madhe e qytetarëve kosovarë.
    Raporti i Bankës Qendrore të Kosovës tregon se depozitat apo kursimet e klientëve, për tre muaj, janë rritur për afro 200 milionë euro. Kjo shumë në muajin qershor ishte 1 miliard e 945 milionë euro, derisa në fund të muajit mars - 1 miliard e 909 milionë euro.

    http://kosova.info/2011/11/qytetaret...rsime-ne-bnka/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e vergogc
    Anëtarësuar
    16-01-2012
    Vendndodhja
    Quala Bubu
    Postime
    49
    Kosova nuk ka 2 milion popullsi?
    2.000.000.000/2.000.000= 1.000 per cdo person.
    Me 4 veta cdo familje, 4000 euro mesatarisht per nje familje te depozituar.
    4.000euro jan shum?
    Ndryshuar për herë të fundit nga vergogc : 19-01-2012 më 16:26

  3. #3
    Normalisht qe nje pjese e mire e ketyre te ardhurave vijne nga emigracioni. Pastaj, mund te rriten depozitat e bankave por kjo s'do te thote qe çdo familje ka para aty. Depozitat mund te rriten fale pak familjeve apo bizneseve qe po i ecen mire.

    Varferia do vazhdoj te ekzistoj ashtu si do vazhdoj te ekzistoj pasuira per disa te tjere.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Ase? Zoti nuk mundet mej ra ne fije se qka esht duke u bo ne ket vende ne Kosove,.. flitet per Varferi e tashe na dale se Kosovaret kane mbi 2.Miliarde kursime ne Banka ne Kosove e zoti e dite edhe sa i kane te fshehura neper dysheka, Por edhe neper Banka jashte Kosove, Veshtire esht mej ra ne fije kesaje Kosove Flite per varferi ndersa gjdo dite njerzia ndertone Villa te reja ku pothuaje se ne ter Kosoven nuk gjen shtepi me te vogel se dy kate e perpjet flitet per Varferi ndersa neper ter Kosoven gjdo dite Reastaurantat dhe Qendrat tregtare jane perplote me njerze te veshur e me makina te shtrejta te cilat nuk munden mej perballue ase shumica e Qytetarve te shtetve me te pasura te Evropes, Flitet per varferi ndersa kur te vije sezoni turistike Kosova zbrazet se pothuaj ter Kosova shkone ne dete jo pake prej tyre edhe nga dy e tre here po them vetem zoti e dine se qka esht ka bohet ne ket Kosove .

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Kosovar.Pr
    Anëtarësuar
    11-01-2012
    Postime
    512
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Normalisht qe nje pjese e mire e ketyre te ardhurave vijne nga emigracioni. Pastaj, mund te rriten depozitat e bankave por kjo s'do te thote qe çdo familje ka para aty. Depozitat mund te rriten fale pak familjeve apo bizneseve qe po i ecen mire.

    Varferia do vazhdoj te ekzistoj ashtu si do vazhdoj te ekzistoj pasuira per disa te tjere.

    Normalisht qe nje pjese e mire e ketyre te ardhurave vijne nga emigracioni.
    Nuke besoje se keto te holla vine nga emigracioni sps emigracionii Koosovare esht i Konsoliduar tashe e pothuaj nje dekade ku shumica e emigrantve kosovare i kane terhjek familjet e tyre ne vendet ku ata jetojn qyshe para luftes, Po ashtu nuk besoje se Bankat ne kosove jane me te sigurta se Bankat e Zvicrres dhe Gjermanise ku edhe jetone shumica e Disapores Kosovare keshtu qe nuk shofe ndonje arsye qe Kosovaret ti depozitojne kursimet e tyre ne Bankat e Kosoves.

    Depozitat mund te rriten fale pak familjeve apo bizneseve qe po i ecen mire
    Ni sen e di se krejt Biznesmenat e medhenje te Kosoves parat e tyre i derkgojne ne Bankat me te sigurta jashte Kosove

    kjo s'do te thote qe çdo familje ka para aty
    Varianti i vetem ku une besoje se nga vine keto kursima esht ajo shtresa e mesme ne qofte se mund ta quajme te tille apo deri dikun e mesme por edhe nga shtresa e Varfer nuk duhet te harrojme se ne Kosove ka nje tradite tradicionale te kursimit te parave ka shume njerze qe jane te varfer por kane kursyer edhe nga kafshata e gojes sa per te ruajtur diqka ne menrye qe per qfardo rasti te ken diqka,. kjo esht nje tradite shum e vjeter e kursimit ne Kosove,, Une personalishte e njofe nje komshi timin i cili esht i varfer dhe shum her ndodhe qe edhe ngushtohet per ndonje gje por une e di se ky njeri ka mbi 13.mi euro te kursyera ne Banke
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar.Pr : 21-01-2012 më 19:27

  6. #6
    Une nuk i di traditat e kosovareve, dhashe thjesht nje mendim timin qe nuk ka asgje te çuditshme ne faktin qe depozitat te jene te larta.

    Emigracioni - sado qe te kete emigrante qe i kane marre familjet e tyre, prape se prape do kete emigrante qe kane njerez ne kosove, ndaj here pas here i dergojne para. Plus kesaj, ashtu siç ndodh edhe ne vende te tjera, siç eshte psh Shqiperia, shume emigrante hapin nje depozite ne ndonje banke ne Shqiperi, ne menyre qe kur te vijne per pushime te mos rrijne duke terhequr lek nga bankat shqiptare kundrejt nje interesi te larte, por kane depoziten e tyre ndaj mund ti marrin aty parata kollaj. Njoh une me qindra njerez qe jetojne jashte familjarisht por ama kane nje depozite parash edhe ne shqiperi.

    Biznesmenet e medhenj te kosoves mund te kene para ne bankat jashte kosove, por ama kane edhe ne kosove, pasi per çdo lloj investimi qe ato duhet te bejne, nuk i leverdis te shkojne e ti marrin larg. Tjeter gje te kesh nje depozite jashte shteti, e tjeter te mos kesh aspak depozita ne vendin tend.

    Per ate te fundit jam dakord edhe une, ka plot familje qe edhe pse te varfer jane perpjekur te vene disa lek ne nje ane. Te ardhmes nuk i dihet kurre e ato para mund ti nevojiten per diçka me shume rendesi.

    Si perfundim eshte diçka mese normale qe depozitat neper banka te rriten.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #7
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    I paskan llogarit edhe 130 mij euro temijat si duket

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    I paskan llogarit edhe 130 mij euro temijat si duket
    Pse ti qenke ai kamarieri qe ti dhash bakshish te Hotel Tirana
    Revolution 1848

  9. #9
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Pse ti qenke ai kamarieri qe ti dhash bakshish te Hotel Tirana

    Tani e kuptova pazarllakun tend me ate ministrin

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Tani e kuptova pazarllakun tend me ate ministrin
    Po ti nuk paske qene kamarier, ti paske qene cimka e Priftit qe pergjon bisedat lol
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •